Pemetaria

Minimize
Foto

SHERBIMET AGROTEKNIKE GJATE PERIUDHES SE PRODHIMIT DHE VJELJA E FRUTAVE

Disa nga shërbimet me kryesore agroteknike qe i’u behen pemëve frutore pas hyrjes se tyre ne prodhim jane: i) Punimin e tokës nepermjet plugimeve/prashitjet, shkrifterimve, frezimet gjatë vegjetacionit; ii) Krasitjet prodhuese; iii) Pleherimet kimiko-organike; iv)Ujitjet; v)Lufta kundër semundjeve dhe demtuesve, etj. Ato behen ne varesi te gjendjes se bimëve dhe te etapave te jetës se tyre.

Jetëgjatësia e pemëve frutore ndahet ne 4 etapa qe janë:

1) Etapa e rinise ose e thene ndryshe e rritjes se shpejte. Kjo zgjat zakonisht nga 3-10 vjet, ne varesi te species, kultivarit, nensharteses, kushteve te tokes, klimes dhe nivelit te sherbimeve agroteknike, etj.

2) Etapa e rritjes intensive dhe e prodhimit maksimal. Kjo etape zakonisht ndodh ne moshen nga 8-15 vjeçare.

3) Etapa e ndalimit te rritjes intensive te kurorës, e cila shoqerohet me uljen e saj dhe renien prodhimit te mases gjethore. Kjo etape ndodh ne moshen nga 15-25 vjeçare.

4) Etapa e pleqerise, e cila karakterizohet ne renien e prodhimit dhe fillimin e tharjes se pjesshme te degëve skeletore te kurorës dhe fillon pas moshes se trete.

Prandaj për te zgjatur sa me shumë te jetë e mundur jetën e tyre, bimëve duhet t’ju kryhen me se miri keto masa agroteknike qe janë:

i) Mirembajtja e siperfaqes se toke;

ii) Aplikimi i një sistemi sa me te drejte dhe i kombinuar i pleherimit N,P,K dhe ne mikroelemente;

iii) Pleherimi ne jo me pak se një herë ne 3 vjet me plehra organike me 500-600 kv/ha;

iv) Aplikimi i një sistemi ujitjeje sa me te kontrolluar dhe mundesisht ajo me pika e kordinuar me sistemin e pleherimit kimik NPK + plehra me mikroelemente;

v) Aplikimi i një sistemi te përsosur kullimi i ujrave nëntokesore. Ato duhet te jene ne jo me pak se 1,5 m thellesi, e shume te tjera.

1.          Mbajtja e siperfaqes se tokes

Punimi i tokës është një mase tepër e rëndësishme ne kultivimin e pemëve frutore gjate periudhes se frutifikimit. Ky proces ndikon ne përmbysjen e mbeturinave gjethore te rena për tokë, ne ajrosjen e tokës, ne shkaterrimin e barërave te keqia, ne përmbysjen e plehrave organike dhe ato kimike, si dhe ne aktivizimin e aktivitetit mikro-biologjik te tokës. Sipas shume autoreve, është vertetuar se asnjë mase tjetër agroteknike (përveç krasitjes), nuk mund ta zevëndesoje punimin/shkriftërimin e tokës.

Toka medeomos duhet te punohet çdo vit jo me thelle se 20-25 cm gjatë periudhes Nendor-Shkurt. Ky proces mund te vazhdoje deri ne momentin e fillimit te fillimit te levizjes se lengjeve. Punimet e thella nuk duhen aplikuar sepse siç është spieguar me siper, sistemi rrenjor është shume afer siperfaqes se tokes (veçanerisht ato me nenshartesa vegjetative). Largesia nga trungu dhe brazdes se plugimit duhet te jetë ne proporcion me gjeresine e kurore dhe moshen e pemës. Ajo nuk duhet te jetë me pak se 0,5-0,8 m. Para punimit, toka duhet te jetë ne lageshtiren e duhur. Nese toka ka shume lageshtire, cilesia e punimit vjen shumë e papërshtatshme.

Shkriftërimet sipërfaqsore (ose frezimet) gjatë vegjetacionit, duhet te behen 2 - 3 herë. Ato duhet te behen ne thellesine 10-12 cm, ku: e para behet gjatë periudhes Prill-Maj; e dyta duhet te behet gjate rritjes intensive te frutave; e treta gjatë përiudhes Shtator-Tetor. Keshillohet qe shkriftërimet duhet te behen pas ujitjeve ose shirave me qellim ruajtjen e vlages për një përiudhe sa me te gjatë ne toke.

 

2.         Krasitja prodhuese

Krasitja prodhuese, behet pasi pema ka hyre ne prodhim. Krasitja prodhuese ka per qëllim: 1) Pema te stabilizoje nje një kurorë me dege skeletore te rendit te pare, te dyte, te trete, e me radhe te shperndara uniformisht ne te gjithe madhesine e kurore. Kjo ndihmon ne shperndarjen proporcionale te lendeve ushqimore ne te gjithë kurorën, ajrosjen dhe ndriçimin me te mirë te saj nga rrezet e diellit; 2) Krasitja është një nga elementet kryesor që ndikon ne prodhimin e përvitshëm te sythave frutorë, duke i siguruar bimes nje stabilitet ne prodhimtari. Ajo eleminon periodicitetin e prodhimit, e cila nëse nuk bëhet rregullisht, shpesh ky fenomen është i pranishem (si tek: molla, dardha, kumbulla, etj). 3) Te siguroje një rritje dhe zhvillim te harmonizuar te pemës ne te gjithë teresine e saj. Ajo synon te realizoje një zhvillim harmonik ndërmjet pjesëve te veçanta te pemës dhe ajo që është me e rëndësishme, te harmonizoje zhvillimin e sistemit ajror me ate rrenjor. 4) Te siguroje riperteritjen graduale te degeve skeletore dhe te degëzimeve te tyre. 5) Te ruaje rritjen vjetore te çdo pjesë perberese te kurorës dhe te menjanoi ne maksimum e mundshem mplakjen e pemës.

Qellimi i kesaj krasitjeje është qe pemës t’i sigurohet mundesia e rritjes dhe e zhvillimit te degezave me sytha prodhuese. Per te patur kete rezultat është e domosdoshme qe degezat gjate krasitjeve, te priten ne 2/3 ose 4/5 e lartesise se tyre, kjo sidomos kur bimet jane me te reja dhe kur kane vegjetacion te bujshem. Gjate kesaj procedure synohet qe kurora te mbahet e paster nga deget e thyera, te plagosura, te thara, etj, si dhe rrallimin e degeve veshese qe pengojne njera tjetren dhe qe shkaktojne hijezime te panevojshme te kurores.

