Kontakti
Republika e Kosovës - Komuna e Gjilanit

Rr. Enver Miftari p.n

Tel: 0280324213

Nga Fotogaleria

shperndarja e fares se misrit dhe plehut artificial

Lajmet e fundit

DREJTORIA PËR BUJQËSI DHE PYLLTARI ORGANIZON MANIFESTIMIN “FERMERI I VITIT 2013”


Këtë fund viti, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, po e përmbyll me manifestimin e quajtur “Fermeri i Vitit 2013”

Ky manifestim, që është organizuar edhe vitin e kaluar, e që pretendojmë të jetë tradicional, ka për qëllim senzibilizimin e fermerëve por edhe të opinionit në përgjithësi, për të arriturat e fermerëve në fushën e prodhimtarisë bujqësore si dhe për të arriturat në industrinë ushqimore të komunës sonë....

NJË ZARFË NGA EULEX-i QË BEFASOI PËR TË MIRË DREJTORINË E BUJQËSISË NË GJILAN

Stafi Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, ishte shqetësuar kur para pak ditësh, në emër të drejtorit z.Nazmi Rapuca, erdhi një zarfë me firmë të Euleksit. Si rrallë herë kësaj here kur e hapëm zarfin ishte një befasi e këndëshme. Në zarfë ishte kontrata për tri vetura që ja kishte dhënë donacion Misioni i Euleksit Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari.

Natyrisht, në fillim të vitit 2013, drejtori i kishte shkruar EULEX-it një kërkesë për të shqyrtuar mundësitë e dhurimit të ndonjë veture pasi që mungesa e veturave, shpeshëherë, kishte qenë pengesë për realizimin e aktivitetit normal të drejtorisë në teren.

Me ardhjen e këtyre tri veturave, Drejtoria për Bujqësi ...

DREJTORI I DREJTORISË PËR BUJQËSI DHE PYLLTARI NE GJILAN VIZITOI STREHIMOREN E QENËVE ENDACAK

Sot,strehimoren e qenëve endacak në fshatin Verbicë të Zhegocit, e vizitoi drejtori i DBP,me një pjesë të stafit të tij. Ata u njoftuan për së afërmi me punën e kësaj qendreje, problemet dhe nevojat e saj.

Kjo qendër sapo ka filluar nga puna dhe natyrisht se ballafaqohet me disa probleme të natyrës teknike, si: infrastruktura e dobët rrugore, mungesae rrymës, ujit, shtëpizave për qentë etj.

Stafi i kësaj qendeje, si edhe vet donatori, duken mjaft të motivuar dhe të përkushtuar, për punën që bëjnë. Në qendër, për momentin ishin vendosur dhjetra qene të marrur nga rrugët, të cilët falë përkujdesjes së stafit të qendrës dukeshin shumë mirë.

Drejtori i DBP, z.Nazmi Rapuca, me këtë rast deklaroi se kjo qendër shpresojmë të zgjidhë problemin e qenëve të rrugës të cilët, shpeshëherë, rrezikojnë edhe njerëzit, sidomos fëmijët e vegjël...

NË ANAMORAVË U ORGANIZUA DITË FUSHORE PËR KULTIVIMIN E FEFERONIT

Këtë javë në fshatin Kufcë, afër Gjilanit, u organizua një ditë fushore për kultivimin e feferonit, ku morën pjesë shumë fermerë dhe përpunues nga regjioni i lindjes, si dhe shumë ekspertë nga drejtoritë komunale të komunave nga regjioni i lindjes, nga MBPZHR dhe nga USAID-i.

Ky projekt është financuar nga USAID-i, përmes projektit “mundësitë e reja në bujqësi”- NOA, nga i cili ka përfituar familja DENIC nga fshati Kufcë. Kjo familje, si edhe anamorava në përgjithësi, ka nje traditë të lashtë për kultivimin e perimeve, me theks të veqantë për kultivimin e specave...