Pemetaria

Minimize
Foto

Sherbimet agroteknike ne pemetoret e reja deri ne hyrjen ne prodhim

Disa nga keto sherbime jane: 1)-Krasitja e pemeve direkt pas mbjelljes ne vendin e perhershem. Duke patur parasysh ate qe para se fidani te mbillet ne vendin e perhershem, atij gjate shkuljes nga fidanishtja dhe pincimit te rrenjeve gjate procesit te mbjelljes, i jane demtuar nje pjese e mire e sistemit rrenjor. Me qellim qe atij ti krijohet nje ekuiliber sa me i drejte ndermjet pjeses nentoksore dhe asaj ajrore, eshte e domosdoshme qe sistemit ajror (degezave) t’i behet nje shkurtim ne 1/3 e gjatesise se tyre. Gjate prerjes duhet te kihet parasysh zgjedhja e 3 - 4 degeve skeletore te cilat duhet te formojne nje kend rreth 450 – 60o me kercellin dhe te jene te baraslarguara ne udheheqesin kryesor. Kujdes! Degezat qe jane ne nje kend me te ngushte se 450 ne krahasim me udheheqesin kryesor, duhet te krasiten me syth nga jashte me qellim qe kurora ne te ardhemen te kete tendence per tu hapur. Ndersa ato qe jane me te gjere se 600, prerjet te behen me syth nga mbrenda me qellim qe kurora te mblidhet. Udheheqesi duhet te shkurtohet ne 20 – 25 cm me lart se majat e degeve skeletore. Per te realizuar kete operacion, mund te shfrytezohen lidhje apo ristela ne forme bige ashtu sic jane paraqitur ne fig. nr. 5.

Figure 1. Menyrat e drejtimit te degeve skeletore

2)-Menyrat e mbajtjes se tokes se pemetoreve pas mbjelljes. Toka e pemetores mbahet ne disa menyra. 1-Me kultura bashkeshoqeruese; Forma e mbajtjes me bime bashkeshoqeruese konsiston ne mbjelljen e mes rreshtave me bime te atilla bujqesore te cilat duhet te sigurojne disa kushte: i) Te mos mbillen me afer se 1 m larg rreshtit per fidanat e reja dhe jo me pak se 2 m per pemet e futura ne prodhim. ii) Eshte e keshillueshme qe te bimet bashkeshoqeruese, vegjetacioni i tyre te mos konçidoje me vegjetacionin e pemeve frutore. Bime te pershtateshme jane ato dimerore si hasellet, terfilet, perimet vjeshtore (laker, qepe, presh, etj,). iii) Nese vegjetacioni i tyre perkon me vegjetacionin e pemeve, ato duhet te jene me rritje te shkurter si fasule, patate, bizele, etj, dhe jo me miser apo bime te tjera qe kane rritje te larte te mases vegjetative. iv) Nuk duhet te preken nga po te njejtet demtues apo semmundje.   2-Livadhore; Kjo menyre konsiston ne mbjelljen e tokes me jonxhe, ose barera te tjera nje dhe shumevjecare si loljum, terfile, kolza, etj. Mbjellja e ketyre bimeve duhet te shoqerohet me nje sistem rigoroz pleherimi dhe ujitjeje, sepse bime te tilla e shfrytezojne mire token dhe nese nuk merren masa per ujitjen dhe pleherim, pemet mund te vuajne dhe te demtohen. 3-Ugar; Konsiston ne punimin e tokes gjate Vjeshtes dhe lenjen e saj pa e mbjelle me bime te tjera. Kjo menyre ka efekt me te mire ne zonat kodrinore dhe te paujiteshme. Sipas perllogaritjeve, kjo menyre kufizon humbjet e lageshtires se tokes ne masen 10-15%. 4-Me punim vetem te kurores, etj. Kjo metode mund te perdoret me sukses vetem ne tokat e pjerreta dhe kryesisht ne mbjelljet me vetullore. Kjo konsiston ne punimin e siperfaqes se tokes ne nje siperfaqe 8-10 m2 rreth e qark kurores. Punimi i tokes realizohet zakonisht ne bashkeshoqerim me plehra kimike dhe organike.

