Perimkulture

Minimize
Foto

Sëmundjet dhe dëmtuesit e perimeve

Perimet preken dhe dëmtohen nga një numer i madh sëmundjesh dhe dëmtuesish. Dëmtuesit dhe sëmundjet qe prekin këto bimë, përbëjnë një nga problemet me shqetësuesë për kultivimin e saj. Futja në prodhim e llojeve dhe veçanërisht e hibrideve të reja me potenciale të larta prodhuese, i bëjnë ato me të ndjeshëm dhe me të prekeshme nga dëmtuesit dhe veçanërisht nga sëmundjet. Prandaj është e domosdoshme organizimi me i mirë i punës, në drejtim të mbrojtjes së tyre nëpërmjet masave profilaktike dhe kurative.

 

Edhe pse me “Mrojtjen e Bimëve” në përgjithësi nga kultivuesit nënkuptohet kryesisht menyra kimike e parandalimit dhe luftimit te semundjeve apo dëmtuesve, për të patur rezultate me të mira kërkohet kombinimi i kësaj mënyre me metodat e tjera. Nëse aplikohet vetëm rruga kimike, duhet të kemi parasysh se do të ndeshemi në këto pasoja:

i) Nëqoftëse bimët janë të ndjeshme ndaj sëmundjeve, atëhere preparatet kimike sado të mira qe të jenë, përsëri nuk do të jepnin efektin e duhur;

ii) Nëpërmjet rruges kimike do të nevojiteshin shumë trajtime të përsëritura, gjë qe do të rrisnin së tepërmi shpenzimet dhe për pasoje koston e prodhimit;

iii) Përdorimi i njëanshëm i preparateve kimike ndikon për keq jo vetëm në ndotjen e mjedisit, por më e keqja qendron në atë të ndotjes së prodhimit.

iv) Përdorimi i përsëritur i të njëjtit preparat, mund të ndikoje në rritjen e qëndrueshmërisë (rritjen e imunitetit) të një sëmundje apo dëmtuesi qoftë, etj.

 

Por fakti se metoda kimike jep rezultatin me të shpejtë, shpesh herë dalim me konkluzionin se përdorimi i preparative kimike, është “një e keqe e domosdoshme”. Sëmundja/dëmtuesi është rrjedhoje e bashkeveprimit të tre elementëve kryesore qe janë; a) Bima strehuese (hibridi apo kultivari qe kultivohet); b) Patogjeni i sëmundjes; c) Mjedisi i jashtëm.

 

Ky konsiderohet si faktori me i fuqishëm qe përcakton karakterin e bashkeveprimit Bimë : Parazit. Nën ndikimin e faktoreve të mjedisit të jashtëm, bimët mund të përfitojnë; i) Nga njëra anë ngrihet qëndrueshmëria e tyre ndaj parazitit; ii) Nga ana tjetër kjo qëndrueshmëri ulet. Pra me këtë kuptohet që, në varësi të kushteve të jashtëme, mund të ndryshoje agresiviteti i parazitit ndaj bimëve.

 

Qëndrueshmëria e bimëve ndaj sëmundjeve, mund të rritet nën veprimin e atyre faktoreve, qe sjellin ndryshime sasiore në lengun qelizor të bimëve. Zakonisht pas ndryshimeve sasiore të lengut qelizor, në bimë krijohet një mjedis i papërshtatshëm (pengues)  për zhvillimin e parazitit. Në mjediset e mbrojtura këto kushte mund të rregullohen disi nga vetë dora dhe mendja e njëriut. Nëse bimët ndodhen në kushtet e fushës së hapur, këto ndryshime janë pothuajse të pavarura nga deshira e njeriut.

 

Nga ana praktike rëndësi ka njohja e faktoreve të tillë qe janë tëresisht në doren e njeriut ku rëndësi më të madhe ka regjimi i të ushqyerit të bimëve. Rregullimi i të ushqyerit të balancuar me makro e mikroelementë dhe të përdorura keto në mënyrë racionale në përputhje me rezultatet e analizave kimike të tokës dhe të nevojave të bimëve, padyshim që pasojat do të jenë në ndryshimin e lengut qelizor të bimës dhe rritjen e qëndrueshmërisë së tyre ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Ky ndryshim ndikon: i) Në njëren anë në uljen e aftësisë së parazitit për t’u parazituar mbi ato bimë; ii) Dhe nga ana tjetër në rritjen e qëndrueshmërisë së bimëve ndaj atij atyre parazitëve.

 

Por teprimet me plehrat azotike në përgjithësi ulin rezistencën e bimëve ndaj patogjenëve të ndryshem, ndërsa kombinimi i tyre me plehrat potasike dhe fosforike ndikojnë jashtëzakonisht shumë në rritjen koncentracionit të lengut qelizore dhe rrjedhimisht të qëndrueshmërisë së bimëve ndaj parazitëve. Mirëpo edhe ky përfundim nuk është kaq i thjeshtë dhe i saktë, pasi elementët ushqimorë ndikojnë në rritjen e qëndrueshmërisë së bimëve ndaj parazitëve deri në atë mase sa ato të gjënden në tokë me shumë se elementët e tjerë. Kështu p.sh., elementi azot rrit ndjeshmerinë e bimës ndaj patogjenit vetëm atëhere kur ky element ndodhet në tokë në sasira më të larta se elementët e fosforit dhe të kaliumit. Studimet e fundit tregojnë se aplikimi i plehrimit të kombinuar N,P,K, etj, (sidomos gjethor sepse në këtë mënyrë asimilohet me shpejt nga bimët), ngren dukshëm qëndrueshmërinë e bimëve ndaj sëmundjeve.

 

Tashmë është vërtetuar se, faktoret e ndryshem të mjedisit të jashtëm, qe kontrollohen ose jo nga njeriu, veprojnë në rritjen e qëndrueshmërisë së bimëve ndaj sëmundjeve. Tëresia e këtyre faktoreve, përbën mjedisin agro-ekologjik të bimëve, ku ato; i) Ose të rriten të shëndetëshme dhe të afta për ti rezistuar sëmundjeve dhe dëmtuesve, ii) Ose të rriten të dobeta dhe të paafta për t’i “kundërshtuar” ato. Për këtë arsye është arësyeshme që kultivuesi të njohë mirë veçoritë biologjike dhe kërkesat e kultivarit, në lidhje me kërkesat për mjedisin e jashtëm. Sipas studimeve më të fundit (M. Panero), shkaktaret e dëmtimeve të bimës së specit mund të ndahen në dy grupe të medha, qe janë: i) Me natyre jo parazitare; ii) Me natyre parazitare. 

 

1.   Dëmtimet me natyre jo parazitare

 

Këto dëmtime mund të shkaktohen nga:

a – Faktoret fiziko-pedologjike të tokës në të cilen kultivohet kjo bimë. Ajo mund të jetë:

- Me përberje mekanike shumë të rënda,

- Me përberje mekanike shumë të lehta,

- Me përberje kimike shumë të kripura,

b - Faktoret kimiko-pedologjike të tokës, ku  mund të përfshihen; mungesa ose teprica e një ose e disa elementëve ushqimorë;

c - Faktoret klimaterike të periudhës në të cilen kultivohet kjo bimë. Në to mund të përfshihen;

- Prania në mënyrë të theksuar e temperaturave të ulta, zakonisht nën kërkesat optimale të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve;

- Prania e temperaturave me të larta se kërkesat optimale të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve;

- Pamjaftueshmeria e ndiçimin diellor, nën kërkesat optimale të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve;

- Prania e ndiçimit të tepërt diellor, mbi kërkesat optimale të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve, etj;

d - Faktoret hidrike gjatë periudhës kur bima e specit kultivohet. Në to përfshihen;

- Pamjaftueshmeria e sasisë së ujit gjatë periudhës së kultivimit;

- Teprica e sasisë së ujit mbi parametrat optimale të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve gjatë periudhës së kultivimit;

- Prania mbi normat e lejuara të kripërave në ujë gjatë ujitjeve.

 

2.   Dëmtimet me natyre parazitare

Këto dëmtime shkaktohen nga parazitë të ndryshem siç janë; sëmundjet me natyre kërpudhore, bakteriale, virusale dhe dëmtuesit (insektet e ndryshem dhe nematodat). Lidhur me rritjen e qëndrueshmërisë së bimëve ndaj sëmundjeve (sidomos nga viruset dhe perenosporat), në Sh.B.A dhe në France, janë bërë një sëre kerkimesh me qëllim qe të përfitohen forma bimore me të qendrueshme. Për këtë qëllim janë bërë kryqezime ndërmjet Capsicum annuum dhe Capsicum fructescens dhe rezultatet kanë dhenë forma bimore pak a shumë tolerante ndaj këtyre sëmundjeve. Por sipas të dhenave, rezerva akoma të medha në drejtim të mbrojtjes së bimëve nga një sëre sëmundjesh dhe dëmtuesish, ngelet ajo e përmirësimit të teknikave të kultivimit të kësaj bimë, në përputhje me kushtet e mjedisit ku ato rriten dhe zhvillohen.

 

Sëmundjet dhe insektet e ndryshëm, mund ta dëmtojnë bimën e specit në këto drejtime:

i) Në farëra; ii) Në rrënje; iii) Në tokë nga dëmtuesit e tokës, para dhe mbas mbjelljes; iv) Gjatë kultivimit në fazat e ndryshme të rritjes e të zhvillimit, etj. Në përputhje me prioritetet e mesipërme, lufta kunder sëmundjeve dhe dëmtuesve mund të realizohet në këto drejtime:

- Në farëra e në rrënje; Ketu rëndësi merr aplikimi i trajtimit kimik të farërave (dezinfektimi) dhe të rrënjeve (trajtimi) në periudhën e trapiantimit të fidanit ose në momentin e mbjelljes së tij në vëndin e përhershëm.