Para se te fillohet nga krasitja prodhuese, ne fillim bima vrojtohet si është formuar nga trungu deri ne majat e llastareve dhe pastaj gjykohet për krasitjen e sajë. Hiqen te gjithe degët qe janë te pa pjekura, te demtuara nga semundjet dhe demtuesit, ato qe kanë dale me drejtim nga brenda kurorës, ato qe dendesojne kurorën, etj. Hiqen degët qe dalin nga qafa e kercellit dhe te tjera qe dalin deri ne fillimin e degëzimeve te degëve skeletore si thithaket, e te tjera.

Llojet e krasitjeve prodhuese te pemët frutore, jane: 1) Sipas mënyrës se prerjes; 2) Sipas mases se prerjes;

1 - Sipas menyrave te prerjes, dallohen: a) Me rrallim te degeve; b) Me shkurtim te degezave. Krasitja me rrallim te degeve nenkupton prerjen totale te nje dege e cila behet me qellim rrallimi te kurores, por edhe te heqjes totale te nje pjese te demtuar nga semundjet apo agjente te tjere. Kjo mase ndikon jo vetem ndriçimin me te mire te pemës, por edhe ne fuqizimin e degeve te tjera ne kurore. Krasitja me shkurtim, nenkupton shkurtimin e degezave ose e nje pjese te kurores me qellim uljen e saj dhe stimulimin e daljes se llastareve te tjere meme poshte me qellim veshjen me te mire te kurores. Kjo mase jo vetem qe stabilizon kuroren, por harmonizon pemën ne pergjithesi dhe i siguron bimes nje vazhdueshmeri prodhimi shumevjeçare dhe te panderprere.

2 - Sipas mases se prerjes, dallojme: i) prerje te lehta; ii) prerje te mesme; dhe iii) prerje te renda. Krasitjet quhen te renda nese ne bime nderhyhet me prerje te medha si rasti i heqjes se nje apo me shume degeve skeletore te rendit te pare te dyte ose edhe te trete. Kjo forme krasitjeje behet kryesisht ne fazen e pleqerise se bimeve dhe behet me qellim heqjen e pjeses se demtuar dhe njekohesisht stimulimin e daljes se llastareve te rinje qe do te sherbejnë si zevendesues per fazat e mevonshme. Nganjehere behet me qellim rrallimin e nje pjese te kurores e cila ka krijuar hijezime te panevojshme te saje. Ndërsa prerjet e lehta dhe te mesme behen kryesisht gjate etapes se rinise dhe te prodhimit te qendrueshem. Qellimi i ketyre prerjeve është t’i siguroje kurores nje harmonizim te rritjes dhe te zhvillimit te saj si dhe te sistemit rrenjor. Njekohesisht krasitjet e rregullta ndikojne ne luftimin e periodicitetit nepermjet diferencimit e sytheve frutore.

Sipas kohes se kryerjes, klasifikohen ne dy grupe kryesore qe jane: 1)Krasitjet Dimerore, te cilat behen kur sythat frutore dhe vegjetative jane ne fazen e qetesise. 2) Krasitjet Verore, behet kur sythat frutore dhe vegjetative jane ne fazen e vegjetacionit.

Krasitjet dimerore klasifikohen ne: 1) Krasitja per formim kurore (formuese). Kjo forme realizohet ne 4- 5 vitet e para te moshes se tyre. Kjo ka per qellim t’u jape bimeve nje numer te caktuar degesh skeletore dhe degezave ne nje dege skeletore. Qellimi është ti sigurohet nje shperndarje uniforme te degezave ne te gjithe periferine e kurores, ne brendesi, rreth aksit te pemës dhe ne lartesi te saj.

2) Krasitja prodhuese behet; pasi pema ka hyre ne prodhim. Qellimi i kesaj krasitjeje është qe pemës ti sigurohet mundesia e rritjes dhe e zhvillimit te degezave me sytha prodhuese. Keto degeza gjate krasitjeve, rekomandohet te priten ne 2/3 ose 4/5 e lartesise se tyre. Njekohesisht duhet te synohet qe keto degeza ne pjesen me te madhe te tyre, te shtrihen ne 2/3 ose 4/5 te lartesise se pemës.

3) Krasitja riperteritese behet kur bimet kane filluar te mplaken. Kjo lloj krasitjeje behet ne keto raste; a) Kur nje ose disa dege skeletore dhe degeza te tjera kane filluar te thahen, b) Kur prodhimi ne dege te tjera ka filluar te bjeri ndjeshem. Kjo realizohet me prerjen ne ½ ose ne 2/3 e gjatesise se deges skeletore. Pas prerjes, zakonisht nga sythat e fjetur dalin thithaket, te cilet mund te shfrytezohen per rindertimin e kurores se demtuar.

2.1.       Rregullat e krasitjes prodhuese dimerore

Realizohet gjate periudhes se qetesise ne Dimer. Kjo fillon pas renies se gjetheve dhe mbaron para fillimit te fryerjes se sytheve. Per zonen Bregdetare dhe ate te Ulet, koha me e pershtatshme është Janari dhe Shkurti. Kur temperaturat jane nen zero, krasitjet nuk duhet te behen, sepse kambiumi është shume i ndjeshem dhe plaget e shkaktuara nga prerjet nuk sherohen/mbyllen lehte. Madje, krasitja nuk rekomandohet te behet direkt pas renies se gjetheve. Kjo sepse, kur lendet rezerve gjate Dimrit zbresin ne kercell, ato ne fazen e renies se gjetheve akoma jane ne degeza. Po te priten keto degeza, bashke me to do te hiqet edhe nje pjese e konsiderueshme e lendeve rezerve.

Nese krasitjet behen kur ka filluar bemyerja e sythave, veç humbjeve te sytheve qe vine nga ferkimi i degezave gjate aktit te krasitjes, bashke me deget e prera largohet edhe nje pjese e mire e lendes rezerve qe ne ate periudhe ka shkuar neper degeza e sythe.

Per te bere nje krasitje ne nje pemë duhet nisur nga maja e saj dhe me pas vazhdohet drejt bazes. Rregulli kryesore është se secila dege e lene duhet et kete hapesiren e duhur aq sa te mos nderhyje te hapesira tjetër. Gjate procesit e rrallimit, duhet te largohen deget me te dobeta, te thyerat, te demtuarat nga semundjet apo demtuesit, etj.

Ne krasitjet Dimerore operohet ne keto lloj degezash:

1) Krasitja degezave konsiston me heqjen e plote ose prerje te pjesshme te degezave njevjecare. E rendesishme është krijimi i nje shperndarjeje uniforme ne te gjithe kuroren e pemës. Ne keto operacione nderhyhet: i) Ne vazhduesit e degeve skeletore. Pjeses njevjecare te vazhduesit duhet ti lihet aq gjatesi sa ai te siguroje rritjen e tij. ii) Ne degezat qe ndodhen nen vazhduesin kryesor. Rendesi ka lenia e sasise se duhur te ketyre degezave me qellim qe ato qe mbesin te favorizojne rritjen dhe zhvillimin e udheheqesit kryesore. Ajo qe është shume e rendesishme, është se udheheqesi kryesor duhet te mbetet i veshur me degeza. Kujdes, ruajtja nga çveshja. Nese ndodh çveshja, atehere prishet ekuilibri ndermjet udheheqesit dhe degezave veshese. Ajo menjanohet duke prere rende degezat e fuqishme dhe lehte degezat e dobeta.

