Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan edhe këtë vit ka filluar me punë të mbarë.
Kohën e dimrit e kemi shfrytëzuar për mbajtjen e seminareve dhe trajnimeve. Janë mbajtur 24 seminare të cilat i kanë ndjekur mbi 1300 fermerë.
Qëllimi i seminareve dhe trajnimeve, është ngritja e kapaciteteve profesionale të fermerëve, si kusht themelor për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme e profitabile. Bujqësia sot kërkon aplikimin e teknologjive të raja të prodhimit dhe përdorimin e mekanizimit bashkohor. Kjo mund të bëhet vetëm nëse kemi edhe njohuri mbi këto teknologji.
Komuna e Gjilanit, nga viti i kaluar është duke e implementuar projektin për mbjelljen e drunjëve dekorativ në hapësirat publike të qytetit. Mbjellja e drunjëve ka filluar në vjeshtën e vitit 2011 dhe është duke vazhduar edhe tani, ndërsa projekti pritet të përfundojë më së largu në vjeshtwn e vitit 2013.
Deri tani janë mbjellur mbi 800 drunjë dekorativ.
Projektin është duke e implementuar fituesi i tenderit-operatori “Qendra kopshtare”. Ky operator, me kontrate, garanton për suksesin e nxënjes së drunjëve dhe përkujdeset për zhvillimin e tyre dy vite pas mbjelljes.
Të hënën, me 07.05.2012, Kryetari i Komunës z.Qemajl Muystafa, i bëri një vizitë të shkurtë, Drejtorisë Komunale për Bujqësi dhe Pylltari. Ai, me këtë rast u prit nga Drejtori i Drejtorisë z.Nazmi Rapuca me bashkëpunëtorë.
Duke i uruar mirëseardhje, dretori e njoftoi kryetarin shkurtimisht për punën e kësaj drejtorie, projektet e realizuara, ato që do të realizohen deri në fund të vitit, si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet kjo drejtori.
Duke shprehur mirënjohje dhe duke e vlerësuar lartë punën e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Kryetari i Komunës, u shpreh i gatshëm për mbështetjen e më tejme të kësaj drejtorie në të gjitha aspektet.
Mbi 200 lepuj te eger u leshuan në terenet e bjeshkëve të Zhegocit
Komuna e Gjilanit është ndër Komunat e para në Kosovë që ka themeluar vengjuetitë e përbashkëta, në harmoni me Ligjin për Gjuetinë e Kosovës.Tërë tereni i gjuetisë është ndarë në tri vendgjueti të përbashkëta, të cilat me vendim të KK, u janë dhënë tri shoqatave egzistuese të Komunës së Gjilanit.
Copyright 2011 DBP All Rights Reserved - Login -