Perimkulture

Minimize
Foto

PRODHIMI I FIDANEVE TË PERIMEVE

 

              

Përgaditja cilësore e fidanit, krahas faktorëve tjerë, është ndër faktorët kyq në prodhimtarinë e perimeve.

Fidani i shëndoshë vital, i cili arrin për ndërrim në kohën e planifikuar, është njëri nga parakushtet më të rëndësishme për arritjen e rendimenteve të larta.

Fidani paraqet fazën e hershme të rritjes dhe zhvillimit të bimëve,e cila fazë veq tjerash karakterizohet me një ndjeshmëri mjaft të madhe ndaj kushteve të ambientit të jashtëm. Përgaditja cilësore e fidanit është një punë delikate, e ndjeshme, përveq tjerave edhe për faktin se gabimet eventuale në këtë fazë,me vështirsi të madhe eliminohen në fazat e më vonshme të prodhimit.

Prodhimi i fidaneve të perimeve bëhet në mënyra të ndryshme, kryesore janë:

 

  Mënyra tradicionale

Kjo mënyrë e kultivimit aplikohet ende sidomos për prodhimin e fidanit për ndërrim në fushë.

Zakonisht, fidani  i prodhuar përmes kësaj metode, ndërrohët me rrënjë të zhveshura,të cilat pësojnë ndërprerje të rritjes në momentin e ndrrimit në vendin e përhershëm. Në kushte të temperaturave të larta, mungesës së lagështisë, apo erërave të fuqishme rreziku i eliminimit të tyre është shumë i lartë.

Fidanet e prodhuar në sistemet tradicionale rezultojnë me humbje të larta në periudhën e pas mbjelljes,rezultat i së cilës është prodhimtaria relativisht e ulët e bimës.

 

Mënyrat e përmirsuara të prodhimit të fidanit

Kjo mënyrë e prodhimit të fidanit paraqet përpjekjet për ta avancuar prodhimin e fidanit.

Ka përparsi në krahasim me prodhimin tradicional të fidanit.

Në këto raste zakonisht fidani mbillet në shtretër(lehë të nxehta).

Në fazën e dy gjetheve të vërteta ai trapiantohet në saksi plastike,në qeska najlloni, me qëllim që fidanit t’i afrohen kushte më të favorshme për rritje dhe zhvillim deri në momentin e ndërrimit në serrë.

 

Prodhimi i fidaneve ne module(kaseta, kontejner).

Paraqet mënyrën më bashkëkohore të prodhimit të fidanit. Kjo metodë bazohet në prodhimin e fidaneve në module të cilat prodhohen kryesisht nga plastika dhe stiropori. Këto janë të madhësive të ndryshme dhe me numër të ndryshëm të vrimave në to.

Modulet e prodhuara  nga plastika kanë disa përparësi,sepse më lehtë mbahen të pastra dhe dezinfektohen më lehtë. Kjo mënyrë e prodhimit paraqet formën më intensive të prodhimit të fidanit e cila karakterizohet me përparësi të mëdha në raport me metodat e përshkruara më lart :

Farërave ju sigurohen kushte optimale për mbirje dhe në të njejtën kohë redukohet sasia e farave që përdoret për njësi të sipërfaqes.

Kohëzgjatja e prodhimit të fidanit është më e shkurtë dhe në këtë mënyrë arrihet një racionalizim i kostos së prodhimit të fidanit dhe hershmëri  e daljes së prodhimit në treg.

Transporti shumë më i lehtë madje edhe në distanca më të mëdha.

 

Substratet që përdoren për prodhimin e fidanit

Në prodhimin e fidanëve cilësor, rëndësi të madhe ka substrati i cili përdoret për fidan.             Prodhuesit përdorin substrate të ndryshme. Pavarësisht llojin e substratit që përdoret,  është me rëndësi që ai ti plotësoj disa kushte të përgjithshme.

Substratet që përdoren për prodhimin e fidaneve duhet të kenë cilësi të larta kimike dhe fizike.Kjo nënkupton para së gjithash që :

  • Substrati të ketë stukturë të mirë
  • Të ketë lagështi optimale
  • Mos të dëmtohet si rezultat i ujitjeve të fidanit
  • Të ruaj uniformitetin e tijë fizik
  • Të siguroj një mjedis uniform për rritjen
  • Të ketë karakteristika shumë të mira ujëmbajtëse
  • Mundësisht të ketë kosto sa më të ulët.

