Pemetaria

Minimize
Foto

Sherbimet agroteknike pas mbjelljes se fidanave te pemeve frutore e deri ne hyrjen ne prodhim

Sherbimet me kryesore agroteknike qe mund te trajtohen, gjate periudhes se pas mbjelljes ne vendin e perhershem dhe deri ne hyrjen ne prodhim, jane: i) Krasitja e fidanave direkt pas mbjelljes dhe vazhdimi i krasitjeve formuese te kurores; ii) Punimi i siperfaqes se tokes dhe mundesia e kultivimit me bime te tjera te pershtatshme; iii) Ujitja;  iv) Pleherimi plotesues, etj.

Nese sherbimet agroteknike behen si duhet gjate periudhes se rritjes dhe te zhvillimit te fidanave te mbjellura ne pemishte deri ne hyrjen e plote ne prodhim, atehere afati i hyrjes ne fazen e prodhimit te plote nuk është me shume se 4-5 vjet. Nese pemishteve nuk i’u sherbehet si duhet, atehere afati i hyrjes ne prodhim te plote vonohet.

 

1.         Mbajtja e tokes se pemishteve pas mbjelljes

Sipas eksperiencave te arritura deri me tani, siperfaqja e tokes pas mbjelljes se fidanave mbahet ne disa menyra, qe jane: i) Gjithmone e punuar; ii) E kultivuar me kultura bashkeshoqeruese; iii) E kultivuar me bime livadhore; iv) Lenja e tokes ugar; v) Me punim vetem te kurores, etj.

1-Mbajtja e siperfaqes se tokes gjithmone e punuar, konsiston ne mbajtjen e siperfaqes se tokes gjithmone te punuar/shkrifteruar. Kjo është metoda me e mire sepse nepermjet kesaj behet e mundur: i) Pengimi e avullimit te ujit nga toka, sepse thyhen kapilaret e siperfaqes se tokes; ii) Luftimin e barerave te keqia; iii) Siguron nje regjim aero-dinamik te shtreses se punueshme te tokes, te sistemit rrenjor, etj. Kjo konsiston ne punimin e pare te tokes ne thellesine 15-20 cm dhe gjate te gjithe periudhes se vegjetacionit shoqerohet me 2-3 frezime te herepashershme.

2-Me kultura bashkeshoqeruese, konsiston ne mbjelljen mes rreshtave me bime te atilla bujqesore te cilat e shfrytezojne siperfaqen e tokes deri ne hyrjen ne prodhim. Por ato duhet te sigurojne disa kushte, qe me kryesoret jane: i) Te mos mbillen me afer se 1 m larg rreshtit te fidanave. ii) Vegjetacioni i bimeve bashkeshoqeruese te mos konçidoje me vegjetacionin e fidaneve te mbjellura. Bime me te pershtatshme jane ato dimeroret si: hasellet, terfilet, perimet vjeshtore (laker, qepe, presh, sallate, spinaq, etj,). iii) Nese vegjetacioni i tyre perkon me vegjetacionin e pemeve, ato patjetër duhet te jene me rritje te shkurter si fasule, patate, bizele, etj, dhe jo me miser apo bime te tjera qe kane rritje te larta te mases vegjetative. iv) Bimet shoqeruese nuk duhet te preken nga po te njejtit demtues apo semundje, etj.  

3 - Me bime livadhore, konsiston ne mbjelljen e tokes me jonxhe, ose barera te tjera nje dhe shumevjeçare si: loljum, terfile, kolza, etj. Mbjellja e ketyre bimeve duhet te shoqerohet me nje sistem rigoroz pleherimi dhe ujitjeje, sepse bime te tilla e shfrytezojne mire token dhe nese nuk merren masa per ujitjen dhe pleherim, pemet e manave mund te vuajne dhe te demtohen rende.

4 - Lenja e tokes ugar, konsiston ne punimin e tokes gjate Vjeshtës dhe lenjen e saj pa u mbjelle me bime te tjera. Kjo mënyrë ka efekt me te mire ne zonat kodrinore dhe te paujiteshme. Sipas perllogaritjeve, kjo mënyrë kufizon humbjet e lageshtires se tokes ne masen 10-15%.

5 - Me punim toke vetem te kurores, etj, mund te perdoret me sukses vetem ne tokat e pjerreta dhe kryesisht ne mbjelljet me vetullore. Kjo konsiston ne punimin e siperfaqes se tokes se vetulles se ngritur per kete qellim, rreth e qark kurores se bimes. Punimi i tokes realizohet zakonisht ne bashkeshoqerim me plehra kimike dhe organike.

 

2.         Pleherimet

Megjithese fidanat e pemeve fale sistemit rrenjor i cili kane aftesine te zhvillohen mire ne thellesi dhe gjeresi, si rrjedhoje ka aftesi te marre ujin dhe lendet ushqimore nga thellesite e tokes, përsëri pleherimi plotesues mbetet nje nga masat me te rendesishme agroteknike. Kjo mase ndjehet me teper si e nevojshme per faktin se kur fidanat para se te mbillen ne vendin e perhershem, perveç prerjes rifreskuese te rrenjeve kryesore dhe vendosjes ne nje mjedis te ri, plotesimi me elemente ushqimore është i domosdoshem.

Bimet e pemeve frutore para hyrjes se tyre ne prodhim, ato duhet te kene formuar nje kurore te zhvilluar dhe ne proporcion te drejte me sistem rrenjor. Kjo ndihmohet ne saje te aplikimit te nje sistemi pleherimi plotesuese me baze organike dhe minerale. Nga kjo pikepamje është shume e domosdoshme kombinimi i plehrave organike me ato minerale, pasi pleherimi i njeanshem mineral, ndikon negativisht ne strukturen e tokes dhe ne asimilimin e elementeve te tjere ushqimore qe ndodhen ne te.

Keshtu, pleherimi organik rekomandohet si shume i domosdoshem, kur pleherohet se paku 1 here ne 2-3 vjet me rreth 500 kv/ha. Plehu hidhet ndermjet rreshtave dhe permbyset menjehere ne thellesine 25-30 cm gjate punimit te Vjeshtës. Efekti ushqyes i sasise se elementeve ushqimore qe permban plehu organik zakonisht zgjat 3-4 vjet. Pleherimi mineral rekomandohet te behet kryesisht me plehrat azotike, fosforike si dhe ato potasike. Keto elemente ndikojne pozitivisht ne rritjen dhe zhvillimin proporcional te degeve skeletore dhe llastareve te kurores, te cilet do te perbëjnë potencialin prodhues te frutave ne fazen e hyrjes ne prodhim te plote. Plehrat azotike, fosforike dhe potasike kane rendesi ne pleherimin e pemeve frutore sepse ndikojne jo vetem ne rritjen e kurores, por edhe ne diferencimin e sythave frutore.

Sipas studimeve te kryera, normat orientuese per nje bime jane: i) rreth 3-5 kg pleh organik te kalbur ne vit; ii) rreth 300-400 gr plehra fosforike; iii) rreth 200-300 gr  plehra potasike, te cilet duhet te hidhen gjate periudhes se Vjeshtës para punimit te tokes. Gjate vegjetacionit duhet te hidhen rreth 400-500 gr plehra azotike  dhe e dozuar ne dy duar, ku njera hidhet gjate muajit Prill para punimit pranveror dhe tjetra gjate Qershorit, me kusht qe menjehere te behet punimi/frezimi i siperfaqes se tokes.

