Pemetaria

Minimize
Foto

Shtimi i pemëve frutore, menyrat dhe specifikat

Shtimi i pemëve frutore bëhet nepermjet dy mënyrave kryesore që janë: i) Me farë (seksuale ose gamike); ii) Me pjesë vegjetative (agamike). Per te realizuar filiza dhe fidana cilësore, është e domosdoshme sigurimi i materialit mbjelles bazë. Kjo do te thote që elementet prodhues (fillesat) te filizave/fidanave, duhet te merren nga individe te cilët manifestojne elementet me te mirë te prodhimit dhe që i pergjigjen plotesisht destinacionit te kultivimit.

Bimët e prodhuara nepermjet farës. Ne praktike shtimi i pemëve frutore nepermjet farës është shumë i rralle. Kjo sepse filizat e marra nepermjet mbirjes se farës, zakonisht japin pasardhes te pa pershtatshem per kultivim, sepse: i) Nuk i transmetojne vlerat dhe cilësite e mira te bimëve mema; ii) Hyjne vonë ne prodhim.

Rastet e shumëzimit me anë te farës bëhen vetem atëhere kur farërat janë marrë nga bimët mema, te cilët këto te fundit janë te perfituara si rezultat i kryqëzimeve prinderore te kontrolluara dhe te seleksionuara me kritere shkencore. Gjithashtu rastet e shumëzimit me farë bëhen edhe atëhere kur prodhohen nga farërat heteroze (F1).

Filizat e marra nga mbirja e farerave, perdoren vetem atëhere kur këto perdoren si nënshartesa. Ne kete mënyre pergatiten pothuajse te gjithë llojet e pemëve frutore si tek faroret ashtu edhe tek bërthamoret.

Bimët e prodhuara nepermjet shtimit me anë te pjesëve vegjetative. Perveç mënyres se shtimit me farë, fidanat e pemëve frutore pergatiten edhe me Metodën e Shumëzimit Vegjetativ. Shumëzimi vegjetativ te pemët frutorë, bëhet ne 3 rruge:

i) Me rrenjëzimin e çdo pjesë vegjetative te kurores;

ii) Me anë te shartimeve te filizave te prodhuara nga fara me mbishartesa (sytha, kalema) te individeve te seleksionuar;

iii)  Shtimi nepermjet mënyres “in vitro”.

Mënyra e shumëzimit vegjetativ te fidanave, perdoret gjeresisht pasi nepermjet kesaj mënyre sigurohen këto avantazhe:

a) Perfitohen fidana direkt dhe ne një kohe relativisht te shkurter, me vlerat me pozitive te cilët vijne nga një bimë tjetër mëmë me tregues me te lartë sasior dhe cilësor te prodhimit te deshiruar, vlera te cilët ruhen ne mënyre te padiskutueshme;

b) Shumëzohen forma bimore me vlera me te mira ne perputhje me destinacionin e kultivimit; 

c) Shumëzohet një individ i cili ka dale si me i miri nga puna seleksionuese e eksperimentale;

d) Ruhen ne mënyre te panderprerë veçorite e një forme bimore e cila per momentin nuk është e nevojshme, por që me vonë duhet si e tille per te qëne ne banken gjenetike te koleksionit;

e) Futen shumë me shpejt ne prodhim, etj.

Bimët e prodhuara nepermjet shtimit “in vitro”, kanë këto avantazhe:

i) Shtim shumë te shpejtë dhe ne një kohe shumë te shkurter te formës bimore te deshiruar;

ii) Ne një siperfaqe te vogel merren një sasi teper e madhe bimësh. Ne 1m2 shtrat mund te merren rreth 20-25 mije bimë/pasardhes;

iii) Shtim pa nderprerje gjatë te gjithë vitit;

iv) Shtim i formave bimore nepermjet copave te rrenjëzuara pa qëne nevoja e shartimeve;

v) Sigurohen bimë sterile dhe absolutisht te pasterta nga bakteriozat, virozat dhe semundjet e tjera kriptogamike;

vi) Sigurohet një kosto shumë e ulet prodhimi;

vii) Krijon mundesine e marrjes se materialit te paster nga memat, nepermjet perzgjedhjes se tyre nga individet me te mirë, etj.

1.      Mënyra e përgatitjes se fidanave nepermjet farerave hibride

Per te prodhuar fidana hibride cilesore, me parë duhet te sigurohet origjina e materialit mbjelles, ose e thene ndryshe Materiali Mbjelles Mëmë. Me pas duhet te kalohet ne fazen tjetër ate te Prodhimit dhe te Shumëzimi te Fares.

1.1.    Sigurimi i materialit mbjelles mëmë

Per te pergatitur fidanë cilesore dhe sipas destinacionit te caktuar, me parë duhet te sigurohet materiali mbjelles. Baza e materialit mbjelles është fara. Fara duhet te zgjidhet nga format bimore (individe si bime mema) te pasterta nga ana gjenetike, te pastra nga ana fito-sanitare, te zhvilluara shumë mirë, me prodhimtari te lartë frutash dhe me cilesi, ose me te tjere tregues sipas destinacionit te kultivimit, etj. Gjithashtu fidanat e prodhuar nga farerat duhet te sigurojne efektin e heterozit. Kjo realizohet nëse komponentet prinderore, zgjidhen ne mënyre te pershtatshme dhe te afta per t’u kryqezuar njëri me tjetrin dhe me aftesi transmetuese/stabilizuese te cilesive me te mira, e thene ndryshe te efektit te heterozit dhe te faktoreve te tjere te dobishem.

1.2.       Krijimi i parcelave te hibridizimit dhe prodhimi i farerave hibride

Pasi zgjidhen format e duhura bimore si prinder, krijohen Parcelat me Bima Mema. Keshillohet qe individet prinderor, te cilet perbëjnë bazat e materialit mbjelles, te kene aftesi rrenjëzuese nga pjesët vegjetative te tyre. Kjo ka rendesi, mbasi farat e prodhuara nga ato, te mos jenë te ndikuara gjenetikisht nga ndikimi i nënshartesës. Per te lehtesuar procesin e pllenimit te kryqezuar gjatë përgatitjes se fares hibride, keshillohet qe individed qe do te shërbëjnë si baba, duhet te jenë me sterilitet femërore, ndërsa individet qe duhet te shërbëjnë si nëna duhet te jenë me sterilitet mashkullore. Linjat nëna (♀) apo baba (♂), duhet te jenë plotesisht te stabilizuara gjenetikisht. Per prodhimin e fares hibride, duhet qe individet e zgjedhur si bime mema te cilet kanë një ose disa tiparë te dobishme, te kene aftesine te kombinohen me individe baba, te cilet zoterojne një ose disa tipare te tjera te dobishme. Ato nuk duhet te permbajne faktore negativ reçensiv te atillë (te fshehur), qe pas kryqezimeve te manifestohen si deçizive (te çfaqura).

Pas perzgjedhjes/seleksionimit te individeve (mëmë apo babe), bëhet shumëzimi i tyre. Ato shumëzohen me anë te pjesëve vegjetative, si: perpanja, copa, kalema, kembeza, etj, te cilet perfitohen fidanat e bimeve mema (♀) dhe fidanat e bimeve baba (♂), te pasterta gjenetikisht. Këto duhet te mbillen ne mënyre te kombinuar ndërmjet tyre dhe farerat e marra nepermjet kryqezimit, perdoren si farerat hibride.

Bimet si prinder (♀ dhe ♂) mbillen ne rreshta 4 x 4 m dhe me një raport te caktuar ku një bime mashkull (me sterilitet femëror), te kete per detyre te polenizoi tre bime te tjera femra (me sterilitet mashkullore). Me qëllim qe te eleminohet mundesia e ardhjes se polenit nga një parcele tjetër e padeshiruar, është e nevojshme te bëhet izolimi i parceles hibride me një largesi jo me pak se 1 km.

Per te marre bime te shendetshme dhe me një sasi poleni te bollshem dhe me sa më shumë farera me vlera te larta hibride, është e nevojshme qe toka e parceles se hibridizimit para mbjelljes se fidanave te pleherohet shumë mirë me: N2O rreth 100-120 kg l.ak/ha, P2O5 100 – 180 kg l.ak/ha, K2O 60 – 120 kg l.ak/ha, si dhe masat e tjera agroteknike si ujitje, prashitje, lufta kunder semundjeve dhe demtuesve, etj, te bëhen ne sasi dhe cilesi shembullore.

Koha e nevojshme qe duhet per te prodhuar individe si komponente prinderore me te gjitha procedurat përkatëse, duke filluar nga perzgjedhja e formave bimore më me interes (si komponent prinderore) dhe puna per kryqezimin e tyre, duhen gati rreth 10 vjet pune kerkimore dhe seleksionuese. Ndërsa koha per prodhimin e farerave hibride është akoma me e madhe.

Per nxjerrjen e fares veprohet ne kete mënyre. Frutat e individeve femërore, mblidhen me kujdes pa u perzier me frutat e bimeve meshkuj dhe vedosen ne vënde te veçanta me etiketa përkatëse. Ndërsa frutat e bimeve baba nuk mblidhen. Sasia e farerave qe nxirret nga një bime mëmë varet nga mosha e pemës si dhe nga agroteknika e aplikuar.

2.         Organizimi i fidanishtes

Fidanishte quhet njësia ekonomike bujqesore qe organizon prodhimin e fidanave te pemëve frutore, sipas hallkave te teknologjise se kohes (Sotiri, P. 1995). Per te ngritur nje fidanishte duhet te kihen parasysh disa kritere qe jane:

i) Toka dhe kushtet klimaterike te jene te pershtatshme per te gjithe llojet e bimeve qe do te shtohen. Kjo do te thote se zona ku do te prodhohen fidanat frutore, duhet te kete nje klime te pershtatshme per ato lloje pemësh qe është parashikuar te prodhohen. Keshtu psh, n.q.s. do te prodhohen fidana agrumesh, sigurisht qe fidanishtja do te organizohet ne zonat me klime te ngrohte. Ndërsa per te prodhuar fidana te grupit te faroreve dhe te bërthamoreve, fidanishtja mund te vendoset neper zonat e larta si Korca, Pogradeci, Peshkopia, etj, ku klima është e disfavorshme.

ii) Vendi duhet te plotesoje te gjitha kushte dhe hallkat e teknologjise se kultivimit dhe te rritjes se fidanave. Kjo do te thote se siperfaqja e tokes duhet te jetë e sheshtë, me mundesi ujitjeje, me perberje mekanike agjilo-ranore, te pershkueshme nga uji.

iii) Fidanarritesit duhet te kene te gjithe njohurite e duhura per te rritur te gjithe llojet e pemëve frutore qe jane planifikuar te prodhohen ne ate fidanishte, etj.

 

3.         Hallkat teknologjike per prodhimin e fidanave frutore

Fidanishtet zakonisht zene siperfaqe relativisht te vogla dhe madhesia e tyre varet nga sasia dhe struktura e fidanave qe është planifikuar te prodhohet. Nga 1 ha fidanishte zakonisht mund te prodhohen rreth 30-40 mije fidana frutore (ose 60 mije fidana hardhije). Nga kjo kuptohet se per te krijuar nje pemëtore me permasat 4 x 2,5 m, me sasine e fidanave te prodhuar brenda nje viti mund te mbillen rreth 60 ha pemishte. Vete struktura e fidanishtes perbehet nga keto sektore: i) sektori i pemëve mema; ii) sektori i shtimit dhe iii) sektori i formimit.