2) Krasitja ne degezat veshese ka per qellim, i) Ne faroret te nxisi daljen e sythave vegjetative qe ndodhen ne bazen e degezave me qellim qe ne vitin e ardhshem te formohen degeza me sytha frutore. ii) Ne bërthamoret te pakesoje numrin e sythave frutore dhe te nxisi shperthimin e sythat vegjetative me qellim qe nepermjet llastareve te rinj te diferencohen sythat frutore per vitin e ardhshem.

3) Rralluese Ky operacion ka per qellim, ajrosjen dhe ndricimin e mire te kurores. Ne kete rast hiqen deget e teperta dhe ato qe pengojne njeri tjetërin. Kjo ndikon ne ndricimin me te mire te kurores, e cila perben bazen per diferencimin e sytheve frutore per vitin e ardhshem.

 

2.2.       Specifikat e krasitjes dimerore tek disa specije frutore

Megjithese krasitjet dimerore te pemët frutore kane pothuajse te njejtat parime, përsëri per nga vete specifikat e tyre, ku me kryesoret mbesin degezat prodhuese, ato jane te ndryshme si per faroret ashtu edhe per bërthamoret. Madje keto ndryshimeve verehen jo vetem sipas grupeve, por edhe sipas specieve. Keshtu qe krasitesit duhet te dine mire specifikat dhe veçorite me kryesore te seciles lloj pemë frutore. Ne vazhdim tregohen specifikat e krasitjeve dimerore per disa lloje pemësh frutore qe nuk jane trajtuar ne pjesen e kultivimit te ture.

 

Veçorite e krasitjes dimerore te bajamja. Pemët e bajames zakonisht kultivohen ne formen e kurores se lire me 4 dege skeletore dhe me trup te ulet. Synohet qe gjate krasitjeve dimerore kurora te mbahet ne forme e duhur. Gjate fazes se krasitjeve dimerore, duhet te ndiqen keto rregulla kryesore:

i) Bajamja prodhon kryesisht ne degezat e perziera njevjecare dhe ne deget buketore, prandaj gjate krasitjes dimerore ato duhet te ruhen.

ii) Krasitjet dimerore behen te lehta dhe vetem rralluese.

iii) Rrallohen pjeserisht degezat qe hijezojne njera tjetren;

iv) Hiqen plotesisht deget e vjetra apo te thyera dhe te semura;

v) Thithaket zakonisht hiqen plotesisht, por nese ndonje dege skeletore është demtuar, atehere ato shkurtohen ne 6-7 sythe per te formuar e zevendesuar degen e ardhshme, etj.

vi) Krasitjet dimerore duhet te behen te pervitshme, me qellim eliminimin e krasitjeve te renda, sepse zakonisht ne keto kushte ato thahen.

 

Veçorite e krasitjes dimerore te fiku. Pemët e fikut zakonisht duhet te kultivohen ne formen e kurores kupore me 3-4-5 dege skeletore te përsëritura edhe ne katet e II, III e me radhe. Synohet qe gjate krasitjeve dimerore kurora te mbahet ne forme e duhur. Gjate fazes se krasitjeve dimerore, duhet te ndiqen keto rregulla kryesore:

i) Fiku prodhon vetem ne degezat njevjecare prandaj ato kurrsesi nuk duhet te hiqen. Krasitja behet vetem rralluese dhe prerje sa me te lehta sepse fiku i mbyll me shume veshtiresi plaget.

ii) Rrallohen pjeserisht degezat qe hijezojne njera tjetren;

iii) Hiqen plotesisht deget e vjetëra apo te thyera dhe te semura;

iv) Thithaket zakonisht hiqen plotesisht, por nese ndonje dege skeletore është demtuar, atehere ato shkurtohen ne 4-5 sythe per te formuar e zevendesuar degen e ardhshme, etj.

 

Veçorite e krasitjes dimerore te gështënja. Pemët e gështënjes pelqejne rritjen natyrale te lire, zakonisht piramidale me kate. Gjate fazes se krasitjeve dimerore, duhet te ndiqen keto rregulla kryesore:

i) Nuk ka nevoje te behen prerje te degezave, por mjafton ne ndonje rrallim atje ku ka dendesim te kurores.

ii) Nese dege te veçanta kane prekje nga semundjet e ndryshme, mjafton qe ato te hiqen dhe vendin e tyre duhet ta zeri nje thithak.

iii) Pastrohen dhe hiqen çdo vit funderraket duke siguruar jo me shume se 8-10 trungje te tille.

iv) Nese nje pjese e kurores apo dege te saje jane thare, mjafton te pritet pak cm poshte vendit te thare dhe ne vend te saje shfrytezohen me njerin nga thithaket qe dalin poshte saje.

Veçorite e krasitjes dimerore te hidja. Pemët e hides nuk kane kerkesa te veçanta per formen e kurores. Pelqejne rritjen natyrale te lire. Gjate fazes se krasitjeve dimerore, duhet te ndiqen keto rregulla kryesore:

i) Nuk ka nevoje te behen prerje te degezave, por mjafton ne ndonje rrallim atje ku ka dendesim te kurores.

ii) Nese dege te veçanta kane prekje nga semundjet e ndryshme, mjafton qe ato te hiqen dhe vendin e tyre duhet ta zeri nje thithak.

iii) Duhet aplikuar shkurtimi I llastareve te fuqishem te majes me qellim parandalimin e zhveshjes se pjeses se poshteme.

iv) Nese nje pjese e kurores apo dege te saje jane thare, mjafton te pritet pak cm poshte vendit te thare dhe ne vend te saje shfrytezohen me njerin nga thithaket qe dalin poshte saje.

