Perimkulture

Minimize
Foto

PLEHRIMI I PERIMEVE

1. Plotesimi i nevojave te bimeve me elemente ushqyes

Dihet qe kerkesat e bimeve per elemente ushqyes jane te ndryshme per bime te ndryshme dhe po kaq te ndryshme jane dhe per fazat te ndryshme te zhvillimit te tyre. Per te patur sukses ne kultivimin e bimeve ne mjedise te mbrojtura, nje rol te rendesishem madje vendimtar ne arritjen e prodhimeve te kerkuara, luajn edhe percaktimi e plotesimi i nevojave te bimeve per elemente ushqyes.

Bimet qe kultivohen ne serra, jane shume kerkuese ndaj elementeve ushqimore dhe mosplotsimi ne kohen, sasine dhe cilesine e duhur, ndikon direkt ne sasine dhe cilesine e prodhimit te marre. Kjo eshte e lidhur jo vetem ne aftesine ulet te tyre per ti asimiluar keto elemente, por dhe me rendimentet relativisht te larta qe merren nga keto bime ne keto mjedise.

Pleherimi duhet te synoje ushqimin e ekuilibruar te bimes, me qellim qe ajo te kete nje rritje dhe zhvillim te harmonizuar ne mes rritjes dhe frutifikimit. Por ne te njejten kohe menyra dhe teknika e plehrimit, nuk duhet te lejoje qe bimet ne serre te rriten “dembele”, por te favorizojne nje rritje te fuqishme dhe futjen sa me thelle ne toke te sistemit rrenjor, ne menyre qe bima te shfrytezoje sa me mire ujin dhe elementet ushqimore qe ka vete toka.

Ne percaktimin e dozave optimale te plehrimit te bimeve ne serra, duhet tu pergjigjemi me pare disa pyetjeve qe kemi te bejme me kete problem:

Sa plehra do te perdoren?

Kur te perdoren?

Si te perdoren?

Ketyre tre pyetjeve, duhet ti pergjigjemi me kujdes dhe ne perputhje me kerkesat e çdo bime qe kultivohet ne mjedise te mbrojtura.

Per te percaktuar se sa plehra duhen per te perdoren per nje bime te cakuar, ne radhe te pare behet bilanci i elementeve ushqimore. Kjo behet duke u nisur nga nevojat e bimes per te prodhuar 100 kg fruta dhe ne baze te saj te gjithe sasine e prodhimit te parashikuar per te marre, dhe sasine e elementeve ushqimore qe toka i ve ne dispozicion bimes. Diferenca ne mes tyre mbetet te plotesohet me plehra organiko-minerale, nepermjet plehrimit baze, shoqerues dhe plotesues.

Gjithesesi ne tekniken e plehrimit duhet te mbahen parasyshe edhe nje sere faktoresh, nder te cilet mund te permendim:

1 - Perqendrimi i larte i kriprave qe vjen si rezultat i perdorimit te njeanshem dhe me doza te larta te plehrave kimike, ndikon ne uljen e dinamikes se rritjes se bimeve. Ky fenomen shfaqet ndjeshem sidomos ne tokat qe jane te varfra ne lende organike. Ndersa ne ato toka ku lenda organike gjendet ne sasi normale, ky fenomen eshte me pak i dukshem.

2 – Ne qoftese plehrojme vetem me makroelemente, sidomos ne sera ku rendimentet e bimeve jane te larta dhe leme pas dore perdorimin e plehrave me mikroelemente, do te shkaktojme veshtiresi te pakapercyeshme jo vetem ne rritjen dhe zhvillimin normal te bimeve, por dhe ne uljen e rezistences se pergjitheshme te bimeve ndaj prekjes se semundjeve dhe marrjen e prodhimeve me cilesi te ulet.

3 – Ne thithjen sa me te mire te elementeve ushqimore nga bimet, nje rol te rendesishem luan temperatura e tokes dhe prania ne te e nje lageshtie ne parametra optimale. Ne kete drejtim rol te rendesishem luajne edhe faktoret e tjere mikroklimaterik ne keto mjedise si: temperatura e ajrit, drita, CO2, e te tjere.