3.1. Sektori i pemëve mema

Te sektori i pemëve mema, merren farerat per prodhimin e filizave qe do te sherbëjnë si nenshartesa. Nenshartesat duhet te plotesojne keto kritere:

i) te shtohen me lehtesi, shkalle te larte zenjeje dhe te kene afinitet me mbishartesat;

ii) t’i pershtaten kushteve klimateriko-tokesore te zones ku do te shkojne si fidane. Sipas prejardhjes ato mund te jene me origjine te eger, ½ te egera, te kultivuara.

Sipa fuqise se rritjes, ato mund te jene, me rritje te fuqishme, mesatare dhe te dobeta. Pervec formes farore nga sektori meme mund te merren edhe pjeset vegjetative te cilet rrenjezohen dhe me pas behet shartimi i tyre. Gjithashtu ne kete sektor merren edhe kalemat/sythat, te cilet do te sherbëjnë si mbishatesa.

3.2. Sektori i shtimit

Ne sektorin e shtimit ndodhen: i) Farishtja dhe ii) Coptorja. Nga farishtja prodhohen filizat te cilet rrjedhin nga mbirja e farerave te marra nga bimet mema. Mbjellja e farerave zakonisht behet ne vellaja te ftohta, ne shtreter te nxehte, ose ne serra. Nga 1 m2 farishte te faroreve mund te merren rreth 25-30 filiza farore ose rreth 25-30 mije filiza per 1000 m2. Ndërsa nga copetorja merren llastaret qe vine nga mbjellja e copave/kalemave dhe te pjeseve te tjera vegjetative.

Nenshartesat e marra nga mbirja e fares. Fidanat e prodhuara dhe te shartuara nga filiza te ardhura nga mbirja e fares, japin nje bime te fuqishme, me sistem rrenjor te thelle dhe qe i durojne kushteve te disfavorshme. Ato hyne me vonë ne prodhim te plote, por qe jetojne me gjate.

 Nenshartesat e marra nga rrenjezimi i pjeseve vegjetative. Kohet e fundit ne vend te nenshartesave te prodhuara nepermjet mbirjes se farerave, po perdoren gjeresisht nenshartesat e ardhura nga rrenjezimi i pjeseve vegjetative. Bimet e prodhuara me nenshartesa qe vine nga rrenjezimi i pjeseve/copave vegjetative, kane aftesine te japin bime me rritje te shpejte por te shkurter dhe koha e futjes ne prodhim te plote është me e shkurter. Ruhen shume mire aftesite gjenetike te mbisharteses, etj. Ndërsa si ane negative konstatohen se bimet jetojne me pak, kerkojne nje toke te shkrifet te thelle per aresye se sistemi rrenjor është i dobet, kane jetë me te shkurter, etj.

3.3. Sektori i formimit

Nga sektori i formimit (ose shartesorja), mbillen filizat e prodhuara nga mbirja e farerave ose e copave te rrenjezuara me metoden vegjetative, te cilet do te sherbejnë si nenshartesa dhe me pas do t’i nenshtrohen procesit te shartimit. Ne kete sektor futen edhe filizat e ardhura nga mbirja e farerave hibride te cilet nuk do ti nenshtrohen procesit te shartimit, por do te rriten deri sa te formohen si fidan brenda kushteve te standartit.

Sipas kohes se pergatitjes se fidanit sektori i shtimit e thene ndryshe shartesorja ndahet ne: i) Shartesorja e vitit te pare; ii) Shartesorja e vitit te dyte dhe ne disa raste edhe iii) Shartesorja e vitit te trete. Sot me avancimin e teknikave te reja, farerat ose mbillen direkt ne shartesore ose mbillen direkt ne vazo/qese plastike dhe aty behet edhe shartimi i tyre. Per te eleminuar rastet e infektimit kryesisht nga semundjet e ndryshme, keshillohet qe toka e fidanishtes te qarkulloje ne çdo 4-6 vjet.

4.         Teknologjia e nxjerjes së farës dhe ruajtja e tyre deri në mbjellje

Farerat qe perdoren per prodhimin e filizave merren nga bimet mema qe jane te sektori i pemëve mema tek fidanishtja. Nga molla e eger, mollçina, farerat merren tek frutat qe akoma nuk jane futur ne pjekjen e plote. Te bërthamoret si kumbulla e eger, farerat me te mira merren tek kumbulla e eger me ngjyre te verdhe dhe pjekja e frutave duhet te jene nga faza e mesme deri ne te vonë. Nga qershia e eger farerat hiqen te llojet me ngjyren e frutave te kuqe ne te çelur dhe ne fazen e pjekjes se plote.

Frutat e vjelura shtrohen ne shtresa 30 – 40 cm dhe pasi fermentohen shtypen dhe kalohen me sita me madhesi vrimash me diameter pak me te madh sesa diametri i fares. Farerat e dala shplahen disa here me uje te paster dhe shtrihen ne një beze ne hije ne një shtrese 0,5 – 1 cm per t’u thare. Pas 3-4 oresh farerat perzihen disa here per t’u thare me mirë. Farerat futen ne thase bezeje kur % e lageshtires per faroret te jetë rreth 15-16% dhe per bërthamoret rreth 18-24%. Sasia e fares se thare futet neper thase me peshe 25 – 40 dhe para vendosjes se tyre neper magazina, duhet t’ju nenshtrohen analizave laboratorike.

Nepermjet tyre duhet te nxirren këto tregues: i) Pastertia e fares, ii) Fuqia mbirese dhe iii) Pesha e 1000 farerave. Fara mbahet ne vënde te thata dhe ne një temperature konstante rreth 150C. Lagështira e ajrit nuk duhet te kaloje mbi nivelet 60-65%. Para vendosjes neper magazina fara duhet te dezinfektohet me preparate kunder demtuesve dhe semundjeve kerpudhore. Teprica e lageshtires apo thatesira me e madhe, ben qe farerat te humbin se tepermi fuqine mbirese.

Prandaj është e domosdoshme shtratifikimi ne rere te njome lumi (jo deti sepse permban kripe) te lagur dhe me raport 1 pjese fare dhe 3 pjese rere. Farerat e qershise, mezhdralles, kumbulles, pjeshkes, zerdelise, kajsise, etj, duhet te shtratifikohen menjehere pas heqjes nga frutat. Madje ne teknologjine e sotme, farerat e arres, pjeshkes, kajsise, etj, mund te mbillen direkt ne farishte pa bere shtratifikimi e tyre.

Farerat e shtratifikuara jane gati per t’u mbjelle vetem atehere kur rreth 20-30% e tyre te kene mugulluar (fillim mbirjeje). Farerat e molles, ftoit dhe te dardhes duhet te shtratifikohen per 90-110 dite. Farerat e pjeshkes, kajsise, bajames, qershise, etj, duhet te shtratifikohen per 160-180 dite. Farerat e qershise, kumbulles, mezhdralles, etj, duhet te shtratifikohen per 150-160 dite; te bajames 80 dite, te arres 100 dite, etj. Pas mbarimit te periudhes se shtratifikimit farerat mbillen direkt ne farishte ose per arre, bajamen, pjeshken direkt ne shartesoren e vitit te pare ose ne qese plastike, kartoni, etj.

Per te prodhuar nje kg fare sipas llojeve te pemëve frutore duhet nje sasi frutash si vijon: Molle te egra 100-130 kg; dardha te egra 90-120 kg; qershi te egra 10-14 kg; mezhdralla 8-10 kg; kumbulla te egra 12-17 kg; kajsi/zerdeli 10-12 kg; pjeshka 17-35 kg; hurma 5-8 kg; mani 80-100 kg, etj.

5.         Mbjellja e farerave ne farishte dhe sherbimet pas mbjelljes

Ne zonat me klime te ftohet farerat mbillen nga mesi i Shkurtit dhe vazhdon deri ne mesin e Marsit. Ne zonat me klime te ngrohte mbillen menjehere nga muajt Tetor-Nendor. Ndërsa ato specie qe kane fuqi mbirese te ulet si hurma, arra, pjeshka, bajamja, etj, pasi hiqen nga frutat mbillen direkt ne farishte. 

Fidanat pergatiten ne dy mënyra, te cilet janë: i) Fare e mbjelle direkt ne farishte dhe pastaj bëhet trapiantimi ne vëndin e fidanishtes (shartesore vitit te I); ii) Fare e mbjelle direkt ne token e fidanishtes/shartesores. Sipas praktikes mënyra e parë ka rezultate me te mira, sepse sasia dhe cilesia e fidanave per ne fidanishte është e garantuar, por se kjo metodë ka një kosto me te lartë. Ndërsa mbjellja e fares direkt ne fidanishte kushton me pak, por sasia e fares se shpenzuar duhet te jetë me e madhe sepse ne shumë raste krijohen deshtime/humbje gjatë procesit te mbirjes. 

Per te patur një sasi fidanash brenda standarteve te duhura dhe brenda sasise se duhur, është e domosdoshme qe llogarite te bëhen mirë te cilet konsistojne ne këto drejtime: i) Siperfaqja e farishteve; ii) Sasia e fares se nevojshme; iii) Sasia e hedhjes (norma) se fares per njësi te siperfaqes se farishtes. Ne ndihme te ketyre llogaritjeve vine treguesit laboratorik qe janë: i) fuqia mbirese, ii) pastertia mekanike. 

Numri i farerave qe ndodhen ne nje kg fare dhe sasia e fares se nevojshme per te mbjelle 1000 m2 farishte, jepen ne tab. nr. 1.

Tabelë 1. Sasia e fares per nje kg dhe nevoja per te mbjellje 1000 m2 farishte.

Lloji i pemës

Sasia e farerave per nje kg (000 cope)

Nevoja e fares (kg) per te mbjellje 1000 m2 farishte

Molle e eger

30-40

5-6

Dardhe e eger

25-30

6-7

Qershi e eger

3-4

25-30

Kumbull e eger

2-3

40-50

Pjeshke

250-300

100-120

Kajsi

500

60-80

Nerenxe

3,5-4,5

30-40

Trifoliate

3-4

20-30

Mënyra e përgatitjes se fidanave me trapiantim te filizave, konsiston ne mbjelljen e fares direkt ne vllanja, shtreter, kaseta, module, etj, dhe ne vitin e ardhshem ato mbillen ne direkt ne fidanishten e vitit te parë. Hedhja e fares ne farishte bëhet me dore. Me qëllim qe te sigurohet një uniformitet i shperndarjes se fares per njësi te siperfaqes se farishteve (kryesisht per farerat e imta), është e domosdoshme qe para shperndarjes farerat te perzihen me 5-7 pjesë rërë. Fara duhet te mbulohet ne jo me shumë se 1,5 – 2 cm trashesi me dherishte ose humus te parapergatitur dhe te situr. Ndërsa mbjellja ne kaseta apo module te gatshme plastike bëhet me dore ose me makina te posacme dore dhe nëse kushtet e ambjentit ku janë kasetat/modulet, sigurojne kushte optimale per mbirje, atëhere afati i mbjelljes se farerave mund te pershpejtohet. Fidanat e prodhuara direkt neper module apo kubike te parapergatitura, kanë avantazhet me te mira pasi kur ato mbillen ne vëndin e fidanishtes, e vazhdojne vegjetacionin pa strese te ndjeshme.