Veçorite e krasitjes dimerore te sheges. Pemët e sheges nuk kane kerkesa te veçanta per formen e kurores. Pelqejne rritjen natyrale te lire zakonisht me 4-6 trungje. Ne disa raste mund te kultivohen me nje trung por me 4-5 dege skeletore dhe ne forme kurore. Gjate fazes se krasitjeve dimerore, duhet te ndiqen keto rregulla kryesore:

i) Zakonisht shega frutifikon ne llastaret nje vjeçare. Por ajo frutifikon edhe ne llastaret 2 edhe 3 vjeçare. Prandaj keshillohet qe keto llastare nuk duhet te priten, por mjafton ne ndonje rrallim atje ku ka dendesim te kurores.

ii) Nese dege te veçanta kane prekje nga semundjet e ndryshme, mjafton qe ato te hiqen dhe vendin e tyre duhet ta zeri nje thithak.

iii) Duhet aplikuar shkurtimi i llastareve te fuqishem te majes me qellim parandalimin e zhveshjes se pjeses se poshtme.

iv) Nese nje pjese e kurores apo dege te saje jane thare, mjafton te pritet pak cm poshte vendit te thare dhe ne vend te saje shfrytezohen me njerin nga thithaket qe dalin poshte saje.

v) Duhen bere prerje te pervitshme te thithakeve dhe te funderrakeve qe te shega dalin me shumice.

Veçorite e krasitjes dimerore te kivies/aktinidies. Pemët e kivies mbahen ne sistemin e kultivimit kordon ose edhe tende. Gjate fazes se krasitjeve dimerore, duhet te ndiqen keto rregulla kryesore:

i) Zakonisht kivia prodhon vetem ne llastaret qe dalin direkt nga degezat 2-3 vjeçare. Prandaj gjate krasitjeve dimerore, keshillohet qe keto llastare nuk duhet te priten, por mjafton ne ndonje rrallim atje ku ka dendesim te kurores.

ii) Per te patur llastarizim te perviteshem, mjafton shkurtimi i disa degeve 2-3 vjecare ne 1/3 ose ½ e gjatesise se tyre.

iv) Nese nje pjese e kurores apo dege te saje jane thare, mjafton te pritet pak cm poshte vendit te thare dhe ne vend te saje shfrytezohen me njerin nga thithaket qe dalin poshte saj.

2.3.       Teknika e krasitjes prodhuese verore.

Krasitja Verore, behet gjate periudhes nga çelja e gjetheve, e vazhdon deri ne renien e tyre. Efektiviteti i ketij operacioni është kur behet ne kohen dhe cilesine e duhur. Disa nga operacionet me kryesore te krasitjeve verore jane: teharrjet; pincimi; prerja ose shkurtimi i lastareve; perkulja e llastareve; rrallimi i frutave, unazimi, perndrydhja e llastareve, etj.

1) Teharja konsiston ne heqjen e lastareve te teperta, te cilat dalin ne trungun e pemës ose ne deget skeletore. Ato rekomandohen te hiqen para se ato te drunjezohen. Ne disa raste disa nga keto llastare mund te shkurtohen ne 3-4 gjethe. Kjo behet ne ato raste kur pemës i ndihet nevoja te grumbulloje sa me shume lende organike.  Ne rastet e nje vegjetacioni te bujshem keto llastare duhet te rrallohen. Rrallimi i tyre është i detyrueshem te behet i plote sidomos kur ato kane dale ne drejtimin brenda kurore.

2) Pincimi konsiston ne keputjen e majes se llastareve qe jane me te rritur dhe te zhvilluar. Ne te shumten e rasteve ky operacion behet te bërthamoret dhe ka per qellim te frenoje rritjen e panevojshme te majes rritese te llastareve kryesore, me qellim nxitjen dhe daljen e lastareve te tjere anesore, te cilat jane baze per diferencimin e sytheve frutore.

3) Prerja ose shkurtimi i lastareve, konsiston ne prerjen e filizave qe kane ndaluar rritjen dhe qe kane formuar sythin e majes. Ky operacion behet gjate muajit Gusht dhe ka per qellim diferencimin e sytheve frutore ne keto degeza. Nese prerja e majes behet para se keto degeza te drunjezohen, atehere mundesia e diferencimit te sytheve frutore është me i vogel. 

4) Perkulja e lastareve te gjelbert, behet kryesisht te faroret por edhe te bërthamoret. Kjo mase konsiston ne perkuljen e disa llastareve te cilat sherbejnë per formimin e kateve gjate formimit te formave te detyruar te krasitjeve (palmete apo kordon). Lastarit te perkulur i keputet maja me qellim qe te favorizohet diferencimi i sythave frutore.  Llastari duhet te perkulet ashtu si duhet. Per sistemet palmete kendi i perkuljes duhet te jetë ne rreth 60 grade, ndërsa per rastet e sistemit kordon, llastaret duhet te shtrihen horizontalisht.

5) Rrallimi i frutave. Ne disa specie si molla, kumbulla, pjeshka, kajsia, etj, është e domosdoshme te realizohet procesi i rralimit te frutave. Kjo konsiston ne heqjen/rrallimin e disa frutave me qellim qe ato qe ngelin te rriten dhe te zhvillohen sa me mire. Kjo mase behet per rregullimin/ekuilibrimin e rritjes vegjetative dhe atij te prodhimit. Gjate rrallimit duhe te kihet parasysh; te hiqen frutat me te demtuara, te semura, frutat dyshe, te deformuara, etj. Rrallimi duhet te behet pas rrezimit fiziologjik. Rrallimi duhet te jetë i tille qe nje frut te ushqehet nga 40-50 gjethe.

6) Stimulimi i zgjimit te sytheve. Keto operacione kryhen si te faroret ashtu edhe ne bërthamoret. Format e ketij operazioni jane: i) Unazimi; ii) Prerja gjatesore ndermjet sytheve; iii) Prerja terthore mbi syth, etj.  Keto operacione duhet te behen te llastaret me moshe nje, dy dhe me shume vjeçare, me rritje te fuqishme dhe ne fazen e vegjetacionit te plote. Thellesia e prerjeve duhet te jetë deri ne heqjen e levores, mundesisht pa prekur zonen e kambiumit.

Qellimi i ketyre operacioneve është, frenimi i rritjes ne lartesi te atij llastari dhe nxitjen e daljes se llastareve anesore nga sythat qe jane nen piken e operuar. Kjo ndihmon ne stimulimi e zgjimit te sytheve fjetëse anesore. Keto prerje behen me qellim per te penguar levizjen e lengjeve te perpunuara nga kurora per ne rrenje dhe lenien te lire te levizjes se lengjeve nga sistemi rrenjor per ne drejtim te sytheve poshte operacioneve perkatese. Llastaret qe dalin pas zgjimit te sytheve anesore, jo vetem qe e ulin lartesine e kurores, por e veshin llastarin kryesore e te zhveshur me llastare anesore.

Unazimi, behet ne llastaret qe kane nje moshe disa vjeçare. Per kete qellim perveç ketij lloj operacioni, kryhen edhe disa operacione te tjera qe jane prerja gjatesore ndernjet 2-3 sytheve dhe prerja terthore mbi nje sythi te pa çelur (fig. nr. 1).  