1.1     Nevojat e bimeve per elemente ushqimore

Sipas studimeve te bera, kerkesat per elemente ushqimore per 100 kg fruta te fresketa per disa bime me kryesore qe kultivohen ne mjedise te mbrojtura jane:

Tabele 1. Nevojat e elementeve ushqimore per 100 kg fruta te fresketa

Lloji i bimes

Nevojat e  elementeve ushimore per 100 kg prodhim te fresket

N (kg)

P2O5 (kg)

K2O(kg)

Domate

0.45

0.45

0.5

Speca

0.48

0.17

0.58

Patellxhana

0.17

0.27

0.53

Trangull

0.25

0.15

0.5

Sallata

0.2

0.1

0.48

Barbunja

0.75

0.2

0.6

Spinaq

0.47

0.18

0.5

Pjeper

0.37

0.17

0.63

Kungull gjelle

0.3

0.55

0.1

Laker

0.36

0.13

0.43

Lulelaker

0.4

0.16

0.5

Ne kete tabele jane paraqitur veten nevojat per makroelementet apo siç quhen elementet kryesore ushqimore N, P2O5 dhe K2O, ndersa per mikroelementet si Mangani, Molibdeni, Cobalti, Bakri, etj, nuk jane paraqitur.

Prandaj percaktimi i drejte nevojave te bimeve per elemente ushqimore, zbulimi i gjendjes faktike e tyre ne substratin ushqimor tokesor, si dhe plotesimi i tyre me plehra baze e plotesuese gjate vegjetacionit, do te ndikojne qe bimet do te rriten dhe zhvillohen me se miri dhe prodhimet e tyre te jene te kenaqshme. Prandaj detyra paresore e fermereve qe merren me kultivimin e bimeve ne keto mjedise, eshte percaktimi  nevojave te bimeve te ndryshme qe do te kultivoje dhe plotesimi i tyre per te arritur rezultatin e deshiruar. Por realizimi i ketij qellimi kerkon nje serre njohurishe paraprake dhe me pas realizimi i tyre per qellimin e vene.

1.2     Percaktimi i elementeve ushqimore te nevojshem per kultivimin e bimeve ne mjedise te mbrojtura

Per te percaktuar nevojat e lendeve ushqimore te bimeve qe mendohen te kultivohen ne mjedise te mbrojtura, jane te domosdoshme nje sere analizash kimike te cilat percaktojne nivelin e makroelementeve ne toke. Per percaktimin e nivelit te tyre ne toke, analizat kimike bazohen ne percaktimin e: i) nivelit te lendes organike (%), ii) nivelit te N (ne miligram per 100 gr toke), iii) nivelit te P2O5 (ne miligram per 100 gr toke), iv) nivelit te K2O (ne miligram per 100 gr toke). Klasifikimi i tokes sipas nivelit te pranise se elementeve me kryesore ushqimore behet sipas tabeles ne vijim.

Tabele 1. Klasifikimi i pjellorise se tokes sipas permbajtjes se elementeve ushqimore

Niveli i klasifikimit te tokes

Elementet percaktues te pjellorise se tokes

Lenda organike (%)

N (miligram ne 100 gr toke)

P2O5 (miligram ne 100 gr toke)

K2O(miligram ne 100 gr toke)

Shume e varfer

<10

<3

<2

<6

E varfer

10-15

3.1-6

2.1-4

6.1-12

E mesme

16-25

6.1-9

4.1-6

12.1-18

E pasur

26-40

9.1-12

6.1-8

18.1-24

Shume e pasur

>40

>12

>8

>24

Ne baze te ketyre treguesve, rendimentit te parashikuar, koefiçentit te pervetesimit te plehrave nga llojet e bimeve, si dhe nevojave te lendeve ushqimore per 100 kg fruta te fresketa, percaktohen sasite e pleherave organike dhe kimike, qe duhet te behen sipas bimeve qe mbillen dhe kultivohen ne keto mjedise.     

Normat orientuese te perdorimit te plehrave organo-minerale ne baze niveleve te pjellorise se tokes, llojit te bimes dhe te rendimentit te parashikuar jane paraqitur ne tabelat ne vazhdim. Te dhenat sygjerohen ne baze te studimeve te bera nga specialistet e kerkimit shkencor te IPP-Tirane.