Pas përgatitjes se vllajave siperfaqja e tyre ujitet me lehte me lagese (ose shihedhesa) me qëllim qe te dheu te njomet. Pas 2-3 ditëve bëhet thyerja e kores dhe dhe siperfaqja e vllajave nivelohet me anë te krehrave te posaçem shkrifterues. Pas kesaj procedure bëhet ngjeshja e lehte e siperfaqes se tokes me anë te një derrase. Farera duhet te mbillet me rreshta ne gjeresine 20 cm njëra nga tjetra. Kjo realizohet me anë te një derrase me gjeresi 70-80 cm gjeresi ku te jenë ngulur gozhda ne gjeresite perkatese. Derrasa montohet ne një bisht dhe terhiqet ne mënyre te tille qe te krijohen rreshtat e hedhjes se fares ne te gjithë gjatësine e vllanjës se pergatitur. Farerat hidhen zinxhire njera pas tjetres. Farerat mbulohen me dherishte (nje pjese pleh i kalbur/humus dhe 1 pjese rere lumi) ne trashesine nga 3 cm per farerat e imta deri ne 5 cm per farerat e medha. Per te patur rezerva ne prodhimin e filizave zakonisht shtohet rreth 10-15% e siperfaqes se farishtes.

Per mbirjen e shpejtë te farerave ne farishte, duhet te mbahen parasysh kryerja sa me mirë e ujitjeve. Ujitja duhet te bëhet pa teprime, me qëllim qe lagështira e substratit te jetë rreth 65-75% e kapacitetit ujembajtes. Temperatura e nevojshme/optimale per mbirjen e farerave është rreth 18-250C. Ne këto temperatura fara bemyhet per 10 -15 ditë dhe per 18 - 22 ditë, fidanat dalin ne siperfaqe te farishtes (rreth 90-95% e farerave). Pas mbirjes se farerave bëhet kujdes ne sigurimin e lagështires optimale nepermjet ujitjeve te here pas hershme dhe pa teprime. Gjithashtu masa merren edhe ne pastrimin e vazhdueshem te barerave te keqia, te cilet duhet te hiqen me dore. Kur filizat e mbira te kene arritur lartësine 5-6 cm, duhet te bëhet rrallimi i tyre, duke i lene ato ne distancat 3-4 cm larg njëri tjetrit (hiqen me te dobetat dhe ato te shendoshat shfytezohen per te zevendesuar vendet bosh). Kjo mase ndikon ne rritjen e njëtrajteshme te tyre. Rrallimi i dyte behet rreth dy jave pas te parit duke lene 3-5 cm filizat e faroreve dhe 5-6 cm filizat e agrumeve.

Gjatë periudhës se Veres bëhen kujdes ne sigurimin e ujit ne toke, nepermjet 3-5 ose me shumë ujitjeve, si dhe disa pleherime me doza te vogla (zakonisht 1 pleherim pas rrallimit te pare dhe nje tjetër rreth nje muaj me vonë) sipas nevojave me kombinimet NPK. Gjate vegjetacionit behet kujdes per luftimin e semundjeve dhe demtuesve te ndryshem. Ne periudhën e renies natyrale te gjetheve, filizat duhet te kene arritur lartësine 60-70 cm lartësi, ku pjesa me e madhe kercellit te jetë e pjekur dhe te qendrueshme ndaj ngricave te dimërit.

Pas renies se gjetheve bëhet shkulja e filizave me kujdes qe te mos demtohet sistemi rrenjor. Pas shkuljes bëhet shkurtimi i rrenjëve ne gjatësine 12-15 cm dhe seleksionohen ne 2 kategori. Ne kategorine e pare futen ato filiza ku diametri ne qafen e tyre duhet te jene:

i) per faroret; ne kategorine pare duhet te futen filizat me diameter ne qafen e kercellit nga 6-9 mm dhe me 3 rrenje skeletore, ne kategorine e dyte nga 4-6 mm dhe po me 3 rrenje skeletore.

i) per bërthamoret dhe agrumet; ne kategorine pare duhet te futen filizat me diameter ne qafen e kercellit nga 4-6 mm dhe me 3 rrenje skeletore, ne kategorine e dyte nga 3.5-4 mm dhe po me 3 rrenje skeletore. Filizat e shkulura nga farishtet pas klasifikimit lidhen ne tufa me nga 50-100 cope dhe etiketohen sipas llojeve dhe kategorive. Pastaj dergohen ne parcelen e shartesores se vitit te pare ku ose mbillen direkt per zonen e ngrohte ose shtratifikohen ne mjedise te mbrojtura ne nje shtrese tallazhi e perzier me rere te lagur lumi deri ne lartesine 15 cm.

6.         Shartesorja

Ne shartesore filizat e perfituara nga mbirja e farerave, do t’ju nenshtrohen procesit te shartimit me mbishartesat e deshiruara, te cilet jane marre nga bimet mema, si individe me te mire. Momenti nga shartimi e deri ne pergatitjen e plote te fidanit, kalon nepermjet shartesores e cila per disa fidana duhet te kalojne 3 vjet dhe disa te tjera (berthamoret ne pergjithesi) zakonisht qendrojne per dy vjet.

6.1.       Shartesorja/fidanishtja e vitit te pare

Per përgatitjen e fidanishtes masat duhet te merren qysh ne periudhën e Veres. Toka duhet te plehrohet me rreth 40-50 kv/dn plehra organike, 0,4-0,5 kv/dn plehra potasike si dhe 0,5-0,6 kv/dn ato fosforike. Këto plehra duhet te shperndahen para plugimit dhe menjëherë te bëhet plugimi ne thellesine 40-50 cm. Qëllimi i plugimit ne periudhën e veres bëhet me qëllim tharjen/demtimin ne maksimum te barerave te keqia si dhe mobilimin e lendes organike ne toke. Plugimi i dytë (ose frezimi) duhet te bëhet rreth një jave para mbjellje se filizave/fidanave.

Pas frezimit te tokes bëhet hapja e brazdave qe do te shërbejnë per mbjelljen e filizave/fidanave. Brazdat duhet te hapen ne thellesine 30-35 cm dhe ne largesine 70-80 cm nga njëra tjetra. Nëse nuk është bere pleherimi organik dhe mineral gjatë periudhës se përgatitjes se tokes, ato mund te hidhen neper brazdat e hapura, por me kujdes qe plehrat gjatë mbjelljes se fidanave, te mos kontaktojne me sistemin rrenjore te tyre sepse ulet perqindja e zënjeve. Mbjellja e fidanave bëhet ne largesine 20-25 cm duke e ngjeshur lehte dheun me qëllim qe rrenjët te kontaktojne mirë me te. Periudha e mbjelljes se filizave ne zonen e ngrohte mund te filloje menjëherë pas renies natyrale te gjetheve dhe mund te vazhdoje deri ne fund te muajit Shkurt. Per zonen e ftohte fillon nga mesi i Shkurtit deri ne mesin e Marsit.

Para mbjelljes se filizave ne fidanishte atyre i’u shkurtohen rrenjet ne gjatesine 15-18 cm, majat e llastareve shkurtohen ne lartësine 20-25 cm mbi qafen e rrenjes. Rrenjet ngjyhen me nje perzierje bajge e fresket dhe argjil me qellim stimulimin e zenjes. Thellesia e mbjelljes është e njejtë me ish-thellesine qe ishte ne farishte. Pas mbjelljes behet ujitja. Ne ato raste kur ne shartesoren e vitit te pare mbjellja nuk behet me filiza por direkt me fare (arra, bajamja, etj,), skema e mbjelljeve është e njejte. Pas mbirjes se farerave behet rrallimi duke i lene ne largesine 20-25 cm nga njeri tjetri.

Ne rastin e përgatitjes se fidanave me anë te shartimit vegjetativ, ne periudhën Qershore-Korrik, kur trashesia e llastarëve te kene arritur trashesine 10-12 mm dhe ne lartësine nga 15-20 cm nga siperfaqes se tokes, duhet te bëhet shartimi me syth. Per kete gjate muajve Qershor-Korrik deri ne lartesine 15 cm behet pastrimi i llastareve me qellim qe kjo pjese te jetë e paster dhe te krijohet mundesia per te realizuar procesin e shartimit. Shartimi behet me syth te fjetur dhe zakonisht behet gjate muajit Gusht. Rreth dy jave para fillimit te shartimit, toka duhet te ujitet dhe te shkriferohet me qëllim qe levizja e lëngjeve te jetë ne nivelin e duhur. Nënshartesat me trashesi nën 6 mm dhe mbi 15 mm, veshtireson zënien e mbishartesave. Pas 15 diteve behet kontrolli dhe rishartimi i filizave te pazena. Rishartimi behet pak me poshte te parit dhe nga ana e kundert. Gjate kontrollit shartimet e zena zgjidhen me qellim lerimin e levizjes se lengjeve.

Gjate periudhes se vitit te pare, behen te gjithe sherbimet agroteknike si shkrifterimet siperfaqesore, pleherimet plotesuese dhe ujitjet e rregullta.

 

6.2.      Shartesorja/fidanishtja e vitit te dyte

Jane bimet/fidanat e shartuar qe vine nga viti i pare. Pas çeljes se sytheve, sythat e mbisharteses nxjerrin llastaret e rinj qe ne Vjeshtë zakonisht prodhohen fidanat e bërthamoreve te cilet duhet te kene arritur madhesine e duhur dhe mund t’i nenshtrohen procesit te shkuljes. Ndërsa ato te faroreve, arroret, bajamja, etj, vazhdojne te zhvillohen duke kaluar deri ne shartesoren e vitit te trete.

Ne shartesoren e vitit te dyte zakonisht ndiqen keto procese pune: i) Behet rishartimi me syth te zgjuar i llastareve te pazena ne shartesoren e vitit te pare. ii) Ne shartesoren e vitit te dyte behet shartimi i agrumeve, ullirit dhe hurmes. iii) Siper pikes se shartimit behet prerja e nensharteses. iv) Vazhdohet me sherbimet agroteknike si ato te shartesores se vitit et dyte. 

Prerja e pjeses se nensharteses mbi piken e shartimit behet ne dy faza. Faza e pare behet ne lartesine 15-17 cm e cila sherben per te lidhur llastarin e mbisharteses me qellim qe te mos demtohet. Kur llastari te kete arritur lartesine 20-25 cm dhe është drunjezuar, atehere behet prerja e dyte ne 0.5-0.7 cm mbi piken e shartimit me pjerresi nga ana e kundert e shartimit. Plaga duhet te dezinfektohet ose te lyhet me mastiç.

Per te marre një fidan me një kurore te formuar mirë, është e domosdoshme qe te aplikohet Sistemi Krasites Formues i Kurores, i cili duhet te filloje qysh ne kete vit. Llastaret qe dalin anash fidanit duhet te pastrohen vazhdimisht. Ne momentin kur fidani te kete arritur lartesine 70-80 cm i keputet maja. Pas ketij momenti fillon nje shperthim i bujshem i sytheve anesore ku nga ato te majes perzgjidhen rreth 4-5 llastare dhe te tjeret me poshte shkurtohen ne 3-5 gjethe, me qellim ntrashjen e kercellit. Nga fundi i Gushtit keto te fundit hiqen plotesisht. Pas ketyre veprimeve, kryesisht fidanat e bërthamoreve jane te gatshem per t’u shkulur dhe per t’u mbjelle ne pemëtore. Ndërsa ato te faroreve, arroreve, agrumeve, ullirit, kalojne ne shartesoren e vitit te trete. 

