Pemetaria

Minimize
Foto

Kriteret teknike per ngritjen e një pemëtoreje

Per fermeret, ngritja e pemëtoreve te reja është një investim me vlera te medha dhe gabimi me i vogel ne fillim është me kosto te lartë dhe i pa korigjueshem me vonë. Per te mos gabuar qysh ne fillim, duhet te kihen parasysh mirë disa kushte që janë: 1) Kushtet natyrore, klima, relievi, toka, 2) Mundesia e ujitjes, 3) Mundesia e transportit. 5) Kerkesat e tregut (destinacioni per konsum te freskët apo te perpunuar). 6) Fuqia punetore e nevojshme, etj.

1. Vleresimi tekniko-ekonomik i llojit te bimes dhe kultivarit

Per ngritjen e nje pemëtoreje te re, ne fillim analizohen disa faktore, qe jane:

i) kerkesat e tregut (konsumatore dhe pika industriale) sipas llojeve, varieteteve, periudhes se kerkeses, etj.

ii) Mundesia e mbulimit te sherbimeve agroteknike me krahe pune. Nese është i vogel medeomos duhet te futet nje strukture e gjere llojesh dhe varietetesh per te shkallezuar shfrytezimin e fuqise punetore.

iii) Pemëtoret duhet te organizohen ne ato zona ku nuk jane planifikuar ndertime te reja urbane apo industriale sepse shpenzimet e bera per nje pemëtore jane te larta dhe jo ekonomike nese i bien qe per pak kohe te shkaterrohen.

iv) Duhet te jene sa me afer rrugeve kryesore dhe sa me afer tregjeve, me qellim uljen e kostove dhe prishjen e cilesise nga transportet e gjata. Ndryshe duhet te orientohen me kultivare te qendrueshem ndat transportit ne rruge te gjata dhe te veshtira.

v) Llojet dhe kultivaret duhet te jene te pershtatshem per rajonin, klimen, token dhe kerkesat e konsumatoreve.

 

2. Kushtet natyrore, klima, relievi, toka

Pasi percaktohet specia e cila i pershtatet zones, duhet percaktuar edhe kultivari baze dhe kultivaret pllenues (per rastet e kultivareve auto-sterile), i cili edhe ai duhet te jetë i pershtatshem ndaj kushteve klimaterike te asaj zone apo mikrozone. P.sh, tokat me drejtim nga Veriu, duhet drejtuar me kultivare që janë te qëndrueshem ndaj ftohtit dhe që lulezojne 10–15 ditë me vonë. Ndërsa ne tokat me drejtim nga Jugu, duhen ato kultivare që lulezojne 10-15 ditë me shpejt, etj. Ne ndihme te kesaj vine te dhenat shumëvjeçare meterologjike (se paku 12-15 vjeçare te fundit). Duhen analizuar temperaturat mesatare, minimale, maksimale, sasia e reshjeve (shperndarja e tyre gjatë vitit), sasia e oreve me ndriçim diellor, drejtimi i ererave mbizoteruese dhe drejtimi kryesore i tyre, brymat kryesisht ato te vonat te Pranveres, apo edhe ato te parat ne Vjeshtë, mjergullat, bresheri, sasia e oreve me temperatura nën 0oC, etj.

Një rëndësi ka edhe vleresimi i relievit. Tokat mund te jenë: a)te sheshta, b)te pjerreta ose c)shumë te pjerreta. Tokat e pjerreta që janë drejtim nga Jugu, ose Jug-Lindja e Jug-Perendimi, janë me te ngrohta se sa ato që janë me drejtim nga Veriu, ose Veri-Lindja e Veri-Perendimi. Tokat e pjerreta ndahen ne: i) me pjerrësi natyrale nga 10-120; ii) te pjerreta nga 12 deri ne 250 (ketë para mbjelljes duhet te bëhet taracimi). iii) me pjerrësi mbi 250 (ketë para mbjelljes duhet te bëhen te ashtuquajturat vetulloret).           

3. perzgjedhja e species dhe e varietetit, vendosja sipas pjerresise se tokes

Nje rendesi te veçante merr perzgjedhja e species dhe e varietetit te pershtatshem sipas ketyre kerkesave: a) Klimes/mikroklimes; b) Kerkesave per konsum te freskët; c) Kerkesave per perpunim industrial; d) Pershtatja ndaj transportit per rruge te gjata dhe te veshtira; e) Per fuqine punetore që është ne dispozicion. f)Ndaj aftesise per tu vetepllenuar dhe kultivaret pllenues, etj.

Ne tokat e pjerreta, ne fundin e saj duhet filluar me pjeshken, pastaj vazhdohet me hurmen, mollen, ftoin, etj. Me siper duhen vendosur kumbullat, dardhat, vishnjet, qershite, fiqte dhe me ne fund akoma vazhdohet me bajamet.