- Në tokë para mbjelljes dhe pas mbjelljes; Ketu rëndësi merr aplikimi i dezinfektimit kimik, termik i tokës, etj. Disa nga këto janë: i) Dezinfektimi i dherishtes për rastin e prodhimit të fidanave në shtretër; ii) Dezinfektimi i dherishtes dhe i plehut organik të dekompozuar në monëntin e trapiantimit të fidanit; iii) Dezinfektimi i tokës para dhe pas mbjelljes, si në fushë të hapur por sidomos kjo me e domosdoshme bëhet kur speci kultivohet në kushtet e mjediseve të mbrojtura.

- Direkt në pjesën ajrore të bimës; domethenë aplikimi i trajtimeve kimike kunder sëmundjeve, insekstëve/nematodave dhe barerave të keqia, gjatë periudhës së kultivimit në vëndin e përhershëm.

 

3.  Klasifikimi i sëmundjeve më kryesore që e prekin perimet

 

Sëmundjet qe e prekin me tepër këtë bimë janë: i) Me origjinë kërpudhore; ii) Me origjinë bakteriale dhe; iii) Me origjinë virusale.

 

3.1.  Sëmundjet me origjinë kërpudhore

 

Sëmundjet me origjinë kërpudhore janë:

- Fuzarium vasinfectum, qe njihet me emerin Trakeomikoza ose Fuzarioza;

- Fuzarium solani (Mart) var. martii, një lloj tjetër Trakeomikoze ose Fuzarioze;

- Fuzarium moniliformë (Hans), një lloj tjetër Trakeomikoze ose Fuzarioze;

- Phytophthora capsici Leon., qe njihet me emerin kalbezimi i rrënjes dhe i qafes së kercellit të specit;

- Phomopsis capsici Sacc., qe njihet me emerin kalbezimi i frutave të specit;

- Fuzarium roseum Sn., një lloj tjetër Trakeomikoze ose Fuzarioze;

- Colletotritum glosporioides Pens., një lloj tjetër trakeomikoze;

- Verticillium albo-atrum Reike e Bert., një lloj tjetër trakeomikoze;

- Ascochyta hortorum Speg e Smith., qe njihet ndryshe përdredhesja;

- Alternaria solani Jonës e Grout., qe njhet me emerin alternarioza;

- Alternaria tenuis Nëes., një lloj tjetër alternarioze, etj.

 

3.2     Sëmundjet me origjinë bakteriale

 

Sëmundjet me origjinë bakteriale janë:

- Xanthomonas vesicatoria Doeson., qe njihet me emerin Vyshkja Bakteriale;

- Pectobacterium carotovorum Ëaldel., qe njihet me emerin Njollosja e Zeze Bakteriale.

- Pseudomonas syringae Van Hall. Var. capsici, qe njihet me emerin Lija Bakteriale ose Kalbezimi i Qullet i Specit;

- Pseudomonas salanacearum E.F. Smith., qe njihet me emerin Nekroza Bakteriale e Specit, etj.

 

3.3.       Sëmundjet me origjinë virusale

 

Sëmundjet me origjinë virusale janë:

- Virusi i Mozaikut të Jonxhes (AMV);

- Virusi i Mozaikut të Duhanit (VMT)

- Virusi i Mozaikut të Jonxhës (TEV), etj.

 

4. Trajtimet fitosanitare

 

Trajtimet fitosanitare mund të klasifikohen në këto menyra:

i) Në dezinfektimin e farërave dhe/ose në trajtimin e sistemit rrënjor të fidanave;

ii) Në dezinfektimin e tokës dhe/ose mjedisit ku kultivohet;

iii) Trajtime direkte të pjesës ajrore të bimëve, si në periudhën e fidanit ashtu edhe në atë të kultivimit në vëndin e përhershëm.

 

4.1. Dezinfektimi i farës, fidanave dhe i rrënjeve. Veçanërisht dezinfektimi i farës mund të jetë efektiv nëqoftëse ajo realizohet në dy menyra; i) i thatë dhe ii) i lagur (solucion i parapërgatitur). Kjo e fundit duhet të kryhet pak kohe para se farërat të mbillen. Në përgjithësi farërat e prodhuara nga shoqeritë e prodhimit të farërave, i përgatisin/ambalazhojnë të dezinfektuara në kushtet e një kontrolli sanitar, sidomos nga bakteriozat dhe virozat, por megjithatë masat dhe kontrolli në këtë drejtim duhet të kihet parasysh.

 

Dezinfektimi i thatë konsiston në veshjen e farës me një shtresë shumë të hollë pluhuri/materiali nga preparati i rekomanduar. Kjo arrihet me një përzierje të kujdesëshme me qëllim qe preparati “të veshi” sa më mirë të jetë e mundur të gjithë sipërfaqen e farës. 

 

Sipas rekomandimeve të literatures së fundit (M. Panero), preparatet me të keshillueshme janë me baze kimike Carbendazina. Preparati në treg njihet me emerin Bavistin DF, i cili është një antikriptogamik shumë i mirë. Ky preparat mund të përdoret si për dezinfektimin e farërave në masën 2 gr/kg farë, ashtu edhe për trajtime kimike në formën e solucionit në sasinë 50 gr/100 litra ujë. Pamja fizike është në formë granualash të imeta dhe qe tretet mjaft mirë në ujë. Ky preparat është një fungicid sistematik (d.m.th. qe qarkullon bashke me limfën e bimës) me spektër të gjërë veprimi, si parambrojtës ashtu edhe kurativ. Me anë të ketij preparati mund të luftohen një numer i konsiderueshëm i sëmundjeve, veçanërisht ato qe bëjnë pjesë në klasën e Askomiceteve, Bazidiomiceteve dhe ato të Fungi imperfekti (të papersosurat). Te sëmundjet qe përfshihen në klasën e Fycomiceteve ky preparat nuk jep efektin e duhur.

 

Nuk duhet harruar se Bavistini mund të përdoret edhe në trajtimet kimike gjatë periudhës së vegjetacionit. Rezultate të mira ky preparat jep atëhere kur përdoret në luftimin e sëmundjeve si; Njollosjes Kafe të Gjetheve (Cladosporium fulvum), Kalbezimit Gri (Botritis spp.), Kalbezimit të Bardhe (Sclerotiania spp.), etj.

Dezinfektimi i njome (i lagur), konsiston në trajtimin nëpërmjet zhytjes së rrënjeve të bimëve në solucione të parapërgatitura në momentin e trapiantimit apo në momentin e mbjelljes së tyre në vëndin e përhershëm. Kjo lagje konsiston në përzierjen e preparatit në porcione të rekomandueshme me ujin në varësi të llojit të preparatit, i cili përzihet sa me mirë para përdorimit me qëllim qe dezinfektimi të bëhet sa me i efektshëm. Kjo metode mund të përdoret edhe për dezinfektimin e farërave, rezultatet e së cilës janë shumë të mira. E meta kryesore e kesaj menyre është se nevojitet kohe e shpenzime të tjera shtesë për ritharjen e tyre, sepse ashtu siç janë të lagura krijohen vështirësi në shpërndarjen uniforme gjatë procesit të mbjelljes.

 

4.2. Dezinfektimi i tokës

 

Me anë të dezinfektimit të tokës, mund të eliminohen në shkallen me të lartë një numer i konsiderueshëm i parazitëve të gjalla. Në to përfshihen barerat dhe farërat e barerave të keqia, insektet (përfshire edhe nematodat), një pjesë e konsiderueshme të llojeve të bakterieve, kërpudhat si dhe organet e tyre të riprodhimit, etj. Dezinfektimi mund të bëhet si për tokat qe janë në kushtet e fushës së hapur, por me tepër e rëndësishme dhe e domosdoshme, është për tokat nën mjediset e mbrojtura.

 

Si rezultat i shfrytëzimit intensiv të këtyre mjediseve, si dhe për aresye se bimët qe kultivohen dhe veçanërisht bima e specit e cila konsiderohet si një nga bimët tepër ekzigjente ndaj faktoreve ushqimorë, bën që toka shpesh herë të infektohet nga një sëmundje apo grup sëmundjesh dhe dëmtuesish, qe shpesh herë janë shkaktare të dëmtimeve serioze.