3.         Ujitjet

Sasia e ujit per çdo ujitje duhet te konsistoje ne ate nivel sa qe perqindja e lageshtires tokesore ne shtresen e tokes ku ndodhet vendosja e sistemit rrenjor te fidanit, te jetë ne rreth 75-80% e kapacitetit ujembajtes te saj. Ujitja mund te behet me brazda dhe sasia e tij per nje ujitje, duhet te jetë rreth 600-800 m3 uje/ha, e cila ndryshon ne varesi te perberjes fizike te tokes. Ujitja gjate te gjithe periudhes se vegjetacionit (nga Prilli deri nga fillimi i Shtatorit), duhet te përsëritet ne varesi te tokes apo te reshjeve ne 2-3 here. Nese reshjet mungojne ujitjet duhet te behen me te shpeshta. Thellesia e ujit per çdo ujitje duhet te shkoje ne rreth 40 – 70 cm thellesi, ku është edhe pjesa me aktive e sistemit rrenjore.

Ujitjet e teperta dhe me pa mundesi kullimi, ndikojne per keq per bimet, sepse uji i tepert ne toke largon ajrin dhe krijojn asfiksine e sistemit rrenjor. Ndërsa ne tokat ranore ndodh fenomeni i shplarjes se lendeve ushqimore dhe forca rritese e bimeve ne teresi ulet mjaft. Nga ana tjetër ujitja me sistemin e ujites me pika, është forma me ideale e ketij procesi, sepse nepermjet tij sigurohet jo vetem sasia e nevojshme e ujit ne kohe dhe sasi, por nepermjet saj mund te realizohet edhe pleherimi suplementar me plehra kimike.

 

4.         Formimi i kurores me ane te krasitjes formuese

Per nga periudha e vegjetacionit, procesi i krasitjeve formuese ne pemishtet e reja klasifikohen ne dy grupe kryesore qe jane: 1)Krasitjet Dimerore, te cilat behen kur fidanat/bimet jane ne fazen e qetesise. 2) Krasitjet Verore, behet kur sythat frutore dhe vegjetative jane ne fazen e vegjetacionit.

Krasitja per formimin e kurores (formuese) behet ne 4 - 5 vitet e para te moshes se tyre. Ajo ka per qellim t’u jape bimeve nje numer te caktuar degesh skeletore dhe degezave veshese ne nje dege skeletore. Qellimi është qe t’i sigurohet bimes nje shperndarje uniforme te degezave si ne te gjithe periferine e kurores, ashtu edhe ne brendesi, rreth aksit te pemes dhe ne lartesi te saje.

Sipas eksperiencave boterore apo edhe ato te vendit, format me te pershtatshme te kurorave ne kultivimin e pemishteve per prodhim frutash jane: i) Kupore;  ii) Piramidale; iii) Palmete ose kordon, etj. Per te realizuar krasitjen formuese te kurorave, krasitesit duhet te njohin disa parime baze, te cilet i’u sherbejnë atyre per te formuar kurorat e deshiruara.

Gjate krasitjes formuese duhet te realizohen disa objektiva nga ku me kryesoret jane: 1) T’i formoje pemes nje kurore me dege skeletore te shperndara uniformisht. Kjo e ndihmon pemen ne shperndarjen proporcionale te lendeve ushqimore ne te gjithe kuroren, ajrosjen dhe ndriçimin sa me te mire te saj nga rrezet e diellit, etj. 2) T’i siguroje bimes nje rritje dhe nje zhvillim sa me te harmonuzuar, ne te gjithe teresine e saj dhe ne veçanti te realizoje nje zhvillim harmonik ndermjet sistemit ajror me atij rrenjor. 3) Te siguroje riperteritjen graduale te degeve skeletore dhe degezimin e vazhdueshem te tyre. 4) Te ruaje rritjen vjetore te çdo pjese perberese te kurores, etj.

Krasitja është Arti i ndryshimit te mënyrës natyrore te rritjes se pemeve, ne nje rritje te atille qe te detyrohen per te qene me te pershtatshme per te prodhuar me shume, me me cilesi. Nese bima lihet e lire, kurora e saje do te rritet dhe do te zhvillohet e çrregullt, me pak fruta dhe me cilesi te ulet (pa tul, pa shije, pa aroma, etj,). Krasitja nuk mund te mesohet kurre vetem me ane te leximeve, por as edhe vetem me veprime praktike. Ajo nuk mesohet kurre pa njohur mire teorikisht ligjet fiziologjike te rritjes dhe te zhvillimit te bimeve dhe pa i zbatuar dhe i aplikuar ato praktikisht.

Pra krasitja mesohet vetem atehere kur kombinohen drejte njohurite teorike, me veprimet praktike. Kjo është me evidente per faktin se, ne praktike nuk takohen asnjehere dy peme (dege apo degeza) me nje ndertim te barabarte. Duke u nisur nga ky fakt, krasitesi gjendet gjithmone perpara nje situate te re. Prandaj me te drejte thuhet qe Krasitesit me teper lodhen nga mendja, se sa nga krahu. Krasitesi i mire, me pare duhet te mendoje se perse e pret ate dege dhe duhet te mendoje njekohesisht se çfare do te ndodhe ne ate peme pas prerjes se asaj dege.

Format e kurorave. Ne pergjithesi ne frutikulture gjate krasitjeve synohet qe ato te jene ne forma sa me te thjeshta dhe ti afrohen sa me mire rritjes natyrale. Asnjehere nuk duhet shmangur rritjes natyrale. Nje veprim i tille ndikon ne disbalancimin e rritjes dhe te shperndarjes se lendeve ushqimore. Qellimi kryesore është qe, pemes t’i sigurohet nje ndricim dhe nje ajrim sa me maksimal. Sipas formave te krasitjeve qe i’u jepen pemeve frutore ndahen ne: a) forma te lira; b) forma te detyruara.

1) Forma te lira, quhen ato forma ku trungu dhe deget skeletore rregullohen pa qene nevoja te mbështeten diku ose te lidhen me lidhesa per tu mbajtur dhe drejtuar. Format e lira te krasitjeve ne pemetore jane te ndryshme. Ato mund te ndahen: 1)piramidale; 2) kupore; 3) kupore e permiresuar; 4) me kate; 5) me kate te permiresuara, 6) lidere, etj.

2) Forma te detyruara, quhen ato forma ku trungu dhe deget skeletore rregullohen vetem duke perdorur sisteme mbështetese dhe lidhese. Ne kete rast trungu, deget duhet te drejtohen ashtu sic don njeriu. Format e krasitjeve te detyruara jane: 1) sistemi kordon dhe; 2) sistemi palmete.