Në prodhimin e fidaneve të domates, specit, patligjanit të zi ,sallatës etj, shfrytëzohet substrati për mbjellje dhe piketim (substrati 0-5 mm), kurse te prodhimtaria e trangullit, shalqinit dhe pjeprit fidanet nuk piketohen, kështu që shfrytëzohet vetëm substrati për mbjellje 0-20 mm.  Në 1m³ substrat mund të mbushen 850-10000 vrima ushqyese në module varësisht nga madhësia e vrimave prej 4x4 cm deri 10x10 cm.

  

    

Mbjellja e farës

Është shumë e rëndësishme që mbjellja të bëhet në afatin e caktuar,varësisht nga koha kur planifikohet të bëhet ndrrimi i fidanëve në serrë. Fidanet prodhohen:

a) Në objekte të mbyllura

  • Për prodhimtari të hershme të perimeve
  • Gjysëm të hershme
  • Të vonshme          

b) Fushë të hapur

  • Për prodhimtari të vonshme
  • Për mbjellje duhet përdorur farë me veti të mira biologjike
  • Cilësia e lartë e farërave është esenciale në sistemet e prodhimit të fidaneve në module.Duhet të përdoret vetëm fara hibride,(e F1 gjeneratës).
  • Farërat që përdoren për mjellje në këtë sistem ,duhet të kenë aftësi dhe energji të lartë të mbirjes.
  • Mbushja e kasetave(moduleve) bëhet me dorë ose në mënyrë të mekanizuar.
  • Numri i vrimave në module dhe madhësia e tyre mvaren nga një kompleks faktorësh(lloji, afati i mbjelljes,etj). Bimët e familjes cucurbitace(trangulli, shalqini, pjepri) duhet të mbillen në module me vrima më të mëdha.
  • Në prodhimin bashkëkohor të fidanit mbulimi i fidanit bëhet  me minerale të bluara (vermikulit) të cilat pasi bluhen dhe trajtohen në temperatura shumë të larta fitojnë një strukturë shtresore me aftësi të lartë ujëmbajtëse .

Tab 1 .Disa tregues orientues gjat mbjelljes së farës së perimeve

 

Loji

 

Norma e mbjelljes

        Gr/m²

Numri i bimëve /m²

       Me

trapiantim

      Pa trapiantim

    Me

trapiantim

     Pa trapiantim

Domatja

   6-12

  0.8-1

  100-125

  400-600

Speci

 10-12

  4-6

  170-200

  600-800

Patëlgjani i i zi

  8-12

  1.5-4

       160

   400-600

Lakra e hershme

  8-12

  3-5

  200-250

   350-450

Lakra e vonshme

  8-10

  4-5

        -

     400

Lulelakra

    -

  3-5

   200-250

      400

Shalqini

    -

  6-10

        -

      100

Pjepri

    -

   3-5

        -

       100

Trangulli

    -

   4-5

         -

    150-200

Qepa

    -

   12

         -

  1500-2000

Preshi

    -

  10-12

         -

      2000

Sallata

  5-6

     2-3

    150-200

   800-1000

Masat e përkujdesit gjatë përgaditjes së fidanit

Nga mbjellja deri tek mbirja nuk ka nevojë për dritë, por nevoitet që temperatura të jetë sa më afër optimales dhe të ketë lagështi të mjaftueshme.

Pas mbirjes,kujdes i posaqëm duhet kushtuar ajrosjes së objekteve  në të cilat  kultivohet fidani.

Gjat kohës së ftohtë ( në kushtet tona klimatike  muajt I ,II , III,) Ajrosja bëhet për një kohë më të shkurtër, kryesisht në mesditë kur temperatura e ambientit të jashtëm është më e lartë.

Në serra prej masave plastike , përmes ajrosjes rregullohet edhe lagështija relative e ajrit, Sasia e O2 dhe e gazrave tjerë.

