Pemetaria

Minimize
Foto

SPËRKATJA DIMRORE E PEMEVE FRUTORE

Është  masë agroteknike obligative në pemishte, me të cilen eleminohen numer i madh i shkaktarëve të smundjeve dhe damtuesve  të pemëve frutore.

Realizohet prej ramjes së gjetheve në vjeshtë, deri në qelje të sythave, rezultate më të mira jepë kur realizohet gjat fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit.

Para se të fillohet me sperkatje, më parë është mirë të kryhet krasitja e pemeve, të eleminohen degët e thyera dhe të infektuara, të eleminohen frutat e mbetura  të mumifikuara, gjethet etj.

Sperkatja duhet të realizohet në mot të mire, pa erë dhe me temperatura mbi 10 °C .

Me sperkatje dimrore ndikohet në mënyrë preventive, eleminohen  dhe ndikohet në zvoglim infeksioni nga shkaktar të ndryshëm të smundjeve dhe damtuesve.

Shkaktar të ktyre smundjeve dimrojnë në kurorë të pemeve, në fruta të kalbur dhe në gjethe.

Për të mos ndodh infekcion shkaktaret e smundjeve dhe demtuesit eleminohen me sperkatje në vend dimrim të tyre.

Në këtë mënyr zvoglohet potenciali infektues për vegjetacionin e ardhshem në pemishte.

 

Pema duhet të trajtohet me kujdesë me sasi të mjaftueshme të preparatit nga të gjitha anet në mënyrë që tretsira të rrjedh në të gjitha degzat e pemes...

Është obligative përdorimi i rrobave mbrojtëse,doreza,syze,kapel,qizme dhe të lexohet udhzimi mbi përdorimin e preparatit.

 

Prej dëmtuesve me sperkatje dimrore eleminohen numer i madh i insekteve si:

 morri i gjethit, gjethepërgjaksi i molles, lulengrënsi i molles, marimanga e kuqe etj.

Prej smundjet  me sperkatje dimrore eleminohen: gjethe perdredhsja e pjeshkes, deformimi i frutit te kumbulla, kroma e molles, hiri, djegia bakteriale e molles,monilia  te ndryshme, djegie bakteriale te berthamoret (Pseudomonas mors) etj.

Lëshimi dhe mos aplikimi i sperkatjes vjeshtore dhe dimrore ose kryerja jo kualitative, nuk mund të korigjohet në pranverë.

 

Preparatet që përdoren për sperkatje dimrore:

-  Vaji i Kuq – Përbëhet prej vajit mineral të rafinum të cilit i shtohet bazë bakuri.

Është fungicid+insekticid dhe akaricid i cili vepron në bazë kontakti,i dedikum për trajtim dimror të pemeve dhe hardhisë së rrushit.

Përdoret në sasi 2-3 l/100 l ujë.

Duhet patur kujdes në kualitetin e trajtimit,pregaditjen mirë të tretsires dhe sperkatjen kualitative.

-  Galmin,2.5  l/100 l ujë,   për efekt ma të mirë kombinohet me preparat bakuri Cuproblau Z.(produkt slloven) 0.5% në 100 l ujë.

-  Vaj I bardh,Oleodiazinon etj.

 

                                                                            Ing dipl. Naser Muji