Figure 1. Disa nga operacionet e gjelberta me qellim nderprerjen e rritjes se llastareve kryesore dhe daljen e llastareve veshese

 

a) Prerja gjatesore             b) Unazimi                                        c) Prerja mbi syth

 

 

Figure 2. Perdredhja e llastareve te molla

7) Perndrydhja e llastareve, behet te llastaret me rritje te fuqishme dhe qe nuk kane dale ne vendin e duhur. Kjo mase behet kryesisht ne moshat e para te llastarit dhe per qellim jo vetem frenimin e rritjes se llastareve te pa deshiruar, por edhe fuqizimin e bimes ne teresi. Ndrydhja e llastarit realizohen ne lartesine e 3-5 gjetheve. Kjo mase ben te mundur: i) ndalimin e rritje se metejshme te atij llastari; ii) fillimin e zgjimit te sytheve poshte vendit te ndrydhur duke dhene llastare te tjere; iii) siguron vazhdimin e fotosintezes (sepse nuk është bere eleminimi i pjeses se llastarit me gjethe por lenia e tyre duke punuar per llogari te fuqizimit te bimes), etj(fig. nr. 2).

3.         Teknika pleherimit ne pemëtore

Megjithese bimët e pemëve frutore, fale sistemit rrënjor kanë aftësine te zhvillohen mire ne thellesi dhe ne gjerësi, ato janë te afta për te marre ujin dhe lendet ushqimore nga thellesite e tokës, përseri pleherimi plotesues, mbetet një nga masat me te rëndësishme agroteknike. Kjo shpjegohet me masen e madhe organike qe largohet nga pema ne sajë te vjeljes se frutave dhe prerjes se degëve gjate krasitjeve dimerore dhe ato vegjetative.

Pemët frutore rriten dhe zhvillohet mjaft mirë vetëm atëhere, kur ato pleherohen në proporcione të duhura me elementët Azot, Fosfor, Potas, si dhe me një sërë mikroelementësh të tjerë. Elementët ushqimorë ndahen në dy grupe kryesore. Ato janë: i) Makroelementet, (ku bëjnë pjesë N2O, P2O5 dhe K2O); ii)Mikroelementet, ku më kryesorët janë: Magneziumi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. Karbonin pemët e marrin nepermjet ajrit gjatë procesit te fotosintezes. Hidrogjenin dhe oksigjenin e marrin kryesisht nepermjet ujit, por dhe nga ajri. Ndërsa elementet e tjere i marrin nga shtresat e tokes. Disa nga këto elemente gjenden me shumice ne toke dhe nuk ndihet nevoja e pleherimit. Ndërsa disa nga këto, kryesisht N, P dhe K, nuk gjenden ne proporcione te duhura dhe per kete arsye lind nevoja e pleherimit.

Pemët frutore rriten dhe zhvillohen mjaft mirë vetëm atëherë, kur ato pleherohen në proporcione të duhura me elementët Azot, Fosfor, Potas, si dhe me një sërë mikroelementësh të tjerë. Elementet ushqimore janë te domosdoshem ne te gjithe periudhat e vegjetacionit por me te ndjeshme ato janë ndaj mungeses se elementit azot. Provat kanë vertetuar se me pare asimilohet azoti dhe me pas fosfori e me pas akoma kaliumi e te tjere me radhe.

Pleherimi i pemëve bëhet ne këto afate:

a - Ne Vjeshtë; Konsiston ne perdorimin e plehrave organike, potasike dhe ato fosforike. Koha me e pershtatshme është muaji Tetor. Ne kete periudhë pemët fillojne te hyne ne qetesine dimërore dhe kerkesat per elemente ushqimore pothuajse minimizohen. Atëhere lind pyetja, duke qëne se bimët ne kete periudhë hyne ne qëtesine dimërore, perse duhet te hidhen këto plehra ne kete periudhë? Arsyeja e hedhjes se ketyre plehrave ne kete periudhë është se; i)Plehrat organike, nga momenti i permbyshjes ne toke gjatë Vjeshtës, e deri ne fillimin e zgjimit te pemëve ne Pranvere, lenda organike dekompozohet plotesisht dhe elementet ushqimore mineralizohen duke u bere te gatshem per tu asimiluar nga pemët. Po keshtu edhe per plehrat fosforike dhe ato potasike. Rekomandohet që plehrat azotike per pemët që akoma nuk kanë hyrë ne prodhim, te pleherohen ne Vjeshtë me ¼ e sasise se planifikuar.

Table 1. Sasia e plehrave që duhet te perdoren per një pemë (ne toka te paujiteshme)

Mosha e pemës pas mbjelljes ne pemtore (ne vite)

Diametri i rrethit te tokes që duhet te plehrohet (m)

Pleh organik (kg)

Plehra minerale (gr)

Nitrat amoni me 33% N260O

Superfosfat me 18% P2O5

Sulfat Potasi me 48% K2O

1-2

2

15-20

60

100

180

3-4

2,5

25-30

75

130

240

5-6

3

30-40

130

230

420

7-8

3,5

45-50

170

300

560

9-10

4

55-60

230

430

750

11-12

4,5

80

300

600

1000

b - Ne Pranvere; Konsiston ne perdorimin e plehrave azotike gjatë periudhës se lulezimit. Ne kete periudhë bimëve i hidhen ½ e sasise se planifikuar te plehrave azotike. N.q.s. pemët kanë lulezim te vogel atëhere plehrat azotike rekomandohen te hidhen 10-15 ditë para lulezimit. Kjo sepse, gjatë lulezimit pemët kanë shumë nevoje per elementin azot. N.q.s. pemët kanë lulezim te bollshem, atëhere plehrat azotike rekomandohen te hidhen 10-15 ditë pas lulezimit. Kjo sepse, gjatë kesaj periudhë shfaqet rrezimi ne mase i frutave te porsalidhura dhe prania e elementit azot ndihmon ne frenimin e ketij procesi.

c – Ne Vere; Konsiston ne perdorimin e ¼ te plehrave azotike gjatë pesembedhejetë ditëshit te dytë te muajit Korrik. Gjatë kesaj periudhe pemët fillojne diferencimin e sytheve frutorë per vitin e ardhshem dhe prania e elementit azot ne kete periudhë favorizon diferencimin e sytheve frutorë.