Duhet mbajtur parasysh akoma se: ne fillim te pjerrësise (luginat) duhet te fillohet me varietete me pjekje te vonshme dhe me siper duhet te vendosen varietetet që piqen me heret. Arrat dhe lajthite shkojne shumë mirë buze perrejve dhe lumejve, sepse levizjet e rrymave te ajrit i pershtaten me mirë ketyre specieve per pjalmimin gjatë periudhës se lulezimit. Ne pjerrësite me drejtim nga Veriu, ose Veri-Lindja e Veri-Perendimi, duhet te mbillen varietete me pjekje te vonshme, ndërsa ne ato me drejtim nga Jugu, ose Jug-Lindja e Jug-Perendimi, duhen mbjelle varetete me pjekje te hershme.

4. Lojet e pemtoreve

Pemët frutore klasifikohen ne: i) 1-Pemëtore te veçanta; 2-Pemëtore ne buze rrugesh (kanalesh); 3-Pemëtore ne blloqe; 4-Pemëtore demostrative, eksperimentale, koleksioni, etj.

1-Pemëtore te vecanta, me te cilën kuptojme mbjelljen e pemëve pa ndonjë rregull siç janë ato te mbjellura neper oborre, ara, anëve parcelave, neper vreshta, etj. Ne kete grup mund te futet edhe një pemë e vetme, por edhe disa sebashku. Me tipikë kjo lloj mbjelljeje, është per fermat që ndodhen ne zonat kodrinore.

2- Pemëtore buze rrugesh (kanalesh) është një formë e shfrytezimit te hapesirave që krijohen anësh rrugeve dhe kanaleve ujitese e kulluese. Mbjellja e pemëve ne këto vënde jo vetem që e ben udhetimin me te kendshem nga kalimtaret, por nga ana tjetër pluhrat që ngrihen dhe që bien ne pemë, ndikojne ne rritjen e polenizimit te luleve dhe te frutifikimit. Kjo shpjegohet me ate që, ne prani te pluhrave stigmat qëndrojne per një periudhë me te gjatë, me te “eksituara” dhe te gatshme per tu polenizuar. E rëndësishme per kete tip mbjelljeje është se, pemët duhet te jenë specie që formojne kurorë te mbledhur, ose varietete që lejojne krasitjet e detyruara, si ato palmete, kordon, etj. 

3- Pemëtore ne blloqë është forma kryesore e shfrytezimit më me efektivitet te një siperfaqë te caktuar toke. Perpara se te vendoset ne ndërtimin e një blloku pemësh, është e nevojshme te percaktohen speciet bimore me te pershtatshme që do te mbillen. Varietetet duhet te jenë me te pershtatshme per zonën/mikrozonën, destinacionin e prodhimit (vëndi i shitjes), etj.

4-Pemtore demostrative, eksperimentale dhe koleksioni. Pemtore demostrative ne pergjithësi janë pemëtore me siperfaqë te vogla që shërbejnë per te demostruar se si rritet një pemtore dhe si duhet ti bëhen shërbimët e duhura agroteknike, etj. Pemëtoret eksperimentale, janë pemëtore që shërbëjnë per te kryer eksperimente te ndryshme ne fushen e kerkimeve ne pemëtari. Pemëtore koleksioni, janë pemëtore që ne perberjen e tyre kanë një shumëllojshmeri, speciesh dhe varietetesh, dhe qëllimi kryesore është per marrjen e kalemave/sythave (materialin vegjetativ) që shërbejnë per eksperimente apo ne ate te prodhimit te fidanave per prodhim te gjere.

 

5. toka dhe kerkesat per cilesite e saje

Pemët frutore kane kerkesa relativisht te larta per token. Pavaresisht se keto bime kane nje sistem rrenjor mjaft te zhvilluar dhe te afte per t’u rritur sa me thelle ne toke dhe me aftesi te larta per te asimiluar lendet ushqimore dhe ujin, përsëri kultivimi me destinacionin prodhimin e frutave, perzgjedhja e tokes ka rendesine e vet. Kjo lidhet me faktin tjetër se pemëtoret per prodhimin e frutave do te qendrojne per nje periudhe ne ate toke, shume me te gjate se sa bimet e tjera bujqesore (perveç ullirit). Nga ana tjetër cilesia e prodhimit te frutave është e lidhur ngushte edhe me permbajtjen e elementeve ushqimore qe ndodhen ne toke dhe me cilesite e tjera agronomike te saje.

