Kontakti
Republika e Kosovës - Komuna e Gjilanit

Rr. Enver Miftari p.n

Tel: 0280324213

Lajmet

Minimize
  • FotoDREJTORIA PËR BUJQËSI DHE PYLLTARI ORGANIZON MANIFESTIMIN “FERMERI I VITIT 2013”


    Këtë fund viti, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, po e përmbyll me manifestimin e quajtur “Fermeri i Vitit 2013”

    Ky manifestim, që është organizuar edhe vitin e kaluar, e që pretendojmë të jetë tradicional, ka për qëllim senzibilizimin e fermerëve por edhe të opinionit në përgjithësi, për të arriturat e fermerëve në fushën e prodhimtarisë bujqësore si dhe për të arriturat në industrinë ushqimore të komunës sonë....

     

  • FotoNJË ZARFË NGA EULEX-i QË BEFASOI PËR TË MIRË DREJTORINË E BUJQËSISË NË GJILAN

    Stafi Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, ishte shqetësuar kur para pak ditësh, në emër të drejtorit z.Nazmi Rapuca, erdhi një zarfë me firmë të Euleksit. Si rrallë herë kësaj here kur e hapëm zarfin ishte një befasi e këndëshme. Në zarfë ishte kontrata për tri vetura që ja kishte dhënë donacion Misioni i Euleksit Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari.

    Natyrisht, në fillim të vitit 2013, drejtori i kishte shkruar EULEX-it një kërkesë për të shqyrtuar mundësitë e dhurimit të ndonjë veture pasi që mungesa e veturave, shpeshëherë, kishte qenë pengesë për realizimin e aktivitetit normal të drejtorisë në teren.

    Me ardhjen e këtyre tri veturave, Drejtoria për Bujqësi ...

     

  • FotoDREJTORI I DREJTORISË PËR BUJQËSI DHE PYLLTARI NE GJILAN VIZITOI STREHIMOREN E QENËVE ENDACAK

    Sot,strehimoren e qenëve endacak në fshatin Verbicë të Zhegocit, e vizitoi drejtori i DBP,me një pjesë të stafit të tij. Ata u njoftuan për së afërmi me punën e kësaj qendreje, problemet dhe nevojat e saj.

    Kjo qendër sapo ka filluar nga puna dhe natyrisht se ballafaqohet me disa probleme të natyrës teknike, si: infrastruktura e dobët rrugore, mungesae rrymës, ujit, shtëpizave për qentë etj.

    Stafi i kësaj qendeje, si edhe vet donatori, duken mjaft të motivuar dhe të përkushtuar, për punën që bëjnë. Në qendër, për momentin ishin vendosur dhjetra qene të marrur nga rrugët, të cilët falë përkujdesjes së stafit të qendrës dukeshin shumë mirë.

    Drejtori i DBP, z.Nazmi Rapuca, me këtë rast deklaroi se kjo qendër shpresojmë të zgjidhë problemin e qenëve të rrugës të cilët, shpeshëherë, rrezikojnë edhe njerëzit, sidomos fëmijët e vegjël...

     

  • FotoNË ANAMORAVË U ORGANIZUA DITË FUSHORE PËR KULTIVIMIN E FEFERONIT

    Këtë javë në fshatin Kufcë, afër Gjilanit, u organizua një ditë fushore për kultivimin e feferonit, ku morën pjesë shumë fermerë dhe përpunues nga regjioni i lindjes, si dhe shumë ekspertë nga drejtoritë komunale të komunave nga regjioni i lindjes, nga MBPZHR dhe nga USAID-i.

    Ky projekt është financuar nga USAID-i, përmes projektit “mundësitë e reja në bujqësi”- NOA, nga i cili ka përfituar familja DENIC nga fshati Kufcë. Kjo familje, si edhe anamorava në përgjithësi, ka nje traditë të lashtë për kultivimin e perimeve, me theks të veqantë për kultivimin e specave...

     

  • FotoFILLOI PUNËN SHKOLLA E RE PËR AGROBIZNES DHE TEKNOLOGJI

    Nga fillimi i shtatorit të keti viti, filloi nga puna shkolla e mesme për agrobiznes dhe teknologji. Kjo shkollë e cila është ndërtuar sipas standardeve më të larta europiane i plotëson të gjitha kërkesat për mësimdhënje dhe mësimnxënje, si në aspektin e kurikulave teorike ashtu edhe të mësimit praktik.

    Përveq hapësirës shkollore prej 3500m2 të paisura me kabinete e laboratorë, shkolla posedon edhe 2 ha pemëtore me  mollë, 0.50ha me vreshta, dy sera me nga 500m2 për kultivimin e perimeve, minifermën me 10 lopë qumështore, mini qumështoren, mini thertorën, resatoranin ku ushtrojnë nxënësit e drejtimit të hotelerisë, parkun e makinave bujqësore etj...

     

  • FotoKomuna e Gjilanit filloi trajtimin human të qenëve endacak


    Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me shoqatën për strehimin e qenëve endacak,filloi një pilot projekt për trajtimin human të qenëve endacak.
    Sipas marëveshjes, kjo shoqatë do të largojë nga rrugët, e qytetit dhe të vendbanimeve rurale, qentë endacak, duke i kapur ata me metoda të sofistikuara, pa u shkaktuar kurfar plagë apo dhimbje dhe do ti dërgojë në strehimore. Aty bëhet kontrollimi i tyre, sipas nevojës trajtimi shëdetësorë dhe strehimi. Ndërsa qentë që janë tepër të vjetër, me fratura apo sëmundje të rënda eleminohen me eutanazi (ingjeksion) pa dhimbje e që është në harmoni me ligjin për trajtimin e kafshëve të Kosovës.
    Gjashtë muajt e parë, kjo shoqatë i bartë të gjitha shpenzimet operacionale, kurse pas kësaj periudhe, në qoftë se projekti është i sukseshëm, komuna e Gjilanit do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi me shoqatën dhe do të bartë shpenzimet (për trajtimin e qenëve të komunës sonë) sipas marëveshjes...

     

  • FotoKONTRIBUTI I DREJTORISË PËR BUJQËSI NË THEMELIMIN E VENDEVE TË REJA TË PUNËS (2008-2012)

    (Marre nga fjala e drejtorit te DBP-se ne konferencen e organizuar nga Drejtoria per Zhvillim Ekonomik ne Gjilan)
    Deri në vitin 2008, Drejtoria për Bujqësi, thuajse nuk kishte arritur ta ushtrojë misionin që kishte. Kishte staf të pa kompletuar, pa bugjet dhe pa mjete për punë.

    Në pjesën e dytë të vitit 2008, ne hartuam një strategji e cila kishte disa objektiva, si:

    I.                    Mbajtaj dhe stabilizimi i fermave të “mëdha”

    II.                 Rritja e kapaciteteve në fermat e vogla

     III. Themelimi i fermave të reja nga familjet që kanë potencial bujqësor. Fjala është për shumë familje që kanë sipërfaqe të kosiderueshme të tokës, fuqi punëtore, objekte, diqka nga mjetet e punës, e të cilat shpeshëherë janë raste sociale. Të tilla kanë qenë:

    • Projekti për mështjerra, ku kanë përfituar 75 familje
    • Projekti për dele e ftuja, ku kanë përfituar 102 familje
    • Projekti për bletë ku kanë përfituar 45 familje
    • Projekti për fidane të pemëve, ku kanë përfituar dhjetra familje
    • Projekti për sera komerciale etj.

     Objektiva e IV. Ndikimi në modernizimin dhe lehtësimin e punës në ferma. Të tilla janë:

    • Projekti për paisjen e fermerëve më mekanizim bujqësor (motokultivator, makina mbjellëse, atomizer etj.)
    • Projekte për ujitje
    • Projekti për makina mjelëse etj.

     Ndikimi në ngritjen e kapaciteteve profesionale të fermerëve, përmes ...

     

  • FotoTRAJNIM PRAKTIK MBI PËRGADITJEN E SILAZHIT

    Ekspertët e Drejtorisë për Bujqësii në Gjilan, të enjëten, organizuan trajnim praktik mbi pergaditjen e silazhit.

    Qëllimi i këti trajnimi ishte nxitja dhe aftësimi i ferermerëve potencial, për përgaditjen e silazhit. Trajnimi u organizua në fermën e  Ekrem Latifit në fshin Kmetoc dhe morën pjesë dhjetra fermerë. Me këtë rast eksperti i bujqësisë, Medin Zeqiri, praktikisht demonstroi para të pranishmëve të gjitha proceset e përgaditjes së silazhit, duke filluar nga vlerësimi i momentit më optimal për korrjen e misrit, korrjen e tij, përgaditjen e vendit të silazhit, ngjeshjen e masës së korrur etj. Ai njëkohësisht spjegoi para fermerëve edhe  rëndësinë që ka silazhi në të ushqyerit e kafshëve, mënyrën e përdorimit të tij dhe normat e silazhit në racionet ditore të kafshëve.

    Silazha është ushqim voluminoz shumë cilësorë dhe i rëndësishëm, pa të cilin nuk mund të paramendohet blegtoria intensive. Ai ka vlera të larta ushqyese, kafshët e konsumojnë me ëndje, ndikon në mirëmbajtjen e organizmit të tyre, është ushqim i lirë, përgaditet lehtë, procesi është i thjeshtë, zen pak vend, dhe ruhet dhe përdoret shumë leht.

    Cilësia e silazhës varet nga:

     

  • FotoMOEA përuron linjën e re të përpunimit

    Kompania për prodhimin dhe përpunimin e pemëve “MOEA”, në fshatin Kravaricë të Gjilanit, ka përuruar sot linjën e re të procedimit të pemëve. Projektin për instalimin e kësaj linje, i cili arrin vlerën prej 600 mijë euro, ka ndikuar që prodhimet e kësaj kompanie të jenë edhe më cilësore dhe të prodhuara në bazë të standardeve më të avancuara evropiane...


     

  • FotoSillazhi i misrit

    Sot në fermat qumështore nuk mund të llogaritet prodhim ekonomik pa përgaditjen e sillazhit. Me teknikat e reja e të ushqyerit posaqërisht në fermat intenzive të ushyeri me sillazhë  bëhet gjatë tërë vitit.

    Përparsitë e të ushqyerit e lopëve me sillazhë :
    Me gjeresisht per silazhin, rendesine e tij dhe menyren e pergaditjes lexo (kliko) ne menyne "blegtoria"

     

  • FotoNdikimi i temperaturave të larta në kafshët shtëpiake dhe masat mbrojtëse

    Lopët qumështore

    Temperaturat e larta në lopët qumështore ndikojnë në paraqitjen e stresit të nxehtit dhe lopët këtë e reflektojnë në shumë mënyra:

    -         Nuk e  hanë ushqimin mirë dhe poashtu ushqimi nuk konvertohet në tërsi për mirëmbajtje trupore dhe prodhimtari

    -         Lopët nga trupi i tyre lirojnë sasi të madhe të ujit me anë të djersitjes

    -         Nga lopët humbet  yndyra e depozituar në indin nënlëkuror që shërben si energji  rezervë për to

    -         Lopët nuk janë të rehatshme dhe nuk munden të pushojnë mirë

    -         Lopët si pasojë e temperaturave të larta  nuk munden  që ushqimin ta ripërtypin mjaftueshëm

    -         Shpenzohet më shumë ujë për pierje

     

    Pasojat: ...

     

  • FotoKliko ne menyne "perimkulture" per te lexuar artikullin me te ri te marre nga KESHILLUESI BUJQESOR DURRES; Ujitja me pika dhe plehërimi i bimëve nëpërmjet ujitjes

    Ujitja me pika aktualisht përfaqëson mënyrën më të përhapur të ujitjes në serra, perime në fushë të hapur, vreshta dhe pemëtore.  Krahasuar me mënyrat tradicionale të ujitjes, ujitja me pika një sërë avantazhesh. Midis tyre mund të përmenden...Me gjeresisht kliko ne menyne perimkulture.

     

  • FotoZGJIDHEN PERFAQESUESIT E FERMEREVE SIPAS DREJTIMIT TE PRODHIMETARISE BUJQESORE

    sherbimi Keshillimor nga MBPZHR, ne bashkepunim me drejtorite komunale per bujqesi te komunave, keto dite eshte duke i zgjedhur fermeret perfaqesues te fermereve per zonat e caktuara te komunave. Ne komunen e Gjilanit, deri tani jane zgjedhur fermeret perfaqesues te prodhuesve te pemeve dhe te perimeve. Diteve ne vijim do te zgjedhen edhe fermeret perfaqesues te grupeve te blegtoreve dhe lavertareve 

     

  • FotoNË KOMUNËN E GJILANIT NGA ZJARRI U DOGJËN RRETH 2ha ME GRURË

    Ditën e shtunë, datë 13/07/2013 në parcelat me grurë në fshatin Shillovë ka shpërthyer një zjarr, nga i cili janë djegur rreth 2 ha grurë i pa korrur. Nga ky zjarrë janë përfshirë 14 parcela te vogla, gjegjësisht pronat e 14 fermerëve.
    Në shuarjen e zjarrit morën pjese vetë fshatarët dhe zjarrefiksit te cilët shpëtuan me dhjetëra hektarë të tjerë pa u djegur.
    Shkaqet e shperthimit të këtij zjarri ende nuk dihen. Organet janë duke zhvilluar hetimet rreth këti rasti.
    Vlen të theksohet se ...

     

  • FotoLDK, e vonuar me vite. Reagim ndaj deklaratës së kryetarit të komisionit për bujqësi në degën e LDK-së në Gjilan.

    Në konferencat e zymëta të LDK-së, është bërë traditë që në opinion të lëshohen lloj lloj shpifje e akuza të pa bazuara kundër institucioneve të shtetit. Qëllimi i këtyre shpifjeve është i ditur dhe nuk është asgjë tjetër pos një shtërzim për të diskredituar institucionet, me shpresë se në këtë mënyrë mund të përfitohen votat e qytetarëve për tu rikthyer në pushtet, të cilin e patën humbur vite me parë, pikërisht për shkak të mospunës dhe keqpërdorimeve të shumëta që kishin bërë.

    Ja disa theksime nga akuzat e LDK-së:

     

  • FotoËSHTË NDËRPRERË FUSHATA E KORRJESHIRJEVE PËR SHKAK TË KUSHTEVE TË MOTIT, KA FUNDI I JAVËS PRITET PËRMIRËSIMI I MOTIT DHE VAZHDIMI I KORRJESHIRJEVE

    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, me kohë ka filluar përgaditjet për fushatën e korrjeshirjeve. Me 24 Maj, 2013, është themeluar Komisioni Komunal për Korrjeshirje, i cili ka identifikuar dhe vizituar të gjithë autokombajnerët e komunës sonë (61 sosh) me qëllim të verifikimit nëse ata janë teknikisht në gjendje për të filluar fushatën e korrjeshirjeve. Vlenë të theksohet e dhëna se edhe pse shumica e kombajave janë të vjetër, ata janë teknikisht në rregull dhe janë në gjendje për të bërë korrje kualitative.