6.3.      Shartesorja/fidanishtja e vitit te trete

Jane bimet/fidanat qe vine nga viti i dyte. Zakonisht ne kete vit jane fidanat e faroreve, (molla, dardha,) si dhe te agrumeve. Ne shartesoren e vitit te trete, ne drejtim te formimit te kurores, zakonisht veprohet po ne ato procese siç është vepruar gjate vitit te dyte per berthamoret. Ne momentin kur fidani te kete arritur lartesine 70-80 cm i keputet maja. Pas ketij momenti fillon nje shperthim i bujshem i sytheve anesore ku nga ato te majes perzgjidhen rreth 4-5 llastare dhe te tjeret me poshte shkurtohen ne 3-5 gjethe. Nga fundi i Gushtit keto te fundit hiqen plotesisht. Pas ketyre veprimeve, fidanat jane te gatshem per t’u shkulur dhe per t’u mbjelle ne pemëtore. 

 

 6.4.      Shkulja e fidanave, standartizimi dhe paketimi

Shkulja e fidanave bëhet pasi kanë rënë gjethet dhe bimet te kene hyrë ne fazen e qetësisë se plote. Shkulja bëhet me sa te jetë e mundur me sa me shumë rrenjë dhe fidanat e shkulura klasifikohen sipas standarteve ne 3 kategori. Fidanat te cilet ndodhen brenda standartit, duhet te klasifikuara ne 3 cilesi: i) Cilesia e I, ii) Cilesia e II dhe iii) Cilesia e III.

Me qëllim qe sistemi rrenjor te mos demtohet nga ngricat, ererat dhe dehidratimi nga rrezatimi i ndriçimit diellore, është e nevojshme te bëhet shtratifikimi i tyre. Madje ai duhet bere aq shpejt aq sa te mos kalojne edhe pak ore. Shtratifikimi bëhet ne vende te mbrojtura nga ererat e ftohta dhe te forta, duke hapur kanale te vegjel ne thellesine 45-55 cm dhe rrenjët e tufave te fidanave te vëndosen ne kanal ne ate mënyre qe fidanat te vendosen ne një pozicion te pjerret rreth 45 grade me vertikalen dhe rrenjët mbulohen me dhe deri ne lartesine e pikes se shartimit, duke e ngjeshur lehte dheun me qëllim qe ai te bashkohet me rrenjët. Me pas bëhet ujitja per te ndihmuar bashkimin e dheut me rrenjët.

Kujdesi i mevonshem konsiston ne kullimin e plote te ujrave te tepërta. Një metodë tjetër është edhe mbulimi i rrenjëve me rërë te laget (ne disa raste edhe me tallazh), e cila me ujitet disa here aq sa rera ose tallazhi te mbeten te fresketa.

Pas heqjes nga shtratifikimi behet vendosja ne tufa me nga 25 – 50 cope dhe behet etiketimi ku njera vendoset te pika e shartimi dhe tjetra ne afersi te degezimit te degeve skeletore. Ne etikete vendosen; lloji, kultivari, nenshartesa, kategoria, sasia e fidanave ne tufe, emri i ekonomise prodhuese, standarti, etj.

7.         Organizimi i fidanishtes te prodhuar nga farerat hibride

Per te pergatitur fidana hibride brenda standarteve te kerkuara, është e domosdoshme një periudhë prej 2 vjetësh. Fidanishtet duhet te vëndosen ne toka te pasura me lende ushqimore, te kulluara mirë, me ujra nëntoksore me thellesi jo me pak se 1,5 m, te mbrojtura nga ererat e forta, te pastra nga barerat e keqia dhe nga insektet demtues te tokes, etj. Fidanishtja duhet te kete mundesi ujitjeje dhe mundesi transporti te materialeve dhe fidanave te prodhuar. Toka duhet te jetë argjilo-ranore ose e kunderta dhe me perberje mekanike sub-argjilore te mesme.

Per te marre një fidan me një kurore te formuar mirë, është e domosdoshme qe te aplikohet Sistemi Krasites Formues i Kurores i cili duhet te filloje qysh ne vitin e parë per berthamoret dhe ne vitin e dyte per faroret, arroret, bajamen, etj. Ne momentin kur fidani te kete prodhuar 8 -10 gjethe te verteta, atëhere bëhet prerja e kercellit ne lartësine e dy sytheve. Arsyeja pse filizat para prerjes lihen te zhvillohen deri ne 8 ose 10 gjethe, është qe kercelli te trashet te pakten ne trashesine e një lapsi.

Nga dy sythat dalin dy llastarë te cilet lihet te zhvillohen lirshem deri ne lartësine e 4-6 gjetheve. Me pas nga dy llastarë, hiqet njëri qe është me i dobet dhe lihet vetem një llastar. Zakonisht llastari qe është me afer tokes zhvillohet me mirë. Ne fund te vegjetacionit te vitit te parë fidani i trajtuar ne kete mënyre, duhet te jetë rritur ne 1,3-1,5 m lartësi dhe te kete krijuar 4-6 dege skeletore.

Ne vitin e dytë, vazhdohet me shërbimet agroteknike si ujitjet, pleherimet suplementare, prashitjet, frezimet, etj. Per te marre një fidan me një kurore te formuar mirë, ne fillimin e vitit te dytë, është e domosdoshme qe te vazhdohet me Sistemin Krasites Formues te Fidanave.

Pasi bima te kete hyrë ne vegjetacion te plote dhe te jetë rritur ne mbi 150 cm lartësi, pikërisht ne lartësine 150 cm, bëhet prerja e saj. Deget skeletore qe ndodhen nën lartësine 150 cm nuk priten fare por shkurtohen ne 2-3 gjethe sepse ndihmojne ne trashjen e kercellit. Nga 3 – 4 sythet e e fundit lejohen te zhvillohen vetem 3-4 llastarë, te cilet pasi lihen te rriten deri ne fund te vegjetacionit, ato do te shërbëjnë si dege skeletore baze. Ne fund te vegjetacionit te vitit te dytë fidani i trajtuar ne kete mënyre, duhet qe ne lartësine mbi 1,5 m, te kene formuar një kurore me rreth 3 – 4 dege skeletorete.

8.         Mënyrat e përgatitjes se fidanave nepermjet rrugeve vegjetative

Perveç mënyres se shtimit me fare, fidanat e pemëve frutore pergatiten edhe me Metodën e Shumëzimit Vegjetativ. Shumëzimi vegjetativ si ne shumë specie te pemëve frutore, bëhet ne dy rruge kryesore qe janë: 1) Me rrenjëzimin e pjesëve vegjetative; dhe 2) Me anë te shartimeve te fidanave te prodhuara nga fara si nënshartesa dhe sytha/kalema te individeve te seleksionuar, si mbishartesa.

Mënyra e shumëzimit vegjetativ te fidanave, perdoret gjeresisht per këto qëllime qe janë: 1) Per te perfituar/trasheguar vlerat pozitive te një individi tjetër i cili është me tregues me te lartë sasior dhe cilesor te prodhimit; 2) per te shumëzuar një forme bimore me vlera me te mira ne perputhje me destinacionin e kultivimit;  3) Per te shumëzuar një individ i cili ka dale si me i miri nga puna seleksionuese e eksperimentale; 4) Per te ruajtur veçorite e një forme bimore e cila per momentin nuk është e nevojshme, por duhet per te qene ne banken gjenetike te koleksionit, etj.

8.1.       Mënyrat e shtimit vegjetativ me anë te shartimeve

Bimet e perfituara nepermjet mbirjes se fares se zakonshme (jo hibride), nëse nuk shartohen me formen bimore te duhur, si rezultat i proceseve biologjike qe ndodhin ne kromozome gjatë procesit te pllenimit, ato humbasin pjesën me te madhe te cilesive me te mira prodhuese te bimeve mëmë. Atëhere, per te eleminuar kete mangesi, filizave i’u aplikohet mënyra e shtimit vegjetativ nepermjet shartimit.

Sipas Sotiri, P. 1995, shartimi është arti i bashkimit te pjesëve te veçanta te bimeve te ndryshme ne një organizem te vetem, i cili rritet, jeton dhe prodhon per aq kohe sa vazhdon edhe bashkejetesa e pjestareve te shartimit. Komponentet e shartimit vegjetativ janë:

i) Nënshartesat; perfaqesojne fidanat e prodhuara nga fara (apo edhe nepermjet rrugeve vegjetative), por qe nuk zoterojne vlerat ekonomike te dobishme sipas destinacionit te prodhimit;

ii) Mbishartesat; perfaqesojne individet me vlera ekonomike te preferuara dhe qe i zoterojne faktoret e dobishem ekonomik sipas destinacionit te prodhimit. Mbishartesat merren nga një bime (ose grup bimesh mema), qe perputhen me destinacionin e kultivimit.

Shumëzimi i fidanave te pemëve frutore me anën e shartimit vegjetativ bëhet ne disa mënyra, qe janë:

i) Shartimi me syth e cila aplikohet ne dy forma: a) me syth te fjetur; b) me syth te zgjuar;

ii) Shartimi me kalem, e cila aplikohet ne dy mënyra: a) nën lëkurë; b) me çarje (diametrale, radiale dhe kryq, etj);

iii) Shartimi me kopulim (dy individe me tiparë te ndryshme ku njëra është nënshartesë dhe tjetra mbishartesë), etj;

Figure 1. Disa nga mjetët shartuese

 

 

8.1.1.    Mjetet shartuese

Një rendesi te veçante marrin edhe mjetet shartuese/krasitese (fig. nr. 1). Ato duhet te mbahen ne gjendje teknike te mirë, te jenë te pasterta, te mprehura mirë dhe te dezinfektohen here pas here me solucione te ndryshme dezinfektuese. Arsyeja perse ato duhet te jenë sa me te mprehura, është se ato gjatë operacioneve te prerjes te demtojne sa me pak inde te gjalla dhe ta lene sa me paster pjesën e prerë nga indet e demtuara. Mjetët kryesore te shartimit janë gersheret, thika e shartimit, sharra e dores, thika e lemimit, dalta (ne forme pyke), guret mprehes, etj.

Lidhësat. Ne te shumten e llojeve te shartimeve, perdoren lidhjet. Materiali lidhës duhet te siguroje shtrengimin e duhur, as te mos ngurtesohet as te mos zgjerohet nga ndikimi i temperaturave te mjedisit. Ato duhet te sigurojne një lidhje dhe një zgjidhje te lehte (ndryshe quhet lidhja e peshkatarit). Materialet lidhëse janë rafiet, lidese kerpi, levore shelgu, lloje plastike (gome, celofani, polietileni, etj. Rafia formohet nga levorja e palmes tropikale (Sagus taedinera). Sot po perdoren gjeresisht materiale lidhëse speciale plastike ku ne një kg te ketij materiali mund te shartohen rreth 6000 shartesa.

