Blegtori

Minimize
Foto

Mbarshtimi i lopëve qumështore dhe mbrojta nga mastiti

 

•        Sikur  çdo qenie e gjallë që për të jetuar ka nevojë për plotësimin e disa kushteve elementare, edhe kafshëve duhet plotësuar këto kushte, që të mund të zhvillohen, të japin prodhim maksimal, cilësorë dhe të jetojnë sa më gjatë.

•        Njeriu i kultivon kafshët në shumicën e rasteve për të fituar prej tyre; pra për të krijuar të ardhura dhe për të mbajtur dhe ngritur familjen. Për të arritur këtë, patjetër duhet të kujdesemi për to.

•        Gjedhi, me të gjitha kategoritë e tij, është kafsha më e rëndësishme që kultivohet te ne.

•        Prej saj marrim: qumështin, mishin dhe disa produkte të tjera si: plehu, etj.

 

Kërkesat elementare

•        Ajri

•        Uji

•        Ushqimi

•        Drita

•        Hapësira

•        Temperatura

•        Higjiena

•        Mbrojtja e shëndëtit

 

Ajri

•        Ajri (është gratis!) në ambijentin ku mbahet gjedhi së pari duhet siguruar ajër të pastër dhe të mjaftueshëm.

 

•        Një lope i nevoitet deri në 400 m3 në orë ajër të pastër.

 

•        Në shtalla krijohen gzra të dëmshm si: CO2, NH3, pluhuri dhe avuj të ujit; të clilët vijnë nga plehu, urina, frymëmarrja e kafshëve, etj.

 

•        Këto gazra duhet të largohen nga shtala dhe të zavensohen vazhdimisht me ajër të freskët.

 

Ajri i pa pastër ndikon në:

•        Rënjen e rendimentit të prodhimi

•        Në ngadalësimin e rritjes dhe zhvillimit

•        Rënjen e cilësisë së prodhimit

•        Parqitjen e sëmundjeve dhe

•        Shpeshëherë  ngordhjen e parakohëshme të kafshëve.

 

Uji

•        UJI (është i lirë) është kusht i domosdoshëm për jetë dhe sidomos për rritjen dhe prodhimin e kafshëve.  Mbi 75% të organizmit të kafshëve është ujë. Qumështi përmban rreth 87% ujë.

•        Një lopë në ditë i nevoitet 80-150 litra ujë të pastër të freskët dhe në disponim të përhershëm

 

Ushqimi

•        Duhet tu ipet kafshëve i balancuar dhe sipas llojit, kategorive, sasisë së prodhimit, moshës, etj.

•        Ushqimi voluminoz është kryesori, koncentrat sipas fazes se prodhimit. Më së miri është tu ipet i përzier me të gjitha komponentet.

•        Ushqimi duhet të jetë kualitativ, sepse prej tij varet shëndeti dhe aftësitë prodhuese të kafshës.

 

Mos te ndrrohet shpejt ushqimi!!

Nga nxjerrja e nje komponente:

brenda   3 dite nryshohet biomasa.             Bakteriet specifike te ksaj komponente zberthehen

 

Futja e komponentes se re:

Biomassa duhet 30 dite  deri ne krijimin e bakterieve speciale per zberthimin e tersishem

 

Racioni baze per 13 l qumesht

-        17kg Sillazh misri

-        17 kg silazh bari

-         2 kg Sane

 

Ligjet e te ushqyerit te lopeve

  1. Qdo komponent qdo dite, (qdo ndrrim eshte stres!!!!!!!!)

    (365 dite = edhe per ato ne tharje)

2. Te perzihen te gjitha komponentet qe kafsha mos te seleksionoj

3. Ne qdo koh qasje ne ushqim dhe uje

DRITA

  • është kusht për një jetë cilësore të kafshëve-gjedhit. Minimumi i dritareve duhet të jëtë sa 1/15 e sipërfaqes së dyshemes.

•        Kohëve të fundit shtallat moderne po ndërtohen gjysëm të hapura, ku përveq ajrimit edhe ndriqimi është shumë i mirë.

•        Në mungesë të dritës kafshët ulin prodhimin, u dobësohet imuniteti, dhe shfaqen çrregullime në riprodhim.

 

HAPËSIRA JETËSORE - SHTALLA

•        Gati e pa rëndësishme a eshte më e shtrenjëta me rëndësi te veqant është dyshemeja.

•        Ajo duhet të jetë: e terur, e pastër dhe komote.  Gjedhi ka kërkesa për një minimum hapësire ku mund të qëndrojë, ushqehet dhe të pushojë. Është shumë me rëndësi që gjedhi të ketë hapësirë edhe për të shetitur në ajër të pastër.

