Kultivimi i Misrit- Zea mays
Për nga rëndësia strategjike e kultivimit të kulturave lavertare ato radhiten me prioritete: gruri, misri, luledielli, soja etj. Këto bimë janë bazë për ushqimin e popullatës,të blegtorisë dhe përpunim industrial.
Prodhimtaria e prodhimeve bujqësore nga këto bimë ka karakter strategjik për bujqësinë e Kosovës. Aktualisht Kosova importon sasi të konsiderueshme të miellit të grurit, misrit etj,edhe pse egzistojnë kushtet për prodhimin e tyre në vend.
Rëndësia Ekonomike
-Misri është kulturë lavertare me rëndësi të madhe ekonomike.
Kokrra e misrit përmban sasi të konsiderueshme të karbohidrateve në formë të amidonit(rreth 90%),të proteineve(7-9%), të yndyrnave dhe lëndëve minerale.
-Në ditët tona shumica e prodhimit kokërr të misrit përdoret si ushqim për blegtorinë në masë 60% dhe rreth 20-25% për ushqim human.Ndërsa15-20% përdoret për qëllime industriale.
Nuk mund të ketë zhvillim të prodhimit blegtoral e as blegtori të përparuar,pa një prodhim intenziv të misrit.
Në shkallë botërore misri mbillet në rreth 150 milion hektar,me një prodhim të përgjithshëm prej 580-600 milion ton miser.
Kushtet agroekologjike të prodhimit të misrit
-Bima e misrit kultivohet nga ultësirat bregdetare deri në lartësinë mbidetare 1100m,mbi nivelin e detit.
Kosova ka klimë të mesme kontinentale.
Në rrafshin e Kosoves- fermerët që kultivojnë misrin duhet të përdorin hibride më të hershme deri të mesme, ndersa më të vona në rrafshin e Dukagjinit.
Kushtet ekologjike të Kosovës janë favorizuese(te volitshme ) për kultivimin e misrit.
Zgjedhja e hibridit pë mbjellje
-Zgjedhja e hibridit për kushtet konkrete ku kultivohet misri është një element i dores së parë.
Në përzgjedhjen e hibridit duhet të nisemi nga disa faktorë:
-Së pari:-hibridi izgjedhur duhet të piqet me kohë në tokën ku ky do të kultivohet d.m th..të mos rrezikohet nga ngricat.
-Së dyti: mundësia e ujitjes- Kultivuesi që është në një zone më të ngrohtë,që ka mundesi të ujitjes do ti leverdiste të zgjedhë një hibrid me cikel vegjetativ më të gjatë,i cili jep sasi më të madhe të prodhimit.
Në rast se fermeri nuk ka mundësi të ujitjes dhe ka një tokë që nuk mban ujë,atëhere fermeri nuk duhet preferuar ndonjë nga hibridet e vonshme.
-Së treti-Hibridet më të vonshme kërkojnë më shumë pleh se sa hibridet me cikel më të shkurtër vegjetativ.
Klasifikimi i hibrideve sipas FAO-s, është:
|
Nr
|
Klasa sipas FAO-s
|
Cikli bimor në ditë
(mbirje-pjekje e plotë)
|
Tipi
|
|
1
2
3
|
100
200
300
|
<85
86-95
96-105
|
Tipi i hershëm
|
|
4
5
|
400
500
|
106-115
116-120
|
Të mesëm
|
|
6
7
8
|
600
700
800
|
121-130
131-140
>140
|
Të vonshëm
|
|
|
|
|
|
-Në mënyrë orientuese për fermerët e komunës së gjilanit mund të themi se:
Fermerët që kanë tokën e tyre në lartësi mbidetare 500-600m, mund të përdorin hibride të mesme të klasës 400-500,sipas klasifikimit të FAO-s. Fermerët e zonave në lartësi mbidetare 600-700m mund të përdorin hibride të klasës 400 dhe ata mbi 700m hibride më të hershëm.