 

Kërpudhat qe mund të shkatërrohen gjatë dezinfektimit të tokës, janë:

i) Ato qe dëmtojnë pjesën e sistemit rrënjor dhe të qafes së rrënjes;

ii) Ato qe dëmtojnë si pjesën nëntoksore ashtu edhe pjesën mbitoksore të bimëve;

iii) Ato qe dëmtojnë vetëm pjesën mbitoksore të bimëve;

 

1 - Grupi i kërpudhave kryesore qe shkaktojnë sëmundjet e pjesës nëntoksore janë:

- Pythium debarianum Hense, Kalbezimi i qafes së rrënjeve;

- Verticillium albo-atrum Reike e Bert., një lloj trakeomikoze;

- Fuzarium vasinfectum Atk., qe njihet me emerin Trakeomikoza ose Fuzarioza;

- Fuzarium solani (Mart) var. martii, një lloj tjetër Trakeomikoze ose Fuzarioze;

- Thielaviopsis basicola Ferr., një lloj sëmundje qe shkakton kalbezimin e qzafes gjatë vegjetacionit;

- Rhizoctonia solani Kuhn., kalbezimi i qafes dhe i kercellit;

- Sclerontinia sclerotiorum Lib., kalbezimi i pjesës ajrore;

 

2 - Grupi i kërpudhave kryesore qe shkaktojnë sëmundjet si ne pjesën nëntoksore ashtu edhe ne ate mbitoksore të bimëve, janë;

- Sclerontinum rolfssi Sacc., skleroza e specit;

- Phytophthora capsici Leon., qe njihet me emerin kabezimi i rrënjes dhe i qafes së kercellit të specit;

- Ascochyta hortorum Speg e Smith., gjethe përdredhesja;

- Pythium ultimum Troe., kalbezimi i kercellit;

- Botritis cinërea Përs., botritësi i specit;

- Altërnaria solani Jones e Grout., qe njhet me emerin alternarioza;

- Altërnaria tënuis Nëes., një lloj tjetër alternarioze;

 

3 - Grupi i kërpudhave kryesore qe shkaktojnë sëmundjet në pjesën mbitoksore të bimëve, janë;

- Phytophthora infestans Mont. De Bary., vrugu;

- Phomopsis capsici Sacc., kalbezimi i frutave;

- Colletotrichum gleosporioides Pens., një lloj antraknoze;

- Fusarium moniliformë Sn e Hans., fuzariozat;

- Fusarium roseum Sn e Hans., një lloj tjetër fuzarioze;

- Përenospora tabacina., vrugu i duhanit;

 

4 - Sëmundjet qe shkaktohen me origjinë bakteriale janë:

   - Xanthomonas vesicatoria Doeson., qe njihet me emerin Vyshkja Bakteriale;

   - Pseudomonas Salanacearum E.F. Smith., qe njihet me emerin njollosja bakteriale e specit;

   - Pseudomonas syringae Van Hall. Var. capsici, qe njihet me emerin kalbezimi i qullet i specit;

- Pectobacterium carotovorum Waldel., i cili sipas M. Panero ky bakter është me i kontrollueshëm nga dezinfektimi.

 

5 - Sëmundjet me origjinë virusale qe prekin bimën e specit janë:

   - Virusi i Mozaikut të Jonxhes (AMV);

   - Virusi i Mozaikut të Duhanit (VMT)

         - Virusi i Mozaikut të Duhanit (TEV); Sëmundjet me origjinë virusale, nuk mund të gjejnë shërime as në rrugen e dezinfektimit dhe as në rrugen kimike.

 

Me realizimin e dezinfektimit të tokës veç eleminimit të games së gjere te sëmundjeve qe përmendëm me sipër, eleminohen edhe dëmtuesit e tokës si; dosëza, krimbi i murrme, krimbi tel, etj dhe nematodat. Të tjerë parasitë qe mund të eleminohen gjatë dezinfektimit të tokës janë Xhuxhaku i Majit (Melonontha melonontha L.), Krimbi Tel (Agriotis lineatus L.), Krimbi i Murrme (Agriotis segetum Skiff.), Tipula (Tibula olearacea L.), Bibio (Bibio ortolanis L.), Krimbi i Boçes së Pambukut (Cloridea apsoleta F.), Flutura gama (Phytometria gamma L.), larvat e të cilave shkaktojnë dëme ashtu si dhe Dosëza (Gryllotalba gryllotalba).

 

Për të krijuar kushte sa me të mira për kultivimin e kësaj bimë në mjedise të mbrojtura (sidomos në serra), fermeret duhet të përdorin metoda, mjete dhe praktika të ndryshme për të realizuar luftën ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Një rëndësi të veçantë në aspektin e luftës së integruar kunder një sëre sëmundjesh dhe dëmtuesish, barerave te keqia, etj, merr dhe dezinfektimi i tokave, i dherishtes, i plehut organik, i materialeve ndihmëse dhe sidomos i tokës (kryesisht në mjediset e mbrojtura).

 

4.2.1. Menyrat e dezinfektimit të tokës

 

Dezinfektimi i tokës realizohet në disa menyra dhe ato me të përhapura janë: i) termike, ii) kimike, iii) i kombinuar (termike dhe kimike) dhe iv) Vegjetative (me anë të mbjelljeve interkalare ose e thenë ndryshe nëpërmjet qarkullimit bujqesor).

 

Dezinfektimi termik i tokës. Në mënyrën termike përfshihen: i) dezinfektimi me avull, ii) dezinfektimi me ajer të nxehtë, iii) dizenfektimi natyral, qe njihet me emerin “diellëzimi i tokave”.

Dezinfektimi me avull të nxehtë. Përvoja ka vërtetuar se kjo metode është vërtetë me e kushtueshme, por është me rezultative dhe me e sigurtë, në krahasim me format e tjera të dezinfektimit. Kjo metode konsiston në komprimimin për një kohe të caktuar të avullit të nxehtë në shtresën e punueshme të tokës. Kjo formë dezinfektimi realizon një dezinfektim me një nivel të kenaqshëm kundrejt parazitëve të ndryshem. Periudha me e për shtatshme e realizimit të ketij dezinfektimi, janë muajt me të nxehtë të vitit si ato të Qershorit, Korrikut dhe Gushtit.

 

Kushtet kryesore qe duhen plotësuar para fillimit të dezinfektimit janë: i) Shpërndarja e plehrave organike para punimit të tokës. Duke qenë se plehu organik është burimi me i mundeshëm i infeksioneve, ai duhet ti nënshtrohet dezinfektimit. ii) Punimi i thelle i tokës me qëllim lehtësimin e futjes sa me thelle të avullit në shtresën e punueshme të tokës.

 

P.sh., një kaldaje me kapacitet prej 5 miljon C.cal. (për serrat të cilat i kanë këto kaldaja), për 8 ore ajo kaldaje  ka mundesi të furnizoje me avull me një temperature mbi 100 oC, 6 kampata ose 480 m2. Për të patur një efektivitet të mirë në këtë proces dezinfektimi, në çdo kampatë toka mbulohet me një fletë plastike speciale, e cila është rezistente ndaj temperaturave të larta mbi 100 oC. Sipas përmasave qe kjo fletë plastike ka, mund te mbuloje një sipërfaqe rreth 80 m2. Me qëllim qe avulli të depërtoi sa me thelle brënda shtresës së tokës, këshillohet qe anash fleta plastike të mbulohet me dhe me qellim pengimin e humbjeve te avullit.

 

Koha e komprimimit të avullit nën plastmasin e dezinfektimit është në varësi të shkalles së infeksionit. Kur infeksioni është i rëndë, këshillohet qe trajtimi me avull të zgjasi deri në rreth 10 ore. Kur infeksioni është i mesëm, trajtimi duhet të zgjasi 8 ore dhe kur infeksioni është i lehtë, trajtimi mund të zgjasi në 4-6 ore.

Në këtë periudhë kohore, avulli mund të futet deri në 50 - 60 cm thellesi. Në këtë mënyrë dezinfektimi termik deri në 15 cm thellesi, duhet të jetë bërë me 90oC, ndërsa në thellesinë deri në 50 ose 60 cm, temperatura e dezinfektimit ulet në 50 – 60 oC. Sipas praktikes, llogaritet qe një fletë plastmasi mund të përdoret në procesin e dezinfektimit me avull në rreth 500 ore punë.

 

Dezinfektimi me ajer të nxehtë. Ky lloj dezinfektimi konsiston në ngrohjen e ajrit në temperatura mbi 110 oC dhe komprimin e tij deri në thellesinë 50 - 60 cm të tokës. Me këto parametra realizohet mësëmiri dezinfektimin termik i tokës. Këtë proces dezinfektimi e kryejnë disa makineri speciale qe quhen Sterilizatore.

Dezinfektimi natyral me anë të “diellëzimit të tokave”. Kjo metode bazohet në ngrohjen e tokës së serrave gjatë muajve të nxehtë të Veres (Qershorit, Korrikut apo dhe të Gushtit). Kjo bazohet në mbulimin i gjithë sipërfaqes së tokës me polietilen, në mënyrë sa më hermetike të jetë e mundur. Kjo metode ka gjetur përdorime pothuajse në shumë vënde të botës, jo vetëm ku ndertohen dhe shfrytëzohen serrat dhe mjediset e tjera të mbrojtura, por kjo metode po përdoret me sukses edhe në kushtet e fushes se hapur.  Kjo metode ka dhenë rezultate të mira në luftimin e barerave të keqia dhe nematodave, veçanërisht e nematodes gungore të rrënjeve.

 

Kështu, sipas disa provave të bera nga Instituti i Mbrojtjes së Bimëve në Durres me 1997, është parë se infeksioni nga nematoda është ulur deri në 40-60 %. Menyra me e mirë e aplikimit të kësaj teknologjie, realizohet kur menjëherë pas heqjes së mbeturinave bimore, toka punohet dhe frezohet. Sipërfaqa e tokës mbulohet me polietilen i cili duhet të këtë një spesor rreth 0.08 mm (80 mm). Ky lloj polietileni lejon depërtimin me të mirë të rrezeve të diellit.  Anash çdo fletë plastike vendosen plisa dheu, me qëllim qe nxehtësia e marre nga dielli, të izolohet sa me mirë dhe të qendroje sa me gjatë brënda mbulesës.

 

Rezultate të mira kjo metode ka dhenë, kur ky proces është e shoqëruar duke hedhur para frezimit rreth 15 kg/ha nematocid si Nemacur – G.10, i cili ndikon mjaft në luftimin e nematodave. Edhe në këtë rast plehu organik duhet të hidhet para punimit në tokë dhe të përmbyset duke e përzier atë me tokën. Kjo ndikon në shkatërrimin e farërave të barerave të keqia, ku shpesh herë vetë plehu organik bëhet një burim i tillë infeksioni. Koha e qendrimit në këtë mënyrë është nga 4 deri në 7 jave në varësi të infeksionit. Temperatura nën polietilen mund të rritet edhe mbi 500C.  Kjo temperature sipas të dhenave të IMB – Durres, ben qe në thellesinë 10 cm, të shkatërrohen pothuajse të gjithë larvat e nematodave dhe në thellesinë 20 cm të shkatërrohen rreth 85 % e tyre.  