     

  • FotoBRESHERI I SHKAKTOI DEME BUJQESISE GJILANASE

    Me 12.06.2013, Komisioni profesional i formuar nga Drejtori i Drejtrorisë për Bujqësi dhe Pylltari, ka vizituar zonën e prekur nga breshëri i cili përfshiu edhe një pjesë të komunës së Gjilanit.  Dëme të mëdha ka shkaktuar në zonën e fshatrave: Malishevë, Uglar, Pogragjë, Stublinë, Miresh i vogël dhe Miresh i madh..

    Më së shumti është dëmtuar: gruri 20-50%, misri 20-30%, perimet në fushë të hapur deri 100% dhe pemët deri 80% .

     

  • FotoPrognoza e shfaqjes se semundjeve dhe demtuesve per muajin maj 2013

    Kultura e grurit.

    Në këtë kulturë priten këto probleme:

    a)Sëmundjet. Do të kemi zhvillim të epifitisë së ndryshkut dhe fuzariozës në kalli. Për këto bimë nuk mendohet të ndërhyhet pasi trajtimi ndaj sëmundjeve është i paleverdishëm ekonomikisht.

    b)Dëmtuesit gjatë dhjetë-ditorit të parë, kemi përfundimin e zhvillimit larvar të lemës dhe zhvillimin e kolonive të afideve në kalli. Edhe për këto insekte nuk justifikohet ekonomikisht trajtimi, pasi dendësia e lemës nuk pritet t’i kalojë kufijtë kritik dhe afidet shoqërohen me predatime nga Coccinella sp.

    Kulturat e perimeve në serra.

    Nisur nga ecuria klimatike e muajit Prill, rezerva e patogjenëve dhe insekteve parazitë pritet një situate e tillë:

    a)Sëmundjet: Problemi kryesor do të jetë vrugu i domates i cili mund të arrijë të parazitojë edhe frutat e saj. Njollosja kafe e domates e cila dëmton shumë rëndë masën vegjetative të bimëve; Alternaria, Botritisi, Vyshkja bakteriale do të jenë probleme prezente. Në trangull, bostan, kungull, pas 10 ditorit të parë priten epifiti nga vrugu si dhe prekje nga Botritisi. Në spec priten infeksione nga vrugu i kërcellit Phitophtora capsici si dhe botritisi.

    b)Dëmtuesit : Krahebardha, Afidet, Liriomiza , merimanga, tripsi në trangull priten të jenë organizmat e dëmshme shoqëruesë të perimeve në serra.. Në serrat me rezervë të lartë të nematodash  pritet dhënia e tipareve të dëmit nga ky parazit....

     

  • FotoNë grunajat tona, prezente barojat dhe dëmtuesit

    Ekspertwt nga Drejtoria pwr Bujqwsi dhe Pylltari nw Gjilan, gjat vizitës në teren me datë 26.04.2013 kemi konstatuar se bima e grurit është në gjendje të mirë të zhvillimit duke ju falemnderuar kushteve të volitshme atmosferike që kan mbretruar gjatë kësaj pranvere si dhe aplikimit të masave agroteknike që kanë ndërmarrë fermerët në kultivimin e grurit.

     

    Në ngastrat e kultivuara me grurë vërehet prezencë e barojave të kwqija, prandaj fermerët të cilët nuk i kan trajtuar (spërkatur) bimët e grurit me herbicide të shfrytëzojnë afatin e fundit për luftimin e barojave të kqija me herbicide:

    Preferohet të përdoren këto preparate: ...

     

  • FotoBletarët gjilanas përfitojnë shtëpiza falas


     Nazmi Rapuca tha se këta bletarë, varësisht nga numri i shoqërive të bletëve që posedojnë, kanë përfituar nga 2 deri në 5 shtëpiza falas. Në projekt për 250 shtëpiza, kanë aplikuar 67, kurse kanë përfituar 63 prej tyre, të cilët i kanë plotësuar kriteret e projektit.
    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, nga buxheti i saj, po realizon edhe projektin e shtëpizave për bletë.Sipas Nazmi Rapucës drejtor për bujqësi projekti ka për qëllim furnizimin e bletarëve të vegjël me shtëpiza për bletë, ata të cilët, nuk kanë mundur t`i plotësojnë kriteret për tu përfshirë në skemën e Ministrisë për subvencione. 

    Rapuca tha se këta bletarë, varësisht nga numri i shoqërive të bletëve që posedojnë, kanë përfituar nga 2 deri në 5 shtëpiza falas. Në projekt për 250 shtëpiza, kanë aplikuar 67, kurse kanë përfituar 63 prej tyre, të cilët i kanë plotësuar kriteret e projektit. 

    “Ky projekt ka për qëllim të bëjë nxitjen e bletarëve për të rritur kapacitetet e bletoreve të tyre. Çdo shtëpizë që po japim sot, nesër do të jetë n ...

     

  • FotoGjilani çdo ditë po zbukurohet dhe po merr pamje tjetër


    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, me stafin e saj, mbollën 510 drandofile, në rrugën “Molla Idrizi”. Këto lule ishin donacion nga Ndërmarrja “Qendra Kopshtare nga fshati Koretin tha Nazmi Rapuca.
    Rapuca tha se vitin e kaluar në këtë rrugë është rregulluar trotuari dhe janë mbjellur drunj dekorativ. “Tani mbollëm edhe lule dhe kjo pjesë e qytetit do të duket shumë bukur.

    Këtë aksion e përkrahën edhe qytetarët e asaj lagjeje, të cilët u zotuan se do t`i ujisin bimët e mbjellura dhe do të kujdesen për to. Përndryshe këto ditë po e përmbyllim projektin për gjelbërimin e qytetit-hapësirave publike. Me këtë projekt janë mbjellur rreth 1500 drunj dekorativ të llojeve të ndryshme të cilat në vitet e ardhshme do ta ndryshojnë tërësisht pamjen qytetit dhe hapësirave publike

     

  • FotoKULTIVIMI I LULESHTRYDHES - DREDHEZES

    Përgatitja e tokës dhe mbjellja e fidanëve

    Luleshtydhja (dredhëza) për shkak te vecorive te saj biologjike ka kërkesa te mëdha për parapërgatitjen e tokës. Tokat më të përshtatshme janë ato humusore dhe aluvionale. Për tu siguruar që toka është e përshtatshme, paraprakisht duhet të bëhen analizat kimike të tokës në mënyrë që të njohim gjendjen e elementeve ushqyese në tokë. Tokat me përmbajtje të lartë të kalciumit (gëlqeres) nuk  janë të përshtatshme për kultivimin e luleshtrydhes.

    Përgatitja e tokës për mbjelljen e luleshtrydhes është një ndër masat më të rëndësishme agroteknike, që ndikon në rritjen e prodhimtarisë dhe cilësisë së frutave. Punimi i tokës duhet filluar së paku tre muaj  para mbjelljes  së fidanëve. Përpara punimit duhet të shpërndahet pleh organik i kalbur mirë (500-600 kv/ha) dhe plehra kimikë (7:21:14, ose 10:30:20 në sasi 8-10 kv/ha ). Me pastaj bëjmë lëvrimin në thellësi 30-40 cm.

    Për luftimin e barërave të këqija mund të aplikohen herbicide totale ( Raundap, Glifosat etj)  pas mbirjes së tyre, por së paku 1 muaj para mbjelljes së fidanëve të dredhëzës (luleshtrydhes).

    Përgatitja e leheve (vllajave)

    Pasi të jenë hedhur plehrat e përshkruara më lart dhe përgatitjen sipërfaqësore të tokës (plehërimi, frezimi dhe rrafshimi i terrenit) fillohet me përgatitjen e leheve. Shumë e rëndësishme është që pjesa sipërfaqësore e tokës të jetë e shkrifëruar mirë dhe me lagështi mesatare. Nëse toka është e thatë para se të ...

     

  • FotoHIRI I KUNGULLOREVE (Erysiphe cichoracearum)

    Shenjat e sëmundjes.


    Hiri prek të gjitha kungulloret, e midis tyre më tepër pjeprin, kungullin dhe kastravecin. Mund të prekë të gjitha pjesët e gjelbra të bimës; gjethet, kërcejtë, bishtat dhe veçanërisht frutat në disa kultivarë pjepri. Simptomat e para shfaqen mbi faqen e poshtme të gjethes në formë njollash të zbardhura, pluhurore që më pas tentojnë të zgjerohen duke përfshirë pjesën më të madhe të sipërfaqes gjethore nga të dy anët. Konidet e parazitit diferencohen në trajtë zinxhiri dhe janë me formë cilindrike ovale deri elipsoidale. Në rast prekjesh të rënda gjethet ...

     

  • FotoFERMEREVE GJILANAS U IPET FALAS FARA PER MBJELLJEN E MISRIT

    Drejtoria per Bujqesi dhe Pylltari ne Gjilan, te gjithe fermerëve, të interesuar për mbjelljen e misrit, u ka dhene farën falas. Në këtë projekt kanë aplikuar 346 fermerë dhe të gjithë kanë përfituar per mbjelljen e tërë sipërfaqeve te planifikuara.

    Qëllimi i projektit është të ndikohet që të mbillen sa më shumë sipërfaqe me misër, sepse mbjellja e misrit ka rëndësi strategjike. Misri paraqet bazën e ushqimit për të gjitha kafshët dhe deri diku merr pjesë edhe në ushqimet për njerëz 

    “Po ashtu duam të  nxisim shprehinë te fermerët për të mbjell gjithmonë vetëm farën hibride dhe cilësore, pasi 40-50% e rendimentit, te misri, varet pikërisht nga cilësia e farës. Ka raste kur fermerët pak për shkak të kushteve ekonomike, pak duke mos e vlerësuar rëndësinë që ka fara, mbjellin farën merkantile e cila nuk ka potencial gjenetik për të dhënë rendimente të larta” ...

     

  • FotoIntervistë e drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari z.Nazmi Rapuca dhënë Radio Star nga Gjilani me 06.04.2013

    -         Zoti drejtor, a keni njohuri, si eshte gjendja shendetesore e kafsheve tona, kur jane ne pytje parazitet e ndryshem ?


    Në bazë të pervojave tona nga tereni, kemi konstatuar se shumica e kafsheve tona, jane të prekura nga parazitë të ndryshëm, qoftë të brendshëm apo të jashtëm. Ndër parazitët që hasen më së shpeshti janë: morrat, rriqrat, zgjebja, insektet e ndryshme etj. kurse nga parazitet e brenshëm mund të përmendim: fasciolën, skrrajat e ndryshme, eisheria colin etj.

    Më e keqja është se një numër i madh i fermerëve i nënqmojnë këta parazitë të cilët e dëmtojnë rëndë shëndetin e kafshëve, duke ulur kështu prodhimin dhe cilësinë e shpeshëherë mund të vije edhe te ngordhja e kafshës.

    Problem tjetër është mundësia e infektimit edhe të njerëzve nga disa prej parazitëve.

    Para disa diteve, ju se bashku me KFOR-in amerikan, filluat ...

     

  • FotoNdihmohen fermerët gjilanas me foli plastike

    Është viti i pestë, që Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari ne Gjilan, ka shpërndarë falas foli plastike për mbulimin e serrave, 
    Sivjet interesimi i fermerëve ka qenë shumë i madh. Kanë aplikuar 369, kurse kanë përfituar 173 fermerë, sepse në dispozicion kemi vetëm 3500 kg foli plastike. 

    “Të gjithë fermerët që kanë aplikuar, janë vizituar nga komisioni profesional, i drejtorisë, dhe janë përzgjedhur ata të cilët më së miri i kanë plotësuar kriteret për këtë projekt. Qëllimi i këti projekti është mbështetja e fermerëve të vegjël, të cilët posedojnë serra të vogla, në të cilat prodhojnë perime për nevojat e familjes së tyre”...

     

  • FotoFilloi trajtimi i kafshëve shtëpiake nga parazitët e jashtëm dhe të brendshëm

    Një ekipë e KFOR-it Amerikan, së bashku me Drejtorinë Komunale për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan në kuadër të një projekti për të ndihmuar fermerët e komunës së Gjilanit, ka filluar trajtimin e kafshëve shtëpiake (lopëve, deleve, dhive, qenëve), kundër parazitëve të brendshëm  dhe të jashtëm që zakonisht preken kafshët shtëpiake.
    Më këtë rast drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, z.Nazmi Rapuca, ka bërë të ditur se janë rreth 20 lloje të parazitëve që zhduken nga ky lloj i medikamentit që përdorët  në këtë trajtim.  Trajtimi ka filluar në fshatin Shillovë të Gjilanit fshat i banuar kryesisht nga komuniteti serbë, tek fermeri Velko Stojanoviq, ku ekipi i veterinarëve të KFOR-it amerikan, së bashku edhe me ekspertët e drejtorisë së bujqësisë dhe me nxënësit e shkollës së Bujqësisë, respektivisht të drejtimit të veterinës, po e bëjnë trajtimin e lopëve dhe deleve që ka ky fermerë, ndërsa sipas drejtorit Rapuca, do të vazhdohet tutje pastaj edhe te fermerët tjerë në këtë fshat, por edhe në fshatrat tjerë të komunës së Gjilanit, tek të gjithë ata që ruajnë kafshë shtëpiake, pasi parashihet se në këtë projekt të bëhet trajtimi i mijërave kafshëve shtëpiake (lopë, dele, dhi dhe qenë).

     

  • FotoInteresim i madh për subvencione e grante

    Nazmi Rapuca

    Gjilan – (2LONLINE) – Drejtori i DrejtorisëGjilan – (2LONLINE) – Drejtori i Drejtorisë Komunale për Bujqësi, Nazmi Rapuca ka bërë të ditur se nga viti i ri, përveç punëve rutinore, kemi qenë shumë të angazhuar me pranimin e aplikacioneve për subvencione dhe grante që jep Ministria e Bujqësisë. Ai tha se sivjet interesimi i fermerëve për grante dhe subvencione është shumë i madh. Ndër arsyet e mundshme janë intenziteti i përkrahjes nga ministria e që shkon deri në 80% të vlerës së investimit dhe përfshirja me grante dhe subvencione, gati i të gjitha fushave të prodhimtarisë bujqësore. 

    “Deri tani për subvencione kanë aplikuar 585 fermer dhe 72 për grante. Afati i aplikimit është shtyrë deri në fund të mu...

     

  • Foto Hiqni dorë nga dëmtimi i pyjeve !

