Pemetaria

Minimize
Foto

KRASITJA E PEMËVE FRUTORE

 Krasitja e pemëve frutore është nji nga masat më të rëndësishme agroteknike,që ka për qëllim formim të dëshiruar ë kurorës,hyrje sa ma të shpejtë të pemes ëfrytëdhënje,kualitet

     të lart të frutit si dhe jetë sa ma të gjatë e të shendetshme të pemëve.

Nëse pema lihet e lirë,e pa krasitur, kurora e sajë do të rritet dhe do të zhvillohet e qrregullt,do të jepë më pak fruta dhe me cilsi të ulët. Krasitja është art i ndryshimit në mënyr natyrore të rritjes së pemes,me qëllim shtimi të prodhimtarisë të frutave dhe cilsisë sa ma të lartë të tyre.

Krasitja duhet të formoj kurorë të qëndrueshme të pemës e cila në prodhim të plotë mund të mbajë tërë prodhimin  pa  thyerje të degëve.

Krasitja e pemëve frutore në bazë të kohës kur realizohet mund të jetë :

•        Verore ose (e gjelbërt) dhe

•         Dimrore.

Krasitja verore realizohet gjatë vegjetacionit ndersa ajo dimrore realizohet gjatë fazës së qetsisë relative, prej ramjes së gjetheve në vjeshtë deri para fillimit të qeljes së sythave në pranverë.

•        Krasitja gjithashtu është e ndryshme te pemët e reja që janë në formim të kurorës dhe atyre që janë në prodhimtari të rregullt.

•        Te pemet e reja krasitja duhet apliku në masë minimale të domosdoshme,ndersa te pemet në prodhimtari të rregullt me krasitje mbahet baraspeshë në mes të rritjes vegjetative dhe frutdhënjes.

•        Me rritje të moshes së pemëve paraqitet nevoja e rritjes së intenzitetit ose eleminim ma i madh i mases drunore nga kurora.

Formim këndi te deshiruar.

Krasitja nuk mund te mësohet pa e njohur morfologjin dhe fiziologjin e  pemeve dhe pa i zbatuar ato praktikisht dmth. krasitja mesohet atëher kur kombinohen njohurit teorike me veprime praktike.

Krasitja Verore, te pemët e reja realizohet me qëllim formimi të kurorës,ndersa te pemët që janë në prodhim me këtë veprim plotësohet  krasitja dimrore . Krasitja verore (e gjelbërt) kryhet në pjesen e dytë të qershorit dhe gjatë korrikut,është veprim me të cilin eleminohet pjesë e masës së gjelbërt të kurorës,eleminim I thithakëve,idegzave teper të ulëta,lakim i llastarve,rrallim i frutave, pinsirim ose kputje e majes së llastarëve.                                                                  

Fig.pinsirimi (kputje e majes së degzes) ndikon në ngadalsim të rritjes se llastarit.

Te pemet në prodhim krasitja e gjelbërt ka për qëllim:

-        mbajtje të rregullt të kurorës së caktuar me ajrosje të mire dhe depertim të mjaftueshëm të dritës;

-        prodhimtari të rregullt;

-        kualitet – cilsi të lartë të frutit (prodhimit);

-        jetëgjatësi të pemës si dhe

-        lëndime sa ma të vogla për pemen. 

Pemët me kurorë mirë të formuar arrijnë qëndrushmëri ma të madhe ndaj smundjeve,diferencim (formim) më të mirë të sythave frutorë,si dhe pregaditje më të mirë për dimrim. 

Krasitja e gjelbërt kryhet në kohën e rritjes intensive të degzave por jo shumë heret e as vonë (qershor-korrik).Bërthamoret krasiten për disa ditë më heret se faroret.

Krasitja e hershme nxitë rritje intensive të degzave në afërsi të llastarëve të eleminuar,ndersa krasitja e vonë shkakton rritje të vonë të degzave të reja-llastarëve ashtu dhe zgjatje të vegjetacionit dhe për pasoj degzat e tiilla nuk drunjëzohen mjaftueshëm si të tilla mbeten të pa pregaditura për dimrim.