5. Sherbimet agroteknike gjate periudhes se prodhimit

Disa nga shërbimet me kryesore agroteknike qe i’u behen pemeve frutore pas hyrjes se tyre ne prodhim jane: i) Punimin e tokës nepermjet plugimeve/prashitjet, shkrifterimve, frezimet gjatë vegjetacionit; ii) Krasitjet prodhuese; iii) Plehrimet kimiko-organike; iv)Ujitjet; v)Lufta kundër semundjeve dhe demtuesve, etj. Ato behen ne varesi te gjendjes se bimëve dhe te etapave te jetës se tyre.

Jetëgjatësia e pemeve frutore ndahet ne 4 etapa qe janë:

1) Etapa e rinise ose e thene ndryshe e rritjes se shpejte. Kjo zgjat zakonisht nga 3-10 vjet, ne varesi te species, kultivarit, nensharteses, kushteve te tokes, klimes dhe nivelit te sherbimeve agroteknike, etj.

2) Etapa e rritjes intensive dhe e prodhimit maksimal. Kjo etape zakonisht ndodh ne moshen nga 8-15 vjeçare.

3) Etapa e ndalimit te rritjes intensive te kurorës, e cila shoqerohet me uljen e saj dhe renien prodhimit te mases gjethore. Kjo etape ndodh ne moshen nga 15-25 vjeçare.

4) Etapa e pleqerise, e cila karakterizohet ne renien e prodhimit dhe fillimin e tharjes se pjesshme te degëve skeletore te kurorës dhe fillon pas moshes se trete.

Prandaj për te zgjatur sa me shumë te jetë e mundur jetën e tyre, bimëve duhet t’ju kryhen me se miri keto masa agroteknike qe janë:

i) Mirembajtja e siperfaqes se toke;

ii) Aplikimi i një sistemi sa me te drejte dhe i kombinuar i pleherimit N,P,K dhe ne mikroelemente;

iii) Pleherimi ne jo me pak se një herë ne 3 vjet me plehra organike me 500-600 kv/ha;

iv) Aplikimi i një sistemi ujitjeje sa me te kontrolluar dhe mundesisht ajo me pika e kordinuar me sistemin e pleherimit kimik NPK + plehra me mikroelemente;

v) Aplikimi i një sistemi te përsosur kullimi i ujrave nëntokesore. Ato duhet te jene ne jo me pak se 1,5 m thellesi, e shume te tjera.

5.1.      Mbajtja e siperfaqes se tokes

Punimi i tokës është një mase tepër e rëndësishme ne kultivimin e pemeve frutore gjate periudhes se frutifikimit. Ky proces ndikon ne përmbysjen e mbeturinave gjethore te rena për tokë, ne ajrosjen e tokës, ne shkaterrimin e barërave te keqia, ne përmbysjen e plehrave organike dhe ato kimike, si dhe ne aktivizimin e aktivitetit mikro-biologjik te tokës. Sipas shume autoreve, është vertetuar se asnjë mase tjetër agroteknike (përveç krasitjes), nuk mund ta zevëndesoje punimin/shkriftërimin e tokës.

Toka medeomos duhet te punohet çdo vit jo me thelle se 20-25 cm gjatë periudhes Nendor-Shkurt. Ky proces mund te vazhdoje deri ne momentin e fillimit te fillimit te levizjes se lengjeve. Punimet e thella nuk duhen aplikuar sepse siç është spieguar me siper, sistemi rrenjor është shume afer siperfaqes se tokes (veçanerisht ato me nenshartesa vegjetative). Largesia nga trungu dhe brazdes se plugimit duhet te jetë ne proporcion me gjeresine e kurore dhe moshen e pemes. Ajo nuk duhet te jetë me pak se 0,5-0,8 m. Para punimit, toka duhet te jetë ne lageshtiren e duhur. Nese toka ka shume lageshtire, cilesia e punimit vjen shumë e papërshtatshme.

Shkriftërimet sipërfaqsore (ose frezimet) gjatë vegjetacionit, duhet te behen 2 - 3 herë. Ato duhet te behen ne thellesine 10-12 cm, ku: e para behet gjatë periudhes Prill-Maj; e dyta duhet te behet gjate rritjes intensive te frutave; e treta gjatë përiudhes Shtator-Tetor. Keshillohet qe shkriftërimet duhet te behen pas ujitjeve ose shirave me qellim ruajtjen e vlages për një përiudhe sa me te gjatë ne toke.

 

5.2.      Krasitja prodhuese

Krasitja prodhuese, behet pasi pema ka hyre ne prodhim. Krasitja prodhuese ka per qëllim: 1) Pema te stabilizoje nje një kurorë me dege skeletore te rendit te pare, te dyte, te trete, e me radhe te shperndara uniformisht ne te gjithe madhesine e kurore. Kjo ndihmon ne shperndarjen proporcionale te lendeve ushqimore ne te gjithë kurorën, ajrosjen dhe ndriçimin me te mirë te saj nga rrezet e diellit; 2) Krasitja është një nga elementet kryesor që ndikon ne prodhimin e pervitshem te sythave frutorë, duke i siguruar bimes nje stabilitet ne prodhimtari. Ajo eleminon periodicitetin e prodhimit, e cila nëse nuk bëhet rregullisht, shpesh ky fenomen është i pranishem (si tek: molla, dardha, kumbulla, etj). 3) Te siguroje një rritje dhe zhvillim te harmonizuar te pemes ne te gjithë teresine e saj. Ajo synon te realizoje një zhvillim harmonik ndërmjet pjesëve te veçanta te pemes dhe ajo që është me e rëndësishme, te harmonizoje zhvillimin e sistemit ajror me ate rrenjor. 4) Te siguroje riperteritjen graduale te degeve skeletore dhe te degëzimeve te tyre. 5) Te ruaje rritjen vjetore te çdo pjesë perberese te kurorës dhe te menjanoi ne maksimum e mundshem mplakjen e pemes.

Qellimi i kesaj krasitjeje është qe pemes t’i sigurohet mundesia e rritjes dhe e zhvillimit te degezave me sytha prodhuese. Per te patur kete rezultat është e domosdoshme qe degezat gjate krasitjeve, te priten ne 2/3 ose 4/5 e lartesise se tyre, kjo sidomos kur bimet jane me te reja dhe kur kane vegjetacion te bujshem. Gjate kesaj procedure synohet qe kurora te mbahet e paster nga deget e thyera, te plagosura, te thara, etj, si dhe rrallimin e degeve veshese qe pengojne njera tjetren dhe qe shkaktojne hijezime te panevojshme te kurores.

Para se te fillohet nga krasitja prodhuese, ne fillim bima vrojtohet si është formuar nga trungu deri ne majat e llastareve dhe pastaj gjykohet për krasitjen e sajë. Hiqen te gjithe degët qe janë te pa pjekura, te demtuara nga semundjet dhe demtuesit, ato qe kanë dale me drejtim nga brenda kurorës, ato qe dendesojne kurorën, etj. Hiqen degët qe dalin nga qafa e kercellit dhe te tjera qe dalin deri ne fillimin e degëzimeve te degëve skeletore si thithaket, e te tjera.

