Perimkulture

Minimize
Foto

Kërkesat e perimeve për faktorët klimatik

Rëndësi praktikë paraqesin kryesisht:
i)Temperaturat mesatare shumvjeçare të ajrit,
ii) Temperaturat minimale e maksimale apsolute,
iii) Temperatura e tokës (kryesisht të pranverës deri në 10 cm), etj.
Këto tregues janë të ndryshme për zona dhe mikrozona të ndryshme. Vlerat e tyre janë në varësi direkte të sasisë dhe intensitetit të ndriçimit diellor.
Sipas ndikimit në jetën e bimëve të perimeve, temperaturat ndahen kryesisht në:
i)Temperatura të Pragut të Minimumit Biologjik;
ii)Temperatura Optimale;
iii)Temperatura të Pragut të Maksimumit Biologjik.
Me temperatura të pragut të minimumit biologjik, kuptojmë atë vlerë temperaturë kur, bima fillon rritjen dhe zhvillimin e saj.
Eshtë pikërisht ky prag, që poshtë këtij niveli bimët e ndalojnë procesin e rritjes

Me temperatura optimale, kuptojmë atë interval temperaturë, kur rritja dhe zhvillimi i perimeve bëhet krejtësisht normal.
Temperatura optimale e rritjes dhe e zhvillimit të këtyre bimëve, është e ndryshme në varësi të specieve dhe të stadeve të ndryshme fiziologjike të rritjes dhe të zhvillimit.
Në kushtet e temperaturave optimale dhe në prani të faktorëve të tjerë, si: drita diellore, uji, ajri, etj, bimët perimore sintetizojnë më tepër lëndë organike, që d.m.th. më shumë rritje e zhvillim në njësinë e kohës dhe më shumë prodhim e cilësi më të lartë për njësi të sipërfaqes.
Me temperatura të pragut të maksimumit biologjik, kuptojmë ato temperatura kur vlerat e të cilave nëqoftëse vazhdojnë të rriten me tej, bimëve u fillon t’ju shkaktohet shqetësime fiziologjike.
Kjo ndikon në fillimin e frenimit të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve. Një rëndësi praktikë për kultivimin e këtyre bimëve kanë gjithashtu edhe njohja e dy treguesve të tjerë kryesor të temperaturave që janë:
a) Shuma e temperaturave efektive;
b) Shuma e temperaturave aktive.
Me shuma e temperaturave efektive - kuptojme:
Kjo vlerë gjëndet duke zbritur nga temperatura mesatare (X 0C) Të një periudhë të marrë në analizë, vlerën e temperaturës së minimumit biologjik të bimëve
Dhe kjo vlerë përcaktohet me anë të barazimit: åTef = (Tmes – Tmb) x n, ku: åTef  është shuma e temperaturave efektive, Tmes është temperatura mesatare e ajrit në një periudhë të dhënë; Tmb është temperatura e minimumit biologjik në të cilën  bima fillon rritjen e saj dhe që është periudha vegjetative që shprehet në numër  ditësh.
Me shuma e temperaturave aktive - kuptojme:
Kjo vlerë është shuma progresive e temperaturave mesatare ditore mbi Pragun e Minimumit Biologjik (Pmb). P.sh., nëqoftëse temperatura mesatare e një ditë të caktuar (Tmd) gjatë periudhës së kultivimit është 25 0C, atëhere vlera Temperatura Aktive Ditore (Tad) e cila shërben për të përcaktuar shumën e temperaturave aktive, vlerësohet sipas barazimit: Tad = Tmd – Pmb.
Me shuma e temperaturave efektive - kuptojme:
Kjo vlerë gjëndet duke zbritur nga temperatura mesatare (X 0C) Të një periudhë të marrë në analizë, vlerën e temperaturës së minimumit biologjik të bimëve
Dhe kjo vlerë përcaktohet me anë të barazimit: åTef = (Tmes – Tmb) x n, ku: åTef  është shuma e temperaturave efektive, Tmes është temperatura mesatare e ajrit në një periudhë të dhënë; Tmb është temperatura e minimumit biologjik në të cilën  bima fillon rritjen e saj dhe që është periudha vegjetative që shprehet në numër  ditësh.
Me shuma e temperaturave aktive - kuptojme:
Kjo vlerë është shuma progresive e temperaturave mesatare ditore mbi Pragun e Minimumit Biologjik (Pmb). P.sh., nëqoftëse temperatura mesatare e një ditë të caktuar (Tmd) gjatë periudhës së kultivimit është 25 0C, atëhere vlera Temperatura Aktive Ditore (Tad) e cila shërben për të përcaktuar shumën e temperaturave aktive, vlerësohet sipas barazimit: Tad = Tmd – Pmb.