Tabele 3. Normat orientuese te plehrimit per domaten

Klasifikimi i pjellorise

Niveli i pjellorise se tokes

Rendimenti i planifikuar (kv/ha)

800

1000

1200

A – Per plehra organike (kv/ha)

Toke shume e varfer

<10 %

800

1000

1200

E varfer

10-15 %

600

800

1000

E mesme

16-25 %

400

600

700

E pasur

26-40 %

200

400

500

Shume e pasur

>40 %

100

200

250

B – Per plehra azotike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<3 (mg per 100 gr toke)

195

246

330

E varfer

3.1-6 (mg per 100 gr toke)

99

132

198

E mesme

6.1-9 (mg per 100 gr toke)

33

66

99

E pasur

9.1-12 (mg per 100 gr toke)

-

-

33

Shume e pasur

>12 (mg per 100 gr toke)

-

-

-

C – Per plehra fosforike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<2 (mg per 100 gr toke)

182

234

286

E varfer

2.1-4 (mg per 100 gr toke)

117

156

195

E mesme

4.1-6 (mg per 100 gr toke)

52

78

91

E pasur

6.1-8 (mg per 100 gr toke)

-

26

39

Shume e pasur

>8 (mg per 100 gr toke)

-

-

-

D – Per plehra potasike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<6 (mg per 100 gr toke)

450

550

650

E varfer

6.1-12 (mg per 100 gr toke)

250

350

450

E mesme

12.1-18 (mg per 100 gr toke)

100

200

250

E pasur

18.1-24 (mg per 100 gr toke)

-

50

100

Shume e pasur

>24 (mg per 100 gr toke)

-

-

-

Tabele 4. Normat orientuese te plehrimit per trangullin

Klasifikimi i pjellorise

Niveli i pjellorise se tokes

Rendimenti i planifikuar (kv/ha)

1200

1400

1800

A – Per plehra organike (kv/ha)

Toke shume e varfer

<10 %

1300

1500

2000

E varfer

10-15 %

1000

1200

1600

E mesme

16-25 %

750

950

1200

E pasur

26-40 %

550

700

900

Shume e pasur

>40 %

300

400

500

B – Per plehra azotike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<3 (mg per 100 gr toke)

264

330

429

E varfer

3.1-6 (mg per 100 gr toke)

165

231

297

E mesme

6.1-9 (mg per 100 gr toke)

99

132

198

E pasur

9.1-12 (mg per 100 gr toke)

33

66

99

Shume e pasur

>12 (mg per 100 gr toke)

-

-

33

C – Per plehra fosforike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<2 (mg per 100 gr toke)

195

221

260

E varfer

2.1-4 (mg per 100 gr toke)

130

156

195

E mesme

4.1-6 (mg per 100 gr toke)

65

91

130

E pasur

6.1-8 (mg per 100 gr toke)

26

26

65

Shume e pasur

>8 (mg per 100 gr toke)

-

-

-

D – Per plehra potasike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<6 (mg per 100 gr toke)

650

750

900

E varfer

6.1-12 (mg per 100 gr toke)

450

550

700

E mesme

12.1-18 (mg per 100 gr toke)

250

350

500

E pasur

18.1-24 (mg per 100 gr toke)

100

150

300

Shume e pasur

>24 (mg per 100 gr toke)

-

-

100

Tabele 5. Normat orientuese te plehrimit per specin dhe patellxhanin

Klasifikimi i pjellorise

Niveli i pjellorise se tokes

Rendimenti i planifikuar (kv/ha)

400

600

800

A – Per plehra organike (kv/ha)

Toke shume e varfer

<10 %

500

700

1000

E varfer

10-15 %

400

600

800

E mesme

16-25 %

300

500

600

E pasur

26-40 %

200

300

400

Shume e pasur

>40 %

100

150

200

B – Per plehra azotike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<3 (mg per 100 gr toke)

132

198

231

E varfer

3.1-6 (mg per 100 gr toke)

99

132

165

E mesme

6.1-9 (mg per 100 gr toke)

66

76

99

E pasur

9.1-12 (mg per 100 gr toke)

30

33

36

Shume e pasur

>12 (mg per 100 gr toke)

-

-

-

C – Per plehra fosforike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<2 (mg per 100 gr toke)

130

165

208

E varfer

2.1-4 (mg per 100 gr toke)

91

130

156

E mesme

4.1-6 (mg per 100 gr toke)