Toka dhe nëntoka ka rëndësi per zhvillimin e pemëve. Quhet toke ideale dhe e pershtatshme per pemë frutorë kur ne perberjen e saj ka: i) rërë 50%, ii) argjil 25%, iii) gelqëre 15%, dhe iv) humus 10%. Toka duhet te jetë e freskët ne periudhën e veres, te mos mbaje uje ne dimër. Toka deri ne thellesine 80 cm duhe te kete 1-2 gr N dhe P205 te asimilueshem ne 100 gr toke, 0,4 gr K20.  Toka duhet te jetë e shkrifet dhe jo kompakte. Pehashi (pH), duhet te jetë lehtesisht acit ose neutral (5,5-7,5). Nëntoka duhet te jetë sepaku deri ne thellesine 1,5 m e shkrifet dhe e pershkueshme nga uji. Po keshtu edhe ujrat nëntoksore nuk duhe te jenë me pak se 1,5 m. Per vleresimin e një toke duhet te bazohemi ne tab. nr. 1.

Tabelë 1. Intepretimi i vlerave te pjellorisë natyrale ne funksion te tipit te tokave

Pjelloria natyrale

Lenda

Organike

 (%)

Azoti

Total

(%)

Fosfori

i Asimilueshem

 (ppm)

Potasi

i Kembyeshem

(ppm)

Ne toka me permbajtje rëre deri ne 60%

E varfer

0,5 – 0,8

>0,8

>7

>85

Normale

0,8-1,3

0,8-1,2

7-11

85-120

E pasur

1,3-2

1,2-1,6

12-15

129-150

Shumë e pasur

>3

>1,5

>15

>150

Ne toka me perberje mekanike te mesme

E varfer

1-1,5

>1

>9

>100

Normale

1,5-1,5

1-1,6

9-17

100-150

E pasur

2-3

1,6-2

17-26

150-180

Shumë e pasur

>3

>2

>26

>100

Ne toka me permbajtje argjili deri ne 60%

E varfer

1-1,5

>1,2

>11

>120

Normale

1,5-2

1,2-1,6

11-21

120-180

E pasur

2-3

1,6-1,2

22-30

180-220

Shumë e pasur

>3

>2

>30

220

 

Tokat me te pershtatshme jane ato pjellore, te thella, me perberje fizike sub-argjilore te mesme, me thellesi ujrash nentokesore jo me pak se 1,5 m, te pershkueshme nga ujrat e reshjeve dhe me nje sistem kullimi dhe ujitjeje te permiresuar mire. Gjithashtu keshillohet qe toka e zgjedhur per pemishten e re, duhet te jetë me nje konfiguracion te rregullt, mundesisht e shështë, ose edhe te pjerrta, por me nje kunderdrejtim uniform, me qellim qe te lejoi mekanizimin e proceseve te punes gjate sherbimeve agroteknike.

Tokat me taban te ceket me thellesi te shtreses aktive deri ne 50 cm konsiderohen jo efektive per pemëtoret e reja. Reaksioni i tokes duhet te jetë asnjanes, por ato me ph 7.3-7.8 jane te pershtatshme. Mbi ose nen kete vlere, bimeve i’u shkaktohen probleme gjate kultivimit ne drejtim te asimilimit et elementeve ushqimore per arsye te reaksioneve kimike qe zhvillohen ne solucionin tokesor.

Pjerresia me e pranueshme per pemët frutore jane ato toka ku kunderdrejtimi te jetë ne drejtimin Veri-Jug. Ne kete drejtim pemët marrin maksimumin e ndriçimit diellor.

Procedurat qe duhet te kihen parasysh ne pergatitjen e tokes per mbjelljen e fidanave/plantacioneve te pemëve frutore, jane: i)Pastrimi i vendit, ii) Sistemimi i sistemit te kullimit dhe te ujitjes, iii) Sistemimi siperfaqsor (nivelimi, teracimi, vetulloret, etj), iv) Punimi i tokes, v) Percaktimi i numrit te bimeve per njesi te siperfaqes dhe distancat e tyre; vi) Piketimi i gropave, vii) Hapja e gropave, viii) Zgjedhja e fidanit dhe pergatitja e tij per mbjellje, ix) Koha e mbjelljes, x) Mbjellja e fidanit, xi) Mulçerimi (mbulimi me byk, etj,), etj.

5.1.       Sistemimi siperfaqesor dhe disiplinimi i ujrave

Pastrimi i vendit, konsiston ne heqjen e bimeve te egra, ferrave, gureve, trungjeve, etj, dhe ky proces duhet te behet me mjete mekanike dhe me krahe nese jane siperfaqe te vogla. Disiplinimi i sistemimit te rrjetit kullues dhe ujites, konsiston ne largimin e ujrave te teperta te reshjeve dhe uljen e ujrave nentokesore me qellim qe ato te jene ne thellesine me poshte se 1,5 m. Kjo rregullohet nese ne fillim investohet ne drejtim te sistemimit te parceles/bllokut. Nese niveli i ujit është me afer siperfaqes se tokes, duhet et aplikohet sistemi i drenazhimit te perhershem me ane te tubove drenazhuese. Nese uji qëndron mbi kete nivel, ai ndikon ne frenimin e zhvillimit te sistemit rrenjor dhe bimet vuajne nga teprica e lageshtires. Per kete qellim hapen kanalet kulluese ose behet drenazhimi ose ai i perhershem nese është i mundur.  Gjithashtu punohet ne sigurimin e sistemit te ujitjes, perfshire ketu kanalet e treta, te dyta dhe ato te para ujitese.