Përgaditja e tokës për mbjellje dhe plehrimi
-Përgaditja e tokës fillon në vjeshtë me lavrimin e thellë. Thellësia e lavrimit për misër sillet rreth 30cm.
Lavrimi i tokës në vjeshtë ka për qëllim të bëjë përmbysjen e plehut organik si dhe mbetjet e kulturës paraardhëse, akumulimin e ujit gjat dimrit si dhe të përmirësoj strukturën e tokës.
-Në pranverë përgaditet shtrati i përshtatshëm i tokës për mbjelljen e misrit me anë të frezimit apo diskimit të tokës në thellësi 8-10cm, e cila duhet të jetë e shkrifët dhe me lagështi optimale.
-Plehu organik(plehu i shtallës) duhet të hudhet në tokë para lavrimit në vjeshtë,jo më pak se 30 t/ha..
Rreth 2/3 e plehut mineral NPK(15:15:15),hudhet para lavrimit, kurse 1/3 e plehut hudhet së bashku me mbjelljen e misrit me makinë mbjellëse 5 cm më thellë se fara.
-Sasia orientuese e plehut NPK është 400-600 kg/ha.
Riplehrimi i parë me plehra azotike bëhet me 200kg/ha,NAG- 27%(në fazën e 5-6 dhe 8-10 gjethe), i cili lokalizohet 10-12 cm nga bima dhe Riplehrimi idytë me 150kg/ha.
Mbjellja
-Për mbjellje përdoret fara e shëndoshë me aftësi mbirëse 93%(klasa e parë) gjegjësisht 85%(klasa e dytë) kurse pastërtia 98%.
Sasia e farës për mbjellje sillet prej 12-16kg/ha mvarsisht prej lloit të hibridit ose 60000-70000. bimë/ha(6-7 bimë m²)
Mbjellja e misrit për sillazhë është më e dendur 100000-120000 bimë/ha.
Afati më optimal për mbjelljen e farës së misrit është 15-25 prill.
Koha e mbjelljes mund të filloj prej 5-30 prill nëse temperature në thellësi të tokës 5-10 cm arrinë në 10-12 gradë Celsius.
Nëse mbizotrojnë temperaturat e volitshme,mbjellja e hershme është më e preferueshme.
Thellësia e mbjelljes 3-5 cm –në kushte normale,dhe 5-7 cm në kushte të thatësisë.
Distancat e mbjelljes për misër: 70x20 cm tipi i hibridit 400 dhe70x24-26 cm-tipi i hibridit 500. Këto distance lejojnë përdorimin e mekanizimit të plotë.
Ujitja e misrit
-Është një proqes shumë i rëndësishëm në arritjen e suksesit në kultivimin e misrit.
Kërkesat më të mëdha shprehen në fazën e lulëzimit dhe mbushjes së kokrrës,450-530 mm reshje.
Reshjet verore në kosovë janë relativisht të kufizuara,sidomos në periudhën që misri ka kërkesa maksimale për ujë.
Për të patur zhvillim normal të misrit, lagështija në tokë duhet të jetë 75% kurse lagështija relative e ajrit duhet të jetë në kufijt 60%
-Ujitja e misrit mund të kryhet me këto metoda:
- Ujitja me brazda,
-Ujitja në formë shiu artificial,
-Ujitja pika-pikë
Herbicidet dhe përdorimi i tyre
Egzistojn një numër i madh i barërave të kqija që dalin në parcelat e misrit, por ato që invadojnë në mënyrë shqetësuese janë: sorgum halpense(-talla), convolvulus arvensis-(dredhëza), chenopodium album-(laboti), amaranthus retrofleksum-(nëna kalithe), etj.
Barërat e këqija nuk mund të eliminohen vetëm me anë të prashitjes prandaj shtrohet nevoja e përdorimit të herbicideve.
-Mirëpo duhet bërë kujdes që këto të mos përdoren pa kriter pasi që do të shtohej rreziku i efekteve megative pas përdorimit të tyre, si dhe do të rritej kostoja e prodhimit.