Llojet e krasitjeve prodhuese te pemet frutore, jane: 1) Sipas mënyrës se prerjes; 2) Sipas mases se prerjes;

1 - Sipas menyrave te prerjes, dallohen: a) Me rrallim te degeve; b) Me shkurtim te degezave. Krasitja me rrallim te degeve nenkupton prerjen totale te nje dege e cila behet me qellim rrallimi te kurores, por edhe te heqjes totale te nje pjese te demtuar nga semundjet apo agjente te tjere. Kjo mase ndikon jo vetem ndriçimin me te mire te pemes, por edhe ne fuqizimin e degeve te tjera ne kurore. Krasitja me shkurtim, nenkupton shkurtimin e degezave ose e nje pjese te kurores me qellim uljen e saj dhe stimulimin e daljes se llastareve te tjere meme poshte me qellim veshjen me te mire te kurores. Kjo mase jo vetem qe stabilizon kuroren, por harmonizon pemen ne pergjithesi dhe i siguron bimes nje vazhdueshmeri prodhimi shumevjeçare dhe te panderprere.

2 - Sipas mases se prerjes, dallojme: i) prerje te lehta; ii) prerje te mesme; dhe iii) prerje te renda. Krasitjet quhen te renda nese ne bime nderhyhet me prerje te medha si rasti i heqjes se nje apo me shume degeve skeletore te rendit te pare te dyte ose edhe te trete. Kjo forme krasitjeje behet kryesisht ne fazen e pleqerise se bimeve dhe behet me qellim heqjen e pjeses se demtuar dhe njekohesisht stimulimin e daljes se llastareve te rinje qe do te sherbejnë si zevendesues per fazat e mevonshme. Nganjehere behet me qellim rrallimin e nje pjese te kurores e cila ka krijuar hijezime te panevojshme te saje. Ndërsa prerjet e lehta dhe te mesme behen kryesisht gjate etapes se rinise dhe te prodhimit te qendrueshem. Qellimi i ketyre prerjeve është t’i siguroje kurores nje harmonizim te rritjes dhe te zhvillimit te saj si dhe te sistemit rrenjor. Njekohesisht krasitjet e rregullta ndikojne ne luftimin e periodicitetit nepermjet diferencimit e sytheve frutore.

Sipas kohes se kryerjes, klasifikohen ne dy grupe kryesore qe jane: 1)Krasitjet Dimerore, te cilat behen kur sythat frutore dhe vegjetative jane ne fazen e qetesise. 2) Krasitjet Verore, behet kur sythat frutore dhe vegjetative jane ne fazen e vegjetacionit.

Krasitjet dimerore klasifikohen ne: 1) Krasitja per formim kurore (formuese). Kjo forme realizohet ne 4- 5 vitet e para te moshes se tyre. Kjo ka per qellim t’u jape bimeve nje numer te caktuar degesh skeletore dhe degezave ne nje dege skeletore. Qellimi është ti sigurohet nje shperndarje uniforme te degezave ne te gjithe periferine e kurores, ne brendesi, rreth aksit te pemes dhe ne lartesi te saj.

2) Krasitja prodhuese behet; pasi pema ka hyre ne prodhim. Qellimi i kesaj krasitjeje është qe pemes ti sigurohet mundesia e rritjes dhe e zhvillimit te degezave me sytha prodhuese. Keto degeza gjate krasitjeve, rekomandohet te priten ne 2/3 ose 4/5 e lartesise se tyre. Njekohesisht duhet te synohet qe keto degeza ne pjesen me te madhe te tyre, te shtrihen ne 2/3 ose 4/5 te lartesise se pemes.

3) Krasitja riperteritese behet kur bimet kane filluar te mplaken. Kjo lloj krasitjeje behet ne keto raste; a) Kur nje ose disa dege skeletore dhe degeza te tjera kane filluar te thahen, b) Kur prodhimi ne dege te tjera ka filluar te bjeri ndjeshem. Kjo realizohet me prerjen ne ½ ose ne 2/3 e gjatesise se deges skeletore. Pas prerjes, zakonisht nga sythat e fjetur dalin thithaket, te cilet mund te shfrytezohen per rindertimin e kurores se demtuar.

5.2.1.   Rregullat e krasitjes prodhuese dimerore

Realizohet gjate periudhes se qetesise ne Dimer. Kjo fillon pas renies se gjetheve dhe mbaron para fillimit te fryerjes se sytheve. Per zonen Bregdetare dhe ate te Ulet, koha me e pershtatshme është Janari dhe Shkurti. Kur temperaturat jane nen zero, krasitjet nuk duhet te behen, sepse kambiumi është shume i ndjeshem dhe plaget e shkaktuara nga prerjet nuk sherohen/mbyllen lehte. Madje, krasitja nuk rekomandohet te behet direkt pas renies se gjetheve. Kjo sepse, kur lendet rezerve gjate Dimrit zbresin ne kercell, ato ne fazen e renies se gjetheve akoma jane ne degeza. Po te priten keto degeza, bashke me to do te hiqet edhe nje pjese e konsiderueshme e lendeve rezerve.

Nese krasitjet behen kur ka filluar bemyerja e sythave, veç humbjeve te sytheve qe vine nga ferkimi i degezave gjate aktit te krasitjes, bashke me deget e prera largohet edhe nje pjese e mire e lendes rezerve qe ne ate periudhe ka shkuar neper degeza e sythe.

Per te bere nje krasitje ne nje peme duhet nisur nga maja e saj dhe me pas vazhdohet drejt bazes. Rregulli kryesore është se secila dege e lene duhet et kete hapesiren e duhur aq sa te mos nderhyje te hapesira tjetër. Gjate procesit e rrallimit, duhet te largohen deget me te dobeta, te thyerat, te demtuarat nga semundjet apo demtuesit, etj.

Ne krasitjet Dimerore operohet ne keto lloj degezash:

1) Krasitja degezave konsiston me heqjen e plote ose prerje te pjesshme te degezave njevjecare. E rendesishme është krijimi i nje shperndarjeje uniforme ne te gjithe kuroren e pemes. Ne keto operacione nderhyhet: i) Ne vazhduesit e degeve skeletore. Pjeses njevjecare te vazhduesit duhet ti lihet aq gjatesi sa ai te siguroje rritjen e tij. ii) Ne degezat qe ndodhen nen vazhduesin kryesor. Rendesi ka lenia e sasise se duhur te ketyre degezave me qellim qe ato qe mbesin te favorizojne rritjen dhe zhvillimin e udheheqesit kryesore. Ajo qe është shume e rendesishme, është se udheheqesi kryesor duhet te mbetet i veshur me degeza. Kujdes, ruajtja nga çveshja. Nese ndodh çveshja, atehere prishet ekuilibri ndermjet udheheqesit dhe degezave veshese. Ajo menjanohet duke prere rende degezat e fuqishme dhe lehte degezat e dobeta.

2) Krasitja ne degezat veshese ka per qellim, i) Ne faroret te nxisi daljen e sythave vegjetative qe ndodhen ne bazen e degezave me qellim qe ne vitin e ardhshem te formohen degeza me sytha frutore. ii) Ne bërthamoret te pakesoje numrin e sythave frutore dhe te nxisi shperthimin e sythat vegjetative me qellim qe nepermjet llastareve te rinj te diferencohen sythat frutore per vitin e ardhshem.