Mastiçet, perdoren domosdoshmerisht ne shartimet me çarje. Ato duhet te kene vetine te shperndahen lehte mbi siperfaqen e shartuar, t’i mbulojne sa me mirë plaget e krijuara. Qëllimi është eliminimi i kontakteve me indet e fresketa te zbuluara nga kushtet e disfavorshme si temperaturat e jashtme, avullimi i ujit, drita direkte e diellit, si dhe infektimi nga semundjet dhe demtuesit e ndryshem dhe ajo qe ka rendesi me shumë është qe masticet te mos pengojne rritjet qe vijne pas zënies se komponenteve shartues. Mbulimi me mastiçe siguron një kallusim te mirë te komponënteve te shartimit. Kohet e fundit po prodhohen mastiçe industriale te cilet permbajne lende hormonale dhe ndihmojne ne zënien e shpejtë te komponenteve. Ne praktike ekzistojne dy lloje mastiçesh; i) te ngrohta dhe ii) te ftohta.

Një nga mastiçet e ngrohta pergatitet ne kete mënyre. Dylle blete 65 gr, + terpentine 65 gr + zift (sere selenice) 32 gr + dhjame 16 gr dhe se bashku shkrihen ne zjarr te ngadalte. Kur ftohet aq sa e duron dora e njëriut, mund te perdoret gjatë shartimit. Një forme tjetër mastiçi i ngrohte është: Zift 1000 gr + vaj bimor 700 gr + hi zjarri 200 gr dhe zihen e perdoren po si ne mënyren e siperme. Ndërsa një mastiç i ftohte pergatitet ne kete mënyre: merren 500 gr kolofan + 1000 gr vaj ulliri + 2500 gr parafine dhe perzihen duke formuar një mase te shkrifet dhe te ngjitshme.

 

8.1.2.                Mënyra e shumëzimit vegjetativ me anë te shartimit me sytha

Shartimi me syth është me e preferuara sepse nepermjet kesaj metodë një shartues mund te shartoje 250 – 350 bime ne ditë. Perqindja e zënieve është me e lartë, kursehen material mëmë dhe kostoja e prodhimit te një fidani është me e vogel. Madje është perllogaritur qe sasia e shpenzimeve me metodën e shartimit me syth është gati 50% (fuqi punetore dhe materiale) e çdo lloj tjetër shartimi. Mënyra e shtimit te fidanave nepermjet aplikimit te shartimit me syth, bëhet ne dy forma qe janë: i) Me syth te zgjuar dhe ii) Me syth te fjetur.

8.1.2.1. Shartimi me syth te zgjuar

Shartimi me syth te zgjuar bëhet ne fillimin e levizjes se lëngjeve, e cila fillon nga fillimi i muajit Mars per zonën e ngrohte dhe nga mesi i muajit Prill per zonën e ftohte. Me anë te kesaj metodë mund te vazhdohet deri ne fundin e muajit Qershor. Shartimet e mevonshme rrezikohen te mos zënë, sepse temperaturat e Veres rriten dhe sasia e zënieve është e ulet. Por edhe neqofte se arrijne te zënë, llastarët e dala nga sythet e shartuara kanë mundesi te mos piqen dhe te demtohen gjatë ngricave te Dimërit.

Me qëllim qe sythat te mos jenë te çelura ne kohen e shartimit, kalemat mund te merren menjëherë pas renies biologjike te gjetheve ne Vjeshtë, ose edhe para se bimet te futen ne fillimin e levizjes se lëngjeve. Kalemat duhet te merren nga deget e shendosha, njëvjecare, plotesisht te pjekura, te pastra nga semundjet dhe demtuesit dhe te kene nga rreth 8-12 sytha. Llogaritet qe nga çdo kalem te shfrytezohen 4-8 sytha ose per çdo një shartim te llogariten te perdoren rreth 1,5 sytha. Kalemat e prera lidhen ne tufa ne rreth 25-50 cope sebashku dhe dergohen neper magazinat e shtratifikimit. Shtratifikimi bëhet menjëherë ne rërë te lagur me qëllim qe kalemat te ruhen te fresketa deri ne momentin e shartimit. Temperatura e ruajtjes nuk duhet te kaloje 50C dhe kurre nuk duhet te zbrese nën zero.

 

Figure 2. Operacionet e shartimit me syth

Fazat e shartimit me syth (fig. nr. 2) janë: i) Prerja e mbishartesës ne 25-30 lartësi nga siperfaqja e tokes; ii) Heqja e sythit te kalemi i cili do te jetë mbishartesa; iii) Hapja ose prerja e lëkurës te nënshartesa ne forme e germes T;

iv) Vëndosja e sythit  te pjesa e lëkurës se prërë ne forme T te nënshartesa; v) Lidhja sythit, dezinfektimi i tij dhe lyerja me parafine; vi) Zgjidhja e materialit lidhës, pas zënies; vii) Lidhja e llastarit/mbishartesës me pjesën e kercellit te mbishartesës mbi pikën e shartimit; viii) Prerja e nënshartesës mbi pikën e shartimit dhe vëndosja e lidhja e hurit mbështëtes.

a) Heqja e sythit, bëhet me anën e një brisku te zakonshem shartimi dhe te mprehur mirë. Prerja fillon rreth 1,2 cm mbi sythin qe do te hiqet dhe me kujdes ulet poshtë duke marre sythin pa e demtuar dhe me pak pjesë drunore (ate qe permban vete sythi dhe nëse merret shumë pjesë druri atëhere % e zënieve është shumë e ulet), dhe vazhdohet me prerjen deri ne 1.8 cm poshtë sythit. Sythi duhet te mbaje shumë pak elemente te drurit, sepse nepermjet saj krijohet mundesia e zënie sepse ajo pak shtrese kambiumi (pjesa me rigjenërative e kercellit) qe ndodhet te sythi shërben per t’u bashkuar me shtresen e kambiumit qe ndodhet nën lëkurë te nënshartesa. Sythat e hequra per shartim vendosen menjëherë ne një cope pelhure te lagur pambuku me uje, me qëllim qe ato te mos dehidratohen. Sasia e sytheve te hequra duhet te konsumohen brenda ditës.

b) Prerja e lëkurës ne formen e germes T  te nënshartesa. Ne fillim nënshartesa pritet ne lartësine 25-30 cm nga siperfaqja e tokes. Diametri i nënshartesës nuk duhet te jetë me pak se 15 mm. Ne rreth 12 – 15 cm mbi siperfaqen e tokes, fillon te bëhet prerja e lëkurës ne formen e germes T. Vëndi i prerjes duhet te jetë ne ndernyjen ndërmjet dy sytheve dhe me drejtim nga Veriu ose Veri-Perendimi me qëllim qe te evitohet rrezatimi direkt nga dielli. Brisqet e shartimit duhet te jenë te mprehura shumë mirë me qëllim qe prerja te jetë sa me e drejte dhe pa brazda. Nëse gjatë prerjeve ngelin brazada, atëhere % e zënjeve është e ulet. Ne fillim bëhet prerja horizontale me kujdes qe brisku te prese vetem lëkurën sebashku me shtresen e kambiumit te nënshartesës dhe te mos prese pjesën drunore (ksilemen). Gjatësia e prerjes horizontale duhet te bëhet sa me e vogel (me qëllim qe te ndihmohet zenja) ne rreth 1,2 -1,4 cm. Nëse pjesa e drurit pritet me thelle se shtresa e kambiumit, atëhere rrezikohet mos zenia e sythit. Me pas brisku vazhdon me prerjen vertikale te lëkurës deri ne gjatësine rreth 1.5 – 1.8 cm.

c) Vendosja e sythit dhe lidhja. Me anën e pjesën se prapme te briskut te shartimit bëhet shqitja e lëkurës nga pjesa e drunjte, me kujdes qe ajo te mos demtohet. Me pas vëndoset sythi duke e futur ne fillim nga siper (te prerja horizontale) dhe me tej shtyhet lehtesisht drejt e deri ne fund, aq sa nuk shkon me. Pjesa e lëkurës se mbetur te sythi siper prerjes horizontale pritet horizontalisht dhe futet ne brazden e prerjes horizontale te T, me qëllim qe sythi te nivelohet me prerjen e nënshartesës. Pas vëndosjes se sythit dhe para fillimit te lidhjes, bëhet dezinfektimi i sythit te shartuar me solucion lengu bordulez ne 1% me anë te një furçe. Lidhja fillohet nga poshtë lart (me qëllim qe lidhja te bëhet e forte dhe uji i shiut te mos futet brenda), duke e zhiruar ate ne anë te kundert te levizjes se akrepave te ores. Kujdes, sythi nuk duhet mbuluar por te lihet jashte. Me pas i gjithë sythi dhe lidhja lyhen me parafine me anë te një furceje tjetër, me qëllim qe te eleminohet futja e ujit dhe anasjelltas tharja e ujit nga dehidratimi i sythit. Shartimi kurre nuk duhet te bëhet ne kohe me shi dhe duhet evituar oret nxehta te mesditës. Koha me e mirë janë oret e paraditës dhe akoma me te mira janë ato te pasditës, sepse menjëherë vjen mbremja me lagështiren e zakonshme te nates.

d) Zgjidhja dhe lidhja e llastarit te mbishartesës me pjesën e nënshateses mbi pikën e shartimit. Sasia e ditëve per zënie varet nga gjendja e bimes, cilesia e shartimit, temperaturat dhe lagështira e ajrit apo e tokes, etj, dhe ky proces mund te zgjasi nga 12-15 ditë. Kur llastari pas zënies ka arritur lartësine rreth 12-15 cm, me anë te briskut te shartimit bëhet prerja e nyjes lidhëses te lidhëses dhe me kujdes bëhet procesi i heqjes se materialit lidhës. Pas zgjidhjes llastari tashme si mbishartesë, lidhet me pjesën e kercellit te mbetur te nënshartesës (rreth 12-15 cm) mbi pikën e shartimit. Kjo bëhet me qëllim qe llastari te ruhet nga demtimet e mundshme gjatë shërbimeve agroteknike qe do te jenë ne vazhdimesi.

Gjatë periudhës se qetësisë ne Dimër, bëhet prerja e nënshartesës rreth 1-2 cm mbi pikën e shartimit me pjerrësi nga ana e kundert e sythit me qëllim qe ujrat e reshjeve te mos demtojne pikën e shartimit dhe bazen e mbishartesës. Me pas pranë llastarit te mbishartesës vëndoset huri dhe me pas lidhet me qëllim qe mbishartesa te ruhet nga demtimet dhe fidani te qendroje vertikalisht drejt.

8.1.2.2. Shartimi me syth te fjetur

Shartimi me syth te fjetur kryhet po ne ato procedura si per shartimin me syth te zgjuar, por me disa ndryshime qe janë: i) Kalemat/sythet merren tek degëzat e rritura brenda vitit; ii) Periudha me e mirë është fundi i muajit Qershore gjysma e dytë e muajit Korrik. Nëse nuk mbaron brenda kesaj periudhe, shartimi mund te vazhdoje deri ne dhjetëditorin e parë te muajit Shtator. Ne kete rast zgjimi i sytheve te shartuara nuk bëhen brenda te njëjtit vit, por ne fillimin e vegjetacionit te vitit tjetër.

Pemët mema te cilet janë planifikuar per prodhimin e sythave te fjetur, krasiten me kujdes qysh ne periudhën e qetësisë dimërore duke aplikuar rrallimin e degëzave te tepërta me qëllim favorizimin e llastarëve te fuqishem dhe pjekjen e shpejtë sytheve, te cilet duhet te jenë te pjekura mirë ne periudhën e marrjes se sytheve.