Sistemimi siperfaqesor konsiston ne keto drejtime: i) Ne tokat e sheshta me pjerresi natyrale nga 0-50, duhet bere nivelimi siperfaqesore me qellim qe toka te jetë me sa me pak disnivelime; ii) Ne tokat me pjerresi natyrale nga 5 – 120, duhet te merren masa qe toka te piketohet me teraca me ulje graduale (me formim nepermjet disa plugimeve te tokes);  iii) Ne tokat me pjerresi te madhe, te cilet perfshihen ne pjerresine natyrale nga 12 – 250, paralel me izoipset ndertohen terracat si mezhda dheu, prita me mure guri te thate, gardhe druri, etj, te cilet do te sherbëjnë per te penguar erozionin.

5.2.       Punimi i tokes dhe pleherimi

Konsiston ne punimin e siperfaqes se tokes qelizem ne thellesine 70-120 cm. Ne tokat e lehta nuk është shume e nevojshme te behen thelle, sepse tabani është i shkrifet. Kjo mjafton te kryhen vetem ne thellesine 70-80 cm. Ne tokat e renda duhet qe shtresa e siperme te futet poshte dhe ajo e poshtmja te kaloje siper. Ky proces realizohet me mjetet e punimit te thelle te tokes ne thellesine nga 100-120 cm. Ne tokat me taban jo te thelle qelizmat behen me ceket me qellim qe pjesa me humus te mos perzihet me shkembin amnor. Fundi është mire te shkrifterohet me mjete motorrike shkrifteruese nentokesore. Koha me e mire e punimit te pare te tokes është Vera (konkretisht muajt Korrik e Gusht). Pemëtoret te cilet jane planifikuar te mbillen me nenshartesa vegjetative (qe nuk zhvillohen me shume se 50 cm thellesi), nuk keshillohet te behen punime te thella.

Rekomandohet qe para punimit te thelle te tokes, sidomos ne tokat kodrinore rekomandohen te hidhen: 50-60 kv/dn pleh organik, 80-100 kg/dn lende aktive P2O5, dhe 40-50 kg/dn lende aktive K2O kryesisht ne formen e sulfatit te potasit. Ne tokat gelqerore qe zakonisht jane te varfera ne hekur duhet te hidhet edhe sulfat hekuri. Rreth 7-10 dite para piketimit dhe hapjes se gropave, toka mund te plugohet per se dyti nese ka nevoje, por gjithesesi frezimi i siperfaqes se tokes është i domosdoshem.

6.         Format e mbjelljes/ngritjes se pemëtoreve

Format e mbjelljes se bimeve ne nje pemëtore (fig. nr. 1), jane: i) Forma katrore; ii) Forma e katerkendeshit kendrejte, dhe; iii) Forma trekendeshe. Forma e mbjelljes se pemëtoreve varen nga relievi i tokes, nga niveli i mekanizimit, kultivari, etj.

Figure 1. Format e mbjelljeve se blloqeve me pemë frutore

a-Forma katrore. Ne kete forme largesia e bimeve është e barabarte ndermjet tyre, si ndermjet rreshtave ashtu edhe ndermjet bimeve ne rresht. Kjo forme mbjelljeje, mund te realizohet per format e kurorave kupore dhe ato piramidale. Gjithashtu kjo forme është e pershtatshme te realizohet kryesisht ne tokat me reliev fushore. Ne kete forme mbjelljeje mund te realizohen lehtesisht kurorat kupore dhe piramidale. Por vecanerisht e pershtatshme është kjo forme, per rastet e kultivimit me kurora palmete. Kjo forme mbjelljeje siguron nje pune te mekanizuar ne te dy drejtimet.

b-Forma e katerkendeshit kendrejte. Edhe kjo skeme mbjelljeje realizohet ne tokat me reliev fushore. Ne kete rast largesia/hapesira ndermjet rreshtave është me e madhe se ajo e bimeve ne nje rresht. Ne kete rast rreshtat duhet te drejtohen ne drejtimin Veri-Jug, me qellim qe bimet te ndriçohen sa me mire nga dielli. Ne rastet kur pjerresia natyrale është nga 10-120, atehere drejtimi i rreshtave duhet te jetë perpendikular me pjerresine me te madhe (ose e thene ndryshe paralel me izoipset). Edhe ne kete forme mbjelljeje, mund te realizohen lehtesisht kurorat kupore, piramidale dhe palmete.