Pragjet e temperaturave (
oC) sipas fazave të zhvillimit të disa llojeve të perimeve
Lloji i bimës
Fillimi
i
mbirjes
Ndalimi
Rritjes
Pengimi i pllenimit të lules
Fillimi i dëmtimit të bimës
Optimale për zhvillimin
Maksimale që dëmtohet
Bima
Domate
14 - 16
10
15
-0.5
20 -27
Mbi 35
Trangull
Deri  18
14
16
-0.3
26 - 29
Mbi  32
Speca
Deri  16
13
15
-0.3
26 - 28
Mbi  36
Patllixhan
13 - 14
15
17
-0.5
26- 30
Mbi  38
Pjepri
Deri  15
12
15
-0.4
26 -  32
Mbi  40

Sipërfaqja e tokës është nën ndikimin e një Bilanci Rrezatimi (apo bilanç energjie) që rrjedh nga dy flukse rrezatimesh që janë:
i)Sasia e rezeve diellor që vinë nga dielli për në tokë dhe
ii)Rrezatimi i tokës për në atosfere.


Ndricimi artificial
Shpërndarja e energjisë ndriçuese sipas tipit të llampave
(Në % të fuqise neto të llampes)

Tipi i llampes
Gjatësia e valës në mm
< 400
400 – 510
510 – 610
610 – 710
> 710
Inkandeshente
0.1
0.8
2.2
3.4
12.4
Merkur Tungsten
0.8
2.3
4.3
1.2
5.7
Merkur me presion të lartë
1.9
3.4
5
-
-
Me sodë
-
-
12.3
0.1
2.4
Me neon
-
-
0.6
5.4
-
Me mërkur flouroshente
2.2
2.2
6.5
2.7
-
Me tubo fluoroshente
-
6.2
9.4
3.1
0.6

Kerkesat per uje
Uji është elementi bazë dhe më i rëndësishëm jetësor, sepse nga gjëndja dhe sasia e tij në tokë e ajër, varet rritja dhe zhvillimi normal i këtyre bimëve.
Për të siguruar rendimente dhe cilësi të lartë të prodhimeve për njësi të sipërfaqes, duhet që në radhë të parë të njihen mirë kërkesat e kësaj bimë për këtë element jetësor.
Uji në trupin e bimëve ka shumë funksione, por ndër to më kryesore janë dy:
i) Së pari, me anë të ujit bimët i transportojnë në trupat e tyre lëndët ushqimor të nevojshme. Nga kjo pikpamje, uji është quajtur “pleh i plehërave”.
ii) Sëdyti, bimët me anë të transpirimit (avullimit) nga sipërfaqja e gjetheve, ato vetëfreskohen.
Faktorët që ndikojnë në përvetsimin e ujit nga bimët jane:
i)Temperatura e tokës dhe e ajrit,
ii)Prania e oksigjenit në tokë,
iii)shpejtësia e erës,
iv)Intensiteti i ndriçimit diellor,
v)Prania e elementëve ushqimor në solucionin tokësor, etj.
Format e ujit në tokë dhe niveli i përvetësimit nga perimet
Sasia e ujit që nevojitet për ujitjen e bimëve në një tokë të mbjellur me perime, varet nga poroziteti i saj.
Me porozitet kuptojmë raportin e volumit të hapësirave që janë të mbushur me ajër ndërmjet volumit të masës së ngurtë në një volum të caktuar dheu.
Raporti i hapsirave me ajër ndaj dheut në toka me përbërje të ndryshme mekanike është:
1) Në tokat Argjilore (të rënda) poroziteti është rreth 65 %;
2) Në tokat Ranore (të lehta) është 35 %;
3) Në ato Sub-Argjilore (të mesme) është rreth 50%.

Në varësi të mbushjes së këtyre hapësirave, uji në tokë mund të jenë këto forma:
i)Uji i Gravitacionit;
ii) Uji Kapilar;
iii) Uji Hogroskopik
Te tria keto forma thithen lehtesisht nga bimet
Si dhe forma të tjera si:
Uji Cipor,
Uji Kimikisht i Lidhur dhe
Uji në Formë Avulli