Kontakti
Republika e Kosovës - Komuna e Gjilanit

Rr. Enver Miftari p.n

Tel: 0280324213

Lajmet

Minimize
Foto

Informate mbi punen e Drejtorise per Bujqesi dhe Pylltari (Tetor, 2011)

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, në programin e saj, ka disa objektiva, detyra dhe aktivitete, të cilat kanë të bëjë me, mbështetjen e fermerëve në aspektin: profesional, administrativ, legjislativ dhe material si dhe ruajtjen e pyjeve dhe kafshëve të egra.

 

I. objektiva e parë: Mbështetja profesionale dhe administrative e fermereve:

  • këshilla praktike,
  • seminare,
  • informata,
  • përgaditje të projekteve falas,
  •  ndihmë për përgaditjen e dokumentacionit për aplikim,
  • mbështetje për aplikim në projektet e Ministrisë për Mujqësi dhe te donatorët e ndryshëm.

 

Ky është aspekti kryesor dhe më i rëndësishëm, prej të cilit varet suksesi i fermerëve dhe njëherit është pika më e dobët e tyre.

Për këtë qëllim, drejtoria, ka kompletuar stafin professional, për të mbuluar gati të gjitha drejtimet e prodhimtarisë bujqësore (2 zyrtarë profesional për lavertari dhe perimkulturë, 2 zyrtarë profesional për pemëtari, 3 zyrtarë profesional për blegtori dhe 1 zyrtar profesional për veterinari).

Në drejtorinë tonë; drejtori, shefi i drejtorisë dhe shefat e sektorëve, njëkohësisht kryejnë edhe funksionin e zyrtarit profesional dhe të gjithë janë të profesionit përkatës.

 

Vetëm këtë vit, kemi organizuar me dhjetra këshillime dhe seminare të ndryshme, të cilat i kanë ndjekur mbi 1600 fermerë.

Dhjetra fermerëve u kemi përpiluar projektet e nevojshme për të aplikuar në projektet e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe falë angazhimit të tërë stafit të Drejtorisë (janë informuar me kohë për projektet, u janë përpiluar projektet e nevojshme falas, janë ndihmuar në përgaditjen e dokumenteve, kemi bashkëpunuar me institucionet tjera, si Agjensionin e Veterinarisë, Ministrinë e Ambientit, Drejtorinë e Urbanizmit etj. për lehtësimin e procedurave dhe lirimin nga pagesat psh. Për  përgaditjen e projektit detal ndërtimor, pagesa për nxjerrjen e lejes ndërtimore etj.), fermerët e komunës së Gjilanit, kanë  përfituar 13 grante, përderisa mbi gjysma e komunave nuk kanë përfituar fare, ndërsa të tjerat kanë përfituar nga 2-3 grante.

 

Poashtu janë mbështetur fermerët gjat procedurave të aplikimit për subvencione që jep ministria e bujqësisë (për dele, dhitë, lopët, mbjelljen e grurit etj.) nga të cilat kanë përfituar 610 fermer.

Vetëm nga grantet dhe subvencionet e Ministrisë për Bujqësi, fermerët e komunës sonë, këtë vit kanë përfituar mbi gjysmë milioni €.

 

Jemi e vetmja drejtori që kemi një databazë të kompletuar për të gjithë fermerët e komunës së Gjilanit

 

Jemi e vetmja drejtori qe kemi ueb-faqen tonë

 

Jemi e vetmja drejtori që i informojmë fermerët, përveq përmes mjeteve të informimit, lajmërimeve me shkrim nëpër fshatra, përmes ueb-faqes; edhe përmes mesazheve

 

Qe një muaj kemi filluar me përgaditjen e emisionit për bujqësi në televizionin Vali, icili emision do të mundësojë komunikimin dhe informimin masiv të fermerëve dhe të të gjithë qytetarëve të interesuar, për zhvillimet në bujqësinë e komunës sonë.

 

II. objektiva e dytë: Mbështetja materiale e fermerëve

Këtë vit, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, ka pasë në bugjetin e saj, 126.000,00 €. Me këtëo të holla, kemi realizuar dhe janë në realizim e sipër këto projekte:

 

  • Pojekti për mbjellet pranverore, ku kanë përfituar 700 fermer farë misri për mbjelljen e gjysmë hektari misër dhe nga 100 kg pleh artificial (NPK 15:15:15)
  • Projekti për furnizim të fermerëve me foli plastike, ku janë furnizuar 250? Fermer me foli plastike.
  • Projekti për makina mjelëse, ku kanë përfituar 48 fermer nga një makinë mjelëse. Në këtë projkt kanë participuar edhe fermeret me nga 100 €.
  • Projekti për serra komerciale, ku kanë përfituar 11 fermer nga një serrë pej 300 m2. edhe në këtë project fermerët kanë participuar me nga 700 €.
  • Projekti për mbjelljet vjeshtore, ku do të përfitojnë 500 fermer nga 100 kg farë gruri dhe nga 100 kg pleh artificial.
  • Projekti për ngritjen e pemishteve të reja, ku do të përfitojnë 20 fermerë fidane falas për ngritjen e nga gjysmë hektari me pemë.
  • Është mbajtur panairi regjional i rodukteve të bletëve, që tashmë është bërë tradicional, viti I tretë që po organizohet në Gjilan.
  • Këto ditë do të mbahet edhe panairi i gjedhit etj.

 

III. objektiva e trtë:  Bashkëpunimi me donatorë

Këtë vit kemi bashkëpunuar me këta donatorë: Care International, Heifer, USID, Raiffeisen Bank, Pro Credit Bank, Fauna, etj.