3) Rralluese Ky operacion ka per qellim, ajrosjen dhe ndricimin e mire te kurores. Ne kete rast hiqen deget e teperta dhe ato qe pengojne njeri tjetërin. Kjo ndikon ne ndricimin me te mire te kurores, e cila perben bazen per diferencimin e sytheve frutore per vitin e ardhshem.

 

5.2.2.   Specifikat e krasitjes dimerore tek disa specije frutore

Megjithese krasitjet dimerore te pemet frutore kane pothuajse te njejtat parime, përsëri per nga vete specifikat e tyre, ku me kryesoret mbesin degezat prodhuese, ato jane te ndryshme si per faroret ashtu edhe per bërthamoret. Madje keto ndryshimeve verehen jo vetem sipas grupeve, por edhe sipas specieve. Keshtu qe krasitesit duhet te dine mire specifikat dhe veçorite me kryesore te seciles lloj peme frutore. Ne vazhdim tregohen specifikat e krasitjeve dimerore per disa lloje pemesh frutore qe nuk jane trajtuar ne pjesen e kultivimit te ture.

 

Veçorite e krasitjes dimerore te bajamja. Pemet e bajames zakonisht kultivohen ne formen e kurores se lire me 4 dege skeletore dhe me trup te ulet. Synohet qe gjate krasitjeve dimerore kurora te mbahet ne forme e duhur. Gjate fazes se krasitjeve dimerore, duhet te ndiqen keto rregulla kryesore:

i) Bajamja prodhon kryesisht ne degezat e perziera njevjecare dhe ne deget buketore, prandaj gjate krasitjes dimerore ato duhet te ruhen.

ii) Krasitjet dimerore behen te lehta dhe vetem rralluese.

iii) Rrallohen pjeserisht degezat qe hijezojne njera tjetren;

iv) Hiqen plotesisht deget e vjetra apo te thyera dhe te semura;

v) Thithaket zakonisht hiqen plotesisht, por nese ndonje dege skeletore është demtuar, atehere ato shkurtohen ne 6-7 sythe per te formuar e zevendesuar degen e ardhshme, etj.

vi) Krasitjet dimerore duhet te behen te pervitshme, me qellim eliminimin e krasitjeve te renda, sepse zakonisht ne keto kushte ato thahen.

 

Veçorite e krasitjes dimerore te fiku. Pemet e fikut zakonisht duhet te kultivohen ne formen e kurores kupore me 3-4-5 dege skeletore te përsëritura edhe ne katet e II, III e me radhe. Synohet qe gjate krasitjeve dimerore kurora te mbahet ne forme e duhur. Gjate fazes se krasitjeve dimerore, duhet te ndiqen keto rregulla kryesore:

i) Fiku prodhon vetem ne degezat njevjecare prandaj ato kurrsesi nuk duhet te hiqen. Krasitja behet vetem rralluese dhe prerje sa me te lehta sepse fiku i mbyll me shume veshtiresi plaget.

ii) Rrallohen pjeserisht degezat qe hijezojne njera tjetren;

iii) Hiqen plotesisht deget e vjetëra apo te thyera dhe te semura;

iv) Thithaket zakonisht hiqen plotesisht, por nese ndonje dege skeletore është demtuar, atehere ato shkurtohen ne 4-5 sythe per te formuar e zevendesuar degen e ardhshme, etj.

 

Veçorite e krasitjes dimerore te gështënja. Pemet e gështënjes pelqejne rritjen natyrale te lire, zakonisht piramidale me kate. Gjate fazes se krasitjeve dimerore, duhet te ndiqen keto rregulla kryesore:

i) Nuk ka nevoje te behen prerje te degezave, por mjafton ne ndonje rrallim atje ku ka dendesim te kurores.

ii) Nese dege te veçanta kane prekje nga semundjet e ndryshme, mjafton qe ato te hiqen dhe vendin e tyre duhet ta zeri nje thithak.

iii) Pastrohen dhe hiqen çdo vit funderraket duke siguruar jo me shume se 8-10 trungje te tille.

iv) Nese nje pjese e kurores apo dege te saje jane thare, mjafton te pritet pak cm poshte vendit te thare dhe ne vend te saje shfrytezohen me njerin nga thithaket qe dalin poshte saje.

Veçorite e krasitjes dimerore te hidja. Pemet e hides nuk kane kerkesa te veçanta per formen e kurores. Pelqejne rritjen natyrale te lire. Gjate fazes se krasitjeve dimerore, duhet te ndiqen keto rregulla kryesore:

i) Nuk ka nevoje te behen prerje te degezave, por mjafton ne ndonje rrallim atje ku ka dendesim te kurores.

ii) Nese dege te veçanta kane prekje nga semundjet e ndryshme, mjafton qe ato te hiqen dhe vendin e tyre duhet ta zeri nje thithak.

iii) Duhet aplikuar shkurtimi I llastareve te fuqishem te majes me qellim parandalimin e zhveshjes se pjeses se poshteme.

iv) Nese nje pjese e kurores apo dege te saje jane thare, mjafton te pritet pak cm poshte vendit te thare dhe ne vend te saje shfrytezohen me njerin nga thithaket qe dalin poshte saje.

Veçorite e krasitjes dimerore te sheges. Pemet e sheges nuk kane kerkesa te veçanta per formen e kurores. Pelqejne rritjen natyrale te lire zakonisht me 4-6 trungje. Ne disa raste mund te kultivohen me nje trung por me 4-5 dege skeletore dhe ne forme kurore. Gjate fazes se krasitjeve dimerore, duhet te ndiqen keto rregulla kryesore:

i) Zakonisht shega frutifikon ne llastaret nje vjeçare. Por ajo frutifikon edhe ne llastaret 2 edhe 3 vjeçare. Prandaj keshillohet qe keto llastare nuk duhet te priten, por mjafton ne ndonje rrallim atje ku ka dendesim te kurores.

ii) Nese dege te veçanta kane prekje nga semundjet e ndryshme, mjafton qe ato te hiqen dhe vendin e tyre duhet ta zeri nje thithak.

iii) Duhet aplikuar shkurtimi i llastareve te fuqishem te majes me qellim parandalimin e zhveshjes se pjeses se poshtme.

iv) Nese nje pjese e kurores apo dege te saje jane thare, mjafton te pritet pak cm poshte vendit te thare dhe ne vend te saje shfrytezohen me njerin nga thithaket qe dalin poshte saje.

v) Duhen bere prerje te pervitshme te thithakeve dhe te funderrakeve qe te shega dalin me shumice.

Veçorite e krasitjes dimerore te kivies/aktinidies. Pemet e kivies mbahen ne sistemin e kultivimit kordon ose edhe tende. Gjate fazes se krasitjeve dimerore, duhet te ndiqen keto rregulla kryesore:

i) Zakonisht kivia prodhon vetem ne llastaret qe dalin direkt nga degezat 2-3 vjeçare. Prandaj gjate krasitjeve dimerore, keshillohet qe keto llastare nuk duhet te priten, por mjafton ne ndonje rrallim atje ku ka dendesim te kurores.

ii) Per te patur llastarizim te perviteshem, mjafton shkurtimi i disa degeve 2-3 vjecare ne 1/3 ose ½ e gjatesise se tyre.

iv) Nese nje pjese e kurores apo dege te saje jane thare, mjafton te pritet pak cm poshte vendit te thare dhe ne vend te saje shfrytezohen me njerin nga thithaket qe dalin poshte saj.