 

Kjo formë dezinfektimi është fitimprurëse sepse luftimi i nematodave me metoda të tjera në serra është i vështirë dhe më i kushtueshëm, ndërkohe që me anë të diellëzimit është më pak i kushtueshëm dhe me rezultatet të deshiruara. Veç efektit mbytës të nematodave qe vjen nga rritja e temperatures, në këto temperatura nën polietilen formohet në nivele me të larta gazrash si ato të CO2 e C2H2, si dhe lloje e koloni të ndryshme bakteriesh rezistente ndaj temperaturave të larta dhe qe janë antagoniste (mbytëse) me larvat e nematodave.

Dezinfektimi kimik i tokës. Megjithëse në krahasim me metodat e mësipërme, kjo metode ka dhenë rezultate të mira. Zakonisht pas vjeljes së frutave të fundit, toka pastrohet nga çdo mbeturinë bimore, plehrohet me plehra organike sipas llogaritjeve të bera me parë dhe me pas toka punohet, frezohet dhe ujitet. Para së toka të punohet, duhet hedhur edhe sasia e nevojshme e preparatit kimik, me qëllim qe efektiviteti i tij të jetë sa më maksimal.

 

Sasia e dozave të lëndëve kimike qe duhet të përdoren, varen jo vetëm nga shkalla e infeksionit, por dhe nga lloji i preparatit. Një norme e rekomanduar për tipet e nematocideve qe ndodhen deri tani në treg mund të jepen, por dihet qe këto të dhena janë orientues sepse, industria e përgatitjes së preparateve, përpunon dhe prodhon çdo dite lloje të ndryshme dhe me të avancuara. Kështu per perdoruesin rekomandohet qe para se t’i përdori këto preparate, duhet t’i lexoi me kujdes recepturat e përdorimit me qëllim qe efektiviteti i përdorimit të jetë sa i lartë.

 

Kështu p.sh., nematocidi Metil-Bromit, mund të hidhet 50 – 100 gr/m2, ndërsa Oxamili mund të hidhet në 45 – 60 kg / ha. Furadani mund të përdoret në një llogari rreth 1-2 gr/bimë, etj. Siç vërehet dozat e rekomanduara vërtiten nga doza me e vogel në atë maksimalen, ose shpesh gati dyfishi i tyre. Kjo diference është në varësi të shkalles së infeksionit. Pas shpërndarjes së nematocideve, duhet te kryhet medoemos ujitja me qëllim qe veprimi i preparatit të jetë sa me i lartë. Disa nga preparatet me të suksesëshëm në drejtim të dezinfektimit kimit të mjediseve të mbrojtura, mund të jenë: i) Basamidi Granular, ii) Etoprosip 10 G; iii) Rugby 10 GR; iv) Vydate 10 G; v) Vydate SL; etj.

Dizenfektimi i tokës me metoden vegjetative. Bazë e kësaj metode është ajo qe quhet qarkullimi bujqesor. Mbjellja në sezonet dimerore e disa lloje bimëve perimore që kanë një masë gjethore të bujshme si, sallata, spinaqi, lulelakra, etj, ndikojnë në uljen e infeksionëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Këto mbjellje, jo vetëm qe e realizojnë qarkullimin bujqesor sidomos ne kushtet e mjediseve te mbrojtura, ato ndikojnë në përmirësimin e cilësive agronomike të tokës. Njëkohesisht me shkuljen e këtyre prodhimeve, sëbashku me rrënjet dhe masën vegjetative të bimëve, largohen edhe një pjesë e mirë e infeksioneve, sidomos ato të nematodës gungore të cilet janë futur në indet e këtyre bimëve.

 

4.6. Sëmundjet e perimeve

 

Në grupin e sëmundjeve përfshihen:

         i) Sëmundjet kërpudhore;

         ii) Sëmundjet me origjinë bakteriale;

         iii) Sëmundjet me origjinë virusale;

         iv) Sëmundjet me origjinë fiziologjike.

 

4.6.1. Sëmundjet kërpudhore dhe luftimi i tyre

 

4.6.1.1. Antraknoza e perimeve (Colletotrichum piperatum Ell et Ev)

 

Simptomat. Kjo sëmundje mund ta preke specin në të gjithë fazat e zhvillimit duke e dëmtuar kercellin, gjethet dhe frutat. Në fruta ato shfaqen në formën e njollave gjysëm rrethore dhe me diametër 1-2 cm (fig nr. 44). Në fillim ngjyra e saj është e verdhe, ndërsa me vonë ato bëhen në kafe të erret. Brënda njollave formohen acervulat me ngjyre të kuqe. Në to ndodhen konide në formë cilindrike me madhësi 17 x 5 mikron qe përfundojnë në të dy anët në formë të rrumbullaket.  Indet e prekura zbuten dhe frutat shpesh kalbezehen, proçes ky qe vazhdon edhe pas vjeljes së frutave. Në klime me lagështi relativisht të lartë njollat mund të bëhen me ngjyre trëndafili, ashtu sikur të jenë të trajtuara me xhelatinë.

 

Tabele 1. Shënjat e prekjes nga Antraknoza në frutin e specit


Kjo lloj kërpudhe shfaqet edhe me formën askale e cila quhet Glomorella piperata Ston e Schr. Menyra me kryesore e përhapjes së kësaj sëmundjeje është ajo me anë të farërave të infektuara me konidet. Në kercejtë e prekur formohen lezione sipërfaqesore me ngjyre kafe, me forma pak a shumë të zgjatura, ndërsa mbi gjethe formohen njolla të vogla kafe. Kjo kërpudhe sidomos në kushte me lagështirë ajrore, mund të sillet si saprofitë. Ajo jeton në mbeturina bimore.

 

Patogjeni. Kërpudha Dimëron në formën e konideve në tokë në gjëndje latente për me shumë se një vit. Në kushtet klimaterike të përshtatëshme me temperatura optimale 20-250C, nga organet dimeruese (acervulat) formohen konidet qe përhapen lehtë nëpërmjet eres, shiut, ujit gjatë ujitjeve, etj. Konidet pasi bien në kontakt me indin bimor, mbijnë duke formuar disa apresore (çengelë), të cilat shërbejnë për t’i depërtuar në indet bimore. Pas mbarimit të periudhës së inkubacionit, mbi organet e prekura diferencohen açervulet (fig nr. 45), prej të cilave formohen konidet dhe këto të fundit janë përgjegjësë për infeksionin.

              

Tabele 2. Lezionët në kercell e fruta, acervulat dhe konidet e Colletotrichum piperatum

Kushtet qe ndihmojnë sëmundjen. Për zhvillimin normal të kësaj kërpudhe, kerkohet një temperature optimale ajrore 22-240C. Ajo parapelqen toka të lehta. Ndërsa tokat e rënda, duke qenë se e mbajnë me tepër ujin, nuk favorizojnë ruajtjen e mikrosklerotëve, të cilat janë përgjëgjësë për çlirimin e konideve.

 

Masat parandaluese dhe të luftimit. Lufta kunder kësaj sëmundjeje mbështetet kryesisht në përdorimin e formave bimore të qendrueshme ndaj kësaj kërpudhe. Ndërsa si masë tjetër parambrojtëse është ajo e dezinfektimit të farërave me një nga preparatet qe janë trajtuar në temën e përgatitjes së farës për mbjellje.

 

Për trajtime me fungicide gjatë periudhës së vegjetacionit rekomandohen preparatet me bazë clortalonil, thiram, anilazina, diclofluanide dhe ato të sulfatit të bakrit. Lengu bordolez me përqëndrim 0.6-0.8 %, mund të përsëritet sipas nevojës në çdo 13-15 ditë. Është e rekomandueshme qe lengu bordulez të alternohet me një nga preparatet e tjera si; Daconil 0.2-0.25%, Jupital 0.25-0.3%, Andracol 0.1-0.2%, Captan 0.18-0.2%, Baytan 0.15-0.2%, Caltan 0.15-0.2%, etj. Të tilla trajtime kryhen gjatë periudhës së vegjetacionit duke filluar menjehere pas shfaqes se shënjave të para. Trajtimet me këto preparate duhet të përsëriten në 8-15 ditë në varësi të infeksionit dhe të kushteve klimatike.

 

4.6.1.2. Verticiliozat (Tracheoverticilioza)

 

Simptomat të bima e specit kjo sëmundje shfaqet në dy forma kryesore qe janë:  a) Verticillium dahliae Kleb. b) Verticillium albo-atrum Reinke et Berth.

 

1) Verticillium dahliae Kleb. është një sëmundje shumë polifage e cila prek rreth 160 lloje bimësh, si ato barishtore ashtu edhe disa bimë drunore. Nga bimët me të prekura prej kësaj kërpudhe përveç specit janë; domatja, patllixhani, pambuku, duhani, lule dielli, pjepri/shalqini, patatja, kajsia, kumbulla, bajamja, qershia, e shumë të tjera. Duke qenë se kjo sëmundje zhvillohet si tipike nëpër traketë e enëve përçuese, ka marre dhe emërin Trakeomikozë. Kjo sëmundje shfaqet me tepër në fazën kur bimët janë në frutifikimin masiv ose gjatë pjekjes teknike apo batanike të frutave.

Tabele 3.  Shënjat e prekjes së kercellit nga tracheoverticilioza si dhe organet e riprodhimit/konidet.