    Gjilan – (2LONLINE) – Drejtues të Drejtorisë Komunale për Bujqësi e Pylltari kanë apeluar te prerësit ilegal të pyjeve të heqin dorë nga dëmtimi i pyjeve dhe në vend të kësaj të merren me bujqësi e punë të tjera legale, sepse ndaj tyre do të aplikohen masa shumë të ashpra. 

    Nazmi Rapuca, drejtor i drejtorisë Komunale për Bujqësi e Pylltari ka bërë me dije se sSa i përket mbrojtjes së pyjeve, pa dyshim se janë  më të mirët në Kosovë. 

    “Natyrisht se ky sektor kërkon edhe më shumë përkushtim dhe bashkëveprim në mes të gjitha institucioneve përkatëse policisë, prokurorisë, gjykatave, popullatës etj. për tu stabilizuar plotësisht”, ka thënë Rapuca...

     

  • FotoPresim të mbillen edhe rreth 500 drunj dekorativ

    Gjilan – (2LONLINE) – Drejtues të Drejtorisë Komunale për Bujqësi e Pylltari  thanë se sivjet po realizojmë fazën e fundit të gjelbërimit të qytetit me drunj dekorativ. 

    Nazmi Rapuca, drejtor i Drejtorisë Komunale  për Bujqësi e Pylltari ka thënë se presin të mbillen edhe rreth 500 drunj të tillë, që veç kanë filluar të mbjellen.

    Brenda muajit mars pritet të përfundoi ky projekt, tha ai.

    “Ftoj qytetarët që të kenë kujdes e të mos i dëmtojnë drunjtë e mbjella”, ka thënë Rapuca....

     

  • FotoPrognoza e shfaqjes se semundjeve dhe demtuesve per muajin mars 2013

    Lageshtirat e tepruara te muajit Shkurt sollen disa probleme fitosanitare ne kulturat bujqesore. Kalbezime rrenjore u verejten ne grure , loliume , jonxhishte si dhe ne disa bime te tjera.Demtime jane verejtur nga kermilli, miu i fushes dhe ai i depove.
    Kushtet klimatike do te favorizojne edhe per muajin Mars shfaqjen dhe zhvillimin e shume parazite ne kulturat bujqesore.
    NE GRURE
    Ne ngastrat ku do te konstatohen barera te keqija dikotiledone ( gjethegjera ) te perdoret trajtimi me hebicide.
    AMBJENTE TE MBROJTURA ( Domate , spec , trangull etj)
    Gjate dhjetediteshit te pare dhe te dyte do te shfaqjen kalbezime rrenjore. Per parandalimin e tyre duhen te merren masa preventive dhe kuruese .
    Ne se do te kete shfaqe te kermillit te perdoret slim (gastrofox) 10 gr /m2 .
    Duhet ti kushtohet vemendje ruajtjes se rregjimit se lageshtise nepermjet hapjes se serrave per te larguar lageshtine e tepruar ajrore si burim kryesor i zhvillimit te semundjeve.
    Me rritjen e temperaturave do te kemi shfaqje te dosezes ku duhet te perdoren ushqime te helmuara ....

     

  • FotoPrognoza e shfaqjes se semundjeve dhe demtuesve per muajin mars 2013

    Lageshtirat e tepruara te muajit Shkurt sollen disa probleme fitosanitare ne kulturat bujqesore. Kalbezime rrenjore u verejten ne grure , loliume , jonxhishte si dhe ne disa bime te tjera.Demtime jane verejtur nga kermilli, miu i fushes dhe ai i depove.
    Kushtet klimatike do te favorizojne edhe per muajin Mars shfaqjen dhe zhvillimin e shume parazite ne kulturat bujqesore.
    NE GRURE
    Ne ngastrat ku do te konstatohen barera te keqija dikotiledone ( gjethegjera ) te perdoret trajtimi me hebicide.
    AMBJENTE TE MBROJTURA ( Domate , spec , trangull etj)
    Gjate dhjetediteshit te pare dhe te dyte do te shfaqjen kalbezime rrenjore. Per parandalimin e tyre duhen te merren masa preventive dhe kuruese .
    Ne se do te kete shfaqe te kermillit te perdoret slim (gastrofox) 10 gr /m2 .
    Duhet ti kushtohet vemendje ruajtjes se rregjimit se lageshtise nepermjet hapjes se serrave per te larguar lageshtine e tepruar ajrore si burim kryesor i zhvillimit te semundjeve.
    Me rritjen e temperaturave do te kemi shfaqje te dosezes ku duhet te perdoren ushqime te helmuara ....

     

  • FotoPEMETARE KUJDES PEMET

    />Deri tani gjendja e pemishteve ne komunen e Gjilanit, është relativisht e mire,.dimri i butë pa temperatura ekstreme të ulëta nuk ka shkaktuar dëmtime nga ngrirja.
    Mirepo kushtet aktuale të motit; me lagshti dhe temperatura te larta, ndikojne në zhvillimin e patogjeneve të ndryshëm që shkaktojne infekcione në te gjitha pjesët e pemëve. Infekcionet e tilla ndodhin edhe ne plagët e shkaktuara gjatë krasitjes dhe gjatë punimeve të ndryshme në pemishte.
    Tani preferohet sperkatja dimrore e cila është masë agroteknike obligative në pemishte, me të cilen eleminohen numer i madh i shkaktarëve të smundjeve dhe damtuesve të pemëve frutore.
    Para se të fillohet me sperkatje, është mirë të kryhet krasitja e pemeve, të eleminohen degët e thyera dhe të infektuara, të eleminohen frutat e mbetura të mumifikuara, gjethet etj.
    ...

     

  • FotoGJENDJA E DRUJVE DEKORATIV TË MBJELLUR VITEVE TË FUNDIT NË QYTETIN E GJILANIT DERI TANI ËSHTË SHUMË E MIRË

    Për dallim nga dimri i vitit të kaluar i cili pati dëmtuar një pjesë të madhe të drujve dekorativ të sapo mbjellur në qytetin e Gjilanit, sivjet gjendja e tyre, së paku deri tani është shumë e mirë.
    Kushtet klimatike që mbretëruan gjat këti dimri (temperaturat dhe lagështia), kanë qenë të volitshme, sa i përket dimërimit të fidaneve të drujve dekorativ, që janë mbjellur në hapësirat publike të qytetit të Gjilanit, gjat dy viteve të më parme.
    Për ndryshe qyteti i Gjilanit do të duket krejt ndryshe në të ardhmen, pasi përgjat rrugëve të tij dhe në hapësirat tjera publike gjat viti 2011 dhe 2012, janë mbjellur 1080 fidane të ...

     

  • FotoSUBVENCIONIMI I MAKINAVE MJELËSE KA REZULTUAR ME RRITJEN E NUMRIT TË LOPËVE QUMËSHTORE NË FERMA

    HULUMTIM I EKSPERTËVE TË SEKTORIT PËR BLEGTORI DHE VETERINARI
    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, ne periudhën 2008-2012 ka furnizuar me makina mjelëse 300 ferma prodhuese të qumështit.
    Projekti në fjalë kishte këto objektiva:
    • Lehtësimi i punës në ferma
    • Përmirësimi i kualitetit të qumshtit
    • Rritja e kapaciteteve të lopëve në nivel ferme
    • Preventiva ndaj sëmundjeve të gjirit (mastiteve) etj.

    Për të parë efektin e këtij projekti, ekspertët e sektorit për blegtori dhe veterinari, nga drejtoria për bujqësi, kanë realizuar 43 vizita direkt në teren. Qëllimi i këti hulumtimi ka qenë: ...

     

  • FotoGRURI NE ARAT E GJILANIT NE GJENDJE TE MIRE

    Në komunën e Gjilanit këtë vit jan mjellur 2200/ha me grurë. Ekspertet nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, pas një kontrolli në teren, gjendjen e grurit e kanë vlerësuar të mirë.
    Gjendj a e grurit për momentin është e mirë. Nese, deri në fund të dimrit vazhdojnë kushtet e volishme (temperaturat,lagështia e tokës etj.në shumicën e ngastrave pritet rendiment i knaqshëm.

    Gjat vizitës në teren me datë 05.02.2013 kemi konstatuar se bima e grurit gjindet në fazën e ,,katër gjetheve” të zhvilluara. Sistemi rrënjor është mirë i zhvilluar.Nuk ka shenja të prezencës së sëmundjeve, dëmtuesve, barojave apo të mungesës së ...

     

  • FotoFilloi emisioni javor per bujqesi ne valet e Radio-Star ne Gjilan

    Gjilani u bë me emision javor për bujqësi. Nga 09.02.2013, në Gjilan filloi prodhimi i emisionit javor për bujqësi. Ky projekt u mundësua nga Organizata Joqeveritare “Agrovet” nga Fushëkosova, me përkrahjen e Ambasadës Norvegjeze dhe të Drejtrorisë për Bujqësi në Gjilan si dhe të Radiostar-it. Emisioni do të emitohet çdo të shtunë, duke filluar nga ora 8:00 deri në orën 9:00.
    Emisioni do të jetë i drejtpërdrejtë, i hapur (kontaktues). Për çdo emision, në studio do të ftohen ekspertë të ndryshëm të bujqësisë, të cilët do të japin këshilla të rëndësishme për fermerët, gjithashtu fermerët do të mund të bëjnë pyetje për shqetësimet e tyre. Temat dhe ekspertët e emisionit do të përshtaten me fazat e zhvillimit të aktiviteteve bujqësore sipas sezonës dhe do të jenë gjithnjë një hap para këtyre aktiviteteve, në mëbyrë që fermerët të mund ti aplikojnë me kohë informatat, udhëzimet dhe rekomandimet që i marin nga ekspertët përmes këti emisioni.
    Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan është e vetmja drejtori në Kosovë që ...

     

  • FotoPrognoza e shfaqjes se semundjeve dhe demtuesve gjate muajit Shkurt

    Gjate muajit janar moti u karakterizua nga lageshtia e cila solli mjaft probleme fitosanitare.
    NE GRURE

    Ne ngastrat me lageshti te tepruar verehen bimesi te zverdhura , per kete shkak eshte i domosdoshem kullimi tyre dhe trajtimi me plehra azotike.

    Me rritjen e temperaturave, rritet e dinamika e barerave te keqia gjethengushta dhe gjethegjera, do te jete nje problematike ku nderhyrja me herbicide justifikohet nga pikepamja ekonomike.

    NE DOMATE

    Ne mjediset e prodhimit te fidaneve te vazhdohet profilaksia kunder semundjeve qe prekin fidanet sic eshte kalbezimi rrenjore, vrugjet etj. Te vazhdojne

     

  • FotoZYRTARË TË DREJTORISË PËR BUJQËSI DHE PYLLTARI ZHVILLUAN NJE VIZITE PUNE NE KAMPIN USHTARAK AMERIKAN “BONSTILL”

    Zyrtarë të Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan (drejtori i drejtorisë, shefi i drejtorisë, shefi i sektorit për blegtori dhe veterinari i drejtorisë), gjat vizitës në Kampin ushtarak “BONSTILL”, u pritën përzemërisht nga oficerët dhe ushtarët e kampit. Qëllimi i vizitës ishte thellimi i më tejmë i bashkëpunimit, mes drejtorisë dhe KFOR-it. Vizituam shumë sektorë të kapit, por interesimi ynë ishte, sidomos, sektori për veterinari i këti kampi. Aty pamë nga afër organizimin ushtarak në tërësi, në veqanti të sektorit për veterinari, duke filluar nga stafi professional, mjetet e punës, medikamentet dhe repartet-klinikat veterinare të kampit.
    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, me vite të tëra ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KFOR-in Amerikan. Janë me dhjetra Vetkape të organizuara, me ushtarët e KFOR-it, në fermat e komunës së Gjilanit. Gjat kësaj pune janë trajtuar me ...

     

  • FotoREDUKTOHET NUMRI I QENWVE ENDACAK

    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, ka vite që ka mbajtur nën kontrollë numrin e qenëve endacak (Vetem kete vit jane eleminuar rreth 650). Për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të qenve endacak, për të shmangur rrezikun për njerëzit, drejtoria është detyruar, çdo vit, të organizojë aksione për të zvogluar numrin e tyre, deri në një masë që nuk paraqet rrezik për popullatën.
    Në pamundësi për të trajtuar këtë problem në suaza të Ligjit për Mbrojtjen e Kafshëve, jemi detyruar të bëjmë...

     

  • FotoGJILANI SHPERBLEU FERMERET E VITIT 2012

    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan ka organizuar manifestimin “Fermeri i vitit 2012”, ku pos që është dhënë një pasqyrë e shkurtër e projekteve të realizuara gjatë këtij viti dhe është premtuar vazhdimi i përkrahjes së mëtejme për bujqësinë, janë shpallur edhe fermerët më të mirë.

    Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës, ka thënë se fermerët po e bëjnë punën e tyre në mënyrën më të mirë, duke e nënvizuar edhe përkrahjen që këtij sektori po i japin, pos qeverisë qendrore e lokale, edhe bankat dhe donatorët e ndryshëm.

    Do të donim që këto investime të ishin edhe më të mëdha, por duhet ta kuptojmë të gjithë se bashku se këto janë mundësitë e Kosovës, ka thënë Mustafa.

    Për më tepër ai ka thënë se në këtë moment nuk ...

     

  • FotoPROJEKTI “100 DRUJ PËR 100 VJETORIN E PAVARËSISË”

    Në shenjë të shenimit të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqipëtar, në 10 shkolla të komunës së Gjilanit, do të mbillen nga 100 fidane të pishës.
    Ky projekt, përveq simbolikës së shenimit të përvjetorit të njëqintë të pavarësisë së Shqipërisë, ka për qëllim edhe ndikimin në ngritjen e vetëdijes te shtresat më vitale të shoqërisë (të rinjët, nxënësit etj.) për rëndësinë e gjelbërimit në ambientin tonë etj.
    Një mijë fëmijë do të mbjellin nga një fidan. Fidanet e mbjellura i emërtojnë me emrat e tyre dhe kujdesen për zhvilliëin e tyre. Këta druj, do të rriten bashk me rriten e fëmijëve dhe jo vetëm se do të ndryshojnë tërësisht pamjen e ambientit shkollor por do të ndikojnë edhe në rritjen e dashurisë dhe interesimit të të rinjëve dhe të popullatës në përgjithësi për gjelbërimin dhe ambientin.
    Nxënësve, do tu flasin ekspertët nga ...

     

  • FotoEDHE 75 FERMERË KANË PËRFITUAR MAKINA MJELËSE

    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, që nga viti 2008, ka mbështetur me mijwra fermerw nw mwnyra tw ndryshme. Njwri nga projektet mjaft tw rwndwsishwm wshtw ai i makinave për mjeljen e lopëve, deleve dhe dhive.
    Ishte koinqidencw e kwndshme shpërndarja e edhe 75 makina të tjera mu natwn e vitit tw ri. Numri i përgjithshëm I makinave tw subvencionuara nga drejtoria pwr bujqwsi ka kaluar 300 sosh.
    Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me ...