 

 

 

TEMPERATURA

•        Është faktor tjetër që ndikon në mbarështimin e gjedhit. Tëmperaturat ekstreme si ato të ulëta ashtu edhe ato lë larta, ndikojnë dëmshëm në shëndetin dhe prodhimin e gjedhit.

•        Në kushtet tona më problematike për mbarështimin e gjedhit janë temperaturat e larta. Kjo për shkak se farmerët mendojnë se gjedhet janë të ndieshme vetëm në temperatura të ulëta e jo edhe në ato të larta.

 

Temperaturat minimale, optimale dhe maksimale te gjedhi

 

Rasat për mish

-18 deri -10

-10 deri 20

20 deri 27

Qumështore deri 22 litra qumësht/ditë

-26 deri -2

-2 deri 22

22 deri 28

Qumështore deri 40 litra qumësht/ ditë

-30 deri -6

-6 deri 20

20 deri 26

 

Gjedhi ndihet mirë në temperaturën nga  -5 deri 20 gradë celzius.

Pa problem përballon temperaturat e ulëta deri -18 gradë, por edhe më të ulëta.

Kurse shumë më vështirë përballon temperaturat e larta

Në tempertaura të larta gjedhi nuk rritet, ulë sasinë e qumështit, etj.

Për të evituar temperaturat e larta duhet që shtallat të kenë sa më shumë ajrosje, qoftë hapësirë të lirë për futjen e ajrit ose ventilim të mirë.

 

HIGJIENA

•        Është shumë e rëndësishme për të ruajtur shëndetin e kafshëve dhe cilësitë e prodhimit të saj.

•        Nëse në shtallë ka papastërti si: plehu, urina, lagështi të ndryshme, pluhur, etj. Kafshët nuk ndihen mirë dhe jo vetëm që humbë cilësia sidomos e qumështit, por mund të vije edhe deri te sëmundjet e ndryshme.

•        Nëse shtalla ka hapësirën e nevojshme për ajrosje, shtrati sipas normave dhe bëhet largimi i rregullt i plehut dhe urinës, atëherë higjiena në shtallë do të jetë e rregullt.

 

 

MBROJTJA E GJEDHIT NGA SËMUNDJET DHE PARAZITËT

•        Për shkaqe të ndryshme, shpesh vije deri te paraqitja e sëmundjeve

 

•        Problemet e gjirit ;

 

•        Mastiti

 

Qka është mastiti ?

•        Është  pezmatimi I një ose më shum qerekve  të gjirit

•        Shkaktohet nga një infeksion bakterial në  thithën e dëmtuar

Çfarë është rëndësia e mastitit në gjedh

•        Shkakton humbje të konsiderueshme ekonomike për industrinë e qumështit në Kosovë

 

•        300 € /Lopë/ në vitë

•        Është sëmundja më e shtrenjtë që prek kafshët e qumështit në të gjithë botën

 

 

Cilat janë shqetësimet shëndetësore në mastit

•        Në shëndetin e kafshës

•        humbje funksionale qerekut te gjirit

•        Ulje e prodhimit te qumështit

•        vdekje e lopës

 

•        Në shëndetin e njeriut

•        Kualitet të dobet të qumështit

•        Mbetje të antibiotikëve në qumësht

 

Sa të rënda mund të jenë mastitë

•        Subklinik (pa shenja te dukshme per ne)

•        90-95 % e të gjitha rasteve të mastitit

•        Cica duket normale

•        qumështi duket normalë

 

•        SCC ngritur (rezultati 3-5)

•        Ulje e prodhimi të qumështit (- 10%)

•        Qendrim I gjatë I sëmundjes

•        Klinik (me shenja te dukshme)

•        5-10% e të gjitha rasteve të mastitit

•        Pezmatim I gjirit

•        Mbetje dhe ngjizje të qumeshtit

•        Tipi akut
Lloji i madh i mastiteve klinike
qumësht i keq
humbja e oreksit
depresion
vëmendje të shpejtë të nevojshme

•        Tipi kronik
qumësht i keq
lopa duket e shëndetshëme 

 

Kush e shkakton Mastitin

BIOLOGJIK

•        Bakteriet (-70%)

•        Maja dhe myku (-2%)

•        Të panjohur (-28%)

FIZIK

•        Lendimet

•        Ekstremet e motit

 

Si përhapet ?