Tabele 2.  Sasia e plehrave që duhet te perdoren per një pemë (ne toka te ujiteshme)

Mosha e pemës pas mbjelljes ne pemtore (ne vite)

Diametri i rrethit te tokes që duhet te plehrohet (m)

Pleh organik (kg)

Plehra minerale (gr)

Nitrat amoni me 33% N260O

Superfosfat me 18% P2O5

Sulfat Potasi me 48% K2O

1-2

2

10-15

80

140

60

3-4

2,5

15-20

110

200

75

5-6

3

25-30

180

340

130

7-8

3,5

35-40

250

460

180

9-10

4

45-50

330

600

240

11-12

4,5

60-70

350

700

300

4 - Normat e pleherimit. Varen nga mosha e pemëve, lloji i species, pozicioni dhe relievi i tokes, gjendja dhe sasia e elementeve ushqimore ne toke, etj. Keshtu pjeshka kerkon me shumë azot, ndërsa kumbulla kerkon me shumë potas. Pemët e reja zakonisht pleherohen ne mënyre te lokalizuar, vetem ne ate siperfaqë toke ku ndodhet sistemi rrenjor. Gradualisht, me rritjen e pemëve rritet dhe siperfaqja e pleheruar. Ne tabelat nr. 1 dhe 2, jepen norma orientuese mbi sasine e perdorimit te plehrave per një pemë me mosha te ndryshme dhe ne kushtet e ujiteshme, si edhe ato te paujiteshme.

Lidhur me faktin se pemët frutore asimilojne sasira te konsiderueshme te lendeve ushqimore qe ndodhen ne tokë dhe njëkohesisht nëpërmjet frutave te vjelura, bimëve i’u largohet një pjesë e mire e lendeve ushqimore qe janë te bimë, atehere lind nevoja e plotesimit te ketyre elementeve nëpërmjet pleherimeve baze dhe plotesuese (organike dhe minerale).

Nga kjo pikepamje është shumë e domosdoshme kombinimi i plehrave organike me ato minerale. Kjo sepse pleherimi i njëanshem mineral, ndikon negativisht ne strukturen e tokës dhe ne asimilimin e elementeve te tjere ushqimore qe ndodhen ne tokë. Pleherimi organik rekoman\dohet si një pleh shumë i domosdoshem, kur pleherohet se paku 1 herë ne 2-3 vjet me rreth 400-500 kv/ha. Plehu hidhet ndermjet rreshtave dhe përmbyset menjëherë ne thellesine 25-30 cm gjatë punimit te Vjeshtës. Efekti i asimilimit te elementeve ushqimore qe përmban plehu organik zakonisht zgjat 3-4 vjet.

Pleherimi mineral rekomandohet te behet kryesisht me plehra me përmbajtje te elementeve NPK. Plehrat azotike kanë rëndësi ne pleherimin e pemëve frutore, sepse ndikon jo vetëm ne rritjen vegjetative, por edhe ne diferencimin e sytheve frutore. Prania e elementit azot ne tokë e ben prodhimin e frutave te pasur me proteina dhe lende te tjera ushqimore te domosdoshme për njeriun. Ndërsa elementet e P dhe te K, nga njëra anë mirembajne gjendjen shendetesore te pemës dhe nga ana tjetër përmiresojne cilesite e lendeve ushqimore qe përmbajne frutat.

Dozat e caktuara për çdo bimë mund te hidhet me shpërndarje rreth bimës ose ne gjerësi te rreshtit, por me kusht qe menjëherë pas hedhjes duhet medeomos te behet punimi/frezimi i sipërfaqes se tokës.

Aplikimi i pleherimit te gjelbert me bishtajoret njëvjeçare si batha, bizelja, terfilit, etj, sipas shumë studimeve dhe autoreve te ndryshem, kanë vertetuar se pemishtet kanë shtuar shumë jo vetëm sasine e frutave, por kanë një ndryshim cilesor te ngjyres se gjetheve, madhesise se tyre dhe te rritjes vjetore te kercejve, etj.

4.         Ujitja e pemëtoreve

Ujitja duhet te fillohet te behet vetëm ateherë kur toka ne shtresen e te gjithe trashesine e vendosjes se sistemit rrënjor te pemëve, te ketë arritur ne vlerat rreth 75-80% e kapacitetit ujembajtes te saj. Ujitja mund te behet me brazda dhe sasia e ujit për një ujitje duhet te jetë rreth 600-700 m3 uje/ha (e cila ndryshon ne varesi te përbërjes fizike te tokës). Ujitja gjatë te gjithe përiudhes se vegjetacionit (Prill-fillimi i Shtatorit) duhet te përseritet 3-5 herë, ne varesi te reshjeve. Nese reshjet mungojne ujitjet duhet te behen ne një interval ne çdo 15-20 dite. Thellesia e ujit për çdo ujitje duhet te shkoje ne rreth 50-80 cm, ku është edhe pjesa me aktive e sistemit rrënjore. Uji është mire te merren nga lumenjt ose rezervuaret pasi temperaturat e tyre zakonisht jane mbi 150C.

Ujitjet e tepërta dhe me pa mundesi kullimi, ndikojne për keq, sepse largojne ajrin dhe krijojne asfiksine e sistemit rrënjor. Gjithashtu ne tokat ranore ndodh fenomeni i shplarjes se lendeve ushqimore dhe rendimenti ulet se tepërmi. Nga ana tjetër ujitja me ane te sistemit ujites me pika, është forma me ideale, sepse nëpërmjet saj realizohet jo vetëm sasia e nevojshme për njësine e kohes por gjithashtu mund te realizohet edhe pleherimi suplementar me plehra kimike.

Uji është i domosdoshem per te tretur elementet ushqimore që ndodhen ne toke dhe per ti transportuar ato ne trupin e bimëve. Me pas këto elemente i nënshtrohen një sere reaksioneve bio-kimike te cilat me pas transformohen ne lende organike që shkojne per rritjen dhe zhvillimin e bimëve dhe te fruave. Është perllogaritur që ne pemët e grupit te faroreve si dardhat, mollet, ftojte, etj, per prodhimin e një njësie te lendes se thate, ato duhet te duhet te transpirojne rreth 350-500 njësi uje. Ndërsa ne pemët e grupit te bërthamoreve si pjeshket, kumbullat, qershite, etj, per prodhimin e një njësie te lendes se thate, ato duhet te transpirojne rreth 250-350 njësi uje. P,sh, nëse marrim një pemë molle e cila ne një vit prodhon rreth 50 kg gjethe, 30 kg llastarë te rinj dhe 120 kg fruta, (gjithësejte 200 kg) dhe me një koeficent te lendes se thate rreth 30%, do te thote se per një vit kjo molle prodhom rreth 60 kg LTh (lende te thate). Duke ditur se per 1 kg LTh. i duhen 350-500 litra uje, do te thote se kjo pemë per një vit duhet te transpiroje rreth 21000 deri 30 000 litra uje (60x350=21 000 ose 60 x 500=30 000), ose 21-30 m3 uje. 

Sasia e reshjeve që bien ne vit ne Shqiperi është rreth 900-1100 mm/vit ose rreth 9000-10000 m3 uje/ha (1mm shi/ha=10m3 uje/ha). Kjo sasi është teper e mjaftueshme nëse një pjesë e tij nuk rreshqet nga siperfaqja e tokes, apo humbjet e tjera, pa perfshire ketu shperndarjen e keqe te reshjeve (kryesisht Vjeshtë-Dimër). Nga bilanci që bëhet per perudhen e vegjetacionit, kuptohet se bimët kanë nevoje per ujitje. Keshillohet që toka e pemëtores gjatë vegjetacionit te mbaje 60-75 % uje ndaj kapacitetit ujembajtes te saj.