     

  • FotoFERMERËT E KOMUNËS SË GJILANIT PËRFITOJNË MEKANIZËM BUJQËSORË

    Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me komunën e Parteshit dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), kanë realizuar një projekt të përbashkët i cili ka për qëllim furnizimin e fermerëve me mekanizim bujqësor. Nga ky projekt kanë përfituar 9 fermerë të komunës së Gjilanit. Prej tyre 6 kanë përfituar nga një motokultivator me rimorkio dhe frezë dhe 3 fermerë nga një makinë spërkatëse të kulturave lavërtare.
    Projekti është realizuar përmes aplikimit të fermerëve në drejtorinë për bujqësi dhe pylltari. Një komision professional nga drejtoria ka vizituar 60 fermerët që kanë aplikuar dhe ka përzgjedhur si përfitues ata që më së ...

     

  • FotoSHTOHET NUMRI I SHOQËRIVE TË BLETËVE NË KOMUNËN E GJILANIT

    Sipas të dhënave nga drejtoria për bujësi në komunën e Gjilanit kanë qenë rreth 2200 shoqeri bletesh. Sivjet (2012), janë sjellur edhe 300 shoqëri të reja bletësh. Prej tyre150 shoqëri janë sjellur përmes një projekti të Komunës dhe Caritasit të Luxemburgut për fshatrat: Kishnapole, Gadish dhe dy Sllakocat dhe 150 të tjera. gjithashtu , janë sjellur përmes një projekti të realizuzr në bashkëpunim mes komunës, Critasit të Luxemburgut, Departmentit Financiar “Lesna” dhe me participim të vet bletarëve. Për këto të fundit, janë kryer të gjitha procedurat e prokurimit. Fitues i tenderit është NTP “B L E T A” nga Prishtina-Fushëkosova, me pronarë Sylë Zogjani.
    Duhet falënderuar shumë, z.Zogjanin, i cili ka pranuar që bletët të ...

     

  • FotoRRITET NUMRI I FERMERËVE PËRFITUES TË FTUJAVE

    Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me shoqatën Heifer, deri me atni, për fermerët me kushte më të rënda ekonomike ka sjellur mbi 300 ftuja barëse të dhive të racës “Alpine”
    Sot përfituan edhe 11 fermerë të fshatrave Zhegoc dhe Verbicë e Zhegocit. Në ceramoninë e shpërndarjes, përveq zyrtarëve të tjerë të komunës dhe organizatës Heifer, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Gjilanit z.Qemajl Mustafa, i cili në fjalën e tij të rastit, duke e falënderuar drejtorinë për bujqësi për punë shumë të sukseshme theksoi se komuna e Gjilanit, rëndësi të veqantë është duke i kushtuar zhvillimit të bujqësisë, si një mundësi reale për të hapur vende të reja të punës, për të zhvilluar ekonomineë dhe për të furnizuar qytetarët me produkte të ndryshme ushqimore. Ai më tej premtoi se komuna, asnjë herë, nuk do të hezitojë për të ...

     

  • FotoKOMUNA E GJILANIT E PARA I KA THEMELUAR VENDGJUETITE SIPAS LIGJIT

    VETEM GJASHTE KOMUNA KANE TE DREJTE TE HAPIN SEZONEN E GJUETISE
    Për shkak të mos themelimit të vendgjuetive sipas Ligjit mbi Gjuetinë e Kosovës dhe për shkak të mosdhënjes së tyre në menagjim, pjesa dërmuese e komunave të Kosovës, kete vit nuk kane mundesi fare te hapin sezonen e gjuetise.
    Komuna e Gjilanit eshte e para qe ka themeluar vendgjuetite ne baze te ligjit per gjueti. Ne komunen tone qe dy vite jane themeluar 3 vendgjueti te perbashketa dhe me procedura ligjore-permes ankandit, u jane dhene ne menagjim tri shoqatave egzistuese te gjuetareve.
    Secila shoqate egzistuese, posedon vendgjuetine e saj Ne vendgjuetin qe e menagjon nje shoqate kane te drejte te dalin ne gjueti vetem anetaret e asaj shoqate (gjuetaret qe e paguajn anetaresine ne ate shoqate)
    Nje gjuetar, mund te anetaresohet ne dy e me shume shoqata.
    Deri tani puna ne shoqata ka shkuar mire. Probleme kemi me disa anetare te shoqates "Agim Ramadani te cilet me qellim apo pa te, po tentojne qe te shfrytezojne te gjitha vendgjuetite per gjuajtje edhe pse nuk jane anetare te shoqatave qe i menagjojne ato.
    Duhet kuptuar te gjithe gjuetaret qe nuk mund te paguajne anetaresine ne shoqaten "Agim Ramadani" e te shfrytezojne edhe vend gjuetite tjera.
    Drejtoria per Bujqesi dhe Pylltari, do te merr masa ligjore ndaj te gjithe gjuetareve qe zihen duke gjuajtur ne vengjuetite ku nuk jane anetare te shoqates qe e menagjin ate vendgjueti.
    Drejtoria per Bujqesi dhe Pylltari, gjat kesaj jve, do te organizoje nje trajnim me anetaret e te tri shoqatave, me qellim te sqarimit te rregullave parasheh ligji mbi gjuetine te cilat duhet te respektohen nga te gjithe.

     

  • FotoTË NGUTEMI PËR MBJELLJEN E GRURIT

    Shirat që ranë ditëve të fundit, kanë mundësuar përgaditjen e tokës për mbjelljen e grurit. Deri me tani në Anamoravë për shkak të thatësisë së madhe, bjellja e grurit as që kishte filluar. Duke e pasur parasyshë stinën në të cilën jemi, nuk guxojme te jemi komot, por duhet punuar pa u ndalur, ditën edhe natën, me qëllim që ti shrytëzojme 10-15 ditët e ardhshme, sa parashihet të jetë koha pak më e përshtatshme, për të kryer mbjelljen e grurit. Me që afati optimal ka kaluar, fermeret duhet të shtojnë pak sasinë e farës për njësi të sipërfaqes, krahasuar me sasinë e farës që do të duhej përdorur sikur mbjellja të ishte kryer me kohe. ...

     

  • FotoKESHILLETARET NGA SHERBIMI KESHILLIMOR I REGJIONIT TE GJILANIT VIZITUAN FERMEN "ZOGU" NE SLLATINE TE VITISE

    Nen organizimin e KDC-se, keshilletaret e Sherbimit Keshillimor te Ministrise per Bujqesi Pylltari dhe Zhvillim Rural nga drejtorite komunale per bujqesi te Regjionit te Gjilanit, zhvilluan nje vizite studimore ne fermen "Zogu" ne Sllatine te Komunes se Vitise.
    Pronari i kesaj ferme, na priti me shume zemergjeresi dhe na informoi me teknologjine me te re te rritjes se brojlereve si dhe therrjen dhe paketimin e tyre per treg.
    Ky fermer, para dy vitesh bashk me bashkeshorten ishin kthyer nga Zvicra dhe kishte investuar fillimisht duke ne ngritur nje thertore per therrjen e shpezeve e pastaj edhe ne fermen per rritjen e brojlereve. Fale punes profesionale dhe perkushtimit ne pune ky fermer, ka arritur afarizem te lakmueshem ne kete lami, qe eshte mjaft e ndijshme. Duhet theksuar se Kosova ende nuk ka arritur te mbuloje as 10% te konsumit me mish te shpezeve. Kesi shembuj duhet ndjekur edhe bashkatdhetaret tjere qe kane parakushte per te investuar ne vendlindje. Kosova ende nuk ka arritur te mbuloje me shume se 20% te nevojave te qytetareve te saj me produkte ushqimore. Ngjashem eshte situata edhe me produktet tjera. Deficiti i larte tregetar, po e varferon Kosoven dita e dites. Kjo dmth. se ne Kosove ka hapesire per investime dhe afarizmi varet me shume nga faktori njeri, profesionalizmi dhe perkushtimi. Te tjerat i kemi me bollek...

     

  • FotoEdhe pse afati optimal po skadon, mbjellja e grurit ne komunen e Gjilanit ende nuk ka filluar?

    Për shkak të thatësisë ekstreme, fermerët e komunës së Gjilanit, ende nuk kan filluar mbjelljen e grurit.
    Afati optimal për mbjellje fillon nga 05 dhe zgjatë deri ka fundi i muajit tetor. Mbjellja duhet të bëhet edhe pas afatit optimal, por duhet shtuar sasinë e farës për njësi të sipërfaqes dhe në anën tjetër çdo vonesë reflektohet në zvoglimin e rendimentit.
    Në komunën e Gjilanit për këtë vit janë paraparë për tu mbjellur rreth ...

     

  • FotoEDHE KETE VIT NE BUJQESINE GJILANASE ERDHEN PROJEKTE ME VLERE MBI 1 MILION EURO

    Kriza globale ekonomike, nuk ka lënë anash as vendin tonë. Qytetarët duke e ndjerë krizën, po bëjnë përpjekje për të siguruar një biznes të qëndrueshëm. Si duket, në këtë situatë, të gjitha rrugët qojnë kah bujqësia. Ekspertët e ekonomisë preferojnë investime në bujqëi, pasi që në bujqësi më së shpejti dhe më së liri mund të sigurohet një vend pune, deri diku in qëndrueshëm. Çdo vit kapacitetet bujqësore po rriten. Ky vit ka qenë i rëndë, megjithate, në bujqësinë e komunës sonë kanë ardhë projekte me vlerë mbi një milion euro. Shumë biznese të njohura e të sukseshme, kanë filluar të investojnë edhe në bujqësi. Sot në komunën e Gjilanit kemi me qindra ha me pemë dhe me perime. Kemi një numër të konsiderueshëm të fermave blegtorale e të shpedëve. Kanë filluar edhe...

     

  • FotoU MBAJT PANAIRI I GJEDHIT PER REGJIONIN E GJILANIT

    Me 23.10.2012, në fshatin Llabian, komuna e Novobërdës, u mbajt panairi i dytë tradicional i gjedhit për regjionin e Gjilanit. Në panair i ekspozuan gjedhet e tyre 33 fermerë (54 gjedhe të racave dhe kategorive të ndryshme) gati nga të gjitha komunat e regjionit të Gjilanit.
    Kësaj herë panairi u financua nga Agjensioni për Zhvillim Ekonomik i Regjionit Lindje dhe u organizua në bashkëpunim me drejtoritë komunale të regjionit.
    Përveq fermerëve të shumtë, për ta vizituar, panairin kishin ardhur edhe kryetari i komunës së Gjilanit, kryetari i komunës së Kamenicës, i komunës së Novobërdës, përfaqësues nga MBPHR, drejtorë të drejtorive komunale për bujqësi nga komunat e regjionit, përfaqësues nga Komisioni Europian, zyrtarë të tjerë, qytetarë dhe përfaqësues të mediave.
    Panairet janë pasqyra më e mirë që tregon nivelin e ...

     

  • FotoPANAIRI REGJIONAL I PRODUKTEVE TË BLETËS “GJILANI 2012” ISHTE I SUKSESSHËM

    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan në bashkëpunim me shoqatat e bletarëve, organizuan panairin e katërt, tradicional, të produkteve të bletës “Gjilani 2012”.
    Në panair ekspozuan produktet e tyre 22 bletarë nga i tërë regjioni i Gjilanit dhe një bletar nga Lugina e Preshevës-Bujanoci. Prej tyre 7 ishin nga komuniteti serb. Bletarët që ekspozuan në panair ishin mjaft serioz. Ata kishin në mbarshtim deri në 200 shoqëri bletësh.Gjithashtu në panair kishin ardhur edhe shumë bletarë nga komunat tjera të Kosovës për të vizituar panairin dhe për të këmbyer përvojat mes tyre.
    Panairi ishte shumë i pasur. Ishin të ekspozuara thuajse ...

     

  • FotoU MBAJT PANAIRI REGJIONAL I PRODUKTEVE TË BLETËS “GJILANI 2012”

    Fjalë rasti me rastin e hapjes së Panairit Regjional të Produkteve te Bletës “Gjilani 2012”

    Sot, po hapim Panairin e Katërt Regjional të Produkteve të Bletës “Gjilani 2012”.
    Ky panair, tashmë tradicional, ka për qëllim: promovimin e bletarëve, promovimin e produkteve të bletës, këmbimin e përvojave mes pjesmarrësve, furnizimi i qytetarëve me produkte të freskëta dhe origjinale të bletës (mjaltë, polen, propolis, dyll, qumësht të bletëve etj.) dhe gjenerimin e të ardhurave të bletarëve nga shitja e këtyre produkteve.

    Bletët janë të rëndësishme për jetën tonë, jo vetëm për vlerën që kanë produktet e saj , por aq më tepër për shkak se ato mundësojnë polenizimin e bimëve, sidomos të kulturave bujqësore, duke shtuar kështu rendimentin dhe cilësinë e tyre...

     

  • FotoQETËSOHEN ZJARRET NË KOMUNËN E GJILANIT

    Nga dita e djeshme, nuk kemi zjarre në komunën e Gjilanit. Do të ishim me fat sikur edhe nja një muaj të mos i shkojë dikuj mendja për të ndezur zjarr në natyrë. Një nga zjarret më serioze ka qenë ai përgjat vijës kufitare me Luginën e Preshevës; duke filluar nga pika kufitare në fshatin Dobrosin, Bilinicë, Sllubicë etj. me një gjatësi prej dhjetra kilometra. Zjarri kishte filluar nga teritori jasht kufirit të Kosovës, por shumë shpejt u përhap dhe depërtoi edhe te ne. Për shkak se njëkohësisht u paraqiten disa vatra zjarri, në zona të ndryshme të komunës, terenit të pa përshtatshëm dhe për shkak të kapaciteteve të kufizuara të zjarrëfikësve, ishte e pa mundur të fitohej beteja me zjarret, vetëm me angazhimin e tyre.
    Duke e vlerësuar situatën mjaft serioze, dhe duke e parë se luftën me zjarret, nuk mund ta fitojnë vetëm zjarrfikësit, Drejtoria për Bujësi dhe Pylltari në Gjilan, shfrytëzoi

     

  • FotoPiromania shqipëtare

    Këtyre ditëve kur po mbreterojnë temperature tropikale dhe thatësi e pa parë, një shtresë njerëzish nuk po hezitojnë për të ndezur gjithçka që i rrethon: arat, kullosat, malet…
    Ka disa muaj që në Kosovë nuk ka rënë asnjë pikë shiu. Natyra është tharë nga etja dhe ngjan në shkretëtirë të vërtetë. Nga do që shikon, nuk të bie në sy qoftë edhe një fije e vetme e barit të njomë. Vetëm pyjet ende nuk janë dorëzuar, duken ende të gjelbërta. Mirpo nga fillimi i muajit Gusht, sikur na u duk pak thatësia me temperatura të larta dhe filluam të ndezim edhe zjarre. Çdo ditë shohim në lajme që zjarri thuajse ka përfshirë tërë Kosovën, por jo vetëm kaq. Për habi zjarri ka kapluar thuajse të gjitha viset shqipëtare: në Shqipëri, kosovë, në pjesën shqipëtare të Maqedonisë, Serbisë etj. Shtrohet pyetja: vallë mos shqipëtarët janë piroman?!
    Ose jemi piroman ose të qmendur, ndryshe nuk ...