5.2.3.   Teknika e krasitjes prodhuese verore.

Krasitja Verore, behet gjate periudhes nga çelja e gjetheve, e vazhdon deri ne renien e tyre. Efektiviteti i ketij operacioni është kur behet ne kohen dhe cilesine e duhur. Disa nga operacionet me kryesore te krasitjeve verore jane: teharrjet; pincimi; prerja ose shkurtimi i lastareve; perkulja e llastareve; rrallimi i frutave, unazimi, perndrydhja e llastareve, etj.

1) Teharja konsiston ne heqjen e lastareve te teperta, te cilat dalin ne trungun e pemes ose ne deget skeletore. Ato rekomandohen te hiqen para se ato te drunjezohen. Ne disa raste disa nga keto llastare mund te shkurtohen ne 3-4 gjethe. Kjo behet ne ato raste kur pemes i ndihet nevoja te grumbulloje sa me shume lende organike.  Ne rastet e nje vegjetacioni te bujshem keto llastare duhet te rrallohen. Rrallimi i tyre është i detyrueshem te behet i plote sidomos kur ato kane dale ne drejtimin brenda kurore.

2) Pincimi konsiston ne keputjen e majes se llastareve qe jane me te rritur dhe te zhvilluar. Ne te shumten e rasteve ky operacion behet te bërthamoret dhe ka per qellim te frenoje rritjen e panevojshme te majes rritese te llastareve kryesore, me qellim nxitjen dhe daljen e lastareve te tjere anesore, te cilat jane baze per diferencimin e sytheve frutore.

3) Prerja ose shkurtimi i lastareve, konsiston ne prerjen e filizave qe kane ndaluar rritjen dhe qe kane formuar sythin e majes. Ky operacion behet gjate muajit Gusht dhe ka per qellim diferencimin e sytheve frutore ne keto degeza. Nese prerja e majes behet para se keto degeza te drunjezohen, atehere mundesia e diferencimit te sytheve frutore është me i vogel. 

4) Perkulja e lastareve te gjelbert, behet kryesisht te faroret por edhe te bërthamoret. Kjo mase konsiston ne perkuljen e disa llastareve te cilat sherbejnë per formimin e kateve gjate formimit te formave te detyruar te krasitjeve (palmete apo kordon). Lastarit te perkulur i keputet maja me qellim qe te favorizohet diferencimi i sythave frutore.  Llastari duhet te perkulet ashtu si duhet. Per sistemet palmete kendi i perkuljes duhet te jetë ne rreth 60 grade, ndërsa per rastet e sistemit kordon, llastaret duhet te shtrihen horizontalisht.

5) Rrallimi i frutave. Ne disa specie si molla, kumbulla, pjeshka, kajsia, etj, është e domosdoshme te realizohet procesi i rralimit te frutave. Kjo konsiston ne heqjen/rrallimin e disa frutave me qellim qe ato qe ngelin te rriten dhe te zhvillohen sa me mire. Kjo mase behet per rregullimin/ekuilibrimin e rritjes vegjetative dhe atij te prodhimit. Gjate rrallimit duhe te kihet parasysh; te hiqen frutat me te demtuara, te semura, frutat dyshe, te deformuara, etj. Rrallimi duhet te behet pas rrezimit fiziologjik. Rrallimi duhet te jetë i tille qe nje frut te ushqehet nga 40-50 gjethe.

6) Stimulimi i zgjimit te sytheve. Keto operacione kryhen si te faroret ashtu edhe ne bërthamoret. Format e ketij operazioni jane: i) Unazimi; ii) Prerja gjatesore ndermjet sytheve; iii) Prerja terthore mbi syth, etj.  Keto operacione duhet te behen te llastaret me moshe nje, dy dhe me shume vjeçare, me rritje te fuqishme dhe ne fazen e vegjetacionit te plote. Thellesia e prerjeve duhet te jetë deri ne heqjen e levores, mundesisht pa prekur zonen e kambiumit.

Qellimi i ketyre operacioneve është, frenimi i rritjes ne lartesi te atij llastari dhe nxitjen e daljes se llastareve anesore nga sythat qe jane nen piken e operuar. Kjo ndihmon ne stimulimi e zgjimit te sytheve fjetëse anesore. Keto prerje behen me qellim per te penguar levizjen e lengjeve te perpunuara nga kurora per ne rrenje dhe lenien te lire te levizjes se lengjeve nga sistemi rrenjor per ne drejtim te sytheve poshte operacioneve perkatese. Llastaret qe dalin pas zgjimit te sytheve anesore, jo vetem qe e ulin lartesine e kurores, por e veshin llastarin kryesore e te zhveshur me llastare anesore.

Unazimi, behet ne llastaret qe kane nje moshe disa vjeçare. Per kete qellim perveç ketij lloj operacioni, kryhen edhe disa operacione te tjera qe jane prerja gjatesore ndernjet 2-3 sytheve dhe prerja terthore mbi nje sythi te pa çelur. 

7) Perndrydhja e llastareve, behet te llastaret me rritje te fuqishme dhe qe nuk kane dale ne vendin e duhur. Kjo mase behet kryesisht ne moshat e para te llastarit dhe per qellim jo vetem frenimin e rritjes se llastareve te pa deshiruar, por edhe fuqizimin e bimes ne teresi. Ndrydhja e llastarit realizohen ne lartesine e 3-5 gjetheve. Kjo mase ben te mundur: i) ndalimin e rritje se metejshme te atij llastari; ii) fillimin e zgjimit te sytheve poshte vendit te ndrydhur duke dhene llastare te tjere; iii) siguron vazhdimin e fotosintezes (sepse nuk është bere eleminimi i pjeses se llastarit me gjethe por lenia e tyre duke punuar per llogari te fuqizimit te bimes), etj.

6.         Teknika pleherimit ne pemetore

Megjithese bimët e pemeve frutore, fale sistemit rrënjor kanë aftësine te zhvillohen mire ne thellesi dhe ne gjerësi, ato janë te afta për te marre ujin dhe lendet ushqimore nga thellesite e tokës, përseri pleherimi plotesues, mbetet një nga masat me te rëndësishme agroteknike. Kjo shpjegohet me masen e madhe organike qe largohet nga pema ne sajë te vjeljes se frutave dhe prerjes se degëve gjate krasitjeve dimerore dhe ato vegjetative.

Pemet frutore rriten dhe zhvillohet mjaft mirë vetëm atëhere, kur ato pleherohen në proporcione të duhura me elementët Azot, Fosfor, Potas, si dhe me një sërë mikroelementësh të tjerë. Elementët ushqimorë ndahen në dy grupe kryesore. Ato janë: i) Makroelementet, (ku bëjnë pjesë N2O, P2O5 dhe K2O); ii)Mikroelementet, ku më kryesorët janë: Magneziumi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. Karbonin pemet e marrin nepermjet ajrit gjatë procesit te fotosintezes. Hidrogjenin dhe oksigjenin e marrin kryesisht nepermjet ujit, por dhe nga ajri. Ndërsa elementet e tjere i marrin nga shtresat e tokes. Disa nga këto elemente gjenden me shumice ne toke dhe nuk ndihet nevoja e pleherimit. Ndërsa disa nga këto, kryesisht N, P dhe K, nuk gjenden ne proporcione te duhura dhe per kete arsye lind nevoja e pleherimit.