52

91

104

E pasur

6.1-8 (mg per 100 gr toke)

-

39

52

Shume e pasur

>8 (mg per 100 gr toke)

-

-

-

D – Per plehra potasike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<6 (mg per 100 gr toke)

250

350

450

E varfer

6.1-12 (mg per 100 gr toke)

150

200

250

E mesme

12.1-18 (mg per 100 gr toke)

50

70

100

E pasur

18.1-24 (mg per 100 gr toke)

-

-

-

Shume e pasur

>24 (mg per 100 gr toke)

-

-

-

Tabele 6. Normat orientuese te plehrimit per spinaqin dhe sallaten

Klasifikimi i pjellorise

Niveli i pjellorise se tokes

Rendimenti i planifikuar (kv/ha)

150

200

300

A – Per plehra organike (kv/ha)

Toke shume e varfer

<10 %

300

400

600

E varfer

10-15 %

200

300

450

E mesme

16-25 %

100

200

300

E pasur

26-40 %

50

100

150

Shume e pasur

>40 %

-

-

50

B – Per plehra azotike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<3 (mg per 100 gr toke)

66

83

116

E varfer

3.1-6 (mg per 100 gr toke)

60

66

99

E mesme

6.1-9 (mg per 100 gr toke)

30

43

66

E pasur

9.1-12 (mg per 100 gr toke)

-

-

33

Shume e pasur

>12 (mg per 100 gr toke)

-

-

-

C – Per plehra fosforike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<2 (mg per 100 gr toke)

26

39

52

E varfer

2.1-4 (mg per 100 gr toke)

13

20

26

E mesme

4.1-6 (mg per 100 gr toke)

-

13

16

E pasur

6.1-8 (mg per 100 gr toke)

-

-

-

Shume e pasur

>8 (mg per 100 gr toke)

-

-

-

D – Per plehra potasike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<6 (mg per 100 gr toke)

50

75

100

E varfer

6.1-12 (mg per 100 gr toke)

50

65

75

E mesme

12.1-18 (mg per 100 gr toke)

25

40

60

E pasur

18.1-24 (mg per 100 gr toke)

-

-

25

Shume e pasur

>24 (mg per 100 gr toke)

-

-

-

Tabele 7. Normat orientuese te plehrimit per barbunjen

Klasifikimi i pjellorise

Niveli i pjellorise se tokes

Rendimenti i planifikuar (kv/ha)

200

300

400

A – Per plehra organike (kv/ha)

Toke shume e varfer

<10 %

400

600

800

E varfer

10-15 %

300

450

600

E mesme

16-25 %

200

300

400

E pasur

26-40 %

100

150

200

Shume e pasur

>40 %

-

50

100

B – Per plehra azotike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<3 (mg per 100 gr toke)

99

149

198

E varfer

3.1-6 (mg per 100 gr toke)

66

99

132

E mesme

6.1-9 (mg per 100 gr toke)

33

50

66

E pasur

9.1-12 (mg per 100 gr toke)

-

33

43

Shume e pasur

>12 (mg per 100 gr toke)

-

-

-

C – Per plehra fosforike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<2 (mg per 100 gr toke)

156

182

208

E varfer

2.1-4 (mg per 100 gr toke)

117

130

143

E mesme

4.1-6 (mg per 100 gr toke)

52

78

91

E pasur

6.1-8 (mg per 100 gr toke)

-

26

39

Shume e pasur

>8 (mg per 100 gr toke)

-

-

-

D – Per plehra potasike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<6 (mg per 100 gr toke)

150

200

250

E varfer

6.1-12 (mg per 100 gr toke)

100

150

200

E mesme

12.1-18 (mg per 100 gr toke)

50

100

150

E pasur

18.1-24 (mg per 100 gr toke)

25

50

100

Shume e pasur

>24 (mg per 100 gr toke)

-

25

50

Tabele 8. Normat orientuese te plehrimit per lulelakren

Klasifikimi i pjellorise

Niveli i pjellorise se tokes

Rendimenti i planifikuar (kv/ha)

150

200

250

A – Per plehra organike (kv/ha)

Toke shume e varfer

<10 %

200

300

400

E varfer

10-15 %

100

200

300

E mesme

16-25 %

50

100

200

E pasur

26-40 %

-

50

100

Shume e pasur

>40 %

-

-

-

B – Per plehra azotike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<3 (mg per 100 gr toke)