     

  • FotoTRAJNIM FUSHOR NË PEMËTORET E GJILANIT

    Organizata jo Qeveritare KDC, e cila është duke implementuar projektin e MBPZHR-së për këshillëdhënje, me 04, Korrik, 2012, organizoi trajnim fushor për ekspertë dhe fermerë nga Regjioni i Gjilanit. Trajnimi u mbajt në fshatin Kravaricë, në plantacionet e pemëve të ndermarrjes MOEA. Kjo ndërmarje posedon rreth 70 ha sipërfaqe të mbjellura me lloje të ndryshme të pemëve: mollë, kumbull, qershi, vishnje, pjeshkë, kajsi, dredhëz, borovnicë etj.
    Agim Bajrami, ekspert i pemëtarisë, njohtoi të pranishmit për sukseset dhe vështirësitë e kësaj ndërmarrjeje. Ndër vështirësitë me të cilat ballafaqohej kjo ndërmarrje ishte sasia e pa mjaftueshme e ujit për ujitje dhe prania e disa sëmundjeve sidomos te qershia. Kjo ndërmarje dimrin e kaluar ka pësuar dëme të mëdha nga minjët, të cilët në masë të madhe, kanë dëmtuar trungjet e pemëve, duke u ushqyer me lëvoren e tyre.

     

  • FotoPËRFUNDOI FUSHATA E KORRJESHIRJEVE

    Në komunën e Gjilanit, fushata e korrjeshirjeve ka filluar me 03, dhe ka përfunduar me 30, Korrik 2012. Në fushatë janë angazhuar 50 kombaja, të cilët edhe pse shumica të vjetër, teknikisht kanë qenë në rregull. Çmimi i korrjes ka qenë 100 €/ha dhe kryesisht është respektuar nga kombajnerët, të cilët e kanë marrë naftën 25 % më lirë, të subvencionuar nga Ministria e Bujqësisë.
    Komisioni komunal për korrhjeshirje, ka përcjellur nga afër tërë fushatën dhe nuk ka hasur ndonje problem të cilin duhet theksuar.
    Janë korrur rreth 2300 ha me drithra të bardha, ndërsa rendimenti mesatar ka qenë rreth 4000 kg/ha. Ky rendiment është i kënaqshëm, sidomos kur kemi parasyshë kushtet jo të volitshme që mbretëruan në kohën kur është mbjellur gruri dhe thatësia me temperaturë ekstreme që mbretëroi gjat tërë muajit qërshor.
    Për kundër kushteve të pa volitshme besohet se ...

     

  • FotoE VËRTETA PËR DRUNJËT DEKORATIV

    Ka kohë që disa subjekte politike të komunës sonë po mundohen ta manipulojnë opinionin se gjëja projekti i drunjëve dekorativ nuk është i qëlluar, se ka keqpërdorime, se është tepër i shtrenjët, se nuk është dashtë të prehen drunjët egzistues etj.
    Edhe pse besoj se qytetarët e dinë qëllimin e vërtetë të kësaj propagande, e që nuk është gjë tjetër përveq tëndencë për të njollosur një projekt qëllim mirë dhe të nevojshëm për qytetin e Gjilanit, me shpresë se dikush do tu besojë dhe ndoshta në këtë mënyrë do të fitojnë ndonjë poen politik.
    Çështë më e keqja, këta që bëjnë zhurmë, e dinë të vërtetën, sepse ne ua kemi dërguar të gjitha dokumentat dhe të dhënat për këtë projekt dhe për të gjitha projektet që i kanë kërkuar, por prap se prap mundohen ta rrejnë së pari veten e pastaj edhe opinionin e gjërë, pa pasur asnjë konsideratë për qytetarët e pa fajshëm.
    Së shpejti ne do të shpërndajmë nëpër qytet ..

     

  • FotoNJOFTIM PER AUTOKOMBAJNERE

    Njoftohen të gjithë autokombajnerët se nga sot, mund të fillojnë me tërhjekjen e sasisë së naftës të subvencionuar nga Ministria për Bujqësi. Çmimi i naftës subvencionohet me 25 %

    Tërheqja bëhet në katër faza:
    Faza e parë 200 litra
    Faza e dytë 350 litra
    Faza e tretë 350 litra
    Faza e katërt 150 litra

    Vërtetimet për tërhjekjen e naftës merren në Drejtorinë Komunale për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, kurse nafta merret te pompa e karburanteve Compact në Gjilan.

    Për tërhjekjen e sasisë së dytë të naftës kombajneri duhet të sjellë dëshmitë për korrjen e 10 ha

    Për terhjejen e sasisë së tretë duhet të sillen dëshmitë për 17 ha të korrur dhe

    Për tërhjekjen e sasisë së fundit duhet të sillen dëshmitë për së paku 17 ha të korrur.

    Sasia maksimale e naftës që mund të merret për një kombaj është 1050 litra.

     

  • FotoREAGIM NDAJ AKUZAVE TE LDK-se

    DREJTORIA PËR BUJQËSI DHE PYLLTARI NË GJILAN
    Reagim ndaj deklarimeve për media të LDK-së të datës 05.07.2012 lidhur me Projektin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari për mbështetjen e bletarëve të vegjël të komunës së Gjilanit me shtëpiza për bletë.

    Për hirë të së vërtetës dhe informimit të drejtë të opinionit, me përgjegjësi të lartë morale e institucionale, sqarojmë se deklarimet e Ramiz Ramadanit-anëtarit të Kryesisë së LDK- së, dega në Gjilan, nuk kanë kurfar baze. Përkundrazi, është vetëm një tendencë qëllimkeqe e tij, për të manipuluar opinionin, se gjoja Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, po keqpërdorë projektet, me shpresë se në këtë mënyrë, mund të mashtrojnë dikë dhe të fitojnë ndonjë poen politik. Ka kohë që LDK, dega në Gjilan, në mungesë të vizionit dhe aftësive për të bërë punë të mira e konkrete, duke u ndjerë fajtore për kohën e humbur kot sa ishte në pushtet (plot 8 vite), kohë kjo kur nuk kishin bërë asgjë për bujqit dhe bujqësinë, po mundohen të zbehun punën tonë, qasjen tonë ndaj fermerëve dhe ndaj bujqësisë në përgjithësi, duke u munduar për të kritikuar çdo projekt tonin
    Shtrohet pyetja a pin ujë një propagandë e tillë qëllim keqe ?, Kush mund ti besojë këtyre njerëzve të mjerë që të bardhës mundohen ti thonë e zezë dhe ...

     

  • FotoFilloi fushata e korrjeshirjeve në komunën e Gjilanit

    Sot, me 03.07.2012, në arat e fshatit Livoq të Ulët, zyrtarët nga drejtoria për bujqësi dhe pylltari, zyrtarisht promovuan fillimin e fushates së korrjeshirjeve.

    Sivjet presim një fushatë të sukseshme të korrjeshirjeve, në të cilën do të marrin pjesë 51 kombaja të cilët edhe pse të vjetër, teknikisht janë në rregull .

    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, me kohë ka formuar Komisionin Komunal për Korrjeshirje, i cili do të përcjellë mbarvajtjen e fushatës, rendimentin dhe do të zgjidhë mosmarrveshjet eventuale.

    Çmimi që do të paguajn fermerët ...

     

  • FotoU PËRURUA THERTORJA MODERNE PËR BROJLER

    Me 07.06.2012, në Fshatin Livoq të komunës së Gjilanit, u përurua thertorja moderne per therrjen e brojlerëve, pronë e kompanisë “Kon Soni”, e mbështetur nga Komisioni Europian.

    Në këtë përurim morën pjesë: kryetari i komunës së Gjilanit z.Qemajl Mustafa, ministri i bujqësisë z.Bleran Stavileci, Zavens kryeministrja dhe ministre e zhvillimit ekonomik zonj. Mimoza Kusari-Lila, ktyetari i komunës së Gjakovës z. Pal Lekaj dhe shumeë zyrtarë të tjerë.

    Kjo thertore ka kapacitet për therrjen dhe ...

     

  • FotoEKSPERTI HOLANDEZ TRAJNON PEMËTARËT NGA GJILANI

    Me 06.06.2012. Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, në bashkpunim me “IADK”- në, nga Mitrovica, ka organizuar një trajnim professional me  fermerët kultivues të pemëve nga komuna e Gjilanit.

    Trajnimi është mbajtur në Pemishten Intensive të Kompanisë “AskFood” në Fshatin Kravaricë, pronë e fermerit Erton Namani.

    Ligjerues ishin Konsulenti i IADK-së, Holandezi z.Dooun de Soon dhe ...

     

  • FotoPËRFITOJNË BLETARËT E GJILANIT

    Sot, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, shpërndau 200 shtëpiza për bletë, në vlerë prej 10.000.00 €. Nga 1-4 shtëpiza përfituan 65 bletarëve të vegjël të komunës së Gjilanit, të cilët mbarshtrojnë nga 1 deri 29 shoqëri bletësh. Kjo kategori e bletarëve, nuk është përfshirë në skemën e subvencioneve nga MBPZHR, pasi nuk e kanë numrin e mjaftueshëm të shoqërive (kusht ishte që bletari të posedojë minimum 30 shoqëri bletësh)

    Ka vite qe kemi bërë përpjekje për të ndihmuar bletarët dhe bletarinë. Këtë  vit, bletarët, si duket, kanë pasur fat, pasi që do të mbështeten nga tri burime:

    MBPZHR, do të subvencionojë të gjithë bletarët që kanë 30 e më tepër shoqëri bletësh

    Drejtoria për Bujqësi, ndihmoi me shtëpiza bletësh bletarët që kanë 1-29 shoqëri bletësh. Të tillë janë 65 bletarë.

    Në bashkëpunim me Carita-si i Luksemburgut, do të ndihmojmë me nga 10 shoqëri bletësh rreth 30 bletarë të fshatrave Kishnapole, Gadish, dhe dy Sllakocat dhe

    Po me Caritasin, jemi në rrugë të mbarë për të përfituar edhe 200-250 shoqëri bletësh të cilat do ti shpërndanim në fshatrat tjera.

    Qëllimi ynë, i ministrisë dhe i donatorëve është ...

     

  • FotoDHJETRA HEKTARË TË PËRMBYTUR NGA UJI

    Reshjet e shiut këtë vit kanë qenë të arta për të gjitha kulturat bujqësore. As bora që ra gjat dimrit, edhe pse në sasira të konsiderueshme, nuk arriti për ta ngopur tokën sa duhet me ujë. Shirat që ranë gjat muajit maj kompenzuan lagështinë dhe toka arriti të ngopej me ujë.

    Kur toka është e ngopur me ujë edhe shirat me intenzitet shumë të ulët, mund të shkaktojnë vërshime pasi që toka nuk ka më mundësi për ta apsorbuar dhe e tërë sasia e ujit lëvizë mbi sipërfaqen e saj suke marrë me vete një sasi të dheut dhe koloideve të tokës.

    Një gjë e tillë ndodhi dhat javës së kaluar, kur edhe pse shiu ishte i qetë, ka shkaktuar përmbytje në arat e luginës së lumit Morava.

    Komisioni nga ekspertët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari nbë Gjilan, kanë konstatuar në teren se nga ...

     

  • FotoSIVJET PRITEN RENDIMENTE TË LARTA TË GRURIT

    Ekspertet nga Drejtoria për Bujqësi, vlerësojnë se gjendja e grurit në arat e komunës së Gjilanit, është shumë e mirë.

    Në vjeshtën e kaluar, kur ishte afati optimal për mbjelljen e grurit (muaji tetor), nuk ishin kushtet optimale. Fermerët u gjenden si mundën dhe shumica e tyre i mbollën sipërfaqet e planifikuara me grurë. Thatësia vazhdoi deri nga fundi i muajit janar, 2012, kështu që pjesa më e madhe e grurit të mbjellur nuk kishte mbirë kur erdhi bora. Shtresa shumë e trashe e borës, ishte shpëtim për grurin e mbirë dhe atë të pa mbirë. Nga njëra anë e mbronte nga të ftohtit ndërsa në anën tjetër e furnizonte me lagështi. Me shkrirjen e borës u pa që ...

     

  • FotoDREJTORIA PER BUJQESI DHE PYLLTARI ME TE VERTETE ESHTE TREGIM SUKSESI (KONFERENCE PER SHTYP, 10.05.2012)

    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan edhe këtë vit ka filluar me punë të mbarë.

    Kohën e dimrit e kemi shfrytëzuar për mbajtjen e seminareve dhe trajnimeve. Janë mbajtur 24 seminare të cilat i kanë ndjekur mbi 1300 fermerë.

    Qëllimi i seminareve dhe trajnimeve, është ngritja e kapaciteteve profesionale të fermerëve, si kusht themelor për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme e profitabile. Bujqësia sot kërkon aplikimin e teknologjive të raja të prodhimit dhe përdorimin e mekanizimit bashkohor. Kjo mund të bëhet vetëm nëse kemi edhe njohuri mbi këto teknologji.

    Natyrisht se gjat kësaj kohe janë bërë edhe shumë vizita në teren ku fermerëve u kemi dhënë ...

     

  • FotoBËHET NDËRRIMI I FIDANEVE TË DRUNJËVE DEKORATIV QË NUK KANË ZËNË

    Komuna e Gjilanit, nga viti i kaluar është duke e implementuar projektin për mbjelljen e drunjëve dekorativ në hapësirat publike të qytetit. Mbjellja e drunjëve ka filluar në vjeshtën e vitit 2011 dhe është duke vazhduar edhe tani, ndërsa projekti pritet të përfundojë më së largu në vjeshtwn e vitit 2013.

    Deri tani janë mbjellur mbi 800 drunjë dekorativ.

    Projektin është duke e implementuar fituesi i tenderit-operatori “Qendra kopshtare”. Ky operator, me kontrate,  garanton për suksesin e nxënjes së drunjëve dhe përkujdeset për zhvillimin e tyre dy vite pas mbjelljes.