Herbicidet mund të përdoren: Para mbjelljes, Pas mbjelljes por para mbirjes, dhe Pas mbirjes së misrit.
-Para mbjelljes përdoren preparatet:-Sutar 85.E. doza 6-10 l/ha. Erodikone 6 F. doza: 6-8l/ha.
-Pas mbjelljes por para mbirjes përdoren: Acetosav 90 EC ,doza 1.8l/ha(vepron në farërat e barojave).
-Pas mbirjes së misrit –në fazën 3-5 gjethe përdoret preparati: Maton 0.6-0.8 l/ha me përdorim të ujit në sasi prej 200-400 l/ha.
Dëmtuesit e misrit
-Tokat janë të populluara nga dëmtues të rrezikshëm për bimët e kultivuara në përgjithësi e për misrin në veqanti si: krimbi tel, krimbi i murmë, krimbi i bardhë i misrit, dosëza, etj.
-Krimbi tel. – Shkakton dëme në kulturën e misrit.
Kryesisht dëmton farat e porsa mbira dhe fidanet e reja me të cilat ushqehet.
Dëmet i shkaktojnë larvat të holla me ngjyrë të errët në të kuqe me gjatësi 1-2cm.
Për luftimin e tijë përdoren preparatet në formë të granulave(kokrrave) : Furadan, Kounter, Difonat etj.
Krimbi i murmë- Është dëmtues i rrezikshëm që shkakton dëmtimin e kërcellit në nyjen e parë që lidhet me qafën e rrënjës, për pasojë bima këputet ose mbahet në këmbë por thahet.
-Dëmtuesi është një flutur nate, por dëmin e shkaktojnë larvat të cilat qëndrojnë disa cm nën sipërfaqen e tokës dhe gjatë natës dalin e dëmtojnë bimën.
Për luftimin e tijë përdoret preparati: Sevin, 1.5 kg/ha i cili përzihet me 10 kg krunde dhe shpërndahet në parcelë.
Krimbi i bardhë i misrit- Bima e misrit preket nga dy krimba të quajtur:-krimbi i kërcellit dhe ai i kallirit.
Për luftimin e tyre bëhen spërkatje me : Decis, 0.03%, Karate -0.03 %, Tiodan 0.3%.
Smundjet e misrit
-Urthi-- Është smundje nga Ustillago Maydis e cila mund të prekë të gjitha pjesët e bimës-kërcellin, lulerinë dhe në përfundim të zhvillimit të saj formon një masë të bardhë që kur qahet liron miliona spore me ngjyrë të zezë që shpërndahen gjithë andej.
Urthi zhvillohet në klimë të thatë me temperaturë 26-27 gradë Celsius.
Për të ju shmangur kësaj, fara duhet të dezinfektohet me preparate të tipit:
FAZILAN 150 gr ose TMT-200 gr në qdo kuintal farë.
Vjelja e misrit dhe Ruajtja e Prodhimit
-Vjelja e prodhimit për kokërr duhet të fillojë në kohën kur cipëza në vend-zënien e kokrrës( i quajtur kapuqi i kokkrrës), në kalli të ketë marrë ngjyr kafe në të zezë.
Kjo tregon se kokrra i ka shkëputur mardhëniet me bimën.
Vjelja mund të kryhet me dorë ose me kombanjë. Paraprakisht duhet të jetë siguruar vendi i magazinimit dhe i tharjes së prodhimit.
Në kohën e vjeljes me makina korrëse lagështija e kokrrës duhet të jetë 18-22%.
Kokrrat me lagështi më të madhe ndrydhen,e ato të thata thërmohen.
Rendimenti sillet mvarsisht nga hibridi që kultivohet prej 6-12 t/ha.
Ruajtja e prodhimit – Pas realizimit të vjeljes largohen kallijtë shumë të njomë, oto të krimbur apo që kanë ndonjë myk.. Pasi të jetë i terur prodhimi duhet të magazinohet .
Lagështija prej 14-15 % në kokrrën e misrit është optimale për ruajtje normale të prodhimit të misr
ing. Ramadan Hamidi