c-Forma e nje trekendeshi trebrinjenjeshem. Aplikohet kryesisht ne tokat e pjerreta me pjerresi natyrale nga 12 - 240, ku mundesia e mekanizimit me mjetet e zakonshme per punimin e tokes është me e kufizuar. Bimet mbillen ne te 3 kendet e nje trekendeshi trebrinjeshem. Numri i bimeve ne kete rast është 12-15% me i larte se sa forma katrore apo ajo e katerkendeshit kendrejt te mbjelljeve. Forma e kultivimit te kurores keshillohet et jetë piramidale ose kupore.

d-Forma e mbjelljes me vetullore. Kjo forme aplikohet ne toka shume te pjerreta me pjerresi mbi 250 dhe drejtimi i vendosjes se rreshtave duhet et behet paralel me izoipset (ose e thene ndryshe perpendikular me pjerresine me te madhe. Ne kete rast per çdo bime edhe e domosdoshme te behet nga nje vetullore me nje siperfaqe rreth 8-12 m2 per secilen.

 

7.         Dendesia e mbjelljes se pemëve

Numri i bimeve per njesi te siperfaqes, percaktohet ne varesi te relievit te tokes, kultivarit, nensharteses, shkalles se mekanizimit, formes se mbajtjes se kurores, etj. Duhet theksuar se tendenca e sotme e kultivuesve te pemëtoreve ne disa vende te tjera, por edhe ne vendin tone është: i) Ne zgjedhjen e kultivareve qe zhvillojne kurore te ulet dhe te mbledhur, kryesisht te shartuara me nenshartesa vegjetative; ii) Te pershtatshme per te pranuar aplikimin e krasitjeve per te formuar kurora te uleta dhe te detyruara; iii) Ne zvogelimin e distancave te mbjelljes se bimeve ne rresht dhe ne mes rreshtave, rrjedhimisht ne rritjen e numrit te bimeve per njesi te siperfaqes, etj.

Rritja e numrit te bimeve per njesi te siperfaqes, sipas eksperiencave te vendeve te tjera ka vertetuar se siguron permiresimin e cilesise se prodhimit dhe rritjen e rendimentit. Ndërsa ulja e kurores jo vetem qe rrit cilesine e prodhimeve, por rrit edhe mundesine e vjeljes me dore (kur destinohen per konsum te fresket) dhe ate te mekanizuar (kur destinohen per perpunim industrial).

Fidanat e shartuara me nenshartesa vegjetative, kane disa avantazhe por edhe disa disavantazhe, ku disa nga keto jane:

a) avantazhet:

- Rrisin numrin e bimeve per njesi te siperfaqes, nepermjet zvogelimit te distancave te mbjelljes;

- Uljen e madhesise se kurorave ne 25-30% nga ajo e zakonshme dhe disiplinimin e saj nepermjet formave te detyruara te krasitjes (kryesisht palmete, cordon, etj).

- Ulet sasia e prodhimit per bime, por si rezultat i shtimit te numrit te bimeve ne 25-35% me shume rritet prodhimi per njesi te siperfaqes dhe shumefishohet cilesia e frutave;

- futen ne prodhim te plote ne nje periudhe shume te shkurter (2-3 vjet per mollen, kumbullen, pjeshken, kajsine, etj, 4-5 vjet per dardhen, etj, nga 6-10 vjet qe duhen ne rastet e shartimeve me nenshartesat e egra;

- Zevendesohet plotesisht procedura e vjeljes me dore, etj.

b) disavantazhet:

- Kerkojne sisteme mbështëtese;

- Ulet periudha e shfrytezimit nga 30-50 vjet qe mund te shfrytezohen pemët e shartuara me nenshartesa te egra, ne 20-30 vjet te ato te shartuara me nenshartesa vegjetative, etj.

Distancat e mbjelljeve duhet te percaktohen ne varesi te llojit, kultivarit, relievit, nensharteses, kushteve te ujitjes, etj, disa nga rekomandimet jane paraqitur ne tabelat nr. 2. Ne tabelen nr. .3, jepen distancat e aplikuara per speciet dhe kultivaret e furnizuar nga projekti FAO, gjate periudhes se viteve 2004-2007.

Tabele 1. Distancat e rekomanduara te mbjelljeve sipas relievit dhe specieve frutore (m)