Cilësia e fidanit varet nga aplikimi i drejtë i masave të përkujdesit pas mbirjes.

Këto masa të përkujdesit bazohen në :

  • Sigurimin e temperaturës optimale
  • Mbajtjen e lagështisë optimale.
  • Të ushqyerit e fidaneve
  • Ndriqimi
  • Mbrojtjen nga smundjet dhe dëmtuesit

 

Sigurimi i temperaturës optimale gjat prodhimtarisë së fidanit, është njëri ndër parakushtet më të rëndësishme, për prodhimtari cilësore të fidanit. Temperaturat duhet përshtatur kërkesave të kulturës së caktuar dhe në varshmëri nga fazat e rritjes së fidanit. Temperaturat e larta  në fazat e hershme(java e parë pas mbirjes) ndikojnë në zgjatjen e tepërt të fidanit dhe si të këtillë këto bëhen shumë të ndieshme, andaj është e preferuar që menjëherë  pas mbirjes ato të jenë 8-10 ° C më të ulëta se sa optimumi. Gjatë periudhës së kalitjes së fidanit e cila fillon 10-15 ditë para ndrrimit të fidanit, temperaturat janë më të ulëta dhe i përshtaten temperaturave të ambientit  në të cilin do të ndrrohet fidani.

 

Tabela 2 .Temperatura optimale e substratit për mbirjen e farës së disa kulturave perimore.

Lloji

Temperatura optimale

  e substratit(° C)

Gjatësia kohore

E mbirjes(ditë)

Domatja

           22-25

            6-7

Speci

           25-28

            8-12

Trangulli

           25-30

             4-6

Sallata

           18-20

             3-6

Lakrat

           18-20

             4-6

Tabela 3.Temperatura optimale gjatë prodhimtarisë së fidanit te disa kultura perimore.

Lloji

                  Temperatura (° C)                 

 3-7 ditë pas mbirjes

 Pas kësaj periudhe, deri tek ndrrimi

Ditën

Natën

Ditë me diell

Ditë me vranësira

Natën

Domatja

12-14

8-10

20-22

16-18

10-12

Speci

18-20

15-17

22-26

18-20

18-20

Trangulli

15-18

13-15

22-24

12-14

15-18

Lakrat

7-10

6-8

14-18

12-14

8-10

Sallata

12-13

6-8

20-22

18-20

14-16

 

Ujitja e fidaneve

  • Uji i cili përdoret për ujitjen e fidanëve,duhet të jetë i pastër në aspektin kimik dhe biologjik.
  • Temperatura e ujit duhet të jetë përafërsisht e njejtë me temperaturën e ambientit në të cilin ndodhin fidanët.
  • Ujitjet duhet të jenë të rregullta dhe sipas nevojës.
  • Ujitja duhet të jetë e atillë që të realizojë rrjedhje minimale të ujit nga modulet dhe humbje minimale të lëndëve ushqyese prej tyre.
  • Para ndrrimit të fidanit në vendin e përhershëm , ujitjet duhet që të rrallohen në mënyr që bimët t’i adaptohen më mirë regjimit ujor të tokës, pas ndrrimit. Sasia e ujit për ujitje është e ndryshme , mvarësisht nga faza e rritjes së fidanit.

 

Të ushqyerit e fidanëve  - është masë mjaft e rëndësishme në këtë fazë.

Substratet industriale që shfrytëzohen në prodhimin e fidanëve,zakonisht përmbajnë elementë të ndryshëm ushqyesdhe mund të sigurojnë të ushqyerit normal të fidanëve për pjesën më të madhe të qëndrimit të tyre në kaseta. Në raste të caktuara, mund të kërkohet të ndërhyhet me plehra të ndryshëm për të bërë korigjimet e nevojshme.

Riplehrimi i parë  fillon në fazën e gjetheve të vërteta . Për ushqimin e bimëve  përmes gjetheve( ushqimi foliar) më së miri është të përdoren plehrat e lëngëta,që janë të tretshëm (Vuksal, Fertigal, Humusin etj.), disa prej të cilave  mund të kombinohen edhe me preparate për mbrojtjen e bimëve.

Plehrat mund të shtohen edhe nëpër mjet sistemit të ujitjes me anë të sistemeve të ndryshme.