2) Verticillium albo-atrum Reinke Berth. Shënjat e para kjo sëmundje, i shfaq me vyshkjen e gjetheve qe ndodhen në katet e para. Ajo fillon me vyshkjen e majave të gjetheve të cilat varen poshtë, por pa e ndryshuar ngjyren e gjelbërt. Shënja karakteristike e kësaj kërpudhe është se vyshkja në fazat e para të zhvillimit të saj, mund të shkaktoi vyshkje anësore (unilaterale). Kjo dukuri shkaktohet sepse fillimisht kjo kërpudhe bllokon enët vaskulare të një ane ose sektori të kercellit. Për pasoje shkaktohet edhe vyshkja e njëres anë të bimës. Me të dukshme këto shënja janë në oret e nxehta të ditës. Me kalimin e ditëve këto gjethe e humbin ngjyren jeshile duke kaluar në të verdhe, me tej në të kafejtë dhe me pas në trajtën e njollave. Me vonë këto gjethe përdridhen dhe thahen duke qëndruar të varura në bimë, e cila është si një shënjë karakteristike e kësaj sëmundjeje. Gradualisht vyshkja e gjetheve kalon në katet me të larta të bimës.

 

Meqenëse kjo kërpudhe zhvillohet në trajtën e një trakeomikoze kronike por me zhvillim të ngadaltë, derisa bima të mund të dëmtohen plotësisht, mund të krijohet mundesia e marrjes të një sasie të prodhimit. Simptoma tipike të kësaj trakeomikoze, zbulohet nëqoftëse kercellit kryesor do t’i bejme një prerje tërthore dhe afër bazës së tij. Aty do të vërehen çngjyrosje të lehta dhe të shpërndara. Në fazat me të avansuara, do të vërehen njolla kafe të errëta qe shtrihen në të gjithë sistemin vaskular dhe në formë unazore (fig nr. 46). Kjo çngjyrosje zakonisht nuk vërehet në pjesën e sipërme të kercellit të bimës, megjithatë në kushtet me lagështirë të tepruar, simptomat vaskulare mund të gjënden edhe në këtë pjesë. Në faza me të avansuara të sëmundjes, frutat nuk zhvillohen normalisht, ato mbeten të vegjël. 

 

Kërpudha shumëzohet me anë të konideve të cilat formohen në konidesporet. Ato shpesh gjënden në formë tufe, por edhe të shpërndara në micelin e kësaj kërpudhe. Dimërimi i ketij patogjeni realizohet nëpërmjet qendrimit te konideve në mbeturinat bimore saprofite dhe të infektuara. Këto mikroorganizma mund të gjënden edhe në tokë dhe në thellesinë deri ne 30 cm. Madje ato mund të mbeten vitale për shumë vitë me radhe dhe kjo favorizohet nga struktura rezistente e mikrosklerotëve. Transmetimi i kërpudhes bëhet i mundur nëpërmjet plehut organik, veglave të punës, si dhe nga plaget qe mund ti shkaktohen bimëve. Konidet shpërndahen me lehtësi. p.sh., në serra, konidet mund të shpërndahen edhe nëpërmjet korentëve të ajrit, ujit, kalimit të punëtoreve në mes të rreshtave, etj.

 

Prekja nga kjo sëmundje mund të ndodhi qysh në farishte, sidomos në ato raste kur dherishtja është e infektuar dhe nuk janë marre masat e dezinfektimit. Si simptome kjo sëmundje shfaqet në fazën e frutifikimit. Kërpudha depërton në bimë kryesisht nëpërmjet rrënjeve, duke shfrytëzuar lezionet e provokuara nga insektet apo agjentë të tjerë. Miceli i cili sapo ka mbirë nga konidet, tëndon të arrije enët e drurit (ksilemen), duke filluar kështu pushtimin dhe bllokimin e enëve përcuese. Miceli i zhvilluar jo vetëm qe bllokon enët përçuesë, por studimet e fundit kanë vërtetuar së kjo kërpudhe, ka dhe veprim toksik si rezultat i efekteve hormonale dhe metabolike, duke krijuar shqetësime të tjera të bimëve edhe në planin fiziologjik. Kjo kërpudhe mund të zhvillohet në temperaturat 3,5 – 30 0C. Në temperaturat 23-250C, kjo kërpudhe është në gjëndje të prodhoj struktura mikrosklerotike qe ruhen për një kohe të gjatë dhe në kushte të disfavorshme të mjedisit. Temperaturat relativisht të fresketa (20-230C), dita e shkurtër dhe ndriçimi i ulet, bëjnë qe bimët të ulin rezistencën dhe të jenë me të ndjeshme ndaj sëmundjes.

 

Masat parandaluese dhe të luftimit. Karakterizohen në luftën e integruar me anë të rruges kimike dhe atë agroteknike. Disa nga këto janë:

1) Kërkohet një aplikim i rreptë i qarkullimeve bujqesor dhe kjo kryesisht me bimë të familjes së graminoreve (drithrave), lekuminozeve një dhe shumëvjeçare, etj, duke eleminuar me çdo kusht qarkullimin me bimë të familjes Solanaceae dhe Curcubitaceae. Rotacioni nuk duhet të jetë me pak se 5 – 6 vjeçar.

2) Një masë tjetër është përdorimi i llojeve të qëndrueshme ndaj kësaj sëmundjeje.

3) Është tepër e rëndësishme dezinfektimi i dherishtes dhe i materialit tjetër qe shërben për prodhimin e fidanave.

4) Gjithashtu është tepër e domosdoshme dezinfektimi i materialit inventar si; shtretërit, kasat, rrogozat, etj, me Vapam 2% dhe/ose me tretësire Gure Kali 3-5%. Preparatet e dezinfektimit të tokës mund të jenë si Metil Bromiti 60-100 g/m2, i cili mund të përdoret edhe për dezinfektimin e tokës. Një mjet tepër efikas në këtë drejtim paraqesin Diazomet me 50-80 g/m2, etj.

5) Është mjaf e rëndësishme qe sipërfaqja e tokës gjatë përgatitjes së saj për mbjellje, të jetë e niveluar mirë siç njhen format “kurriz peshku“ dhe “e lakuar”. E rëndësishme është qe në anjë rast të mos lihen gropa apo sope, të cilat gjatë ujitjeve janë shkaktare të burimeve të sëmundjeve. Duhet të aplikohet një sistem kullimi i përsosur. Duhet konsideruar gjithashtu së çdo vatër ujëmbajtëse, përbën në vetvete një burim i rrezikshëm infeksioni.

6) Tokat qe ndodhen nën mjediset e mbrojtura të jenë me çdo kusht të drenazhuara (të përhershëm apo dhe të përkohshëm qofshin).

7) Gjatë periudhës së përgatitjes së fidanit, duhet qe atyre t’ju bëhen trajtime të herëpashershme me Leng Bordolez 0.75 %, Enovit 0.15 %, Zinep 0.3%, TMTD 0.3%, Ridomil 0.06%, etj.

8) Është tepër e rëndësishme qe dendësia e bimëve për njësi të sipërfaqes të jetë në mënyrë të atillë qe hapesirat në mes rreshtave në periudhën e rritjes intensive, të siguroje një hapesire të mjaftueshme për qarkullimin e ajrit dhe futjen e rrezeve të diellit.

9) Ujitja me ideale është ajo me pika dhe në asnjë rast në formë shiu. Ujitja me pika jo vetëm qe siguron një uniformitet të shpërndarjes së ujit, por ajo qe është me e rëndësishme sasia e ujit për njësi të sipërfaqes është me e komandueshme. Në pamundesi të aplikimit të ujitjes me pika, ujitja në fushë të hapur mund të kryhet vetëm me brazda të shkurtëra dhe është e domosdoshme qe ujitja të filloje në parcelat qe janë me të paprekura dhe gradualisht të kaloje në ato të prekura me rëndë. Në rastin e ujitjeve me brazda është e rekomandueshme qe në krye të çdo kryebrazde të hidhen 5-10 kg/ha Gur Kali, i cili vendoset në një thes dhe tretët ngadale sëbashku me ujin qe vjen nga kryebrazda.

10) Në rastet e konstatimit të bimëve të sëmura, ato duhet të shkulen me gjithë rrënje dhe të asgjësohen (digjen) sa me larg parceles. 

Kur kjo sëmundje shfaqet gjatë periudhës së vegjetacionit, praktikisht nuk ka metoda të kurimit me anë të trajtimit kimik. Mjaft të rëndësishme janë kryerja e të gjitha shërbimëve teknike me qëllim qe bimët të rriten sa me të shëndosha dhe rezistente. Megjithatë, në rastin e një mbjellje të hershme në vëndin e përhershëm, rekomandohet trajtimi me Benomyl apo Carbendazim, duke përdorur 0.5-1 g/bimë lëndë aktive. Bimët spërkaten në bazën e tyre, menjëherë sapo shohim shënjat e para të prekjes. Këto trajtime, duke i përsëritur në çdo dy-tre javë, do të ndikojnë ndjeshëm në kufizimin e zhvillimit të kësaj kërpudhe. Kjo mënyrë mund të ketë sukses, derisa temperaturat e ajrit të ngrihet në nivelin 25 – 28 °C. Mbi këtë nivel temperature, zhvillimi i kësaj kërpudhe vetëfrenohet.