99

116

132

E varfer

3.1-6 (mg per 100 gr toke)

83

99

116

E mesme

6.1-9 (mg per 100 gr toke)

66

83

99

E pasur

9.1-12 (mg per 100 gr toke)

33

56

66

Shume e pasur

>12 (mg per 100 gr toke)

-

33

43

C – Per plehra fosforike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<2 (mg per 100 gr toke)

65

91

117

E varfer

2.1-4 (mg per 100 gr toke)

39

65

91

E mesme

4.1-6 (mg per 100 gr toke)

13

39

65

E pasur

6.1-8 (mg per 100 gr toke)

-

13

39

Shume e pasur

>8 (mg per 100 gr toke)

-

-

13

D – Per plehra potasike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<6 (mg per 100 gr toke)

50

75

100

E varfer

6.1-12 (mg per 100 gr toke)

50

60

75

E mesme

12.1-18 (mg per 100 gr toke)

25

35

50

E pasur

18.1-24 (mg per 100 gr toke)

-

-

25

Shume e pasur

>24 (mg per 100 gr toke)

-

-

-

Tabele 9. Normat orientuese te plehrimit per Pjeprin;

Klasifikimi i pjellorise

Niveli i pjellorise se tokes

Rendimenti i planifikuar (kv/ha)

600

800

1000

A – Per plehra organike (kv/ha)

Toke shume e varfer

<10 %

900

1100

1150

E varfer

10-15 %

700

900

1100

E mesme

16-25 %

500

700

900

E pasur

26-40 %

300

500

700

Shume e pasur

>40 %

100

300

500

B – Per plehra azotike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<3 (mg per 100 gr toke)

165

231

297

E varfer

3.1-6 (mg per 100 gr toke)

99

165

231

E mesme

6.1-9 (mg per 100 gr toke)

66

99

165

E pasur

9.1-12 (mg per 100 gr toke)

33

53

99

Shume e pasur

>12 (mg per 100 gr toke)

-

33

45

C – Per plehra fosforike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<2 (mg per 100 gr toke)

104

130

156

E varfer

2.1-4 (mg per 100 gr toke)

65

91

117

E mesme

4.1-6 (mg per 100 gr toke)

26

52

78

E pasur

6.1-8 (mg per 100 gr toke)

-

13

39

Shume e pasur

>8 (mg per 100 gr toke)

-

-

-

D – Per plehra potasike (kg lende aktive / ha)

Toke shume e varfer

<6 (mg per 100 gr toke)

100

150

200

E varfer

6.1-12 (mg per 100 gr toke)

75

100

150

E mesme

12.1-18 (mg per 100 gr toke)

50

75

100

E pasur

18.1-24 (mg per 100 gr toke)

-

50

60

Shume e pasur

>24 (mg per 100 gr toke)

-

-

25

1.3     Menyrat e shperndarjes se plehrave

Plehrat organike dhe minerale mund ti jepen bimeve ne tre menyra: a) ne gjendje te ngurte, b) te tretura ne ujin e ujitjes dhe c) me sperkatje te mase gjethore (keto dy te fundit jane vetem per plehrat minerale).

Ne gjendje te ngurte. Eshte forma me kryesore jo vetem ne vendin tone por dhe ne shume vende te tjera. Ato mund te hidhen me shperndarje ne te gjithe siperfaqen ose e lokalizuar prane sistemit rrenjor te bimeve. Ato mund te hidhen njeheresh ose duar – duar ne varesi te llojit te plehut, fazave te rritjes dhe te zhvillimit te bimeve, ose gjendjes dhe kushteve toksore.

Plehrat organike ne pergjithesi hidhen para punimit te fundit te tokes. Ato shperndahen uniformisht ne siperfaqen e tokes dhe permbysen ne toke. Plehrat organike duhet te jene ne pergjithesi te dekompozuara relativisht mire me qellim qe aktiviteti mikrobiologjik te jete i drejtuar jo per dekompozimin e tij, por per shperberjen dhe mineralizimin ne pergjithesi te elementeve ushqimore, te gatshem per tu terhequr nga bima. Per bimet qe kultivohen ne serra, plehrat organike nuk duhet te hidhen ne gropa, sepse nje plehrim i tille ben qe bima te zhvilloje nje sistem rrenjor te lokalizuar duke ndikuar negativisht ne pervetsimin e elementeve te tjere ushqimore qe ndodhen ne toke. Ne nje plehrim te tille bima si te thuash behet “dembele”.