Lloji pemës dhe nenshartesat

Ne toka te pjerreta

Ne toka te sheshta

Ne mes rreshtave

Brenda rreshtit

Nr. i bimeve per 1000 m2

Ne mes rreshtave

Brenda rreshtit

Nr. i bimeve per 1000 m2

Molle mbi molle te eger

6-7

6-7

22

7,5

7,5

18

Molle mbi nensh. Vegjetative

4

2

125

3,5

1,5

190

Dardhe mbi dardhe te eger

6-7

6

22

7,5

7,5

18

Dardhe mbi nensh. Vegjetative

4

2

100

3,5

1,5

190

Dardhe mbi ftua

4

2-3

100

3

2

167

Kumbull

6-7

6

22

7,5

6,5

21

Pjeshke

5

4

50

4

4

63

Kajsi

8

6

21

7,5

5

27

Qershi

6-7

6

26

5,5

5

36

Vishnje

5-6

5

31

5

4

50

Bajame

5-6

5

36

7

6,5

22

Arra

12

10

8

12

12

7

Muçmolla dimerore

5

4

50

5,5

4,5

40

Hurma

6

5

33

6

6

28

Fiku

6-7

6

26

6

6

28

Shega

4-5

3

74

4,5

4,5

49

Ftoi

6

5

33

4,5

3

74

Muçmolla verore

6

5

33

6

5,5

30

Gështënja

9

8

14

11

9

10

Lajthia

5

3-4

57

4,5

3,5

63

Kivia

4

2,5

100

4

2,5

100

Luleshtrydhja

1

0,3

3333

1

0,3

3333

 

 

Tabele 2. Distancat dhe rekomandime teknike per mënyrën e kultivimit te disa specieve dhe kultivaret te furnizuara nga projektit FAO per periudhen 2004-2007

 

Speciet dhe kultivaret

Distancat e mbjelljeve dhe format me te pershtatshme te kultivimit

 

Molla, varieteti Red Chief  i shartuar ne nënshartesat vegjetative M9 ose M26.

Molla, varieteti Golden Delocious clone B, i shartuar ne nënshartesat vegjetative M9 ose M26.

Kur kultivohet ne formen Kordon, distanca rekomandohet 3,5 x 1,5 m. Kur kultivohet ne formen Palmete, distanca rekomandohet 3,5 x 2m. 

Rekomandohet vetem per formën Palmete dhe distanca e mbjelljes rekomandohet te behet ne 4 x 3 m ose 4 x 2,5 m.

Dardha, varieteti Abate Fedel e shartuar ne nënshartesën vegjetative OHF (duhet alternuar ne rraportin 1 : 8 me kultivarin pllenues Coscia).

 

 

Dardha, varieteti Gentile Bianco e shartuar ne nënshartesën vegjetative OHF (duhet alternuar ne rraportin 1 : 8 me kultivarin pllenues Coscia).

 

Dardha, vete varieteti Coscia e shartuar ne OHF (shërben si polenizues i Abate fedel dhe Gentile Bianco dhe duhet alternuar ne rraportin 1 : 8).

Per formën Palmete dhe ne fushe distanca e mbjelljes rekomandohet te jetë 4 x 1.5 dhe 4 x 2 m. Ne toka kodrinore dhe te thata shkon mirë ne formë kupore dhe distanca e mbjelljes duhet 5 x 4,5. Ne kushtet e ujiteshme distancat mund te zvoglohen ne 5x4 m.

 

Forma e kultivimit duhet te jetë ne formë kupore dhe distanca e mbjelljes rekomandohet 5 x 4,5 m. Ne kushtet e ujitshme distancat mund te zvogelohen ne 4x3 m.

 

Nëse kultivihet e veçante duhet te kultivohet si palmete dhe me distanca 3,5 x 3,5 m.

 

Kumbulla, varieteti Sorriso di Primavera me nenshartesa Penta ose Mirabolano-29 C (duhet alternuar ne rraportin 1 : 8 me kultivarin pllenues Shiro).

Per formën Palmete dhe ne fushe distanca e mbjelljes rekomandohet 4,5 x 3 m.

Per formën Palmete dhe ne koder distanca e mbjelljes rekomandohet 5,5 x 3 m.

 

Kajsia, varieteti Ninfa e shartuar te nënshartesa Franco ose Tetra.

 

Forma Palmete. Ne kushtet e fushes dhe te ujitshme, rekomandohet 4,5 x 3,5 m. Ne koder dhe te pa ujitshme, rekomandohet te jetë 5 x 3.5 m.

Forma Kupore. Ne kushtet e fushes dhe te ujitshme, rekomandohet 4.5 x 3.5 m. Ne koder dhe te pa ujitshme, rekomandohet te jetë 5.5 x 4.5 m.

 

Pjeshka, varieteti Nettarina Caldesi 2000 dhe te shartuara ne GF-677.

Forma Palmete, rekomandohet ne kushtet e fushes dhe te ujitshme. Distanca e mbjelljes keshillohet 4.5 x 3.5 m.

Forma Kupore rekomandohet ne tokat kodrinore dhe distanca e mbjelljes keshillohet ne 5.5 x 3.5 m. 

 

 

 

8.         Piketimi dhe hapja e gropave

Figure 2. Formimi i kendit te drejte gjate piketimit te gropave ne tokat fushore

Gropat piketohen ne perputhje me format e kultivimit te cilet percaktohen me pare. E rendesishme është qe piketimi te behet sipas skemave te percaktuara me rreshta te drejta, ne distanca te sakta ndermjet rreshatve dhe bimeve brenda rreshtit. Piketimi behet me meter shirit, nuk keshillohet me litar apo spango sepse gjate kalimit neper bar te lagur me vese apo me uje nga reshjet, zakonisht ato shkurtohen/tkurren dhe distancat nuk mund te aplikohen me saktesi.