Numri i riplehrimeve varet nga gjendja e bimëve, përmbajtja e substrateve, faza fenologjike dhe kushtet mikroklimatike në të cilat prodhohet fidani.

Është me rëndësi që të kihet kujdes në raportin e plehrave që përdoren për riplehrim në këtë fazë. Duhet te përdoren plehra me përmbajtje të ulët të azotit,(në mënyrë që të mos ndikohet në zgjatjen e panevojshme të fidanëve)dhe kaliumit dhe në anën tjetër të kenë përmbajtje të lartë të fosforit. Para  ndrrimit të fidanit në vendin e përhershëm fidanet duhet dalngadalë t’i përshtaten kushteve të ambientit të ri në serra (e sidomos nëse ndrrimi bëhet në fushë të hapur), do të thotë duhet të bëhet  kalitja e fidanit .

 

Ndriqimi

Sigurrimi i dritës së mjaftueshme është masë mjaft e rëndësishme gjatë përgaditjes së fidanit, pasi në mungesë të dritës së mjaftueshme( edhe nëse janë të siguruara të gjitha kushtet tjera), mund të vie deri tek zgjatja e fidanit dhe si i tillë fidani është më pak vital, më i zbehtë dhe më i ndieshëm ndaj sëmundjeve dhe faktorëve të tjerë. Gjatë  prodhimtarisë së fidanit në objekte të mbyllura, intensiteti i ndriqimit mund të rregullohet përmes ndriqimit artificial.

 

Mbrojtja e fidanëve nga smundjet dhe dëmtuesit – është njëra ndër masat më të rëndësishme për prodhimtarinë cilësore të fidanit të kulturave perimore.

Kushtet optimale që krijohen gjatë prodhimtarisë së fidanit në mjedise të mbrojtura, njëkohsisht janë shumë të favorshme edhe për zhvillimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve. Mbrojtja duhet bazuar në masa preventive mbrojtëse.

Nëse nuk përdoren substrate industriale(që janë të pastra) së pari duhet bërë dezinfektimi i dherishtes,si dhe mjeteve të punës.(më së shpeshti me avull me temperaturë80-120ºC), me qrast përveq shkaktarëve të smundjeve eliminohen edhe farërat e barojave të kqija.

Gjithëashtu,dezinfektimi mund të bëhet edhe memetoda kimike(me anë të fungicideve Cineb,  Ridomil, Previkur etj.)

Përdorimi i preparateve mbrojtëse gjatë përgaditjes së fidanit bëhet varësisht nga gjendja e bimëve dhe problemet që paraqiten në ndërkohë.

Gjat prodhimtarisë së fidaneve të kulturave perimore, më së shumti paraqiten smundje të shkaktuara nga këpurdhat e ndryshme. Pas mbirjes së fidaneve duhet vazhduar me masat preventive mbrojtëse me fungicide si:Ridomil 0.2% , Previkur në koncentrim0.15-0.25%, Aliet, Rubigan 0.02-0.03%, Ronilan 0.1-0.2% .

Mrojta ndaj insekteve bëhet me anë të insekticideve :Confidor, Mospilan, Actelik,Aktara etj.

Gjat punës me fidane duhet që mjetet e punës të dezinfektohen, që të mos infektohen fidanet (bimët).

Tabela 4 .   Karakteristikat standarte të fidanit

Lloji

   Vjetërsia

    ditë

    Numri i

   gjetheve

Gjatësia e

Fidanit / cm

    Masa e

   Bimëve /gr

Domatja e hershme

  60-65

  7-9

  25-35

   12-15

Domatja gjysëm e hershme

  40-45

  5-6

  20-25

    8-10

Speci

  55-65

  6-8

  15-25

    8-10

Trangulli

  20-25

  3-5

  15-25

   10-12

Sallata

  30-35

   4-5

  10-12

    3-6

Lakra e hershme

  50-55

   5-7

   12-15   

    5-8

Lakra e vonshme

  35-45

   4-5

   15-20

    8-10

 

 

                                                                                         Përgaditi:Ramadan Hamidi

                                                                                                          Ing.i dip. i bujqësisë