Dozat e mesiperme jane te rekomandueshme per bimet qe kultivohen ne sezonin e pare, ndersa per bimet qe kultivohen ne sezone te dyta, keto norma pergjysmohen. Kjo per aresye, jo se bimet e sezonit te dyte nuk kane nevoje per lende ushqimore, por se plehrimet organike te sezonit te pare kane efekte ushqimore edhe per bimet e sezonit te dyte.

Sipas shume autoreve, te cilat jane marre me efektin e perdorimit te plehrave organike ne mjedise te mbrojtura, perdorimi i ketyre plehrave ndikon shume mire ne:

- Favorizojne zhvillimin e mikroorganizmave te dobishme te tokes.

- Pasuron token me mikroelemente.

- Ndikon ne rregullimin e bilançit te plehrave minerale ne toke.

- Permireson cilesite ujembajtese te tokes dhe amortizon ndryshimet e lageshtise se tokes.

- Ka ndikim termorregullues ne toke.

- Ndikon ne pasurimin e mjedisit me CO2.

Plehrat azotike ne pergjithesi perdoren gjate vegjetacionit. Kjo ka rendesi sepse perdorimi i menjehershem i tyre ndikon jo vetem ne rritjen e perqendrimeve te solucioneve tokesore te cilat ndikojne per keq ne asimilimin e tyre nga rrenjet e bimeve, por nga ana tjeter ne kohen deri sa bimet ta thithin ate, do te ndodhin humbje relativisht te medha nepermjet mineralizimit te tyre dhe shplarjeve nga ujitjet.

Por ne rastet kur nje pjese e tyre perdoren si plehrim baze dhe shoqerues, keshillohet te perdoret ne forme ureje sepse ajo ka vetine te fiksohet ne kompleksin koloidal te tokes bujqesore dhe nuk shplahet nga ujrat gjate ujitjeve. Ndersa gjate vegjetacionit eshte mire qe plehrat azotike si ato ne forme nitrati, ashtu dhe ato ne forme ureje, te perdoren gjithmone te shoqeruara me prashitje.

Nitrati i amonit {NH4NO3} permban 33 - 34 %  N2O. Bima e shfrytezon ne 2 forma si Amoniakale NH3+, po ashtu dhe formen jonike NO32+. Por forma amonjakale gjate zberthimit ne qofte se nuk eshte ne kontakt me koloidet e tokes, del jashte siperfaqes se tokes dhe humbet ne natyre. Sipas nje ekuacioni humbja e formes amoniakale mund te paraqitet :

K.TH. ] Ca+ + NH4NO3  K.TH. ] NH4+Ú + Ca(NO2)2.

Ndersa po te mbulohet ne toke me ane te prashitje, ajo fiksohet ne kompleksin thithes te tokes. Forma jonike NO32+ ne pergjithesi , fiksohet ne komplexin koloidal te tokes. Por edhe ne kete forme, gjate ujitjeve ose reshjeve te bollshme ka mundesi te shplahen me lehtesi nga toka, prandaj nuk keshillohet te perdoret si plehrime baze, por si plehrime plotesuese gjate vegjetacionit.

Ureja {CoNH2)2}, 3 - 4 dite pasi hidhet ne toke ne prani te ujit dhe te aktiviteti mikrobiologjik ka vetine te zberthehet ne forma te treteshme qe eshte (NH4)2CO3, dhe ne forme amoniakale e cila thithet me lehtesi nga kompleki thithes i tokes dhe nuk shplahet me lehtesi siç ndodh te nitrati i amonit. Kjo eshte dhe aresyeja qe ky pleh mund te perdoret si plehrim baze dhe shoqerues.