Me pare blloku ndahet ne parcela, ku percaktohen rruget, vend qendrime, zona e kthesave te automjetëve te punimit te tokes dhe te sherbimeve agroteknike si dhe te transportit, etj.

Ne tokat fushore, me qellim qe rreshtat te vine drejte dhe ne gone (ne nje kend te drejte 900), është  e domosdoshme qe ne fillim te procesit te piketimit te gropave, te realizohet kendi 90 grade (fig. nr. 2). Kjo realizohet nepermjet formimit te nje trekendeshi kendrejte me dy katete, ku njeri katet (A) te jetë A=2 m dhe tjetra (B); B=3 m, atehere brinja C, (hipotenuza), sipas Teorise se Pitagores (C2 = A2 + B2), gjatesia e hipotenuzes duhet te jetë C=3.6 m. Nese kjo brinje nuk është ne kete distance, atehere ajo rregullohet nepermjet spostimit (ne gjatesi te njerit katet) te njerit krah te spangos (zakonisht ai i gjeresise) derisa gjatesia e brinjes C, te jetë sipas vleres se llogaritur.

Figure 3. Piketimi i rreshtave sipas horizontaleve te permiresuara ne tokat e pjerrta

Pasi sigurohet se trekendeshi ne njerin cep te parceles ka siguruar permasat e duhura, per siguri dhe po ne te njejten mënyrë veprohet edhe per kendin tjetër qe është perkundrejt diagonale se parceles. Me pas percaktohen gjeresite e rreshtave dhe distancat e bimeve neper rreshta. Per cdo vend/pemë ngulet nga nje pikete. Është e rendesishme te mos harrohet piketimi i zones se ktheses rreth e qark parceles, me qellim kalimin e mjetëve mekanike. Gjeresia e saj varet nga gjeresia e mjetëve te mekanizuara.

Ne tokat kodrinore orientimi i mbjelljeve behet duke filluar nga pjerresia me e madhe dhe ne drejtimin Veri-Jug (fig. nr. 3), pastaj blloku ndahet ne parcela, ku percaktohen rruget, vend qendrime, zona e kthesave te automjetëve te punimit te tokes dhe te sherbimeve agroteknike si dhe te transportit, etj, si ne tokat fushore.

 

Figure 4/1. Hapat qe ndiqen per hapjen e gropes dhe mbjelljen e nje fidani

 

a) vendosja e shabllonit (derrases 1,5 m);         b) percaktimi i perimetrit te gropes;      c) hapja e gropes;  

    

Hapja e gropave. Behet ne piketen e vendosur gjate piketimit. Ne fillim merret nje derrase 1,5 m e gjate (fig nr. 4/1) ku i hapen 3 te thelluara (ne forme trekendeshi) nje ne mes dhe dy te baraslarguara ne skajet e saj. Derrasa vendoset ne gjatesi te rreshtit duke futur piketen ne te thelluaren e mesit te derrases. Tek dy te thelluarat e skajeve ngulen dy kunja te tjere, me qellim qe te ruhet kontrolli dhe saktesia e mbjelljes gjate procesit te mbjelljes. Nese toka me pare ka qene e pluguar qilizem, ato hapen ne permasat 50 x 50 ose 60 x 60 cm. Nesze punimi i pare nuk është bere qilizem, atehere permasat e gropave behen 70 x 70 cm ose 80 x 80 cm. Ato hapen me krahe ose ne mënyrë te mekanizuar (fig nr. 5/1). Dheu deri ne thellesine 25 cm hidhet ne nje ane dhe pjesa tjetër hidhet ne ane tjetër. Gropat është mire te hapen ne Vjeshtë. Nese ato do te hapen ne Pranvere, është e keshillueshme qe ato te hapen te pakten 3 jave para mbjelljes, me qellim qe dheu te mobilohet mire nga mikro-organizmat.

Figure 5/1. Hapja me krah dhe e mekanizuar e gropave

 

9.         Pergatitja e fidanit per mbjellje dhe teknika e mbjelljes

Per te ndertuar nje pemëtore me bime te mbjellura ne nje cilesi te mire, është domosdoshme qe fidanat te jene te te njejtit standart. Preferohen fidanat e kategorise se pare dhe te dyte. Fidanat e kategorise se trete, nuk duhet te mbillen te perziera me dy te parat. Ato mund te mbillen ne vende te veçanta me qellim qe sherbimet e mepastajshme agroteknike te jene me te diferencuara. Fidanat duhet te jene sipas standarteve, as me te vogla dhe as me te medha se sa ato tregues qe jane te shenuara ne standartin e fidanave te pemëve frutore.

Fidanat e shtuara ne rruge vegjetative (perpanje, kembeza, copa/kalema, etj), duhet te jene ne moshen 1 ose 2 – 4 vjeçare.

