Kontakti
Republika e Kosovës - Komuna e Gjilanit

Rr. Enver Miftari p.n

Tel: 0280324213

Lajmet

Minimize
Foto

Drejtoria per Bujqesi dhe Pylltari ne Gjilan, per fermeret e vet, shperndau edhe 48 makina mjelese

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, vazhdimisht po mundohemi tu jemi pranë fermerëve, natyrisht me mundësitë që kemi.

Ky është viti i katërt që po shpërndajmë makina mjelëse dhe deri tani kanë përfituar 200 fermer.

Këtë vit kemi mbështetur edhe:

·         mbjelljet pranverore duke u dhënë farmerëve falas farë misri dhe pleh artificial

·         kemi dhënë foli plastike

·         kemi dhënë disa mështjerra dhe ftuja,

·         kemi mbështetur mbjelljen e grurit me farë dhe pleh artificial

·         javën e ardhëshme do të promovojmë  projektin për fidane të pemëve, pastaj

·         projektin e serrave etj.

 

Përmes MBPZHR-së

·         janë mbështetur me subvencione fermerët që mbarshtojnë lopë, dele dhe dhi,

·         grante për ndërtimin e serrave komerciale, shtalave dhe pemishteve kanë përfituar 14 fermer.

·         Janë organizuar me dhjetra seminare e këshillime ku kanë marrë pjesë me qindra fermer.

 

Me ndihmën e donatorëve kemi realizuar disa projekte ndër ta edhe projektin për grumbullimin dhe përpunimin e qumështit të dhive etj.

 

Për vitin e ardhshëm, do të kemi, trefish më shumë bugjet për bujqësi, sesa këtë vit.

 

Qëllimi i këtyre projekteve është:

 

  • nxitja dhe inkuraimi i farmerëve për tu marrë me bujqësi
  • ngritja e kapaciteteve profesionale të farmerëve
  • shtimi i i kapaciteteve të fermave
  • rritja e produktivitetit
  • rritja e cilësisë së prodhimit
  • lehtësimi i punës në ferma
  • krijimi i vendeve të reja të punës etj.

 

 

Jemi të vetëdijshëm se problemet në bujqësi janë shumë më të mëdha sesa mundësitë tona

I dimë, të gjitha hallet dhe nevojat e farmerëve

E dimë edhe se si duhet zgjidhur ato

Në të ardhmen, do të ketë më shumë investime në bujqësi, sepse, këtu janë shanset më të mëdha, për të krijuar vende të reja pune dhe për të ndikuar në zhvillimin ekonomik në përgjithësi.

Ftoj fermerwt qw tw pwrkushtohen mw shumw  dhe tw bashkwpunojnw ngusht me ne pwr tw shfrytwzuar çdo mundwsi tw aplikimit nw projekte tw ndryshme.