    Këtyre ditëve operatori në fjalë është duke i zavensuar të gjithë drunjët që nuk kanë zënë deri me tani. Vlenë të theksohet e dhëna se...

     

  • Foto KRYETARI I KOMUNËS VIZITOI DREJTORINË PËR BUJQËSI DHE PYLLTARI

    Të hënën, me 07.05.2012, Kryetari i Komunës z.Qemajl Muystafa, i bëri një vizitë të shkurtë, Drejtorisë Komunale për Bujqësi dhe Pylltari. Ai, me këtë rast u prit nga Drejtori i Drejtorisë z.Nazmi Rapuca me bashkëpunëtorë.

    Duke i uruar mirëseardhje, dretori e njoftoi kryetarin shkurtimisht për punën e kësaj drejtorie, projektet e realizuara, ato që do të realizohen deri në fund të vitit, si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet kjo drejtori.

    Duke shprehur mirënjohje dhe duke e vlerësuar lartë punën e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Kryetari i Komunës, u shpreh i gatshëm për mbështetjen e më tejme të kësaj drejtorie në të gjitha aspektet.

     

  • FotoSHOQATA E GJUETARËVE “UJKU” KUJDESET PËR KAFSHËT E EGRA

    Mbi 200 lepuj te eger u leshuan në terenet e bjeshkëve të Zhegocit

    Komuna e Gjilanit është ndër Komunat e para në Kosovë që ka themeluar vengjuetitë e përbashkëta, në harmoni me Ligjin për Gjuetinë e Kosovës.Tërë tereni i gjuetisë është ndarë në tri vendgjueti të përbashkëta, të cilat me vendim të KK, u janë dhënë tri shoqatave egzistuese të Komunës së Gjilanit.

     

    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan,  është e përkushtuar që në vazhdimsi të përkrahë  shoqatat e gjuetarëve në të gjitha aktivitetet e tyre në mënyrë që ato ta kenë  më të lehtë menagjimin e ...

     

  • FotoNGA QUMESHTORJA "KABI" PERFITUAN NGA NJE MAKINE MJELESE 58 FERMERE TE REGJIONIT TE GJILANIT

    Qumështorja “KABI”, në Gjilan, sot (26.04.2012), inaguroi paisjet më moderne për përpunimin dhe paketimin e qumështit. Me këtë rast, për fermerët më të suksesshëm në prodhimin e qumështit, shpërnau, falas, 58 makina mjelëse.

    Në këtë ceramoni mori pjesë edhe ministri për bujqësi z.Bleran Stavileci, drejtori i Departamentit për Zhvillim Rural në MBPZHR z. Hysni Thaqi, Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan z.Nazmi Rapuca, si dhe shumë zyrtarë nga Ministria për Bujqësi dhe nga komuna e Gjilanit.

    Qumështorja “KABI”, është ndër qumështoret më serioze në Kosovë, e cila falë një donacioni nga Komisioni Europian, si dhe investimeve vetanake, ka arritur standarde të larta në përpunimin dhe paketimin e qumështit dhe prodhimeve të tij.

    “Jemi me fat që e kemi qumështoren “KABI””. U shpreh drejtori për bujqësi në komunën e Gjilani z.Nazmi Rapuca. - Ne nuk e kemi hallin e...

     

  • FotoGJILANI SHËNON DITËN E PLANETIT

    Me 22.04.2012, për nder të ditës së planetit, Gjilani organizoi një sërë aktivitetesh, si: mbjellja e luleve , mbjellja e drunjëve dekorativ, pastrami i ambientit etj. Aktiviteti qëndror ishte një projekt i realizuar nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, i financuar nga UNDP-a në bashkëfinacim me komunën e Gjilanit dhe të Novobërës. Manifestimi u organizua në zonën e ashtuquajtur “Pishat e Stanishorit, ambient ky shumë i bukur. Mbi 200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme dhe dhjetra “Vullnetarë të Mëngjesit”  morën pjesë në pastrimin e asaj zone.

    Aktivitetin e përcollën: Ambasadori Norvbegjez, drejtoresha ekzekutive e UNDP-së, Kryetari i Gjilanit z.Qemajl Mustafa me bashkëpunëtorë, Kryetari i Novobërdës z. Bajrush Imeri, Drejtori i Drejtorisë Regjionale të AKP-së, drejtorë të shkollave, profesorë etj.

    Të gjithë pjesmarrësit u ...

     

  • FotoDONATORET FRANCEZ VIZITOJNE PROJEKTET QE KANE MBESHTETUR NE KOMUNEN E GJILANIT

    Më datë 18.04.2012  në Gjilan ishte donatori i Shoqatës Heifer Kosoava për  të parë për së afërmi mbarvajtjen e projektit të  dhive z.ANDRE DECOSTER nga Franca.

    Fillimisht z. DECOSTER së bashku me stafin e Heifer Kosova është pritë nga Drejtori i DBP z. Nazmi Rapuca dhe shefi I sektorit për blegtori z.Medin Zeqiri dhe pastaj së bashku kanë vizituar familjet përfituese të këtij projekti, donatori nga Franca dhe zyrtarë nga Shoqata Heifer Kosova pas vizitës së bërë në Karadak në fshatin Pidiq u ndanë shumë të...

     

  • FotoU REALIZUA PROJEKTI PËR SUBVENCIONIMIN E MBJELLJEVE PRANVERORE

    Duke i ditur kushtet e rënda ekonomike të fermerëve tanë dhe rëndësinë që ka mbjellja e misrit, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, me 20.04.2012 ka shpërndarë farë misri dhe pleh artificial për fermerët me kushte të rënda ekonomike. Fermerët përfitues, kanë marrë tërë sasinë e farës dhe plehut artificial të nevojshme, për mbjelljen e sipërfaqeve të planifikuara me misër.

    Arsye tjetër për përkrahje është, vetëdijësimi i fermerëve për rëndësinë që ka aplikimi i farës hibride dhe cilësore si dhe i plehut artificial, për arritjen e rendimenteve të larta. Shumë fermerë, për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe nganjëherë duke e nënqmuar rëndësinë që ka fara dhe plehu në rendiment, mbjellin farën merkantile dhe nuk e aplikojnë plehun. Në këto raste që nga fillimi dihet se...

     

  • FotoFERMERËT E GJILANIT PËRFITOJNË FOLI PLASTIKE

    Në Komunën e Gjilanit, janë me qindra fermerë që kultivojnë perime në sera. Duke e parë rëndësinë ekonomike të kultivimit të perimeve në sera dhe në anën tjetër kushtet e rënda ekonomike të fermerëve, Drejtoria për Bujqës dhe Pylltari në Gjilan, që nga viti 2008, çdo vit, për veq tjerash, ka ndihmuar fermerët me foli plastike.

    Projekti është realizuar përmes procedurave të aplikimit përmes Zyrës për Shërbim të Qytetarëve, duke filluar nga muaji nëntor 2011 deri në fund të muajit shkurt 2012.

    Kriteret për aplikim kanë qenë, fermeri të...

     

  • FotoPEMËTARËT GJILANAS TË ALARMUAR NGA DËMET E SHKAKTUARA NGA MINJTË DHE LEPUJT



    Dimrin e sivjetmë, shumë pemëtarë Gjilanas, gjat, do ta mbajnë ndër mend për dëmet që u kanë sjellur minjtë dhe lepujt në pemëtoret e tyre. Dwmet janw vlerwsuar me qindra mijwra euro.

    Të enjëten, me 05.04.2012, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, ftoi pemëtarët e komunës së Gjilanit në një trajnim, me temë mynyrat e mbrojtjes së pemëtoreve nga minjtë dhe lepujt. Trajnimi u mbajt në teren, në dy pemëtore.  Në pemëtoren e Mujë Ibrahimit nga fshati Përlepnicë të cilit minjtë i kanë shkatërruar plotësisht pemëtoren me sipërfaqe afër 1.5 ha me mollë  dhe në pemëtoren e Ramadan Myrtës në fshati Makresh të cilit lepujt i kanë shkatërruar plotësisht pemëtoren me mollë.

    Të gjithe fermerët e pranishëm ...

     

  • FotoDREJTORIA E BUJQËSISË NGA SEMINARET KALON NË TRAJNIME

    Drejtoria për Bujqësi dhe pylltari, nga muaji dhjetor 2011 deri 23, mars 2012, kohë kjo  kur fermerët janë pak më të lirë për shkak të kushteve të motit, ka organizuar seminare intensive, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të fermerëve e që është kushti themelor për arritjen e rezultateve të kënaqshme në prodhimtarinë bujqësore. Gjat kësaj kohe janë mbajtur 16 seminare, të cilat i kanë ndjekur mbi 900 fermerë. Seminarët janë mbajtur në ambiente të mbyllura (salla) dhe janë mbështetur nga ProCredit banka.

    Me përmirësimin e motit, respektivisht, nga 23 marsi  2012, është kaluar nga seminaret në trajnime. Trajnimet do të mbahen në

     

  • FotoU MBAJT SEMINARI ME TEMË “KULTIVIMI I MISRIT”

    Me që po afrohet afati optimal për mbjelljen e misrit. Si afat optimal për kushtet tona klimatike konsiderohet duke filluar nga dekada e dytë e muajit prill, gjegjësisht kur temperatura e tokës arrin minimum 8-10 °C, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, me datën 15.03.2012, organizoi seminarin me temë “Kultivimi i misrit”. Këtë temë, para 38 fermerëve e ligjëroi eksperti i bujqësisë ing. Ramadan Hamidi. Ai me këtë rast elaboroi gjërë e ...

     

  • FotoU MBAJT SEMINARI ME TEMË “PËRGADITJA E KAFSHËVE PËR KULLOSË”



    Si çdo të enjëte edhe sot, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, organizoi seminarin e radhës. Temë e kësaj jave ishte “Përgaditja e kafshëve për kullosë”, të cilën e ligjëroi eksperti për blegtori  msc.Medin Zeqiri. Seminarin e ndoqën 41 fermer.

    Qëllimi i këti seminari ishte: udhëzimi i fermerëve në prag të nxjerrjes së kafshëve në kullosë. Kafshët duhet të pergaditen mirë para se të dalin në kullosë, për ndryshe ndryshimi i ushqimit nga ai i thatë në ushqim të njomë,do të shkaktojë çrregullime të mëdha, duke ulur në masë të madhe produktivitetin e tyre e në raste më të rënda mund të vije deri te ngordhja e tyre. Per tu siguruar se kafshet do ta perballojne me sukses kete ndryshim, perveq ushqimit, duhet te nderrmerren edhe disa hapa te tjere si: vakcinimi i kafsheve kunder disa semundjeve si eshte Tetanusi, kembezeza etj., pastaj duhet te behet rregullimi i thundrave, te pershtatet orari i leshimit ne kullose ...

     

  • FotoDËME TË MËDHA NË PEMËTORET E KOMUNËS SË GJILANIT

    Reshjet e medha te borës së këti viti, i kanë sjellë shumë të mira bujqësisë në përgjithësi. Gruri për shkak të mungesës së lagështisë, në vjeshtë, një pjesë, nuk kishte mbirë fare ndërsa pjesa e mbirë nuk ishte përgaditur sa duhet për dimër. Pas rënjes së sasisë së madhe të borës, gruri ka mbirë dhe është zhvilluar mirë nën shtresën e borës, pa i hetuar fare temperaturat e ulëta.

    Toka e cila me muaj të tërë kishte vuajtur nga mungesa e ujit, me këtë rast është ngopur me ujë etj.

    Mirëpo kjo borë ka shatërruar një numër të konsiderueshëm të serave, qative të shtëpive, ndonjë satajë etj. Në këtë situatë më së keqi kanë kaluar pemëtarët. Në mungesë të ushqimit, lepujt dhe minjët e fushës i kanë dëmtuar në masë shumë të madhe pemët, duke u ushqyer me lëvoren e tyre (në mungesë të ushqimit të zakonshëm për shkak borës së madhe). Të gjitha pemët e prekura do të...

     

  • FotoU MBAJT SEMINARI ME TEMË ”KUSHTET PËR MBARSHTIMIN E KAFSHËVE”


    Me 01.03.2012, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, organizoi seminarin e radhës. Temë e këti seminari ishte: “kushtet për mbarshtimin e kafshëve shtëpiake”. Eksperti i drejtorisë doktor i veterinarisë Alban Spahiu, solli shumë të dhëna interesante, para 50 fermerëve të cilat do t’u hyjnë në punë gjat punës së përditshme të tyre. Është evidente që disa fermer, shpeshëherë

     

  • FotoU MBAJT SEMINARI ME TEMË “SPËRKATJA DIMËRORE E PEMËVE”


    Me 26.02.2012, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, organizoi seminarin me temë “Spërkatja dimnërore e pemëve", të cilën e ndoqën 45 fermerë.

    Këtë temë e ligjëroi eksperti për mbrojtjen e pemëve nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, Nebojsha Savic.

    Qëllimi i këti seminari ishte, pwrgaditja e fermerwve pwr tw aplikuar masat mbrojtwse, pasi që një numër i sëmundjeve dhe dëmtuesve, nese nuk luftohen në këtë kohë, më vonë mbrojtja prej tyre është shumë më e kushtueshme dhe gati e pa mundur.

    Shumica e sëmundjeve dhe ...

     

  • FotoU MBAJT SEMINARI ME TEMË “RIPLEHRIMI I GRURIT”-2


    Me 16.02.2012, Drejotiria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, organizoi seminarin e tetë me radhë, të cilin e ndoqën 90 fermer. Për shkak të ofrimit të kohës kur duhet të bëhet riplehrimi i grurit, e me qëllim që fermerët të marrin rekomandimet e nevojshme nga ekspertët e bujqësisë, temë e këti seminari ishte “riplehrimi i kulturës së grurit”. Këtë temë e elaboroi specialisti për lavërtari dhe perimkulturë, pran Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan.

    Fakti që fermerët tanë nuk po arrijnë, as përsëafërmi, rendimentin që garanton potenciali biologjik i kulturës së grurit, tregon se është e domosdoshme ...

     

  • FotoU ORGANIZUA TAKIM INFORMUES ME FERMERË

    Me 09.02.2012, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, organizoi një takim informues me fermerët e komunës së Gjilanit.Qëllim i këti takimi ishte informimit i tyre për projektet që kanë këtë vit drejtoria dhe Ministria për Bujqësi. Mbi 200 fermer, që morën pjesë në takim, detalisht  u informuan, nga zyrtarët e drejtorisë, për të gjitha projektet që priten të realizohen këtë vit, për kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim etj.

    Me këtë rast drejtori i drejtorisë z.Nazmi Rapuca, u premtoi fermerëve ...