Krasitja e gjelbërt përafërsisht duhet të përfshijë deri 40% të krasitjes së përgjithshme,te bërthamoret diqka më teper se te faroret.

Eleminohen të gjitha degzat të orientuara nga mbrendsia e kurores dhe ato që janë në drejtim vertikal ,me këtë rast kurora fiton më shumë ajrosje dhe depertim të mire të drites sepse degzat në hije ku ka intensitet të vogël të fotosintezes nuk formojnë sytha frutor.

Thithaket konsumojn sasi të madhe të materieve ushqyese,formohen më teper në degza skeletore,hijezojnë shumë kuroren dhe nuk formojn sytha frutor andaj duhet eleminuar.Pas krasitjes preferohet sperkatje me preparat me bazë benomili etj.                                                                     

Krasitja Dimrore
Realizohet gjatë fazes së qetësisë dimrore të pemëve,gjegjsisht prej ramjes së gjetheve në vjeshtë dhe deri në fillim të lëvizjes së lëngjeve në pranverë.Pemet berthamore preferohet te krasiten në fund të dimrit gjatë muajit shkurt,sepse janë ma të ndishme në temperatura të ulëta.
Para fillimit të krasitjes është e domosdoshme të shiqohet pema mirë,të vrehen të gjitha degët si dhe raporti I degzave prodhuese dhe atyre vegjetative dhe nga gjendja aktuale mvaret intensiteti I krasitjes gjegjsisht mases drunore që duhet eleminu.
Gjithashtu që në fillim duhet përcaktuar për formen e kurores dhe krasitja ti përshtatet kurores së dëshiruar,me formim të degve skeletore të nevojshme,atyre të rendit të dytë,formim të rregullt të vazhduesit,eleminim të thithakëve etj.
Me krasitje duhet eleminu degzat e infektuara me smundje të ndryshme kancerogjene,ato të damtuara dhe të thyera,të mbahet kurorë e ajrosur mirë sepse mundesia e mbrojtjes nga smundje dhe damtues është ma e madhe.Degzat në hije ku ka intensitet të vogël të fotosintezes nuk formojnë sytha frutor.Thithaket konsumojn sasi të madhe të materieve ushqyese,formohen më teper në degza skeletore,hijezojnë shumë kuroren dhe nuk formojn sytha frutor andaj me krasitje duhet eleminuar. 

•        Krasitësi (qoft edhe fillestar ) duhet të ketë parasysh:

1. Të bëjë përzgjedhje të formës kultivuese;

2. Të bëjë përzgjedhje të drejt të degëve skeletore dhe të vazhduesit;

3. Të eleminohen të gjith thithakët;

4. Të eleminohen deget e thyera,nese ka;

5. Të eleminohen degët e infektuara nga smundje dhe plagë kancerogjene;

6. Gjithashtu duhet eleminu degzat e orientuara në mbrendi të kurores ose të kryqzuara. 
Krasitja nuk mund të mësohet pa I nderlidhë njohurit teorike me përvojën praktike,andaj krasitësi duhet të ketë përkushtim dhe vëmendje të duhur sepse krasitja nuk nënkupton vetëm prerje të degëve dhe degzave të pemes,por është proqes mjaft I nderlikuar nga  I cili mvaret jetëgjatsia dhe produktiviteti i pemes.Andaj me krasitje duhet të mirren personat e caktuar të cilët posedojn vullnet dhe përkushtim në kultivim të drejtë të pemëve dhe me krasitje të realizohen këto qëllime: 

•        Formim I drejt I kurores së caktuar;

•        Prodhimtari e rregullt;

•        Kualitet I lart I frutave;

•        Jetë e gjatë e pemes si dhe
•       sa ma pak damtime nga smundje dhe damtues të pemeve.                                                                                                                                                                                                                   

                                                                    Pergaditi,  Ing.i dipl.Naser Muji