Kontakti
Republika e Kosovës - Komuna e Gjilanit

Rr. Enver Miftari p.n

Tel: 0280324213

Lajmet

Minimize
Foto

U MBAJT SEMINARI ME TEMË “RIPLEHRIMI I GRURIT”-2

Me 16.02.2012, Drejotiria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, organizoi seminarin e tetë me radhë, të cilin e ndoqën 90 fermer. Për shkak të ofrimit të kohës kur duhet të bëhet riplehrimi i grurit, e me qëllim që fermerët të marrin rekomandimet e nevojshme nga ekspertët e bujqësisë, temë e këti seminari ishte “riplehrimi i kulturës së grurit”. Këtë temë e elaboroi specialisti për lavërtari dhe perimkulturë, pran Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan.

Fakti që fermerët tanë nuk po arrijnë, as përsëafërmi, rendimentin që garanton potenciali biologjik i kulturës së grurit, tregon se është e domosdoshme ngritja e kapaciteteve profesionale të tyre. Për veq zgjedhjes së farës, përgaditja e tokës për mbjellje, aplikimi i teknologjisë adekuate për mbjellje, plehrimit themelor, mbrojtja nga barojat, sëmundjet dhe dëmtuesit, rendimenti që dëshirojmë ta arrijmë etj. është edhe procesi i riplehrimit-riushqimit.

Riplehrimi i grurit është i domosdoshëm, por duhet të bëhet me kujdes dhe në kohën e duhur. Afati i plehrimit, varet nga kushtet klimatike dhe nga moti, kurse doza e plehut varet nga: pjelloria e tokës, nga parakultura, sasia e plehut të përdorur me rastin e mbjelljes, nga fakti nëse është përdorur plehu i shtallës etj. Te ne zakonisht përdoret plehu i quajtur NAG me 300-350 kg/ha, UREA me 200 kg\ha etj. Nëse përdoret ureja atëherë duhet pasur kujdesë që të mos aplikohet deri sa tempetaturat të mos arrijë së paku 8 ̊C. Riplehrimi me sasira tepër të larta të azotit, mund të shkaktojë shtirjen e grurit dhe me këtë edhe uljen e rendimentit.

Kjo për shkak se mbi këtë temperaturë, aktivizohen bakteriet të cilat e shëndërrojnë azotin nga forma amide në formën nitrate. Kjo është forma e përshtatshme për shfrytëzim nga bimët..