     

  • FotoU MBAJT SEMINARI ME TEMË RIPLEHRIMI I GRURIT

    Me 02.02.2012, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan organizoi seminarin me temë riplehrimi i grurit. Këtë temë para fermerëve e elaboroi specialisti i lavërtarisë, pran Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan , Zvonko Petrovic. Ai theksoi se ndër faktorët determinues për arritjen e rendimenteve të larta dhe cilësore të grurit, përveq farës, tokës, afroteknikës, kushteve klimatike etj.ndikim të rëndësishëm ka edhe riplehrimi. Riplehrimi bëhet me ...

     

  • FotoEKSPERTËT E BUJQËSISË NUK I NDALË AS BORA E ACARI

    Edhe pse këtyre ditëve reshjet e borës nuk kanë të ndalur, ekspertët e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, nuk po hjekun dorë nga agjenda e tyre e paraparë me planin e punës për këtë vit. Një fjalë e popullit thot: “Puna e sotit, nuk lihet për nesër”. Dhjetë ekspertët tanë, janë çdo ditë pune në teren. Fermerët kanë nevojë për këshillat e tyre, sidomos këtyre ditëve kur temperaturat janë të ulëta dhe shtresa e borës vështirëson punën në ferma. blegtorët kanë nevojë për këshilla që kanë të bëjë me mbarshtimin e kafshëve, me të ushqyerit, ajrosjen e stalave, mbrojtjen e kafshëve nga temperaturat e ulëta dhe sidomos për problemet shëndetësore të kafshëve, kujdesin për të sapolindurit etj. Kjo kohë, gjithashtu, duhet shfrytëzuar për identifikimin e potencialit infektues të pemëtoreve nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Varësisht nga potenciali infektues dhe lloji i infekcionit, ekspertët rekomandojnë edhe masat që duhet të ndërmarrin fermerët për mbrojtje e pemëve. Edhe bletarët këtyre ditëve ...

     

  • FotoDREJTORIA PËR BUJQËSI DHE PYLLTARI NË GJILAN VAZHDON ME SEMINARE INTENZIVE PËR FERMERË

    Që nga muaji nëntor 2011 deri në muajin maj 2012, çdo të enjëte, Drejtoria per Bujqësi dhe Pylltari, organizon seminare dhe trajnime me tema të ndryshme nga të gjitha lëmitë e bujqësisë. Qëllimi ynë është, shfrytëzimi i kësaj kohe, kur fermerët janë më të lirë për shkak të kushteve të motit, për të ngritur kapacitete e tyre profesionale. Vlenë të theksohet se në drejtorinë tonë janë të punësuar 10 ekspertë të rregullt të lëmive të ndryshme të bujqësisë. Deri tani janë mbajtur 7 seminare, të cilat i kanë ndjekur mbi 300 fermer.
    Temë e seminarit të sotëm ishte...

     

  • FotoU MBAJT SEMINARI ME TEMË ”TË USHQYERIT E DHIVE”

    Me 19.01.2012, DBP, organizoi seminarin me teme “të ushqyerit e dhive”. Këtë seminarë e ndoqën 52 fermer, kultivues te dhive. Në komunën e Gjilanit ka mbi 80 fermer që mbrshtrojne rreth 2000 krerë dhi. Gjilani tashmë ka edhe miniqumështoren që merret me grumbullimin dhe përpunimin e qumështit të dhive.
    Shemsedin Qerimi, ekspert për blegtori pran DBP-së në Gjilan, theksoi me këtë rast se

     

  • FotoVIZITAË “IADK-së”

    Një delegacion nga DBP, me 16.01.2012, vizituam organizatën jo qeveritare IADK me seli në Mitrovicë. Qëllimi i kësaj vizite ishte shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit mes IADK-së dhe Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan.
    IADK, është ndër organizatat jo qeveritare më të sukseshme në Kosovë. Ajo që e dallon kwtw organizatw nga shumë organizata të tjera është ...

     

  • FotoVIZITA NË “BLINAJË”

    Me 13.01.2012, një pjesë e stafit të Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, së bashku me përfaqësuesit e të tri shoqatave të gjuetarëve të komunës sonë, vizituam Rezervatin e Gjuetise me Rëndësi të Veqantë e quajtur “B l i n a j ë” që gjendet në komunën e Lipjanit. Delegacioni në mënyrë miqësore, u prit nga drejtori i Departamentit për Gjueti dhe Ekoturizëm në Ministrinë e Bujqësisë z.Besim Zogaj, icili foli për historikun e kësaj vendgjuetie ecila është themeluar në vitin 1955 dhe ka një sipërfaqe prej 2794 ha. E tëra është e rrethuar me rrethojë ecila shërben për mbrojtjen e gjithë florës dhe faunës së saj. Natyrisht që, ashtu si tërë Kosova edhe kjo vendgjueti ka pasur peripecitë e saj. Gjat luftës së vitit...

     

  • FotoU MBAJT SEMINARI ME TEME RRITJA E VIQAVE

    Me 12.01.2012, Drejtoria per bujqesi dhe pylltari ne Gjilan, organizoi seminarin e radhes. teme e keti seminari ishte rritja e viqave, te cilen para 31 fermereve, sa ishin te pranishem ne kete seminar, e paraqiti eksperti per blegtori Shemsedin Qerimi...
    Me gjeresisht kliko ne menyne "Blegtoria", tema "Rritja e viqave"

     

  • FotoTAKIMI I FUNDVITIT 2011

    Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, z.Nazmi Rapuca, me 30.12.2011, organizoi një drekë solide për të gjithë stafin e drejtorisë. Me këtë rast, Ai, në fjalën e tij të rastit theksoi se kjo drejtori po e përmbyllë një vit shumë të sukseshëm. Falë angazhimit të gjithë stafit, ne kemi arritur rezultate inkurajuese gjat këti viti. Jemi drejtoria larg më e mirë sesa cilado drejtori tjetër në Kosove. Këtë nuk po e themi vetëm ne per po e thonë ata që monitorojnë punën tonë: Ministria e Bujqësisë, APK, organizata te ndryshme që operojnë në Kosovë, koleget tane nga drejtoritë tjera te bujqësisë, Kryetari i Komunës etj. Jane së paku 12 cilësi që na dallojne nga të gjitha dretoritë tjera, theksoi drejtori Rapuca.

    Është inkurajuese e dhëna se këtë vit në bujqësine e komunës së Gjilanit, nga burime...

     

  • FotoDREJTORIA E BUJQESISE NDAU MIRENJOHJE PER INSTITUCIONET PERKRAHESE TE SAJ

    Me 24.12.2011, Drejtoria per Bujqesi dhe Pylltari, organizoi nje takim te kryetarit te komunes me perfaqesuesit e gjykatave, prokurorise dhe te policise.

    Me kete rast drejtori i Drejtorise pwr Bujqesi dhe Pylltari paraqiti para te pranimshmeve nje raport te shkurte te punes se kesaj drejtorie, me theks te veqante ne sektorin e pylltarise ku jane arritur rezultate te kenqshme. Per nje vit e gjysme, prej kur i morem kompetencat per ruajtjen e pyjeve, kemi arritur per ta stabilizuar kete sektor. Gjendja e pyjeve, kur ato kaluan ne kompetencat tona, ishte shume e rende. Si rezultat i keqmenagjimit nga AKP, me vite te tera, pyjet ishin shkaterruar pa meshirshem. Te nje numer i qytetareve ishte krijuar nje shprehi e keqe, per te prere drunjet si ne pyjet publike dhe ne pyjet private pa kurfar kriteri. Na eshte dashur nje kohe e gjate dhe shume sakrifice, per te nderruar kete mentalitet, theksoi drejtori Nazmi Rapuca. Natyrisht se rezultatet do te ishin shume me te vogla pa mbeshtetjen e policise se kosoves, prokurise dhe gjykatave. SI rezultat i nje bashkepunimi secili ne kuader te kompetencave dhe obligimeve te veta, sot numri i recidivisteve ka rene dukshem. Kete vit i tere sektori kemi me pak fleteparaqitje sesa qe kishte vetem nje roje pylltarie vitin e kaluar.

    Ai tha se pyjet jane pasuri kombetare dhe rendesia e tyre eshte e shumfishte, si ne aspektin e zhvillimit ekonomik ashtu edhe ne aspektin ekologjik. Sipas vleresimit te eksperteve, pyjet e kosves, per çdo vit shtohen per 1.4 milion m3. Kjo dmth.se per çdo vit mund te priten po aq dhe gjendja e tyre mbetet e njejte, me kusht qe prerja te jete e planifikuar e ne menyre profesionale. Ne te kunderten edhe po te priteshin vetem 400 mije metra kub, demi do te ishte shume me i madh.

    Fjale miradie kishte edhe kryetari i komunes z. Qemajl Mustafa, i cili me kete rast per institucionet ne fjale ndau edhe mirenjohje. Mirenjohje u ndane per perfaqesuesit e: Gjykates Komunale, Gjykates Komunale per Kundervajtje, Prokurise Komunal, Drejtorise Regjionale te Policise ne Gjilan, Stacionit te Policise ne Gjilan, Stacionit te Policise ne Zheger, Policise Kufitare (vija e gjelber) Togu i Zhegres dhe Togu i Gjilanit dhe Drejtorise Kordinuese te APK-se per Gjilan.

    Mesazhi i te gjitheve ishte vazhdimi i bashkepunimit edhe me te ngushte mes veti, me qellim te vendosjes se rendit dhe ligjit edhe ne ruajtjen e pyjeve tona.

     

  • FotoU mbajt trajnimi i radhes nga pemetaria

    Me 22.12.2011, u organizua trajnimi i parapare me orarin e trajnimeve, qe ka plainifikuar drejoria per bujqesi dhe pylltari. Teme e trajnimit ishte sterrpikja (mbrojtja) dimerore e pemeve, te cilen e mbajti eksperti per pemetari, pran drejtorise per bujqesi  z.Naser Muji...

     

  • FotoU PËRURUA PIKA PËR GRUMBULLIMIN DHE PËRPUNIMIN E QUMËSHTIT TË DHIVE

    Me 21.12.2011, në fshatin Bresalc të Gjilanit, u bë përurimi i pikës për grumbullimin dhe përpunimin e qumështit të dhive. Në përurim morën pjesë: zyrtarë nga Organizata Care International, Ministri i Bujqësisë z.Bleran Stavileci, Kryetari i Komunës z. Qemajl Mustafa, Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari z.Nazmi Rapuca me stafin e tij, drejtorë të drejtorive komunale, shumë fermerë etj.

    Investimet për paisje, për transportimin dhe përpunimin e qumështit, e bëri Organizata Care International, në kordinim me Komunën, të cilat iu dhanë në shfrytëzim fermerit Avni Syla nga fshati Bresalc, i cili ka investuar objektin ku janë vendosur paisjet.

    Në komunën e Gjilanit janë pak më shumë se 2000 dhi, kurse në tërë

     

  • FotoNË GJILAN U MBAJT SEMINARI KU MORËN PJESË ZYRTARË NGA MBPZHR DHE ZYRTARË KOMUNAL NGA REGJIONI I GJILANIT

    Zyrtarë dhe ekspertë nga Ministria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, Agjensioni për Pronë i Kosovës dhe Projekti Ndërkombëtar E U L U P, të enjëten, me 16.12.2011, në Gjilan mbajtën seminarin me tema:

    • Ligji për tokën bujqësore
    • Planifikimi i shfrytëzimit të tokës rurale dhe
    • Draft ligji për rregullimin e tokave bujqësore

    Në seminar morën pjesë zyrtarë nga drejtoritë për bujqësi, drejtoritë për kadastër dhe drejtoritë për urbanizëm të komunave të Regjionit të Gjilanit.

    Të pranishmit patën rastin të njoftohen detalisht për shumë probleme dhe dilemma që kanë të bëjë me zbatimin e Ligjit për Tokat Bujqësore, sidomos

     

  • FotoDREJTORIA PER BUJQESI DHE PYLLTARI NE GJILAN VAZHDON SEMINARET ME FERMERË

    Të enjëten, me 15.12.2011, u mbajt seminari me fermerë kultivues të perimeve. Temë e seminarit ishte  prodhimi i fidanit të perimeve në serra, të cilën e ligjeroi zyrtari profesional për perimkulturë, në Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari, ing.i diplomuar  Ramadan Hamidi. Mbi 40 fermer pjesmarrës të këti seminari, patën rastin të marrin instrukcione për aspekte të ndryshme (koha për mbjelljen e farës, zgjedhja e farës, përgaditja e substratit, ndikimi i temperaturës në mbirjen e farave, ndikimi i dritës, temperaturës dhe disa elementeve ushqyes si azotit etj.në kualitetin e fidanit, mbrojtja e fidanit nga sëmundjet dhe dëmtuesit, kalitja e fidanit para se të

     

  • FotoU MBAJT TRAJNIMI ME TEMË: "Riprodhimi në lopët qumështore"

    Me 08.12.2011, eksperti i veterinarisë pran Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan z. Alban Spahiu, para 54 fermerëve që mbarshtrojnë lopë qumështore theksoi disa aspekte që kanë të bëjë me riprodhimin e lopëve qumështore.Gjate ketij trajnimi fermert u keshilluan se kur eshte koha

     

  • FotoVAZHDOJNË TRAJNIMET ME FERMER

    Të enjëten, me 01.12.2011, u mbajt trajnimi i radhës me fermer. Tema e kësaj jave ishte “Higjiena e qumështit dhe e shtalave”. Në trajnim morën pjesë mbi 70 fermer, kryesisht që mbarshtrojnë lopë qumështore.
    Trajnimi u organizua në dy pjesë. Pjesa e parë u mbajt në resoranin “L U L I” ku u bë fjalë për rëndësinë që ka higjiena e qumështit. Me këtë rast, eksperti i blegtorisë nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, msc. Medin Zeqiri, sqaroi fermerët pwr

     

  • FotoGJENDJA E GRUNAJAVE ËSHTË RELATIVISHT E MIRË

    Ekspertët nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, kanë analizuar sipërfaqet e mbjellura me grurë në komunën e Gjilanit dhe kanë vlerësuar se, për kundër kushteve jo të volitshme që kanë mbretëruar gjat muajve të fundit, gjendja e grunajave është e...

     

  • FotoZYRTARË TË MBPZHR, DEPARTAMENTI PËR GJUETI, VIZITUAN DREJTORINË PËR BUJQËSI DHE PYLLTARI NË GJILAN

    Dhjetë zyrtarë të Ministrisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, departamenti për gjueti, duke përfshirë këtu edhe disa ekspertë ndërkombëtarë, të prirë nga z. Besim Zogaj, drejtor i departamrntit, vizituan Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan.
    Në takim përveq zyrtarëve nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, morën pjesë edhe: kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve “U J K U” z.Hisen Zeqiri me bashkëpunëtorë .