•        Mastiti kontagioz (ngjites)

–       Streptococcus agalactiae

–       Staphylococcus aureus

–       Mycoplasma bovis

–       Corynebacterium bovis

 

•        Mastiti ambiental

–       Streptococcus species

–       Coliform

–       Enterocci Species

–       Pseudomonas Species

 

 

Prej nga vijnë këta mikroorganizma

•        Gjiri  infektuar

•        Ambienti
shtrati (vendqëndrim jo I pastër)
toka (mangesi në higjien)
uji
plehu organik
temp shum larta/ulta

•        Zëvendësimi I kafshëve (lopë të sëmura)

 

Si të mbrohemi nga Mastiti

•        Hapi parë ;

Pergaditi si duhet lopët për mjelje

Vetem nje sasi e vogel e ujit duhet te perdoret per pastrimin e tithave

Perdorimi i materialit nga druri per pastrimin e gjirit dhe thithave

Ose palomave për terjen e mire te siperfaqes se gjirit

Dezinfektimi para mjeljes parandalon Mastitin ambiental

Dezinfektanti duhet te largohet (pastrohet) gjate mjeljes

Vendosje e rregullt e makinerise gjate procesit te mjeljes

Nderprej vakumin para se ti largoshe gotezat

Gjithmone Dezinfekto thithat

Para mjeljes dhe Pas mjeljes

Tharja si problem

•        Te ushqyerit

•        Tharja e gjirit

Racioni per tharje -Ushqimi

•        Sana 3 kg

•        Sillazh misri 10 kg

•        Kashte gruri  3 kg

•        Koncentrat   1,5 kg +100gr Camisan +50 gr Prenata

-2 jave para lindje 2 kg (+ camisan dhe prenata)

-1 jave p.p  2,5 kg (+Camisan +Prenata)

-4 dite pas p. 2,5 kg + 300 gr koncentrat –rritet per cdo dite +sane pa kasht

- 20 dite pas linjes kalon ne racionin e laktacionit

Tharja e gjirit

•        Diten e 55 kalon ne racionin e Tharjes

•        Testohet gjiri nese eshte I shendoshe

•        Nese nuk eshte I shendosh sherohet

•        Behet 50 dite para lindjes

•        Thahet me injektor te tharjes pas mjeljes se fundit

•        Dezinfektohet gjiri edhe 10 dite pas tharjes

•        Lopet thahen me min. 10l dhe max 25l qumeshte

Masa tjera të vlefshme

Ushqehen lopët menjëherë pas mjeljes për të mos lejuar uljen e tyre për 30 min pas mjeljes. Sfinkteri I papiles kërkon rreth 30 min pas mjeljes qe të mbyllet

Rendesia e Cilesise se Qumeshtit

     Faktori korrigjues            Klasa      Bakterie      Nr. i Qel. somat

            1.15                              E           <80.000            <300.000

            1.00                              I            <100.000            <400.000

            0.95                              II          <200.000            <500.000

            0.80                              III         >500.000            >600.000

Pagesat e qumështit sipas kategorizimit

Kategorizimi

Yndyra

Qmimi per njesi Yndyre

Shumzuar per Faktorin korigjues (bonusi)

Pagesa per Liter qumesht

Litrat e qumeshtit per muj p/sh

Pagesa e qumeshtit Euro ne muaj

Extra Klasë

4.2

0.08 €

1.15

0.39

1000 L

390 €

Klasa 1

4.2

0.08 €

1.05

0.35

1000 L

350 €

Klasa 2

4.2

0.08 €

1.00

0.33

1000 L

330 €

Klasa 3

4.2

0.08 €

0.80

0.27

1000 L

270 €

Dallimi : Extra klasë prej Klasës 3     ( 390-270 = 120 € ne muaj humbje * 12 muaj = 1440 € humbje ne vit nese jeni ne klase te 3-te)

RECETE KONCENTRATI

•        Miser  3 kg

•        Grur    2kg

•        Soj     1,5  kg

•        Lule dielli 1 kg

•        Hime gruri 1kg

•        Multisan Nektar 50 gr

•        Camisan   250 gr

•        Nese don qe te perziej 100 kg  ateher kemi:

•        35 kg Miser i bluar trash

•        23 kg grur i bluar trash

•        11 kg hime gruri

•        17 kg bersi soje

•        11 kg bersi lule dielli

•        3 kg Camisan

•        700 gr (gram) Multisan nektar

•        nga kjo ti aplikohet lopeve me prodhim te larte deri ne 8 kg ( 2-3x nga 2,5  deri 3kg) . Te fillohet me sasira te vogla brenda dites (2x2 kg  dhe te rritet sasia gradualisht deri 20 dite me vone per ta adaptuar mikrofloren e rrumenit

Pergaditi, Alban Spahiu, doktor i dipl.i veterinarise