Periudha me kritike per uje te pemët frutorë shfaqet pas lulezimit ose gjatë fazes se rritjes se frutave dhe gjatë pjekjes se tyre. Mungesa e lagështires reflektohet ne fillim, me renien e frutave, me pas me renien e gjetheve. Neqoftese thatesira vazhdon pemët kalojnë ne qetesi te detyruar. Nëse thatesira vazhdon akoma, bimët fillojne te thahen ne fillim degëzat skajore dhe me pas ato skeletore dhe me pas akoma vazhdon deri ne trungun kryesor. Një rol te rëndësishem luan nënshartesa. Nëse nënshartesa është e eger (sepse i rezistojne me mirë thatesires), ajo ka mundesine te siguroje sasine e duhur te ujit per bimën. Nëse bimët janë te shartuara me nënshartesa vegjetative, ato janë predispozuara te vuajne nga thatesira.

Afatet me te pershtatshme te ujitjeve jane:

            1-Ujitje ne fillim te vegjetacionit, perdoret ne rastet kur gjatë Dimërit nuk ka patur reshje te bollshme. Ne kete rast bimët ujiten 2-3 jave para lulezimit. Kjo mase krijon rritje te mirë te sistemit rrenjor te pemëve dhe premisa per një lulezimi normal. Zakonisht kjo ujitje nuk bëhet ne vëndin toke sepse reshjet ne kete periudhë zakonisht nuk janë prezente.

            2-Ujitje pas lulezimit, konsiston ne ujitjen e pemëve 15-20 ditë pas lulezimit. Kjo faze perkon nga fundi i Majit. Ne kete periudhë pemët nxiten per rritje intensive te llastarëve, te gjetheve dhe te frutave.

            3-Ujitje e Qershorit, konsiston ne ujitjen e trete te pemëve e cila perkon me Rrezimin e Frutave te Qërshorit. Kjo ndikon ne ate që pemët te realizojne një rritje intensive te llastarëve, te gjetheve, frutave dhe ndihmon ne fillimin e diferencimit te sytheve frutorë per vitin e ardheshem.

            4-Ujitje ne Korrik-Gusht, konsiston ne realizimin e 3-4 ujitjeve. E para bëhet ne mesin e Korrikut dhe ujitjet e tjera ne intervale çdo 15-20 ditë. Këto ujitje ndikojne ne rritjen e frutave dhe ne diferencimin e sytheve frutorë per vitin e ardhshem.

            5-Ujitje pas vjeljes, konsiston ne realizimin e ujitjes pasi te jenë vjelur frutat. Ujitja ne kete faze ndihmon ne rritjen e aktivitetit fotosintetik te gjetheve dhe krijimin e rezervave ushqimore per vitin e ardhshem.

 

5.         Vjelja e frutave dhe trajtimi pas vjeljes                    

Nga vrojtimet e bera, është pare se frutat e faroreve gjate te gjithe periudhes se jetës se tyre ne bime, rriten ne mënyrë graduale deri sa te marri madhesine normale te llojit. Ndërsa tek bërthamoret është vene se rritja e tyre behet me hope. Pas mbarimit te rritjes, frutat fillojne te zbuten, embelsohen, fitojne shijet, aromat dhe me ne fund piqen.

Fillimisht behet nje vleresim i pergjithshem i prodhimit te pritshem. Ajo perllogaritet perafersisht duke numeruar numrin mesatare i frutave per bime, me peshen mesatare te frutave dhe numrin e pergjithshem te pemëve ne pemëtore. Gjithashtu ne baze te numrit te pemëve dhe prodhimit mesatar per bime percaktohet afersisht edhe prodhimi sipas struktures varietore dhe koha e vjeljes (konverieri). Ne varesi te llojit, sasia mesatare e prodhimit te frutave me kurora te zakonshme është 200-250 kv/ha ndersa per speciet e kultivuara ne nenshartesa vegjetative dhe me sistem mbështëtes apo me kurora te uleta, rendimenti është rreth 25-35% me i larte.

5.1. Percaktimi i kohes se vjeljes.

Vjelja e frutave behet ne varesi te destinacionit te perdorimit te tyre. Frutat zakonisht perdoren per dy qellime kryesore qe jane per konsum dhe per perpunim. Per sejcilen nga keto qellime, pjekuria e frutave klasifikohet ne dy kategori qe jane: 1) pjekja per perpunim industrial, ose ndryshe quhet pjekja fiziologjike; 2) pjekje per konsum te fresket, ose ndryshe quhet pjekja tregetare.

Me pjekje fiziologjike, kuptojme momentin e frutit kur ai ka arritur te gjithe vlerat ushqimore dhe madhesine fizike si dhe kur farerat kane arritur fazen e pjekjes se plote te tyre. Ne kete periudhe bishti i frutit shkeputet lehte.

Me pjekje tregetare, kuptojme momentin e frutit kur ai ka arritur te vlerat me te mira per t’i qendruar transportit, ambalazhimit dhe manipulimit per treg. Ne varesi te drejtimit te perdorimit te frutave pjekja tregetare ndahet ne dy faza: ; i) pjekja per vjelje; dhe ii) pjekja e pershpejtuar.

Te faza e pjekjes per vjelje, kuptohen frutat kur ato kane arritur te gjithe karakteristikat madhesise, ngjyres, fortesine e tulit, permbajtjes se sheqerit, te aromave, etj.

Te faza e pjekjes se pershpejtuar, kuptohen ato specie kur frutat e tyre (hurma, kivija, vodheza, muçmolla dimerore, thanat, dardhat dimerore, etj,), kur ne momentin e vjeljes i kane arritur normat e vjeljes se frutave, por qe akoma nuk jane gati te hahen/konsumohen. Ato kane nevoje te rrine edhe per nje kohe te gjate te rrine ne ruajtje me kushte caktuara temperature, lageshtire, mungese drite, etj.

5.2. Vjelja e frutave per konsum te fresket

Frutat duhet te jene ne pjekjen konsumative, d.m.th. frutat te kene marre pjekurine, ngjyren dhe shijen e duhur. Qe vjelja te jetë rezultative, ato duhet te behen vetem me dore. Per kete qellim është e detyrueshme te perdoren kosha, shporta dhe lloje te tjera ambalazhi me qellim qe frutat e vjeta  te mos demtohen gjate procesit te marketimit. Pas mbledhejs se frutave behet pastrimi dhe seleksionimi i tyre duke eleminuar frutat e shtypura, te tejpjekura dhe ato te pa pjekurat si duhet dhe vendosen neper ambalazhe kartoni apo plastike te posacme dhe me kapacitete te ndryshme sipas standarteve perkatese. Per frutat e bërthamoreve (kryesisht kumbulla), nuk keshillohet fshirja e tyre, sepse sebashku me procesin e fshirjes largohet edhe shtresa e siperme e frutave e cila quhet pruine.