 

4.6.1.3. Fuzarioza (Fusarium solani Mart forma 4 (Scrivani 19630)

 

Tabele 4. Simptomat e Fuzarioses së specit

Simptomat. Prek dhe dëmton rëndë sistemin rrënjor. Bimët e prekura paraqiten xhuxhe dhe klorotike.  Shënjat e para fillojnë me çngjyrosjen e gjetheve nga jeshile në të verdhe. Zverdhja fillon nga gjethet me të vjetra dhe gradualisht shtrihet mbi ato me të rejat. Pas zverdhjes së tyre fillon vyshkja. Pas vyshkjes së gjetheve, bimët mund të thahen plotësisht. Gjithë sistemi rrënjor merr ngjyre kafe dhe sistemi rrënjor në të shumtën e rasteve nekrotizohet si dhe të kalbet. Të qafa e bimës, në nivelin e tokës ose afër saj, duken plage me ngjyre kafe. Po të bejme një prerje tërthore të kercellit, do të verejme se në sistemin vascular të tyre ndodhen çngjyrosje kafe të cilat shtrihen deri në lartësinë 20 - 25 cm mbi sipërfaqen e tokës (fig. nr. 47). Kjo vërehet me tepër në bimët qe kultivohen në serra. Nga kjo kërpudhe mund të preken edhe patllixhani e domatja, tek të cilet ajo shkakton kalbezimin e rrënjeve.

 

Sëmundjen e shkakton kërpudha Fusarium solani, e cila Dimëron në mbeturina bimore dhe në tokë, në formën e klamidosporeve (si spore të qëndrueshme). Kërpudha përhapet shumë lehtë nëpërmjet konideve, të cilat janë në numer shumë të madh e të vendosura mbi pjesët e prekura të bimës. Njëkohesisht konidet e kësaj kërpudhe kanë vetinë të përhapen edhe me anë të grimcave të infektuara të tokës. Të dyja këto forma përhapjeje mund të transportohen me anën e ujit gjatë ujitjeve, prashitjeve, shërbimëve të tjera agroteknike, etj. Ato mund të përhapen me anën e eres dhe të korentëve të ajrit. Një mënyrë tjetër përhapjeje të kësaj kërpudhe parazitare, mund të realizohet nëpërmjet përdorimit të plehut organik të infektuar apo dhe të mbeturinave bimore qe kanë qenë të infektuara me parë. Përveç Fusarium solani, simptomat e vyshkjes së specit e shkaktojnë edhe raca të tjera të kërpudhave qe janë Fusarium oxysporum, Fusarium vasinfectum Sn e Hans., etj.

 

Kushtet qe ndihmojnë sëmundjen. Paraziti është i aftë të infektoi bimët pavarësisht nga temperatura e tokës. Me parë ai konsiderohej si një parazit i tokave ose i substrateve relativisht të ftohta. Kjo prek kryesisht bimët e mbjelljeve të hershme apo gjysëm të hershme, kur temperaturat e tokës dhe të ajrit jane akoma të ulëta. Gjithashtu simptoma të tilla verehen edhe në mjediset te mbrojtura, pikerisht në ato vënde ku temperaturat jane me të uleta. Temperatura optimale e zhvillimit është rreth 18-200C. Në disa raste kjo sëmundje shfaqet edhe në Vere kur temperaturat janë mbi 26°C. Zhvillimi i rëndë i sëmundjes varet edhe nga agresiviteti (virulenca) e races. Në kushtet kur sistemi rrënjor ka tepricë uji dhe temperatura të uleta, kjo sëmundje është vërtetë agresive.

 

Masat parandaluese dhe ato të luftimit. Deri tani kunder kësaj sëmundje (sidomos në aspektin kimik) nuk ka trajtime efektive. Veç masave qe janë trajtuar hollësisht te sëmundja e verticiliozes, me qëllim qe të lehtësohet infeksioni dhe të ndihmohen bimët për një kohezgjatje të vegjetacionit të tyre, duhet të merren edhe këto masa të tjera:

1) Bëhet mbathja e bimëve për të nxitur formimin e rrënjeve të reja. Kjo duhet të bëhet sepse rrënjet e vjetra janë të nekrotizuara ose të kalbura. Në ato raste kur sipërfaqja është e kufizuar, para mbathjes mund të shpërndahet torfe ose pleh organik i dekompozuar mirë, me qëllim qe gjatë mbathjes, ajo të grumbullohet rreth qafes së rrënjeve dhe ndikon në stimulimin e daljes së rrënjezave të reja.

2) Trajtimet me fungicide me bazë Benomyl  mund të bëhen locale, duke e njomur mirë bazën e kercellit. Kjo metode mund të aplikohet me perzierje me ujin kur ujitja behet me pika.

3) Racat e Fusarium oxysporum f.sp. dhe Fusarium radicis-lycopr rsici, të cilat janë me të qendrueshme ndaj Benomilit, kerkojnë trajtime të përsëritura. Ky preparat mund të ketë veprim fitotoksik, sidomos mbi qimet thithëse në rast se përsëritjet janë të shpeshta ose në rastet kur përdoren doza të larta.

4) Duhet të hiqen sistematikisht bimët e thara. Ato duhet të shkulen sa të jetë e mundur me gjithë rrënje. Kjo sepse të rrënjet e prekura apo dhe të vetë qafa e rrënjes, kërpudha ka aftësi të sporifikoje shumë.

5) Evitohet qarkullimi bujqësore me bimët e familjes solanace kryesisht, patllixhanin, domaten, pataten, etj. Është mirë që si bimë interkalare të futen sallata, spinaqi, lakra, lulelakra, etj. Këto bimë (kryesisht sallata) kanë rezistencë ndaj kësaj sëmundjeje.

6) Dezinfektimi i të gjitha mjeteve të punës, me qëllim eleminimin e organeve të riprodhimit të parazitit, dhe qe mund të kontaminojnë bimët në mbjelljet pasardhëse.

7) Toka mund të dezinfektohet termikisht ose kimikisht duke përdorur Metil Bromidin. Zgjatja e efektivitetit të ketij trajtimi është e shkurtër sepse kërpudha ka aftësinë të ripushtoje tokën e dezinfektuar në një kohe relativisht të shpejtë. Për të ulur sadopak shpenzimet qe bëhen me anë të avujve të nxehtë, rekomandohet Captafol në dozen 25-30 kg/ha lëndë aktive.

8) Gjithashtu për mjediset e mbrojtura, aplikohet dezinfektimi i konstruksionit të tyre. Për këtë qëllim mund të përoret Formalina qe është një dezinfektant i shkelqyer dhe me veprim të shpejtë, sidomos kur është në formë avujsh. Solucioni 2 % i formalinës mund të përdoret për spërkatje e terrenit dhe të gjithë materialeve me 200-250 l/ha para dhe pas dezinfektimit të tokës. Pas trajtimit serra duhet të mbyllet për të paktën 48 ore.

 

4.6.1.4. Vrugu i kercellit (Phytophthora nicotianae var parasitica Dast.) (Sin: Ph. Terreststris Sherb.)

 

Kjo sëmundje është një specie shumë e përhapur dhe polifage. Si e tillë prek shumë bimë të familjes Solanaceae, veçanërisht specin, domaten, pataten, etj, si në fushë të hapur, ashtu edhe në kushtet e mjediseve të mbrojtura dhe veçanërisht në kushtet e klimes së ngrohtë. Takohet pothuajse kudo ku mbillet speci. Prek të gjitha organet mbitokësore të bimës, si gjethet, bishtat e gjetheve, kercellin dhe frutin, duke shkaktuar dëmtimin e plotë të bimës.

 

Simptomat. Sëmundja mbi gjethet shfaqet në formën e njollave të parregullta, të çngjyrosura, qe me vonë marrin ngjyre kafe. Me pas ato thahen duke mbetur të varura mbi dege. Në kushtet e lagështisës së lartë ajrore, sëmundja shtrihet me shpejtësi në të gjithë llapen e gjethes, ndërsa në anën e poshtme të saj shfaqet sporifikimi i kërpudhës në formën e një myku të bardhe. Në gjethe sëmundja nuk shfaqet gjithmonë me shënja të qarta, por kjo është në vartësi të kushteve të mjedisit të jashtëm. Me të ndjeshme ndaj sëmundjes janë gjethet e vjetra, prandaj dhe ajo fillon pikerisht në gjethet qe janë më afër sipërfaqes së tokës dhe gradualisht ngjitet edhe në gjethet e më sipërme. Dëmtimi i të gjithë gjetheve dhe i gjithë bimës, mund të ndodhe vetëm në periudhat e ngrohta dhe me lagështi të tepruar. Në këtë rast gjethet mund të thahen sikur të jenë goditura nga një ngricë e fortë. Kur sëmundja zhvillohet në kushte relativisht të thata, njollat mbeten të kufizuara dhe bima përveç pjesës së dëmtuar, nuk i ndërpret funksionet e saj.

 

Mbi kercell dhe në gjethet e vogla sëmundja paraqitet në formën e shiritave të zgjatur me ngjyre kafe, të cilat mund të zenë pjesë të konsiderueshme të tyre. Në infeksionët e rënda shpesh herë kercelli preket thelle. Ai ndërpret funksionet e tij, gjë që çon bimën në tharjen e plotë të saj. Sëmundja prek kryesisht bimët qe janë në gjëndje stresi si; uji i tepërt, ose temperatura shumë e ulet e tokës, sidomos në javet e para pas mbjelljes në vëndin e përhershëm. Zhvillimin me të mirë sëmundja e ka në temperaturat midis 17 e 280C, dhe në lagështi shumë të lartë. Në vlerat me të larta se 35-360C infeksioni ndërpritët.