3)-Pleherimi i pemeve frutore. Keto bimë rriten dhe zhvillohet mjaft mirë vetëm atëhere, kur ato plehrohen në proporcione të duhura me elementët Azot, Fosfor, Potas, si dhe me një sërë mikroelementësh të tjerë. Elementët ushqimorë ndahen në dy grupe kryesore. Ato jane: i) Makroelementet, (ku bëjnë pjesë N2O, P2O5 dhe K2O); ii)Mikroelementet, ku më kryesorët janë: Magneziumi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. Karbonin pemet e marrin nepermjet ajrit gjate procesit te fotosintezes. Hidrogjenin dhe oksigjenin e marrin kryesisht nepermjet ujit, por dhe nga ajri. Ndersa elementet e tjere i marrin nga shtresat e tokes. Disa nga keto elemente gjenden me shumice ne toke dhe nuk ndihet nevoja e pleherimit. Ndersa disa nga keto kryesisht N, P dhe K, nuk gjenden ne proporcione te duhura dhe per kete aresye lind nevoja e plehrimit. Pleherimi i pemeve behet ne keto afate:

a - Ne Vjeshte; Konsiston ne perdorimin e plehrave organike, potasike dhe ato fosforike. Koha me e pershtateshme eshte muaji Tetor. Ne kete periudhe pemet fillojne te hyne ne qetesine dimerore dhe kerkesat per elemente ushqimore pothuajse minimizohen. Atehere lind pyetja, duke qene se bimet ne kete periudhe hyne ne qetesine dimerore, perse duhet te hidhen keto plehra ne kete periudhe? Aresyeja e hedhjes se ketyre plehrave ne kete periudhe eshte se; i)Plehrat organike gjate permbyshjes ne toke gjate Vjeshtes, deri ne fillimin e zgjimit te pemeve ne Pranvere, lenda organike dekompozohet plotesisht dhe elementet ushqimore mineralizohen duke u bere te gatshem per tu asimiluar nga pemet. Po keshtu edhe per plehrat fosforike dhe ato potasike. Rekomandohet qe plehrat azotike per pemet qe akoma nuk kane hyre ne prodhim, te plehrohen ne Vjeshte me ¼ e sasise se planifikuar.

b - Ne Pranvere; Konsiston ne perdorimin e plehrave azotike gjate periudhes se lulezimit. Ne kete periudhe bimeve i hidhen ½ e sasise se planifikuar te plehrave azotike. N.q.s. pemet kane lulezim te vogel atehere plehrat azotike rekomandohen te hidhen 10-15 dite para lulezimit. Kjo sepse, gjate lulezimit pemet kane shume nevoje per elementin azot. N.q.s. pemet kane lulezim te bollshem, atehere plehrat azotike rekomandohen te hidhen 10-15 dite pas lulezimit. Kjo sepse, gjate kesaj periudhe çfaqet rrezimi ne mase i frutave te porsalidhura dhe prania e elementit azot ndihmon ne frenimin e ketij procesi.

c – Ne Vere; Konsiston ne perdorimin e ¼ te plehrave azotike gjate pesembedhejete diteshit te dyte te muajit Korrik. Gjate kesaj periudhe pemet fillojne diferencimin e sytheve frutore per vitin e ardheshem dhe prania e elementit azot ne kete periudhe favorizon diferencimin e sytheve frutore.

Tabele 1.  Sasia e plehrave qe duhet te perdoren per nje peme (ne toka te paujiteshme)

Mosha e pemes pas mbjelljes ne pemtore (ne vite)

Diametri i rrethit te tokes qe duhet te plehrohet (m)

Pleh organik (kg)

Plehra minerale (gr)

Nitrat amoni me 33% N260O

Superfosfat me 18% P2O5

Sulfat Potasi me 48% K2O

1-2

2

15-20

60

100

180

3-4

2,5

25-30

75

130

240

5-6

3

30-40

130

230

420

7-8

3,5

45-50

170

300

560

9-10

4

55-60

230

430

750

11-12

4,5

80

300

600

1000

4 - Normat e pleherimit. Varen nga mosha e pemeve, lloji i species, pozicioni dhe relievi i tokes, gjendja dhe sasia e elementeve ushqimore ne toke, etj. Keshtu pjeshka kerkon me shume azot, ndersa kumbulla kerkon me shume potas. Pemet e reja zakonisht pleherohen ne menyre te lokalizuar, vetem ne ate siperfaqe toke ku ndodhet sistemi rrenjor. Gradualisht, me rritjen e pemeve rritet dhe siperfaqja e plehruar. Ne tabelat nr. 3 dhe 4, jepen norma orientuese mbi sasine e perdorimit te plehrave per nje peme me mosha te ndryshme dhe ne kushtet e ujiteshme edhe ato te paujiteshme.

Tabele 2.  Sasia e plehrave qe duhet te perdoren per nje peme (ne toka te ujiteshme)

Mosha e pemes pas mbjelljes ne pemtore (ne vite)

Diametri i rrethit te tokes qe duhet te plehrohet (m)

Pleh organik (kg)

Plehra minerale (gr)

Nitrat amoni me 33% N260O

Superfosfat me 18% P2O5

Sulfat Potasi me 48% K2O

1-2

2

10-15

80

140

60

3-4

2,5

15-20

110

200

75

5-6

3

25-30

180

340

130

7-8

3,5

35-40

250

460

180

9-10

4

45-50

330

600

240

11-12

4,5

60-70

350

700

300

 