Plehrat fosforike. Tradicionalisht eshte perdorur forma e superfosfatit, por tani kane hyre edhe plehra komplekse si DAP-i, etj. Per serrat ne pergjithesi rekomandohet qe e gjithe sasisa e superfosfatit, te perdoret ne plehrimin baze para punimit te tokes ashtu si ne rastin e plehrimit organik. Ky lloj plehu shperndahet uniformisht ne siperfaqen e tokes dhe permbyset gjate punimit. Superfosfati {Ca(H2PO4)2*H3PO4}, i prodhuar ne vend permban 16 % lende aktive P2O5 e cila, kur hidhet ne toke ne prani te ujit dhe te aktivitetit mikrobiologjik behet e treteshme dhe pervetesohet lehte nga bimet.  

Plehrat potasike. Zakonisht perdoret forma e Sulfatit te kaliumit (K2SO4). Ky vjen nga importi dhe permban 50 % K2O. Ky pleh hidhet ne toke si te superfosfati, por ne specifika plehrimi nje pjese deri ne 50% te sasise mund te perdoret si plehrim plotesues gjate vegjetacionit. Pasi hidhet ne toke, zberthehet lehtesisht dhe fiksohet ne kompleksin thithes te tokes. Ne kete gjendje asimilohet shume mire nga bimet.

Diamoni i fosfatit, permban 18 % N2O dhe 46 % P2O5. Eshte pleh importi. Gjate hedhjes se tij ne toke, nen veprimin e lageshtires dhe te bakterieve kthehet ne forma te treteshme N2O dhe P2O5 te cilat fiksohen ne kompleksin thithes te tokes dhe pervetesohen lehtesisht nga bimet. Menyrat e hedhjes se tyre neper serra behen sipas specifikave te bimeve, por te rekomandueshme jane ato te plehrimit baze dhe shoqerues, te cilat hidhen sebashku me plehrat organike dhe permbysen ne toke.

Menyra e dyte dhe me e preferuara e shperndarjes se plehrave (kryesisht minerale), eshte ajo e shperndarjes me uje. Ky proçes kushtezohet me avansimin e sistemeve te ujitjes, siç eshte ajo me pika.

Kjo konsiston ne tretjen paraprake te plehrave kimike ne nje ene rezervuar dhe nepermjet nje pajisje te thjeshte (dozatron), dergohet me ane te ujit deri te pikehedhesit dhe ne kete menyre realizohet ushqimi i bimeve. Me ane te kesaj metode mund te perdoren te gjithe plehrat kimike, jo vetem si makroplehra por dhe mikroplehrat.

Per te patur suksese me te mira ne perdorimin e kesaj metode, eshte mire qe me pare te behen analizat kimike te ujit per ujitje per te percaktuar nivelet e permbajtjeve te katjoneve si te Ca++, Mg++, K+, pH, etj, me qellim qe te eleminohen precipitimet qe mund te ndodhin si, fosfatet dhe karbonatet e kalciumit dhe te magnezit te cilat ndikojne jo vetem ne uljen e asimilimit te elementeve ushqimore nga bimet, por ajo qe eshte me  e demshme eshte se keto preçipitime bllokojne vrimat e pikehedhesave te ujit.

Zakonisht plehrime te tilla behen ne fillim te ujitjes dhe me pas vazhdohet me uje te paster me qellim qe plehrat te shperndahen dhe te futen sa me thelle dhe afer sistemit rrenjor te bimeve.

Menyra e trete eshte ajo e shperndarjes se plehrave me ane te sperkatjeve. Kjo menyre shfrytezon aftesine qe kane gjethet per te thithur elementet ushqimore nepermjet tretesirave ujore, qe asimilohen nga gojzat e gjetheve. Kjo metode eshte e perdorshme me teper ne ato raste kur bimet per nje aresye ose nje tjeter, per mungese te nje elementi ushqimore kane pesuar tronditje fiziologjike. Kjo metode pershpejton asimilimin e nje ose me shume elementeve te cilat kane ndikuar ne jeten e bimeve. Me e perhapur kjo metode plehrimi, eshte ne rastet kur behet plehrim me mikroelemente si : bakri, molibdeni, etj.

Efektiviteti i kesaj metode plehrimi rritet kur sistemi gjethor ka nje shkalle te larte hidratimi. Sperkatjet ne kohe te thate, kane efektivitet te ulet.

Kujdes! Asnjehere te mos trajtohet me perqendrime te larta, por vetem ne doza te rekomanduara per kete qellim. Kjo per aresye qe te eleminohen ne maksimum djegiet e sistemit gjethor.