Figure 1. Organet e dimërimit të phytophtores (clamidosporet dhe oosporet)

 

Mbi frutat me ngjyre akoma të gjelber, formohen njolla të shëndritëshme, të parregullta dhe të shtypura, qe me vonë shtrihen, duke marre ngjyra të ndryshme midis ngjyres së gjelber në të ullirit dhe me vonë në atë kafe. Fruti i prekur nuk arrin të piqet, por bie në tokë dhe kalbet. Mund të ndodh qe e gjithë sipërfaqja e frutit të marre ngjyre kafe. Frutat e prekura mund të pesojnë deformime, duke humbur kështu cilësitë tregetare.

 

Sëmundja shkaktohet nga kërpudha Phytophthora nicotianae var parasitica, qe përfaqeson formën me të zakonshëm të kësaj sëmundjeje. Ka edhe specie të tjera të Phytophthora si Ph. cryptogea, Ph. capsici, Ph. drechsleri, Ph. Mexicana, të cilat mund të shkaktojnë shënja mjaft të ngjashme. Zakonisht infeksioni gjëndet në tokë e në mbeturina bimore, ku mund të mbijetojnë për 5-6 vjet. Kjo spjegohet me aftësinë e lartë të organeve të riprodhimit për të qendruar për një periudhë relativisht të gjatë dhe të qendrueshmem ndaj kushteve të disfavorshme të mjedisit. Këto organe quhen klamidospore dhe oospore (fig. nr. 67). Periudha e inkubacionit të sëmundjes është shumë e shkurtër. Ajo është vetëm 3-4 ditë kur kushtet e temperatures dhe të lagështirës janë optimale. Infeksioni transmetohet nëpërmjet tokës, shiut, ujitjes në formë shiu, etj.

 

Masat PARANDALUESE dhe Luftimi. Nderhyrjet kunder vrugut të speci duhet të fillojnë menjëherë, pa pritur gjatë. Ato konsistojne në:

1) Nderhyrjet me anë të kimikatëve duhet të realizohen në çdo 12 – 15 ditë, në vartësi të ecurisë së klimes dhe të fungicidit të përdorur. Fungicidet antiperonosporike janë ato me bazë Etilenbisditiokarbamati, e cila përdoret pas shfaqjes së lulërisë së pare. Kriprat e bakrit, sidomos kur duam të luftojme dhe prekjet nga sëmundjet bakteriale, mund të përdorim preparatet me baze: anilazinë, propamocarb, diclofluanide, dodina, cimoxanil, ditianon, clortalonil dhe derivatet fenilamidici (metalaxil, benalaxil, oksadicil).

2) Menjanimi i ujitjes në formë shiu, sidomos në fund të ditës dhe ajrosja e serrës sa me gjatë të jetë e mundur.

3) Duhet të largohen mbeturinat bimore gjatë dhe pas vegjetacionit.

4) Duhet të eleminohet mbjellja e specit afër parcelave të patates dhe ato të domates.

5) Të bëhet kujdes qe gjatë plehërimit nuk duhet tepruar të plehrave azotike, sidomos kur ky pleherim është i njëanshëm.

6) Nuk duhet përdorur fara e marre nga bimët qe janë të prekuara një vit me parë, sepse miceli mund të transmetohet edhe nëpërmjet farës.

7) Në rastet e kultivimit në mjedise të mbrojtura, duhet medeomos të respektohet ngritja e temperatures për tharjen e gjetheve nga lagështira dhe njëkohesisht nderrimin e herë pas herëshëm të ajrit, nëpërmjet ajrosjeve.

8) Është e këshillueshme qe në rast se vërehen shënjat e para, trajtimet kimike duhet të bëhen në çdo 12 – 15 ditë me leng bordolez 0.8-1 %, ose zinep 0.4% në çdo 8-10 ditë, ose oksiklorur bakri 0.6%, etj.

9) Gjatë përgatitjes së fidanave, duhet të përdoret për mbjellje një substrat i shëndetshëm dhe i dezinfektuar. Nuk duhet të përzihet dheu i marre për përgatitjen e dherishtes nga një fushë që është e infektuar me këtë sëmundje.

10) Para mbjelljes në vëndin e përhershëm, fidanat duhet të dezinfektohen në sistemin rrënjor. Toka para mbjelljes sidomos në mjediset e mbrojtura, mund të spërkaten me fungicide si masë PARANDALUESE me 1 ml leng cryptonol + 1 ml previcur për 1 litër ujë.

11) Mbjellja në vëndin e përhershëm nuk duhet të bëhet në toka shumë të ftohta. Pas mbjelljes nuk duhet të përdoren norma të lartat uji për zënje.

 

4.6.1.5. Vrugu i zakonshëm (Perenospora tabacina Adam)

 

Kjo sëmundje është me origjinë Australiane e cila prek duhanet e tipit Nicotiana sp. Kjo sëmundje (sipas Kaltani, T.), është venë re për herë të parë në vëndin tonë pas vitëve ’60. Sëmundja prek të gjitha bimët e familjes Solanaceae, veçanërisht domaten, specin dhe pataten, si në fushë të hapur ashtu edhe në mjedise të mbrojtura. Prek të gjitha organet mbitokësore të bimës, si gjethet, bishtat e gjetheve, kercellin dhe frutin.

 

Simptomat. Mbi gjethet sëmundja shfaqet në formën e njollave të parregullta, të çngjyrosura, qe me vonë marrin ngjyre kafe, thahen dhe mbeten të varura mbi dege. Në kushte të lagështirës së lartë ajrore, sëmundja shtrihet me shpejtësi në të gjithë llapen e gjethes, ndërsa në anën e poshtme të saj shfaqet sporifikimi i kërpudhes në formën e një myku të bardhe. Në gjethe sëmundja nuk shfaqet gjithmonë me shënja të qarta, por në vartësi të kushteve të mjedisit të jashtëm. Me të ndjeshme ndaj sëmundjes janë gjethet e vjetra, prandaj dhe ajo fillon pikerisht në gjethet me afër sipërfaqes së tokës dhe gradualisht ngjitët edhe në gjethet e me të sipërme. Dëmtimi i tëre gjetheve dhe i gjithë bimës, mund të ndodhe vetëm në periudhat e ngrohta dhe me lagështi të tepruar. Në këtë rast gjethet mund të thahen sikur të jenë të goditura nga një ngrice e fortë. Kur sëmundja zhvillohet në kushte relativisht të thata, njollat mbeten të kufizuara dhe gjethja përveç pjesës së dëmtuar, nuk i ndërpret funksionet e saj.

 

Figure 2. Frut i dëmtuar nga përenospora


Mbi kercell dhe në gjethet e vogla, sëmundja paraqitet në formën e shiritave të zgjatur me ngjyre kafe, të cilat mund të zenë pjesë të konsiderueshme të tyre. Në infeksionët e rënda shpesh kercelli preket thelle, ndërpret funksionet e tij, gjë që çon në tharjen e plotë të bimës. Mbi frutat me ngjyrë akoma të gjelbërt, formohen njolla të shëndritëshme dhe të parregullta, që me vonë përhapen, duke marr ngjyra të ndryshme midis ngjyres së gjelber në të ullirit dhe në atë kafe (fig. nr. 68). Fruti i prekur nuk arrin dot të rritet, por bie në tokë dhe kalbet. Mund të ndodh qe e gjithë sipërfaqja e frutit të marre ngjyre kafe. Frutat e prekura mund të pësojnë deformime, duke humbur kështu cilësitë tregetare.

 

Sëmundja shkaktohet nga kërpudha e klasës së Phycomicetëve. Forma e riprodhimit të kësaj kërpudhe është kryesisht agamike. Dimërimi normalisht realizohet në formën e micelit në mbeturinat bimore. Në Pranvere diferencimi i elementëve të riprodhimit të kërpudhes është i lidhur ngushtë me kushtet e mjedisit. Sidomos në temperatura të volitëshme e lagështi relativisht të lartë ajrore, kjo sëmundje gjën kushtet me të mira për tu zhvilluar. 

 

Elementët e riprodhimit të kërpudhes përbëhen nga konidet të cilat formohen mbi konidëmbajtësit në formë limoni. Ato pasi piqen shpërthejnë dhe çlirojnë konidet qe në presencë të lagështirës ajrore mbijnë duke dhenë promicelin dhe pastaj micelin i cili infekton të gjithë organet e bimës. N.q.s. konidet takojnë me pikat e ujit, atëhere nga konidet mbijnë zoosporet të cilat me anë të flagjëlit, levizin nëpër ujë duke bërë kështu përhapjen në bimë. Zhvillimi i konideve është i kushtezuar nga prania e lagështirës dhe e temperaturave. Sipas studimeve të fundit, kur lagështira ajrore është mbi 85 %, atëhere formohen konidëmbajtësit. Ndërsa kur sasia e lagështirës kalon mbi 90%, konidet zhvillohen vetëm pas disa oresh.

 

Shumë i rëndësishëm për tu patur parasysh është fakti se që të infektohet gjethja, duhet që ajo të jetë e lagur. Koha e infektimit varet nga temperatura e mjedisit përreth. Kështu n.q.s. temperatura është 10 0C, atëhere konidet mbijnë për 2.5-3 ore, kur temperatura është 15 0C konidet mbijnë për 2 ore, kur temperatura është 20-25 0C konidet mbijnë vetëm për 1.5 ore. Periudha e mbirjes së konidit nuk përkon me shfaqen e simptomave të sëmundjes. Për këtë është e nevojshme njëfarë kohe, e cila është në varësi të temperaturave. Kjo quhet periudha e inkubacionit. Sipas temperaturave të mjedisit periudha e inkubacionit mund të jetë : i) kur temperatura është 20-25 0C, atëhere periudha e inkubacionit zgjat 3-4 ditë, ii) kur temperatura është 10 0C periudha e inkubacionit zgjat 6 ditë, iii) ndërsa kur temperatura është 30 0C, atëhere konidet nuk mbijnë fare dhe bimët nuk preken nga kjo sëmundje. Masat parandaluese dhe ato të luftimit, janë po ato qe janë spjeguar të vrugu i kercellit.