5 - Ujitja e pemeve frutore. Uji eshte i domosdoshem per te tretur elementet ushqimore qe ndodhen ne toke dhe per ti transportuar ato ne trupin e bimeve. Me pas keto elemente i nenshtrohen nje sere rreaksioneve bio-kimike te cilat me pas transformohen ne lende organike qe shkojne per rritjen dhe zhvillimin e bimeve dhe te fruave. Eshte perllogaritur qe ne pemet e grupit te faroreve si dardhat, mollet, ftojte, etj, per prodhimin e nje njesie te lendes se thate, ato duhet te duhet te transpirojne rreth 350-500 njesi uje. Ndersa ne pemet e grupit te berthamoreve si pjeshket, kumbullat, qershite, etj, per prodhimin e nje njesie te lendes se thate, ato duhet te transpirojne rreth 250-350 njesi uje. P,sh, nese marrim nje peme molle e cila ne nje vit prodhon rreth 50 kg gjethe, 30 kg llastare te rinj dhe 120 kg fruta, (gjithesejte 200 kg) dhe me nje koeficent te lendes se thate rreth 30%, do te thote se per nje vit kjo molle prodhom rreth 60 kg LTh. (lende te thate). Duke ditur se per 1 kg LTh. i duhen 350-500 litra uje, do te thote se kjo peme per nje vit duhet te transpiroje rreth 21000 deri 30000 litra uje (60x350=21000 ose 60 x 500=30000), ose 21-30 m3 uje. 

Sasia e reshjeve qe bien ne vit ne Shqiperi eshte rreth 900-1100 mm/vit ose rreth 9000-10000 m3 uje/ha (1mm shi/ha=10m3 uje/ha). Kjo sasi eshte teper e mjaftueshme nese nje pjese e tij nuk rreshqet nga siperfaqja e tokes, apo humbjet e tjera, pa perfshire ketu shperndarjen e keqe te reshjeve (kryesisht Vjeshte-Dimer). Nga bilanci qe behet per perudhen e vegjetacionit, kuptohet se bimet kane nevoje per ujitje. Keshillohet qe toka e pemetores gjate vegjetacionit te mbaje 60-75 % uje ndaj kapacitetit ujembajtes te saj.

Periudha me kritike per uje te pemet frutore çfaqet pas lulezimit ose gjate fazes se rritjes se frutave dhe gjate pjekjes se tyre. Mungesa e lageshtires reflektohet ne fillim me renjen e frutave, me pas me renjen e gjetheve. Neqoftese thatesira vazhdon pemet kalojne ne qetesi te detyruar. Nese thatesira vazhdon akoma, bimet fillojne te thahen ne fillim degezat skajore dhe me pas ato skeletore dhe me pas akoma vazhdon deri ne trungun kryesor. Nje rol te rendesishem luan nenshartesa. Nese nenshartesa eshte e eger (sepse i rezistojne me mire thatesires), ajo ka mundesine te siguroje sasine e duhur te ujit per bimen. Nese bimet qe nuk jane te shartuara me nenshartesa vegjetative, ato jane predispozuara te vuajne nga thatesira.

6 - Afatet e ujitjeve. Ato jane: 1-Ujitje ne fillim te vegjetacionit; perdoret ne rastet kur gjate Dimerit nuk ka patur reshje te bollshme. Ne kete rast bimet ujiten 2-3 jave para lulezimit. Kjo mase krijon rritje te mire te sistemit rrenjor te pemeve dhe premisa per nje lulezimi normal. Zakonisht kjo ujitje nuk behet ne vendin toke sepse reshjet ne kete periudhe zakonisht nuk jane prezente. 2-Ujitje pas lulezimit; konsiston ne ujitjen e pemeve 15-20 dite pas lulezimit. Kjo faze perkon nga fundi i Majit. Ne kete periudhe pemet nxiten per rritje intensive te llastareve, te gjetheve dhe te frutave. 3-Ujitje e Qershorit; konsiston ne ujitjen e trete te pemeve e cila perkon me Rrezimin e Frutave te Qershorit. Kjo ndikon ne ate qe pemet te realizojne nje rritje intensive te llastareve, te gjetheve, frutave dhe ndihmon ne fillimin e diferencimit te sytheve frutore per vitin e ardheshem. 4-Ujitje ne Korrik-Gusht; konsiston ne realizimin e 3-4 ujitjeve. E para behet ne mesin e Korrikut dhe ujitjet e tjera ne intervale çdo 15-20 dite. Keto ujitje ndikojne ne rritjen e frutave dhe ne diferencimin e sytheve frutore per vitin e ardheshem. 5-Ujitje pas vjeljes; konsiston ne realizimin e ujitjes pasi te jene vjelur frutat. Ujitja ne kete faze ndihmon ne rritjen e aktivitetit fotosintetik te gjetheve dhe krijimin e rezervave ushqimore per vitin e ardheshem.