Si rezultat I këti bashkëpunimi kemi realizuar dhe jemi në realizim e sipër këto projekte:

·         Projektin për grumbullimin dhe përpunimin e qumështit të dhive

·         Projektin e dhurimit të mështjerrave dhe dhive, fermerëve me kushte të rënda ekonomike

·         Projektin për rregullimin e hapësirave për rekreacion në malet te Maja e Gjelbër

·         Panairin e gjedhit

·         Emisionin për bujqësi etj.

 

IV. objektiva e katërt: Aktiviteti në sektorin e pylltarisë

  • Për një vit, kemi arritur që ta stabilizojmë gjendjen në sektorin e pylltarisë.
  • Prerja ilegale e pyjeve nga 100% është zvogluar në 10% dhe po punojmë për zvoglimin e më tejmë.
  • Janë përshpejtuar procedurat për dhënjen e lejeve për prerjen e drunjëve në pyjet private. Të njejtën ditë që marrim fletëdamkosjen nga Agjensioni Pyjor i Kosovës, ne e bëjmë lëshimin e lejes.
  • Janë ndërprerë keqpërdorimet dhe korrupsioni, që ka qenë prezent deri sa pyjet jane menagjuar plotësisht nga AKP, për vulosjen e druve të prera dhe për dhënjen e fletëpërcjellseve për transport. Kjo punë tani kryhet shumë shpejt dhe pa korrupsion.
  • Është arritur një bashkëpunim i mirë me institucionet tjera që kanë rrol në mbrojtjen e pyjeve, si policia  dhe gjykatat.
  • Janë themeluar vendgjuetitë e përbashkëta dhe janë dhënë në menagjim
  • Është stabilizuar edhe aspekti i gjuetisë, duke zvogluar shumë gjuetinë ilegale dhe po punojmë në vendosjen e rendit dhe ligjit edhe në këtë fushë.

 

DISA FJALË RRETH PROJKTIT PËR DRUNJËT DEKORATIV

Me kërkesë të Krytarit të Komunës, ekspertët nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari e kemi hartuar projkt propozimin për hjekjen e drunjëve të tharë dhe të atyre që janë në tharje e sipër dhe mbjelljen e drunjëve të rinjë përgjat rrugës nga ish pompa e karburanteve, INA, deri te ish pompa e karburanteve Jugo Petrol.

Në këtë gjatësi kanë qenë gjithsej, 155 drunjë, shumica prej tyre të tharë ose në tharje e sipër, kurse me qindra të tjerë, janë shkatërruar, prerë dhe dëmtuar, nga vet qytetarët gjat viteve të kaluara.

Projekti ka kaluar nëpër procedurat e nevojshme, edhe ate në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe në Kuvendin Komunal, dhe është miratuar prej tyre.

Për shkak të mungesës së drunjëve dekorativ, edhe në të gjitha rrugët tera të qytetit, kemi zgjëruar projektin, me qëllim që të gjelbërohen edhe ato rrugë. Natyrisht që ky projekt do të realizohet nëpër disa faza dhe në harmoni me mundësitë financiare të komunës.

Ka disa ditë që ka filluar realizimi i projektit. Qytetarët e kanë mirpritur shumë mirë dhe janë duke kërkuar që projekti të shtrihet edhe në rrugët tjera të qytetit.

Ka një numër të vogël të qytetarëve, të cilët qoftë nga mosdija, nga nostalgjia apo të manipuluar nga individ të cilët kanë qëllime politike, kane reaguar kundër projektit.

I sigurojmë me përgjegjësi të plotë, të gjithë qytetarët të cilët sinqerisht janë të brengosur, se asnjë dru i shëndoshë nuk do të prehet dhe se do të mbjellim drunjë shumë të mirë dhe qyteti nga viti i ardhshëm do të duket krejt ndryshe. LDK-së i apelojmë, që të mos manipulojë me ndjenjat e qytetarëve, të mos krijojë huti te qytetarët me qëllim të manipulimit të opinionit, me shpresë të fitimit të ndonjë poeni politik.

Tashmë i gjithë opinioni e din, me çfar sakrifice po mundohemi me i mbrojtur pyjet dhe duhet të kenë besimse, ne, nuk jemi të çmendur me i shkatërruar drunjët në qendër të qytetit.

Për këtë problem, kemi bërë hulumtime dhe konsultime të shumëta dhe kemi ardhë në përfundim se nuk ka mundësi që drunjët tashmë shumë të dëmtuar, sa nga faktori njeri aq nga sëmundjet e ndryshme, nuk mund të rehabilitohen dhe se e vetmja mundësi është zavensimi i tyre me drunjë të rinjë.

Një numër i caktuar i drunjëve të cilët janë në gjendje pak më të mirë, do të lihen, për të provuar nëse është e mundur të shpëtohen. Nese në vitet e ardhëshme vazhdon tharja e tyre, atëherë do të largohen edhe ata.

 

Ps. Kërkoj nga strukturat e PDK-së që të jenë të kujdeshëm, të mos i fryjnë zjarrit, duke u hamendur, kur është fjala për arsyeshmërinë dhe rëndësinë që ka ky projekt për qytetin tonë. Duhet kuptuar peshën propagandistike lidhje me këtë projekt dhe dëmet që mund ti sjellë partisë nese arrihet të manipulohet opinioni. Thjeshtë të mos i bëjmë argat LDK-të cilët e kanë mbështetur projektin, por tani në mënyrën më të pa sinqertë po mundohen me manipuluar opinionin, kuptohet për qëllime politike. Natyrisht se atyre u konvenon një propagandë e tillë kurse neve ?!

 

 

 

 

 

 

Gjilan, 10.10.2011                            Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari

                                                            Ing.i dipl. Nazmi Rapuca