    Ka një vit, që një grup ekspertësh

     

  • FotoINFORMATË PËR AKTIVITETIN E DREJTORISË PER BUJQESI DHE PYLLTARI PËR VITIN 2011

    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, në programin e saj, ka disa objektiva dhe aktivitete, të cilat kanë të bëjë me: mbështetjen e fermerëve në aspektin: profesional, administrativ, legjislativ dhe material si dhe ruajtjen e pyjeve dhe kafshëve të egra.
    I. objektiva e parë: Mbështetja profesionale dhe administrative e fermereve:
    ·      këshilla praktike,
    ·      seminare,
    ·      informata,
    ·      përgaditje të projekteve falas,
    ·       ndihmë për përgaditjen e dokumentacionit për aplikim,
    ·      mbështetje për aplikim në projektet e Ministrisë për Bujqësi dhe te donatorët e ndryshëm.  

    Ky është aspekti kryesor dhe më i rëndësishëm, prej të cilit varet suksesi i fermerëve dhe njëherit është pika më e dobët e tyre.
    Për këtë qëllim, drejtoria, ka kompletuar stafin profesional, për të mbuluar të gjitha drejtimet e prodhimtarisë bujqësore, ka të

     

  • FotoZYRTARËT E MBPZHR, DEPARTAMENTI I PYLLTARISË, VIZITUAN DREJTORINË PËR BUJQËSI DHE PYLLTARI NË GJILAN

    Të premten, me 26.11.2011, një delegacion nga Ministria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, departamenti i pylltarisë, me në krye z. Hasan Uka, të shoqëruar edhe nga ekspertë ndërkombëtarë, vizituan Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan.

    Delegacionin ministror e priti shefi i Drejtorisë z. Milaim Kosumi dhe shefi i Sektorit të Pylltarisë z. Nazif Kqiku, të cilët i njoftuan musafirët me rezultatet e arritura në këtë sektor.

    Zyrtarët nga Ministria u shprehën shumë të kënaqur dhe

     

  • FotoU MBAJT TAKIM INFORMUES

    Zyrtarë nga Ministria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, organizuan një takim informues me zyrtarët nga drejtoritë komunale për bujqësi të Regjionit të Gjilanit.
    Në takim u dha një informatë për projektet e realizuara gjat këti viti dhe plani i  projekteve që do të realizohen gjat vitit 2012.
    Zyrtarët nga Ministria e Bujqësisë deklaruan se bugjeti i Ministrisë, për vitin 2012, është rritur për 43.50%.

     

  • FotoFILLOI PROGRAMI I TRAJNIMEVE INTENZIVE

    Të premten, me 26.11.2011, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan realizoi, trajnimin e parë të paraparë me programin e trajnimet intensive për këtë sezonë. Në trajnim morën pjesë 35 fermer, kryesisht kultivues të pemëve. Temë e trajnimit ishte “masat agroteknike në pemëtore gjat vjeshtës”, të cilën e ligjëroi eksperti për pemëtari në Drejtrorinë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan. Këtë cikël të trajnimeve e ka mbështetur edhe ProCredit Banka.

    Masat si: pastrami i pemëtoreve nga frutat e prishura, pastrami i gjetheve, degëve të thyera, lyerja

     

  • FotoPERUROHEN DY PROJEKTE TE REALIZUARA ME NDIHMEN E GRANTEVE TE MINISTRISE PER BUJQESI

    Në fillim te muajit tetor 2011, fshatin Bresalc dhe Kishnapole të komunës së Gjilanit u bë përurimi i dy stallave të ndërtuara me bashkfinancim, 50%  nga grantet e Ministrisë së Bujqësisë dhe 50 % nga vet fermerët...

     

  • FotoUNDP mbështet një projekt të përbashkët të Gjilanit e Novobërdës

    Drejtoria komunale për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, në bashkëpunim me zyrtarë të sektorit të pylltarisë nga Novobërda, falë një bashkëpunimi të mirë ndërkomunal, bazuar në një Memorandum Bashkëpunimi të nënshkruar nga  kryetarët e këtyre dy komunave (Qemajl Mustafa dhe Bajrush Ymeri), kanë përfituar një projekt në vlerë prej

     

  • FotoTrajnime dhe seminare intenzive

    Nga muaji dhjetor 2011, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, fillon seminare dhe trainime intezive për fermerë.

    Stinën e dimrit, do ta shfrytëzojmë për trajnime të fermerëve tanë, pasi, gjat kësaj kohe, për shkak të kushteve klimatike, fermerët janë pak më të lirë.

    Programi i trajnimeve do të përfshijë të gjitha sferat e prodhimtarisë bujqësore-blegtorale.

    Trajnimet kryesisht do të mbahen nga ekspertët e...

     

  • FotoFermerët e komunës së Gjilanit përfitojnë fidane falas

    Edhe 11 fermerë të komunës së Gjilanit, përfituan fidane të pemëve falas.
    Është ky projekt i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, që ka filluar 4 vite më parë dhe deri tani kanë përfituar mbi 100 fermer.
    Kriteret kryesore, për të përfituar...

     

  • FotoNdihmohen fermerët e fshatit Bujovik dhe Caparë

    Drejtoria për Bujqësi deh Pylltari në Gjilan, në bashkëpunim me Organizatën jo Qeveritare Heifer Kosova, në vitin 2009, ka realizuar, projektin për dhurimin e mështjerrave familjeve me kushte të rënda ekonomike, nga ky projekt kanë përfituar dhe do të përfitojnë: 45 famile nga një mështjerrë dhe 98 familje të tjera nga 6 ftuja (dhi)

    Mirëpo ky nuk është përfitimi i vetëm i këtyre fermerëve

     

  • FotoDrejtori i Organizates jo qeveritare KDC, me bashkepunetore, vizitoi Kompanine "Kon Soni" ne Gjilan

    Me 03.11.2011, përfaqësuesit e Organizatës KDC, nga Gjakova, së bashku me këshilltarët nga disa komuna të Kosovës, organizuan një vizitë studimore në Gjilan. Ata të shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, z. Nazmi Rapuca me bashkëpunëtorë, vizituan Kompanine “Kon-Soni”, ku u pritën përzemërsisht nga pronari i saj Agim Sahiti, iclili i njoftoi musafirët me të arriturat e kësaj kompanie  e cila merret me kultivimin e zogzave, pulave vojse , brojlerëve etj.

     

  • FotoPromovimi i projektit per drunje dekorativ

    Nga sot, qyteti i Gjilanit do të merr pamjen e një qyteti që reflekton: rini, rritë, zhvillim dhe kulture.

    Ka disa vite që përgjat rrugëve të qytetit tonë, po dergjen drunjët dekorativ, të cilët në vend të dekorimit të qytetit dhe ndikimit në ambient në aspektin fiziologjik, reflektonin zymtësi, sëmundje, dergjie, pa perspektivë

     

  • FotoDrejtoria per Bujqesi dhe Pylltari ne Gjilan, per fermeret e vet, shperndau edhe 48 makina mjelese

    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, vazhdimisht po mundohemi tu jemi pranë fermerëve, natyrisht me mundësitë që kemi.

    Ky është viti i katërt që po shpërndajmë makina mjelëse dhe deri tani kanë përfituar 200 fermer.

    Këtë vit kemi mbështetur edhe:

     

  • FotoU shperndane edhe 44 ftuja te reja

    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, në bashkëpunim me Organizatën Heifer International Kosova, me 24.10.2011, shpërndau edhe 44 ftuja. Përfituan 8 fermerë me kushte të rënda ekonomike nga fshati Uglarë dhe nga fshati Zhegër.

     

  • FotoFjale rasti me rastin e shperndarjes se ftujave te dhive 2011

    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, është duke i shfrytëzuar maksimalisht, të gjitha mundësitë që ka, duke gjetur mbështetje edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe nga donatorët, për të ndihmuar fermerët, sidomos ata me kushte më të rënda ekonomike, për të rritur dhe zhvilluar më tutje fermat e tyre.

     

    Sot, jemi duke e realizuar fazën e dytë të projektit së bashku me donatorin ”Heifer” dhe ka të bëjë me pasimin e dhuratës (ftujave të dhive), nga fermerët që kanë përfituar vitin e kaluar, te fermerët përfitues të këti viti.

     

  • FotoDrejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, ndihmoi 500 fermer, me kushte të rënda ekonomike, për mbjelljen e grurit

    Fermerët përfitues, u zotuan se farën dhe plehun që morën gratis nga komuna, nuk do ta keqperdorin, por do ta mbjellin dhe falënderuan shumë Drejtorinë për kujdesin që po u kushton fermerëve, duke i mbështetur ata në të gjitha mënyrtat

     

  • FotoFjale rasti e drejtorit me rastin e shperndarjes se fares se grurit dhe plehut mineral teor 2011

    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, nga viti 2008, çdo vit, pos tjerash, është duke i mbështetur fermerët, me kushte të rënda ekonomike, për mbjelljen e grurit.

     

    Kriteret kryesore për të përfituar nga ky projekt janë:

    • fermerët të jëtë të rregullt në kultivimin e grurit
    • fermerët që mbjellin sipërfaqe të vogla, me grurë, deri 1 ha.
    • fermerët që i kan kushtet e rënda ekonomike
    • përparësi kanë fermerët që jetojnë në fshat.

     

    Dmth.ndihmohen fermerët e vegjël, që nuk janë raste sociale dhe në anën tjetër nuk mund të përfshihen në skemën e Ministrisë së Bujqësisë për subvencione, pasi për tu përfshirë në këtë skemë, fermeri duhet të mbjellë 2 e më tepër ha me grurë.

     

  • FotoU mbajt Panairi Regjional i Gjedhit "Gjilani 2011"

    Në Gjilan është mbajtur “Panairi Regjional i Gjedhit 2011”, në të cilin kanë marr pjesë fermerët nga 9 komunat e regjionit të Gjilanit duke prezantuar gjedhin e klasit më të mirë. Vlerësimin për lopën më të mirë qumështore, mëshqerrën dhe viçin më të mirë e bëri ekipi i profesorëve të Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë, duke u bazuar në kriteret dhe në elementet bazë të racës së mirë të gjedhit.

     

  • FotoInformate mbi punen e Drejtorise per Bujqesi dhe Pylltari (Tetor, 2011)

    Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, në programin e saj, ka disa objektiva, detyra dhe aktivitete, të cilat kanë të bëjë me, mbështetjen e fermerëve në aspektin: profesional, administrativ, legjislativ dhe material si dhe ruajtjen e pyjeve dhe kafshëve të egra.

     

     

  • FotoFjala e drejtorit me rastin e hapjes se panairit regjional te gjedhit ne Gjilan

    Jam i lumtur që, më në fund, pas përpjekjeve disa vjeqare, sot po hapim Panairin Regjional të Gjedhit. Kjo u arrit falë donatorëve tanë që na kanë mbështetur me financa, si: Procredit Bank, ndërmarrja MOEA, ndërmarrja Fauna, RDA, dhe restaurant “Luli”, të cilët i falënderojmë për kontributin e tyre.

     

  • FotoDRUNJEVE TE THARE NE QYTETIN E GJILANIT U VIJE FUNDI

    Ka vite që drunjët dekorativ në qytetin e Gjilanit, kanë filluar të thahen. Sipas ekspertëve nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, janë të shumëta shkaqet për tharjen e tyre. Ndër to mund të përmenden: Mosha e tyre, ngulfatja me asfalt, mosmbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit, ndikimi i kriprave që përdoren gjat stinës së dimrit, krasitja jo profesionale etj.

     

  • FotoHapet Panairi Regjional i Produkteve te Bletes

    Të premten, me 17.09.2011, duke filluar nga ora 10:00, në sheshin” Agim Ramadani”, do të hapet panairi i produkteve të bletës. Ky panair është tradicional dhe marrin pjesë bletarët nga 10 komunat e Regjionit të Gjilanit. Panairi mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjilanit dhe nën organizimin e Drejtorisë për Bujqësi dhe pylltari në Gjilan si dhe shoqatave të bletarëve të kësaj ane.

     

  • FotoHAPET FUSHATA E KORRJE-SHIRJEVE

    Me 06.07.2011, në fshatin Livoq i Ulët të Komunës së Gjilanit, u hap zyrtarisht fushata e korrje-shirjeve 2011.Komisioni Komunal për Korrje-shirje, me kohë, ka bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme për një fushatë, të sukseshme, të korrje-shirjeve. Sipas shenimeve të Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, në komunën tonë janë të mbjellura, rreth 2500 ha me grurë dhe disa qindra hektarë me elbë dhe tërshërë. Në arat e komunës së Gjilanit, do të dalin gjithsej 52 autokombaja, të cilët, në kushte normale, të motit, do të mund të përfundojnë korrje-shirjet për rreth 20 ditë...

     

  • FotoBrucelloza në fermën e dhive (dyshohet për brucellozë)

    A wonderful serenity has taken possession of my entire soul, like these sweet mornings of spring which I enjoy with my whole heart. I am alone, and feel the charm of existence in this spot, which was created for the bliss of souls like mine. I am so happy, my dear friend, so absorbed in the exquisite sense of mere tranquil existence, that I neglect my talents. I should be incapable of drawing a single stroke at the present moment; and yet I feel that I never was a greater artist than now.

     

  • FotoFermerit Tefik Sylejmanit i digjen 3500 duaj sanë

    Fermerit Tefik Sylejmani, nga Gjilani, i digjen 3500 duaj sanë, duke i lënë pa ushqimin dimëror rrehth 1000 dele. Natën e 28, qershorit, rreht orës 23:30, në fermën e Tefik Sylejmanit, shpërtheu një zjarrë, icili i mori të gjithë ushqimin e rezervuar për rreth 1000 delet e tij.

     

  • FotoNë fshatin Cërnicë, në bletoren e Metush Maksutit, u organizua ceramonia e vjeljes së mjaltit.

    Me, 12.07.2011, në fshatin Cërnicë, në bletoren e Metush Maksutit, u organizua ceramonia e vjeljes së mjaltit.Të parnishëm ishin edhe zyrtarët nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan.Rendimenti dhe cilësia e mjaltit ishte shume e mirë. Këtë, sigurisht se e kanë mundësuar, kushtet shumë të volitshme të motit, që ka mbretëruar këtë vit...

     

  • FotoU vendos gurthemeli i shtallës së parë në komunën e Gjilanit që do të investohet nga grandet e Ministrisë së Bujqësisë

    Sot,(29.06.2011, në fshatin Bresalc, të komunës së Gjilanit, fermeri Shefik Muji, filloi punën për ndërtimin e stallës për lopë qumështore, ecila mbështetet nga grandet e MBPZHR. Një komision nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, asistoi në momentin e fillimit të punimeve në këtë fermë, duke dhënë këshilla profesionale, për vendin, dhe pozicionin e vendosjes së shtallës së re.