Periudha me e mire e mbjelljeve te pemëtoreve jane muajt Nendor-Dhjetor, periudhe kur fidanat kane hyre plotesisht ne fazen e qetesise dimerore. Ato duhet te behen para se te kene filluar ngricat. Kjo periudhe jep rezutate me te mira ne drejtim te zenies. Fidanat e mbjellura ne kete periudhe, kane mundesine te nxjerrin rrenje te reja menjehere pas mbjelljeve, mjafton qe temperatura e tokes ku shtrihen rrenjet, te mos jetë me poshte se 50C. Ne kete mënyrë rrenjet mbyllin shume me shpejt plaget e shkaktuara para dhe gjate mbjelljes se tyre.

Mbjellja e fidanave mund te behet deri ne fillim te Pranveres, ose rreth 15-20 dite para fillimit te levizjes se lengjeve ose bymimit te sythave. Ne rastin e mbjelljeve te Pranveres, perqindja e zenieve është me e vogel se sa ato te mbjellura ne Vjeshtë.

Figure 6. Fazat e pergatitja  e fidanit per mbjellje

Pergatitja e fidanit per mbjellje, konsiston ne krasitjen (shkurtimin) e sistemit rrenjor deri ne 25 cm gjatesi dhe keshillohet ne lyerjen e tyre me nje perzierje bajge + argjil ne raporte 1:1 (fig. nr. 6). Kjo ndihmon ne zenien e shpejte dhe te sigurte te fidanave te mbjellura. Nje dite para fillimit te mbjelljes, fidanat futen ne uje te rrjedhshem per 15-20 ore me qellim qe ato te marrin sasine e ujit qe kane humbur gjate kohes se ruajtjes/shtatifikimit, apo transportit te tyre. Trupi dhe rrenjet e fidanit para mbjelljes, është mire te dezinfektohen me 1% leng bordolez (CuSO4*5H2O).

Teknika e mbjelljes se fidanit, është mire te behet nga dy persona ku njeri e mban fidanin dhe tjetri hedh dheun. Keshillohet qe dheu i shtreses se siperme deri ne 25-30 cm thellesi, te perzihet me plehrat kimike dhe organike dhe me pas te hidhet ne fundin e gropes. Sasia e plehrave per nje rrenje duhet te jetë: 10-15 kg pleh organik, 150-200 gr superfosfat, rreth 150-200 gr nitrat amoni, 150 - 200 gr sulfat potasi (ose lloje te tjera plehrash mjafton qe te ekuivalentohen ne lende aktive. Siper dheut te perzier me plehra duhet te hidhet dhe i paster. 

Figure 7. Fazat e mbjelljes se fidanit

Kujdes! Asnjehere sistemi rrenjor nuk duhet te kontaktoje me plehrat organike dhe ato minerale sepse pengon zenien e fidanit. Dheu i thellesise mbi 25-30 cm nuk duhet te perdoret fare per mbushjen e gropes. Ajo mase dheu duhet te merret ne nje vend tjetër aty afer gropes dhe te mbulohet sistemi rrenjor duke e ngjeshur lehte me qellim qe te realizohet kontakti sa me i mire i dheut me rrenjet (fig. nr. 7).

Per fidanat qe jane te pergatitura me ane te shartimit, pika e shartimit duhet te jetë 3-5 cm mbi siperfaqen e tokes. Kjo behet me qellim qe mbishartesa te mos rrenjezoje. Nese fidani është pergatitur pa shartim por me ane te fares (kryesisht per fidanat hibride), apo te pergatitura me ane te metodave te tjera vegjetative, atehere qafa e rrenjes se fidanit duhet te jetë 4-6 cm nen siperfaqen e tokes (fig. nr. 8 dhe 9).

Nese pas mbjelljes nuk ka shira, ato duhet te ujiten menjehere pas mbjelljes me rreth 10-20 litra uje per fidan dhe me pas hidhet dhe i shkrifet e mbulohet duke formuar nje ngritje ne forme saçi.

Figure 8. Pozicioni i qafes se rrenjes se fidanit pas mbjelljes ne vendin e perhershem

Rreth 10-12 cm larg fidanit vendoset nje hu druri, lartesia e te cilet duhet te jetë nen lartesine e deges se pare skeletore, me qellim qe gjate lekundjeve nga era, deget skeletore te mos demtohen.  Me pas behet lidhja e hurit me fidanin ne forme e germes tete.

Mulçerimi (bykosja), konsiston ne mbulimin e gropes me barishte, fiere, byk, etj, ne trashesine deri ne 10 cm dhe lihet ashtu deri ne Vjeshtë. Kjo mase realizohet kryesisht ne kushtet e paujiteshme dhe sherben per te penguar avullimin e ujit nga gropa dhe kjo mase ndikon ne rritjen e sigurise se zenieve.

Figure 9. Pozicioni i pikes se shartimit