Per te zgjatur kohen e ruajtjes pas vjeljes, frutat mund te depozitohen ne dhoma frigoriferike me nje temperature konstante 3-60C. Nese temperatura ulet me teper, atehere frutat humbasin shijen dhe kur nxirren ne treg lengezohen/qullosen per nje kohe shume te shkurter.

 

5.3.  Vjelja e frutave per perpunim industrial

Frutat duhet te jene ne pjekjen e plote dhe perfundimtare. Ne kete faze frutat kane arritur sasine maksimale te sheqererave, te aromave dhe sasia e lengut është ne vlerat maksimale. Madje ne disa raste frutat mund te kene filluar humbjen e nje sasie te konsiderueshme te ujit nepermjet avullimit te tij direkt nga frutat. Zakonisht vjelja behet me duar. Nese vjelja behet me tundje te degeve (si manat, gështënjat, arrat, lajthite, etj), atehere poshte kurores duhet te shtrohen rrjeta te posacme me qellim qe frutat te mos marrin kontakt me dheun.

Tundja e degeve behet me forcen e dores dhe me te pershtatshme jane makinat vibruese (fig. nr. 3), te cilen regjistrohen ne vlerat e duhura me qellim qe te eleminohen renia e frutave te papjekura. Pas mbledhejs se frutave behet largimi i degeve te thyera, i gjetheve dhe i mbeturinave te tjera vegjetative qe kane rene gjate shkundjes dhe frutat vendosen neper ambalazhte te posacme. Frutat dergohen menjehere ne njesine e perpunimit ku i nenshtrohen proceseve teknologjik ne perputhje me qellimin e vene.

5.4. Specifikat e vjeljes se frutave ne baze te specieve frutore

Molla vilet me dore duke e rrotulluar frutin rreth bishtit dhe pa i shkaktuar demtime fizike. Ato kuptohen se jane gati per t’u vjele kur kane marre madhesine dhe ngjyren teknike te kultivarit.

Dardha verore vilet ne pjekjen tregetare dhe dergohen menjehere ne treg. Ato me dore duke e rrotulluar frutin rreth bishtit dhe pa i shkaktuar demtime fizike. Dardhat vjeshtore dhe dimerore, pas fazes se pjekjes se pershpejtuar, ato vilen dhe dergohen neper dhoma te ruajtjes dhe kur piqen per t’u konsumuar tregetohen gjate periudhes se dimrit dhe ne fillim te praneveres.

Ftoi vilet me dore duke e rrotulluar frutin rreth bishtit dhe pa i shkaktuar demtime fizike. Ato kuptohen se jane gati per t’u vjele kur kane marre madhesine dhe ngjyren cipes te verdhe ne varesi te kultivarit.

Pjeshka vilet duar-duar sipas shkalles se pjekjes, kur tuli te kete arritur ngjyren e verdhe dhe qe akoma nuk është zbutur. Pjeshka nuk duron ruajtje ne frigorifer, prandaj dergohen menjehere ne treg.

Kajsia vilet duar-duar sipas shkalles se pjekjes, kur tuli te kete arritur ngjyren e verdhe. Kajsia nuk duron ruajtje ne frigorifer, prandaj dergohen menjehere ne treg ose per perpunim industrial.

Qershia dhe vishnja vilen kur frutat te kene arritur pjekjen e plote dhe tuli te mos jete zbutur. Keto nuk i durojne ruajtjes ne frigorifer, prandaj dergohen menjehere ne treg.

Figure 3. Shkundes vibrues

 

Kumbulla, frutat vilen kur ato te kene arritur pjekjen dhe tuli te mos jete zbutur. Keto nuk i durojne ruajtjes ne frigorifer, prandaj dergohen menjehere ne treg ose perpunim industrial.

Bajamja, vilen nga fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit. Frutat vilen pak dite para pjekjes se plote, pikerisht atehere kur zhgualli/levorja te filloi te çahet dhe frutat te duken lehte. Pas kesaj faze vjelja nuk duhet te vonohet sepse gjate shirave te vjështës apo edhe te veses guaja/guacka e frutit fillon te nxihet.

Arra, vilen nga fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit. Frutat vilen pak dite para pjekjes se plote, pikerisht atehere kur zhgualli/levorja te filloi te çahet dhe frutat te duken lehte. Pas kesaj faze prodhimi thahet per pak dite ne hije dhe me pas lekura qerohet. Fruta lahen thahen dhe me pas trajtohen me dioksid squfuri per t’u zbardhur dhe me pas futen neper thase dhe ruhen neper vende te fresketa.

Gështënja, vilen kur zhgualli/levorja te filloi te çahet lehte dhe frutat te duken. Pas kesaj faze prodhimi thahet per pak dite ne hije dhe me pas futen neper thase dhe ruhen neper vende te fresketa pa lageshtire. Frutat e tyre nuk mund te hahen pa kaluar disa jave deri sa t’ju hiqet athtesia dhe te embelsohen per konsum.

Lajthia, vilen nga fundi i gushtit dhe kur guacka te kete marre ngjyre kafe te çelur, si dhe kur levorja/kapuçi te shqiten lehte. Fruta lahen thahen ne hije dhe me pas futen neper thase dhe ruhen neper vende te fresketa.

Kivja, vilet nga fundi i tetorit dhe fillimi i nendorit, atehere kur cipa merr ngjyre te kafe te erret me nuanca te gjelberta dhe kur tuli është akoma i forte. Me pas frutat dergohen neper dhoma frigoriferike dhe ruhen ne temperatura 4-6 grade.

Hurma, vilet atehere kur cipa merr ngjyren karakteristike dhe tuli akoma nuk është zbutur. Hurmat pa fare nuk mund te konsumohen pas vjeljes. Ato duhet te magazinohen dhe  te ruhen ne 3 shtresa neper arka. Per te pershpejtuar pjekjen ato duhet te trajtohen etilen dhe ne temperatura mbi 22 grade celcius. Nese vendosen afer frutave te molles ato piqen me shpejt sepse molla ne pembajtjen e saje ka acidin malik i cili ndikon ne pershpejtimin e pjekjes se frutave.

Shega, vilet duar-duar sipas shkalles se pjekjes, kur tuli te kete arritur ngjyren karakteristike te llojit. Sa me shume te qendrojne ne pemë, aq me shume marrin sheqerera, aq me shume marrin aroma dhe aq me shume i’u ngrihen vlerat tregetare. Vjelja e tyre duhet te perfundoje para fillimit te ngricave te vjështës.