Nënshartesës nuk i bëhet shkurtimi para shartimit. Procedurat e tjera te shartimit bëhen ashtu si rastin e shartimit me syth te zgjuar, por me një ndryshim qe gjethit pranë sythit përkatës i lihet 1-1,5 cm pjesë e bishtit. Kjo shërben “si pompe” per te ndihmuar zënien e sythit. Shënja qe sythi i shartuar ka zënë apo jo, është se nëse pas 12-15 ditësh bishti i gjethes ka rënë vete, atëhere sythi ka zënë. Nëse sythi nuk ka zënë, atëhere bishti thahet ne syth dhe ngelet ashtu per një kohe me te gjatë.

Rreth 2-5 ditë pas shartimit, bëhet prerja e mbishartesës ne rreth 2-3 cm mbi pikën e shartimit (zakonisht një nyje me lart me 1-3 gjethe te cilet ndihmojne zënjen). Kjo favorizon zënien me te shpejtë te sythit. Pas zënies se sythit (rreth 12-15 ditë pas shartimit), bëhet zgjidhja e lidhëses. Fidanat e pa zëna rishartohen pak me poshtë pikës se shartimit te parë. Gjatë periudhës se vegjetacionit me qëllim qe llastarët e dala nga sythat e shartuara te zhvillohen sa me mirë, degëzimet qe dalin nga nënshartesat, hiqen menjëherë. Ky proces duhet te përsëritet 2-3 here.

Mosha e përgatitjes se fidanave nga fidanishtet është ne varesi te mënyres se shartimit. Kur shartimi bëhet me sythe te zgjuara, deri ne fund te Qershorit ne fidanishten e vitit te parë, fidani mund te jetë gati per ne vëndin e perhershem per 2 vjet per faroret dhe brenda një viti per bërthamoret. Nëse shartimi bëhet me sytha te fjetura, ne periudhën kur fidanat ndodhen ne fidanishten e vitit te dytë, atëhere periudha e nevojshme është 3 vjet.

8.1.3.                Mënyra e shumëzimit vegjetativ me anë te shartimit me kalema

Shartimi me kalem bëhet ne dy mënyra kryesore qe janë: i) Forma nën lëkurë; dhe ii) Forma me çarje. Forma e shartimi me çarje aplikohet ne tre mënyra kryesore qe janë: a) Me çarje diametrale; b) Me çarje kryq dhe c) Me çarje radiale.

8.1.3.1. Shartimi me kalem - forma nën lëkurë          

Kjo metodë e shartimit bëhet vetem atëhere kur nënshartesa te kete hyrë ne periudhën e fillimit te levizjes se lëngjeve. Quhet e tille sepse kalemi (mbishartesa), vëndoset ndërmjet drurit dhe lëkurës se nënshartesës. E gjithë procedura e marrjes se kalemave duhet te bëhet ashtu si metoda e shartimit me syth te zgjuar. Ato duhet te jenë te shtratifikuara ne rërë te lagur, ose te jenë marre direkt nga pema mëmë por me sytha te pa çelura.

Edhe ky lloj shartimi ka disa faza pune qe janë: i) Prerja e nënshartesës; ii) Çarja e lëkurës; iii) Prerja dhe përgatitja e kalemit; iv) Vëndosja e kalemit dhe lidhja; v) Mbulimi me dhe te fresket, etj. 

Prerja e nënshartesës dhe hapja e lëkurës se saj. Nënshartesa pritet me një pjerrësi te atillë (fig. nr. 3), ne mënyre qe niveli i pikës se takimit te kalemit te jetë 2-3 cm me lart se sa fundi i pjerrësise. Kjo bëhet me qëllim qe lagështira e reshjeve te largohet sa me shpejt poshtë. Prerja bëhet me brisk te mprehtë me qëllim qe ne vëndin e prërë, te mos krijohen plagë. Ne skajin me te lartë te pjerrësise fillon çarja e lëkurës me drejtim vertikal po ne te njëjtën mënyre siç është përshkruar ne shartimin me syth. Gjatësia e prerjes se lëkurës duhet te jetë rret 2,5 – 3 cm, ose pak a shumë sa gjatësia e prerjes se kalemit.

Figure 3. Skema e shartimit me kalem dhe ne nën lëkurë

Prerja e kalemit dhe përgatitja e tij. Kalemat e shtratifikuara pasi hiqen nga vëndi i ruajtjes, zgjidhen segmentet me sytha me te mirë dhe këto segmente priten me dy sytha. Gjatësia i prerjes siper sythit te dytë duhet te jetë rreth 1,5cm. Ndërsa niveli i prerjen nën sythin e parë duhet te jetë 4-5 cm gjatësi, me qëllim qe kalemi me dy sytha te kete vënd te mjaftueshem per t’u futur te nënshartesa. Nga pjesa e kundert e sythit te poshtëm, paralelisht me te fillon prerja e kalemit me një pjerrësi te atillë qe prerja te jetë e drejte (ne forme pyke me një anë) dhe ta pershkoje trashesine e kalemit me një pjerrësi te tille qe gjatësia e saj te jetë rreth 2,5-3 cm. Çdo devijim ne gjatësine e prerjes, e veshtireson kontaktin e mirë te kalemit me nënshartesën. Arsyeja se perse prerja fillon ne anën e kundert te sythit te parë, është se ne afersi te sythit ndodhet pjesa me e madhe e shtreses se kambiumit e cila ka aftesi rigjeneruese dhe i siguron kalemit me shumë mundesi zënieje.

Pjesa e pa prerë (ana e kundert e pjerrësise se kalemit), nuk i hiqet lekura por kalohet me tehun e briskut duke i hequr vetem shtresen e jashtme te lëkurës (kutikulen e epidermes) deri sa te dale pjesa me jeshile (indi sfungjeror), e cila ndihmon ne shtimin e siperfaqes se kontaktit te pjesës se mbrendshme te lëkurës se nënshartesës, me ate te mbishartesës. Kjo rrit siperfaqen takuese dhe sa me e madhe te jetë siperfaqja e kontaktit, aq me e madhe është mundesia e zënies.

Vëndosja e kalemit, lidhja dhe mbulimi me dhe te bute/te fresket. Vëndosja e kalemit bëhet te lekura e çare e nënshartesës, pasi lekura e nënshartesës te shqitet lehte me anën e kundert te briskut te shartimit. Kalemi shtyhet lehtesisht deri ne fundin e çarjes, aq sa niveli i siperm i prerjes se kalemit te jetë paralel me sythin e parë i cili është me pozicion nga jashte kalemit dhe paralel me skajin e prërë te nënshartesës. Pastaj bëhet dezinfektimi, lidhja dhe parafinimi ashtu sic është shpjeguar ne rastin e shartimit me syth.

Pas mbarimit te shartimit, bëhet afrimi i dheut ne forme kupole duke lene sythin e fundit te kalemit zbuluar. Pas 8-10 ditësh fillon zgjimi i sythit te siperm. Kur llastari i dale nga sythi te kete arritur lartësine 12-15 cm, bëhet zbulimi i pikës se shartimit, bëhet zgjidhja e saj dhe dheu afrohet përsëri rreth pikës se shartimit. Ne afersi te llastarit vëndoset huri mbështëtes, me qëllim qe ta mbroje ate nga shqyerjet dhe llastari te rrije vertikalisht drejt. 

8. 1.3.2.            Shartimi me kalem - forma me çarje diametrale.

Figure 4. Skema e shartimit me kalem dhe me çarje diametrale

Kjo forme shartimi zakonisht nuk aplikohet ne fidanishte sepse ky lloj shartimi bëhet ne rastet kur trashesia/diametri i nënshartesës është mbi 2,5 cm. Ne fidanishte kjo madhesi nënshartesë pothuajse nuk takohet sepse aplikohen dy format e mesiperme te shartimit te cilet bëhen me shpejt kur fidanat te jenë me diameter nën 2 cm.

Kjo metodë shartimi bëhet vetem kur nënshartesa te kete hyrë ne periudhën e fillimit te levizjes se lëngjeve. Quhet me çarje diametrale, sepse nënshartesa pasi pritet horizontalisht ne lartësine 12-15 cm, çahet diametralisht me anë te një thike deri ne gjatësine 5-6 cm (fig. nr. 4). Me qëllim qe çarja te mos bëhet me e gjatë se 5-6 cm poshtë prerjes horizontale, me parë bëhet lidhja e trungut/nënshartesës 5-6 cm me poshtë se pika e shartimit dhe keshtu mund te eliminohet çarja e metejshme.

Figure 5. Pozicioni i kambiumit ndermjet mbisharteses dhe nensharteses

Procesi i shartimit. Pasi bëhet çarja e nënshartesës, me qëllim qe kalemat te vëndosen lirshem, ne trashesine e kalemit merret një llastarë tjetër te një druri çfaredo dhe  mprihet ne formen e një pyke. Me pas kjo vëndoset ne mesin e te çares se nënshartesës. Kjo ndihmon per te lehtesuar punën gjatë shartimit. Ruajtja e kalemave dhe përgatitja/prerja e tyre priten ne te njëjtën procedure ashtu siç u shpjegua ne mënyren e shartimit me kalem – forma nënlëkurë (pozicioni i sythit te parë nga jashte), me një ndryshim qe qerimi i epidermes te mos bëhet nga jashte kalemit, por nga brenda tij, sepse pikërisht kjo pjesë do te qendroje brenda nënshartesës.

Pas përgatitjes se kalemave, bëhet vëndosja e tyre me kujdes qe shtresa e kambiumit te nënshartesës te korrespondoje me shtresen e kambiumit te mbishartesës. Pastaj hiqet druri ne forme pyke dhe bëhet lidhja e dezinfektimi ashtu siç u shpjeguan te forma e shartimit me kalem nën lëkurë.

Zakonisht te këto lloj shartimesh, edhe perse lidhja bëhet mirë, përsëri ka raste qe me rritjen e temperaturave, nënshartesa ka mundesi te lirohet te vëndi i çare dhe mundesia e zënieve është me e vogel. Ne kete rast keshillohet qe pas lidhje me rafie (apo material tjetër lidhës), te bëhet edhe një lidhje e dytë me tel dhe me pas afrohet dheu i njome. Pas zënjes hapet dheu dhe teli pritet. Zakonisht dalin dy llastarë (nga dy sythet) dhe kur te jenë rritur ne lartësine 12-15 cm njëri eleminohet (zakonisht lihet me i zhvilluari).

8.1.3.3.             Shartimi me kalem - forma me çarje kryq

Figure 6. Shartimi me kalem me çarje kryq

Edhe kjo forme shartimi zakonisht nuk aplikohet ne fidanishte, sepse ky lloj shartimi bëhet ne rastet kur trashesia/diametri i nënshartesës është mbi 6-7 cm dhe perdoret vetem ne rastet kur një pemë është e rritur por qe duhet te zevëndesohet me anë te shartimit, me një forme bimore me veti me te mira prodhuese.

Edhe kjo metodë shartimi bëhet vetem kur nënshartesa te kete hyrë ne periudhën e fillimit te levizjes se lëngjeve. Quhet me çarje kryq sepse nënshartesa pasi pritet horizontalisht (zakonisht te deget skeletore (fig. nr. 6), çarja bëhet dy hereshe ne forme kryqi dhe ne vënd te dy kalemave vëndosen 4 cope. Te gjithë procedurat e tjera te shartimit bëhen ashtu sic janë shpjeguar me siper, me një perjashtim qe pas shartimit, rekomandohet qe rreth e rrotull kalemave te vendosen copa plasmasi/qese plastike te mbushura me rërë deri ne nivelin e sytheve te kalemave dhe te aplikohet se paku një here ne ditë ujitja e rërës. Kjo ndihmon ne zënien e sigurte te kalemave.