Pemet frutore rriten dhe zhvillohen mjaft mirë vetëm atëherë, kur ato pleherohen në proporcione të duhura me elementët Azot, Fosfor, Potas, si dhe me një sërë mikroelementësh të tjerë. Elementet ushqimore janë te domosdoshem ne te gjithe periudhat e vegjetacionit por me te ndjeshme ato janë ndaj mungeses se elementit azot. Provat kanë vertetuar se me pare asimilohet azoti dhe me pas fosfori e me pas akoma kaliumi e te tjere me radhe.

Pleherimi i pemeve bëhet ne këto afate:

a - Ne Vjeshtë; Konsiston ne perdorimin e plehrave organike, potasike dhe ato fosforike. Koha me e pershtatshme është muaji Tetor. Ne kete periudhë pemet fillojne te hyne ne qetesine dimërore dhe kerkesat per elemente ushqimore pothuajse minimizohen. Atëhere lind pyetja, duke qëne se bimët ne kete periudhë hyne ne qëtesine dimërore, perse duhet te hidhen këto plehra ne kete periudhë? Arsyeja e hedhjes se ketyre plehrave ne kete periudhë është se; i)Plehrat organike, nga momenti i permbyshjes ne toke gjatë Vjeshtës, e deri ne fillimin e zgjimit te pemeve ne Pranvere, lenda organike dekompozohet plotesisht dhe elementet ushqimore mineralizohen duke u bere te gatshem per tu asimiluar nga pemet. Po keshtu edhe per plehrat fosforike dhe ato potasike. Rekomandohet që plehrat azotike per pemet që akoma nuk kanë hyrë ne prodhim, te pleherohen ne Vjeshtë me ¼ e sasise se planifikuar.

Tabele 1.  Sasia e plehrave që duhet te perdoren per një peme (ne toka te paujiteshme)

Mosha e pemes pas mbjelljes ne pemtore (ne vite)

Diametri i rrethit te tokes që duhet te plehrohet (m)

Pleh organik (kg)

Plehra minerale (gr)

Nitrat amoni me 33% N260O

Superfosfat me 18% P2O5

Sulfat Potasi me 48% K2O

1-2

2

15-20

60

100

180

3-4

2,5

25-30

75

130

240

5-6

3

30-40

130

230

420

7-8

3,5

45-50

170

300

560

9-10

4

55-60

230

430

750

11-12

4,5

80

300

600

1000

b - Ne Pranvere; Konsiston ne perdorimin e plehrave azotike gjatë periudhës se lulezimit. Ne kete periudhë bimëve i hidhen ½ e sasise se planifikuar te plehrave azotike. N.q.s. pemet kanë lulezim te vogel atëhere plehrat azotike rekomandohen te hidhen 10-15 ditë para lulezimit. Kjo sepse, gjatë lulezimit pemet kanë shumë nevoje per elementin azot. N.q.s. pemet kanë lulezim te bollshem, atëhere plehrat azotike rekomandohen te hidhen 10-15 ditë pas lulezimit. Kjo sepse, gjatë kesaj periudhë shfaqet rrezimi ne mase i frutave te porsalidhura dhe prania e elementit azot ndihmon ne frenimin e ketij procesi.

c – Ne Vere; Konsiston ne perdorimin e ¼ te plehrave azotike gjatë pesembedhejetë ditëshit te dytë te muajit Korrik. Gjatë kesaj periudhe pemet fillojne diferencimin e sytheve frutorë per vitin e ardhshem dhe prania e elementit azot ne kete periudhë favorizon diferencimin e sytheve frutorë.

Tabele 2.  Sasia e plehrave që duhet te perdoren per një peme (ne toka te ujiteshme)

Mosha e pemes pas mbjelljes ne pemtore (ne vite)

Diametri i rrethit te tokes që duhet te plehrohet (m)

Pleh organik (kg)

Plehra minerale (gr)

Nitrat amoni me 33% N260O

Superfosfat me 18% P2O5

Sulfat Potasi me 48% K2O

1-2

2

10-15

80

140

60

3-4

2,5

15-20

110

200

75

5-6

3

25-30

180

340

130

7-8

3,5

35-40

250

460

180

9-10

4

45-50

330

600

240

11-12

4,5

60-70

350

700

300

4 - Normat e pleherimit. Varen nga mosha e pemeve, lloji i species, pozicioni dhe relievi i tokes, gjendja dhe sasia e elementeve ushqimore ne toke, etj. Keshtu pjeshka kerkon me shumë azot, ndërsa kumbulla kerkon me shumë potas. Pemet e reja zakonisht pleherohen ne mënyre te lokalizuar, vetem ne ate siperfaqë toke ku ndodhet sistemi rrenjor. Gradualisht, me rritjen e pemeve rritet dhe siperfaqja e pleheruar. Ne tabelat nr. 4 dhe 5, jepen norma orientuese mbi sasine e perdorimit te plehrave per një peme me mosha te ndryshme dhe ne kushtet e ujiteshme, si edhe ato te paujiteshme.

Lidhur me faktin se pemet frutore asimilojne sasira te konsiderueshme te lendeve ushqimore qe ndodhen ne tokë dhe njëkohesisht nëpërmjet frutave te vjelura, bimëve i’u largohet një pjesë e mire e lendeve ushqimore qe janë te bimë, atehere lind nevoja e plotesimit te ketyre elementeve nëpërmjet pleherimeve baze dhe plotesuese (organike dhe minerale).

Nga kjo pikepamje është shumë e domosdoshme kombinimi i plehrave organike me ato minerale. Kjo sepse pleherimi i njëanshem mineral, ndikon negativisht ne strukturen e tokës dhe ne asimilimin e elementeve te tjere ushqimore qe ndodhen ne tokë. Pleherimi organik rekoman\dohet si një pleh shumë i domosdoshem, kur pleherohet se paku 1 herë ne 2-3 vjet me rreth 400-500 kv/ha. Plehu hidhet ndermjet rreshtave dhe përmbyset menjëherë ne thellesine 25-30 cm gjatë punimit te Vjeshtës. Efekti i asimilimit te elementeve ushqimore qe përmban plehu organik zakonisht zgjat 3-4 vjet.

Pleherimi mineral rekomandohet te behet kryesisht me plehra me përmbajtje te elementeve NPK. Plehrat azotike kanë rëndësi ne pleherimin e pemeve frutore, sepse ndikon jo vetëm ne rritjen vegjetative, por edhe ne diferencimin e sytheve frutore. Prania e elementit azot ne tokë e ben prodhimin e frutave te pasur me proteina dhe lende te tjera ushqimore te domosdoshme për njeriun. Ndërsa elementet e P dhe te K, nga njëra anë mirembajne gjendjen shendetesore te pemës dhe nga ana tjetër përmiresojne cilesite e lendeve ushqimore qe përmbajne frutat.