 

8.2.                  Mënyrat e prodhimit te fidanave me anë te pjesëve vegjetative te rrenjëzuara

Nëse nepermjet seleksionimit dhe te perzgjedhjes se vazhdueshme, është arritur te stabilizohet dhe te merret një forme bimore me veti te stabilizuara dhe qe ploteson te gjitha kerkesat e destinacionit te kultivimit, atëhere per ti ruajtur këto veti ne brezat e tjere (ne fidana), duhet qe pjesët vegjetative te kesaj forme, fidanat/pasardhesit te mund te shumëzohen nepermjet mënyrave te shumëzimit me anë te pjesëve vegjetative te po asaj forme bimore apo individi. Mënyrat kryesore te shumëzimit te fidanave nepermjet pjesëve vegjetative janë:

i) Me perpanja vertikale dhe horizontale nëntokesore;

ii) Me kembeza ose fundake;

iii) Me shpatulla;

iv) Me kalema;

v) Me copa te drunjëzuara;

vi) Me copa rrenjore/thithake;

vii) Me margota ose llastunja, etj.

 

8.2.1.    Shumëzimi i fidanave me anë te perpanjave nëntoksore

Shumëzimi i fidanave me anë te perpajave bëhet ne ato forma bimore, qe kanë aftesine te rrenjëzojne lehte. Një nga këto është mani, ftoi, disa kultivare molle apo dardhe, etj. Kjo metodë realizohet ne dy mënyra qe janë: i) Me perpanja nëntokesore horizontale dhe ii) Me perpanja nëntokesore vertikale.

Shumëzimi me perpanja nëntokesore horizontale. Kjo metodë është një forme tjetër e shtimit vegjetativ te fidanave te pemëve frutore. Ndryshe kjo metodë është quajtur metoda “industriale” e shumëzimit te fidanave. Me e suksesshme rezulton kjo metodë nëse format bimore kanë aftesi te larta rrenjëzuese. Gjithashtu nga praktika është vertetuar se mënyra e shtimit me metodën e perpanjave horizontale nëntokesore ishte mjaft efektive.

Aftesia rrenjëzuese formave bimore te pemëve frutore, shpjegohet me vete veçorite bio-morfologjike te ndertimit anatomit te llastarit (kryesisht pjesës një vjeçare). Siç është shpjeguar me siper, zona e kambiumit e cila ndodhet ne mes te gypave te floemes (shtresa e parë - epiderma, e dyta mesoderma ose zona sfungjeroze dhe e treta ajo e gypave te floemes) dhe gypave te ksilemes (pjesa drunore), është e pajisur me qeliza me te medha dhe ne formen e thierzave te thtypura dhe te zgjatura, te cilat ne kushte te pershtatshme temperature, te pranise se oksigjenit dhe te lagështires, kanë aftesi jashtezakonisht te larta te transformohen ne rrenjë mitake (adventive). Nga një bime mëmë me moshe 3 vjeçare, me anë te kesaj metodë mund te merren brenda një viti nga 5-20 fidanë te rinj.

Gjatë periudhës Janar – Shkurt, per çdo bime mëmë perzgjidhen dy llastarë te cilet shkurtohen ne gjatësine 0,9-1 m. Per cdo bime mëmë bëhet pleherimi me 200-300 gr plehra azotike i shperndare ne 4-6 vrima te baraslarguara rreth e qark bimeve mema dhe ne distanca 25-30 larg trungut. Pleherimi bëhet me qëllim fuqizimin e bimes mëmë dhe pershpejtimin e shperthimit te sytheve neper llastarët e perkulur.

Per çdo llastar te perzgjedhur pergatiten nga 4 kerraba druri (2 per një anë te perpanjës dhe 2 per anën tjetër, me gjatësi 25-30 cm. Këto vëndosen per te mbajtur te perkulur/puthitur llastaret ne toke. Per çdo llastarë hapet nga një kanal ne thellesi 20-25 cm dhe ne gjatësi 70-80 cm. Fundet e kanaleve duhet te mbushen me 7-10 cm dherishte (pleh organik i kalbur rreth 5 kg/bime mëmë + dhe). Kur ka filluar bymimi i sytheve (sepse ne kete faze fenologjike, llastarët kanë perkulshmeri me te madhe), llastarët perkulen me kujdes qe te mos thyhen apo plasariten dhe shtrihen siper shtreses se dherishtes. Me pas vëndoset krraba e parë sa me afer trungut mëmë dhe me ne fund vëndoset krraba e dytë.

Para se llastari te shtrihet ne kanal, bëhet një rrallim i sythave duke lene nga 1 syth ne pjesën e siperme te llastarit ne çdo 10-12 cm largesi dhe keshtu ne çdo llastar duhet te lihen mesatarisht rreth 6 sytha. Nga vënd prerjet e sytheve qe rrallohen, shtresa e kambiumit me qelizat rrenjëzuese qe ka, ne prani te temperaturave dhe te lagështires optimale ne toke, fillojne shpejt fillesat e rrenjëve te para mitake/adventive, te cilet do te shërbejnë per formimin e sistemit rrenjor dhe furnizimin e llastarëve te rinj qe dalin nga sythat qe janë seleksionuar, me uje dhe lende ushqimore.

Figure 7. Shumëzimi me perpanja horizontale

Llastarët e shtrirë mbulohen ne 2-3 cm me dhe te shkrifet. Sythet qe ngelin mbi siperfaqen e tokes (afer trungut), duhet te “qërrohen” pa demtuar perpanjën. Prishja e sytheve bëhet me qëllim qe sistemi rrenjor te stimuloi shperthimin e sytheve te “dobishme” te cilet do te japin fidanat e ardhshem.

Sapo fillon dalja e filizave te parë te cilet kanë lindur nga fryrja e sytheve te mbuluara ne toke, fillon edhe mbathja graduale me dhe te zakonshem, me qëllim stimulimin e rrenjëve adventive te cilet do te shërbejnë per te formuar sistemin rrenjor te fidanave te ardhshem. Kur llastarët e lindur kanë arritur lartësine 25-35 cm (muaji Korrik ose Gusht), bëhet unazimi i perpanjës ne afersi te trungut. Unazimi bëhet vetem ne heqjen e lëkurës ne forme rrethore dhe ne gjeresi te barabarte me diametrin e perpanjës, pa demtuar tubot e ksilemes. Kjo mase shërben per te rritut llastarët e dala nga sythat e perpanjës (Fig. nr. 7).

Pas rrezimit natyral te gjetheve, fidanat e çelura dhe te rrenjëzuara nga perpanja, shkulen me gjithë rrenjë dhe priten nga njëra tjetra. Avantazhi i kesaj metodë qendron ne faktin se:

i) Ulet koha e përgatitjes se fidanave nga 3-4 vjet ne 8-9 muaj;

ii) Sigurohen fidana uniforme me gjatësi te njëjtë;

iii) Ulet ne 1/3 e nevojes se siperfaqes se tokes per fidanishte;

iv) Eleminohet plotesisht shartimi dhe rritet rezistenca ndaj faktoreve negative atmosferike gjatë periudhës se përgatitjes se fidanave;

v) Sistemi rrenjor pothuajse nuk demtohet fare kur shkulet;

vi) Kostoja e prodhimit është 75-80% me e vogel se ajo tradicionale me anë te shartimit, etj;

vii) Eleminohen ne maksimum mundesia e infeksioneve nga bimet e semuara.

Shumëzimi me perpanja nëntokesore vertikale (marigote). Bazohet ne marrjen e individeve te rinj te cilet kanë dale nga sythat e fjetur anësore qe ndodhen ne bazen e trungur ne afersi te siperfaqes se tokes. Ndryshimi i shumëzimit me metodën e perpanjave nëntokesore horizontale qendron ne faktin se perpanjat nuk shtrihen me horizontalisht, por llasatret lihen te zhvillohen vertikalisht. Per te realizuar kete mënyre shumëzimi bimet mema ne vitin e parë, priten ne periudhën e qetësisë se plote ne lartësine rreth 3-5 cm nga siperfaqja e tokes. Pas fillimit te levizjes se lëngjeve, sythat e fjetur te bazes fillojne dhe zgjohen duke dhene disa llastarë te rinj. Nëse numri i llastarëve te dale është me shumë se 4 ose 5, atëhere këto llastarë duhet te rrallohen duke lene me te mirët qe te zhvillohen deri ne fund te gjetacionit. Rreth e qark tyre afrohet dheu i shkrifet ne formen e grumbulli, nderkohe qe majat e llastarëve lihen jashte.

Llastarët e rinj ne fillim ushqehen me lendet ushqimore qe sigurohen nga trungu mëmë dhe pastaj e veteushqehen nga fotosinteza. Ne fundin e llastarit dhe ne afersi te trungut mene, fillojne te dalin rrenjët e reja adventive te cilet me pas zhvillohen duke siguruar një sistem rrenjore te mjaftueshem per fidanin. Per te marre fidana sa me te zhvilluara është e nevojshme qe gjatë periudhës se vegjetacionit te sigurohen këto kushte:

i) Siperfaqja e tokes duhet te mbahet e shkrifet me qëllim qe toka te ajroset sa me mirë me oksigjenin, pasi ky gaz stimulon daljen e rrenjëve te reja. Gjithashtu nepermjet prashitjeve zhduken barishtet e keqia;

ii) Ujitje te herepashershme me qëllim qe toka te jetë me lagështiren e duhur;

iii) Dy deri tre pleherime azotike me qëllim stimulimin e aparatit vegjetativ te bimeve.

Gjatë periudhës se Vjeshtë-Dimërit, bimeve mëmë i’u hiqet me kujdes dheu duke i zbuluar llastarët deri sa te duken vënd-lidhjet me bimet mema. Me anë te gershereve te krasitjes bëhet prerja e perpanjave ne largesine 2-3 cm larg trungut mëmë dhe me pas fidanat shkulen me gjithë rrenjë. Qëllimi i prerjes ne kete largesi është qe nga pjesët e paprera te ngelin disa sythe me qëllim qe te shërbëjnë per te siguruar daljen e filizave te rinj per vitin e ardhshem. Me pas bimet e marra shtratifikohen deri ne momentin e mbjelljes ne vëndin e perhershem.

 

8.2.2.                Shumëzimi i fidanave me anë te kalemave/copave

Shtimi me copa është një nga mënyrat e shpejta te shumëzimit te fidanave. Kjo mënyre aplikohet ne ato specie bimore qe kanë aftesine te nxjerrin rrenjë te reja mitake te cilet shërbëjnë per te formuar sistemin rrenjore. Copat e reja njëvjeçare kanë aftesi me te lartë rrenjëzimi. Kjo konsiston ne prerjen e copave/kalemave/thithakeve ne gjatësi te ndryshme sipas kushteve te rrenjëzimit: i) ne 12-15 cm per kushtet e rrenjëzimit ne mjedise te mbrojtura e te posaçme si serra dhe ii) ne 30-50 cm per rastet e rrenjëzimit ne kushtet et fushes se hapur.   

Shumëzimi i fidanave me anë te kalemave/copave ne kushtet e mjediseve te mbrojtura. Rezultate me te mira merren kur rrenjëzimi bëhet ne periudhën Mars-Prill-Maj. Nderpritet ne muajt e Veres dhe vazhdohet ne periudhën Shtator – Tetor. Është vertetuar se ne rritjen e aftesise rrenjëzuese te copave qe vihen ne rrenjëzim ne kushtet e mjediseve te mbrojtura, krahas faktoreve te tjere si perdorimi i hormoneve stimuluese/auksinave, temperatura e tokes dhe/ose e substratit, duhet te jetë rreth 16-180C  dhe ajo e ajrit gjatë ditës me diell 20-25 0C dhe gjatë nates jo me pak se 150C.

Me qëllim rritjen e perqindjes se rrenjëzimeve duhet te aplikohet trajtimi i pjesës fundore te copave me solucione te tretesirave hormonale. Lendet hormonale rrenjëformuese me te perdorshme janë: i) acidi nafta-lenacitik (ANA; ii) acidi beta-indolilacetoik iii) acidi gama-indolil butirik. Perqendrimi i tyre bëhet sipas recetave te rekomanduara. P.sh., hormoni Acidi gama-indolil butirik, perdoret me një perqendrim rreth 2500-4000 (p.p.m) pjesë per miljon.

Per te gjetur se gram hormon me 50% lende aktive mund te perdoret per një 100 litra uje me një perqendrim te caktuar psh, ne 3000 ppm, mënyra e perllogaritjes është si vijon:

Duhet te dime se per një solucion me perqendrim 1 ppm, do te thote se ne 1 000 litra uje (= 1 000 litra uje X 1000 gr = 1 000 000 gr uje) duhen X gram lende hormonale. Per te llogaritur sasine e grameve te hormonit qe duhen per 100 litra uje, shumëzohet sasia e lendes (hormonit) qe keshillohet  me 10 (sasia e ujit 10x100 litra uje) dhe shuma qe del pjestohet me % e lendes aktive te hormonit. Keshtu n.q.s një hormon permban 48% lende aktive dhe duhet ta perdorim ate ne perqendrim 2 000 ppm, atëhere per te gjetur se sa gr lende hormonale duhet per te tretur ne 100 litra uje, bejme llogaritjen 2 000 ppm x 10 = 20 000 ppm : 48 % e l.ak. te hormonit = 416 gr. Pra per te formuar një solucion me 2000 ppm ne 100 litra uje, atëhere duhen 416 gr lende hormonale. Per te prodhuar jo me 100 litra uje por 10 litra uje atëhere vlera e 416 pjestohet me 10, ose 41.6 gr lende hormonale. Nëse duam vetem 1 lier uje (solucion), atëhere 416 pjestohet me 100 dhe sasia e hormonit per 1 liter uje duhet te jetë 4.16 gr, e keshtu me rradhe. 

Mjedisi (dherishtja ku janë vene per rrenjëzim) duhet te jetë e njome dhe pa teprice lagështire, ndërsa lagështira ajrore duhet te jetë e lartë rreth 100%. Kjo rregullohet duke hedhur ne ajer lagështire ne forme mjergulle (pajisje mjergullformuese) rreth 5-10 sekonda ne çdo 10-15 minuta. Gjatë nates mjergullimi nderpritet. Gjithashtu ndriçimi diellore, sidomos ne fazat e para sapo fillojne te dalin gjethezat e para, duhet te jetë i pranishem gjatë te gjithë ditës. Temperatura e ajrit duhet te jetë 18-22 0C dhe ajo e tokes rreth 16-180C. Zakonisht ne kushte te tilla, rrenjëzimi zakonisht fillon ne ditën e 18-20 dhe mbaron rreth ditëve 60-70.

Pas kesaj periudhë fidanat e rrenjëzuar kaliten me temperatura konstante rreth 15-200C, per rreth dy jave dhe hiqen nga serra. Fidanat e rrenjëzuar hiqen me kujdes dhe mbillen ne: i) Vazo plastike/kartoni me dherishte dhe mbahet per 3-5 muaj me shërbimet e duhura, ose; ii) Mbillen direkt ne kushte e fidanishtes se vitit te parë. Shërbimet agroteknike konsistojne ne ujitjen (mundesisht me pika) me qëllim qe fidanat te lidhen/rrenjëzojne mirë me token.

Shumëzimi i fidanave me anë te kalemave/copave ne kushtee e fushes se hapur. Kjo metodë konsiston ne prerjen e llastarëve (me mirë thithaket) dhe mbjelljen e tyre direkt ne bllokun e fidanishtes. Kujdes! Kjo menyre mbjelljeje kurre nuk duhet te aplikohet pa patur një sistem ujitjeje te instaluar dhe e shfrytezueshme aq here sa te jetë nevoja, ne te kundert rezultatet e zënieve nuk janë te kenaqshme. Gjithashtu, kjo metodë kurre nuk duhet aplikuar ne ato forma bimore qe nuk kanë aftesi te lartë rrenjëzimi nga pjesët vegjetative.

Kalemat/copat priten nga deget njëvjecare (me te mirë janë thithaket njëvjecare) te bimeve mema. Prerja bëhet gjatë fazes se qetësisë dimërore ose heret ne pranveren para se te kete filluar levizja e lëngjeve apo fryrja e sytheve. Kalemat merren nga dege te shendosha dhe te pastra nga demtuesit dhe semundjet. Ato duhet te jenë te pjekura plotesisht. Me te keshillueshme janë kalemat qe merren nga pjesa e bazes deri ne pjesën e mesit te kercellit njëvjeçare. Ato te majes nuk keshillohen te merren, sepse janë te pa pjekura mirë dhe % e zënieve është shumë e ulet. Diametri i copave te mos jetë me i vogel se 0.8 cm dhe jo me i trashe se 2 cm, sepse ne te kundert veshtiresohet zenia e tyre. Gjatësia e tyre duhet te jetë rreth 40 - 50 cm. Pas prerjes ato mblidhen ne tufa me nga 25 – 50 copa sebashku.

Per t’i ruajtur kalemat deri ne momentin e mbjelljes ne fushe, ato vendosen horizontalisht ne rërë te laget me një trashesi rreth 10 cm. Temperatura e vëndit te ruajtjes deri ne momentin e mbjelljes ne fushe, duhet te jetë rreth 4 -5 0C dhe rera te mbahet gjithmone e njome/fresket me uje. Mbjellja ne fidanishte bëhet pasi temperatura e tokes ne thellesine 10 – 15 cm te jenë mbi 12 0C. Ne temperatura me te uleta, perqindja e zënieve është e ulet.

Toka pergatitet duke e pluguar thelle qysh ne periudhën e Veres, duke e shoqeruar me 400 – 500 kv/ha plehra organike dhe 50 – 70 kg/ha lende aktive P2O5. Gjatë periudhës se Dimrit toka duhet te kullohet mirë dhe gjate muajit Mars, pasi toka te kete arritur pjekurine e duhur rreth 5 - 10 ditë para mbjelljes se copave, ajo te plugohet dhe te frezohet. Gropat hapen me kunja te posacme dhe kalemat vëndosen ne thellesi te atillë aq sa mbi toke te ngelin vetem dy sythe.

Pas mbjelljes toka prashitet/frezohet ne rreth 12 – 15 cm thelle. Pas celjes se sytheve, një llastarë (kryesisht ai i sipermi) duhet te hiqen menjëherë me qëllim qe te rritet dhe te shfrytezohet sa me mirë llastari i mbetur. Shërbimet e tjera agroteknike konsistojne ne mbajtjen paster te siperfaqes se tokes nepermjet prashitjeve te vazhdueshme. Ujitja e parë bëhet menjëherë pas mbjelljes se kalemave, me qëllim qe dheu te bashkohet mirë me to. Pasi kalemat te kene filluar zgjimin e sytheve dhe daljen e filizave te rinj, atëhere sasia dhe numri i ujitjeve rritet. Prashitjet zakonisht bëhen pas ujitjeve, duke u shoqeruar me plehra azotike. Ujitja me pika, rrit ne mënyre te kontrollueshme mbajtjen e vlages se duhur ne nivelet e duhura, si dhe garanton një perqindje te lartë te zënieve.

Me qëllim qe numri i zëneve te jetë me i lartë, copat qe do te shërbëjnë per mbjellje, mund te aplikohet edhe trajtimi me solucione hormonale duke zhytur te gjithë tufen ne lartësine e 2-3 sytheve te bazes. Ky stimulant shërben per daljen e fillesave te rrenjëve adventive e cila siguron një perqindje me te lartë zënie.

 

4.7.2.3.             Shumëzimi me anë te shpatullave

Figure 8. Shumëzimi i manit me shpatulla (Baboshtice Korçë)

Me kete mënyre shtohen ftoi, fiku, manaferra e bute, disa kultivare mollesh, dardhash, kumbullash, mani, etj. Kjo mënyre konsiston ne heqjen e një pjesë vegjetative te drurit me një thithak/llastarë njëvjeçare, etj. Llastari duhet te jetë i formuar mirë, i pjekur plotesisht dhe duhet te hiqet ne periudhën e qetësisë dimërore. Sipas pervojes se fermereve te Boboshtices/Korçe (te mani, fig nr. 8), me anë te një sopate te vogel pritet me kujdes rreth e rrotull llastarit një pjesë druri me diameter afersisht 8-10 cm, dhe vëndoset ne një grope te hapur. Para vëndosjes ne grope bima krasitet ne mënyre te atillë qe ajo te mos kete shumë kercej, pasi teprica e tyre ndikon ne mos zënien e fidanit.

Pas vëndosjes ne grope dheu ngjishet lehtesisht rreth mases drunore me qëllim qe te rritet kontakti me dheun dhe menjëherë bëhet ujitja me 10-15 litra uje. Gjatë vegjetacionit bëhen ujitje te tjera me qëllim pershpejtimin e rrenjëzimit.

Duhet bere kujdes qe kjo metodë e marrjes se shpatullave nuk duhet te përsëritet shpesh ne te njëjtën bime (zakonisht ne bimet e moshuara me një shpatull ne vit, nëse ne bimet e reja një here ne 3-4 vjet), sepse bima mëmë demtohet nga plaget e marra.

 

8.2.4.                Shumëzimi me anë te kembezave

Kjo mënyre konsiston ne shkuljen e kembezave se bashku me një pjesë sa me te madhe rrenjësh dhe mundesisht pa e shkundur dheun. Kembezat zakonisht dalin nën kuroren e bimeve. Ato mund te dalin si ne afersi te qafes se rrenjës, po ashtu edhe nga siperfaqja poshtë kurores se pemëve nga degëzimet horizontale kryesore te sistemit rrenjor. Ato mbillen ne gropen e hapur ne vëndin e perhershem. Po keshtu edhe shërbimet e tjera agroteknik bëhen si per rastet e tjera. Edhe kjo mënyre shtimi bëhet ne periudhën e qetësisë se plote.

8.2.5.                Shumëzimi me anë te llastunjave

Kjo mënyre aplikohet me teper te luleshtrydhja. Llastunjat janë zgjatimet njëvjeçare te cilet vazhdimisht janë ne kontakt me siperfaqen e tokes. Çdo nyje e llastunjës e cila kontakton me dheun ka aftesine te leshoje rrenjë mitake. Çdo nyje ka aftesine te zhvilloje një bime me vete. Këto bime shkulen sebashku me një pjesë dheu dhe vendosen ne një vënd tjetër. Llogaritet qe çdo bime mëmë te rrisi 4-5 llastunja dhe çdo llastunjë te japi 1-2 individe te rinj.