Dozat e caktuara për çdo bimë mund te hidhet me shpërndarje rreth bimës ose ne gjerësi te rreshtit, por me kusht qe menjëherë pas hedhjes duhet medeomos te behet punimi/frezimi i sipërfaqes se tokës.

Aplikimi i pleherimit te gjelbert me bishtajoret njëvjeçare si batha, bizelja, terfilit, etj, sipas shumë studimeve dhe autoreve te ndryshem, kanë vertetuar se pemishtet kanë shtuar shumë jo vetëm sasine e frutave, por kanë një ndryshim cilesor te ngjyres se gjetheve, madhesise se tyre dhe te rritjes vjetore te kercejve, etj.

7.         Ujitja e pemetoreve

Ujitja duhet te fillohet te behet vetëm ateherë kur toka ne shtresen e te gjithe trashesine e vendosjes se sistemit rrënjor te pemeve, te ketë arritur ne vlerat rreth 75-80% e kapacitetit ujembajtes te saj. Ujitja mund te behet me brazda dhe sasia e ujit për një ujitje duhet te jetë rreth 600-700 m3 uje/ha (e cila ndryshon ne varesi te përbërjes fizike te tokës). Ujitja gjatë te gjithe përiudhes se vegjetacionit (Prill-fillimi i Shtatorit) duhet te përseritet 3-5 herë, ne varesi te reshjeve. Nese reshjet mungojne ujitjet duhet te behen ne një interval ne çdo 15-20 dite. Thellesia e ujit për çdo ujitje duhet te shkoje ne rreth 50-80 cm, ku është edhe pjesa me aktive e sistemit rrënjore. Uji është mire te merren nga lumenjt ose rezervuaret pasi temperaturat e tyre zakonisht jane mbi 150C.

Ujitjet e tepërta dhe me pa mundesi kullimi, ndikojne për keq, sepse largojne ajrin dhe krijojne asfiksine e sistemit rrënjor. Gjithashtu ne tokat ranore ndodh fenomeni i shplarjes se lendeve ushqimore dhe rendimenti ulet se tepërmi. Nga ana tjetër ujitja me ane te sistemit ujites me pika, është forma me ideale, sepse nëpërmjet saj realizohet jo vetëm sasia e nevojshme për njësine e kohes por gjithashtu mund te realizohet edhe pleherimi suplementar me plehra kimike.

Uji është i domosdoshem per te tretur elementet ushqimore që ndodhen ne toke dhe per ti transportuar ato ne trupin e bimëve. Me pas këto elemente i nënshtrohen një sere reaksioneve bio-kimike te cilat me pas transformohen ne lende organike që shkojne per rritjen dhe zhvillimin e bimëve dhe te fruave. Është perllogaritur që ne pemet e grupit te faroreve si dardhat, mollet, ftojte, etj, per prodhimin e një njësie te lendes se thate, ato duhet te duhet te transpirojne rreth 350-500 njësi uje. Ndërsa ne pemet e grupit te bërthamoreve si pjeshket, kumbullat, qershite, etj, per prodhimin e një njësie te lendes se thate, ato duhet te transpirojne rreth 250-350 njësi uje. P,sh, nëse marrim një peme molle e cila ne një vit prodhon rreth 50 kg gjethe, 30 kg llastarë te rinj dhe 120 kg fruta, (gjithësejte 200 kg) dhe me një koeficent te lendes se thate rreth 30%, do te thote se per një vit kjo molle prodhom rreth 60 kg LTh (lende te thate). Duke ditur se per 1 kg LTh. i duhen 350-500 litra uje, do te thote se kjo peme per një vit duhet te transpiroje rreth 21000 deri 30 000 litra uje (60x350=21 000 ose 60 x 500=30 000), ose 21-30 m3 uje. 

Sasia e reshjeve që bien ne vit ne Shqiperi është rreth 900-1100 mm/vit ose rreth 9000-10000 m3 uje/ha (1mm shi/ha=10m3 uje/ha). Kjo sasi është teper e mjaftueshme nëse një pjesë e tij nuk rreshqet nga siperfaqja e tokes, apo humbjet e tjera, pa perfshire ketu shperndarjen e keqe te reshjeve (kryesisht Vjeshtë-Dimër). Nga bilanci që bëhet per perudhen e vegjetacionit, kuptohet se bimët kanë nevoje per ujitje. Keshillohet që toka e pemetores gjatë vegjetacionit te mbaje 60-75 % uje ndaj kapacitetit ujembajtes te saj.

Periudha me kritike per uje te pemet frutorë shfaqet pas lulezimit ose gjatë fazes se rritjes se frutave dhe gjatë pjekjes se tyre. Mungesa e lagështires reflektohet ne fillim, me renien e frutave, me pas me renien e gjetheve. Neqoftese thatesira vazhdon pemet kalojnë ne qetesi te detyruar. Nëse thatesira vazhdon akoma, bimët fillojne te thahen ne fillim degëzat skajore dhe me pas ato skeletore dhe me pas akoma vazhdon deri ne trungun kryesor. Një rol te rëndësishem luan nënshartesa. Nëse nënshartesa është e eger (sepse i rezistojne me mirë thatesires), ajo ka mundesine te siguroje sasine e duhur te ujit per bimën. Nëse bimët janë te shartuara me nënshartesa vegjetative, ato janë predispozuara te vuajne nga thatesira.

Afatet me te pershtatshme te ujitjeve jane:

            1-Ujitje ne fillim te vegjetacionit, perdoret ne rastet kur gjatë Dimërit nuk ka patur reshje te bollshme. Ne kete rast bimët ujiten 2-3 jave para lulezimit. Kjo mase krijon rritje te mirë te sistemit rrenjor te pemeve dhe premisa per një lulezimi normal. Zakonisht kjo ujitje nuk bëhet ne vëndin toke sepse reshjet ne kete periudhë zakonisht nuk janë prezente.

            2-Ujitje pas lulezimit, konsiston ne ujitjen e pemeve 15-20 ditë pas lulezimit. Kjo faze perkon nga fundi i Majit. Ne kete periudhë pemet nxiten per rritje intensive te llastarëve, te gjetheve dhe te frutave.

            3-Ujitje e Qershorit, konsiston ne ujitjen e trete te pemeve e cila perkon me Rrezimin e Frutave te Qërshorit. Kjo ndikon ne ate që pemet te realizojne një rritje intensive te llastarëve, te gjetheve, frutave dhe ndihmon ne fillimin e diferencimit te sytheve frutorë per vitin e ardheshem.

            4-Ujitje ne Korrik-Gusht, konsiston ne realizimin e 3-4 ujitjeve. E para bëhet ne mesin e Korrikut dhe ujitjet e tjera ne intervale çdo 15-20 ditë. Këto ujitje ndikojne ne rritjen e frutave dhe ne diferencimin e sytheve frutorë per vitin e ardhshem.

            5-Ujitje pas vjeljes, konsiston ne realizimin e ujitjes pasi te jenë vjelur frutat. Ujitja ne kete faze ndihmon ne rritjen e aktivitetit fotosintetik te gjetheve dhe krijimin e rezervave ushqimore per vitin e ardhshem.