 

4.6.1.6. Cercosporioza e specit (Cercospora unamunoi E. castellanis)

 

Kjo sëmundje prek bimën e specit dhe është e përhapur kryesisht në kushtet e kultivimit në mjedise të mbrojtura. Më e pranishme është kur temperatura në këto mjedise, qëndron për një periudhë relativisht të gjatë rreth 17 0C. Simptomat e para të shfaqes së kësaj sëmundjeje gjënden në faqen e poshtme të gjetheve. Ato janë në trajtën e njollave të rrumbullakta me diametër 2-4 mm. Këto njolla janë të rrethuara me një rreth të klorotizuar. Mbi njolla vërehet zhvillimi i një shtrese me ngjyre gri në të ullirtë, të cilat ngjajnë shumë me shënjat e sëmundjes qe shkaktohen nga Njollosja Kafe e domates Cladosporium fulvum. Në faqen e sipërme të gjetheve vërehen njolla klorotike që më vonë nekrotizohen. Konidet të cilat formohen në pjesën e poshtëme të gjethes, kanë formë cilindrike të zgjatur me madhësi 24-85 mikron dhe me gjërësi 3 – 4 mikron. Ato kanë ngjyre kafe dhe janë të vendosura në degezime.

 

Masat e luftimit. Në luftimin e kësaj sëmundjeje nuk ka ndonjë specifike, por të efekshme konsiderohen trajtimet me fungicide ashtu si për shumë sëmundje të tjera. Rekomandohen trajtimet me leng bordulez 0.8-1%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Daconil 0.2-0.3%, Upital 0.15-0.2%, Ridomil 0.35-0.4%, etj. Dezinfektimi i farërave me Bautan 1-2 gr/100 gr farë, ose Frumidor 2-3 gr/100 gr farë, etj.

 

4.6.1.7. Myku Gri (Botrytis cinerea Pers.)

 

Figure 3. Bimë të prekura nga Myku Gri dhe organet e riprodhimit

Simptomat. Është një sëmundje qe mund të shkaktoje dëme shumë serioze në specat qe kultivohet në serra apo nëpër tunele plastike. Me pak e rrezikshme është në kushtet e fushës së hapur. Mjaft dëmtuese është në periudhën e përgatitjes së fidanave. Në prani të lagështirës së lartë është mjaft e përhapur. Prek të gjitha organet e bimës si gjethet, kercellin dhe frutin. Nëse bimët e reja preken nga kjo sëmundje ato mund të kalojnë deri në tharjen e tyre. Indet e qafes së kercellit dhe të gjetheve kotiledonike, marrin ngjyre kafe në të zezë dhe shkatërrohen plotësisht. Frutat e prekura nga kjo kërpudhe, janë pasoja të kalbezimit të butë. Zona e prekur merr një nuance të hirtë dhe mbulohet nga një myk të bolleshëm me ngjyre gri. Mbi frutat e gjelbërta mund të shfaqen unaza të çngjyrosura, të cilat mund të qendrojnë  deri në vjelje dhe shpesh herë quhen “njolla fantazme” (fig. nr. 69).

 

Agjenti i cili është shkaktar i kësaj sëmundjeje, është Botrytis cinerea. Kjo kërpudhe është një deuteromicet i aftë të jetojë për një kohe të gjatë si saprofit. Depërtimi i kësaj kërpudhe në indet bimore, bëhet nëpërmjet lezionëve të çdo lloj tipi dhe indeve të thata të cilat shërbejnë si formë ushqimor që janë ideale për zhvillimin e saj. Kërpudha ruhet në formën e micelit në mbeturinat bimore nëpërmjet skleroteve. Kjo sëmundje mund të përhapet edhe me anë të shiut, eres, korentëve të ajrit, etj.

 

Kushtet qe ndihmojnë sëmundjen. Kushtet klimaterike optimale janë temperaturat rreth 20-250C, lagështia e lartë ajrore (mbi 90 %) dhe prania për disa ore e një shtresë uji mbi organet e bimës. Ajo zhvillohet mirë edhe në kushtet e temperaturave deri edhe në 17 0C dhe me lagështi ajrore deri në 85 %. Këto kushte janë me prezentë kryesisht në serrat me ngrohje dhe ato diellor.

 

Masat parandaluese dhe luftimi. 1) Midis masave agroteknike më efektive kundrejt kësaj sëmundjeje, është ajrimi i serrës e cila duhet të bëhet sa më shumë të jetë e mundur. 2) Rritja e temperaturës dhe evitimi në maksimumin e mundeshëm i pikave të ujit mbi organet e bimëve si dhe ulja e lagështirës ajrore. 3) Është e rëndësishme të respektohet largësia e nevojshme e bimëve si brënda rreshtit ashtu dhe ndërmjet tyre, me qëllim që ajri të qarkullojë lehtësisht. 4) Është e rëndësishme të aplikohet përdorimi i matur i ujit për ujitje. 5) Heqja e menjëherëshme e frutave dhe e bimëve të prekura dhe së fundi, kujdesi maksimal gjatë gjithë shërbimëve kulturale për të evituar plagët e ndryshme mbi organet e bimëve. 6) Lufta kimike fillon menjëherë pas trampiantimit, duke bërë kujdes që bimëve ti njomet mirë qafa e kercellit. Kjo përsëritet sa herë të jetë e nevojshme dhe vazhdon deri afër fillimit të vjeljes. Kur vërehen prekjet e kercellit, njollat e sëmundjes lyhen me përzierjen e fungicideve Thiram dhe/ose Iprodionë. Nëse kësaj përzjerjeje i shtohet vaj ose parafinë, trajtimi bëhet me i efektshëm. Bimët spërkaten në mënyrë të alternuar me fungicide qe janë në dy grupe të ndryshem si:

 

Grupi 1: Janë preparatet tradicionale me spektër të gjërë veprimi. Këto janë ato me bazë Chlorothalonil, Dichlofluanide, Thiram, etj. Rezultate të mira japin trajtimet me lëng bordulez 0.8-1%, Sumilex 0.05-0.1%, Euparen 0.2-0.25%, Captan 0.18-0.2%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Daconil 0.2-0.3%, Upital 0.15-0.2%, Ridomil 0.35-0.4%, etj. Dezinfektimi i farërave me Bautan 1-2 gr/100 gr farë, ose Frumidor 2-3 gr/100 gr farë, etj. Efekti i përdorimit të tyre është shumë i efekshëm sepse Botrytis cinerea nuk është rezistente ndaj këtyre preparateve.

          

Grupi 2: Janë preparatet me bazë; Benzimidazoles (benomyl, carbendazim), Thiophanates, dicarboximides (iprodionë, procimidonë, vinclozolin). Dy të parët kanë qenë me efektive pak vitë me parë, por zhvillimi i racave të qendrueshme i ka bërë ata me pak efektive në përdorimin e tyre. Prandaj këto preparate nuk duhet të përdoren me. Kombinimi i fungicideve Vinclozolin + Thiram, mund të jape rezultate me të kenaqshme.

 

Gjatë trapiantimit, në periudhën e përgatitjes së fidanit, ato nuk duhet të mbillen thelle. Mjafton futja në dherishte deri në thellesinë e qafes së kercellit. N.q.s i vendosim me thelle ato janë të prirura të infektohen dhe të kalben. Duhet të kryhen trajtimet kimike me një nga preparatet e mesipërme.

 

4.6.1.8. Hiri i specit (Leveillula taurica (Lév.) Arn

 

Figure 4. Miceli dhe konidet të hirit

Simptomat. Kjo sëmundje është në gjëndje të preke solanace të ndryshme, ndërmjet të cilave domaten, patllixhanin, si dhe specin. Është sëmundje mjaft e përhapur, sidomos në mjedise të mbrojtura. Për bimët qe kultivohen në fushe të hapur, mund te takohet në gjysmen e dytë të Veres. Sëmundja prek organet mbitokësore, sidomos gjethet kryesisht në bimët e rritura. Në fillim shënjat e hirit shfaqen mbi gjethet e vjetra, të cilat në anën e sipërme të tyre mbulohen me një shtresë miceli, i cili në fillim ka ngjyre të bardhe dhe me vonë merr ngjyre të verdhe. Indet e prekura priren të zverdhen progresivisht, pastaj nekrotizohen, duke marre ngjyre kafe dhe me pas thahen.

 

Bimët e prekura dobesohen dhe ulin prodhimin, si rezultat i pakesimit të sipërfaqes së asimilueshme. Frutat ndalojnë rritjen dhe ngelin të vegjël. Duke qenë se masa gjethore ulet së tepërmi, frutat ngelen zbuluar nën veprimin e rrezeve direktë të diellit duke u shkaktuar njolla nga djegja diellor.

 

Agjenti i kësaj sëmundjeje është forma speciale e Leveillula taurica. Zakonisht kjo kërpudhe është e pranishme në formën agamike të saj Oidiopsis taurica, e cila zhvillohet në sipërfaqen e jashtme të gjethes nëpërmjet hifeve. Hifet janë të gjata, të degezuara, e të pajisura me haustore të aftë të depërtojnë nëpërmjet stomave deri në mezofilin e gjethes (fig. nr. 70). Në dallim nga pjesa e madhe e erosifeve, të cilat karakterizohen me një micel të aftë që të zhvillohen vetëm jashtë indeve të bimës strehuese, ky mikroorganizem ka një sjellje prej gjysëm endofitik. Haustoret e ketij paraziti zhvillohen duke depërtuar në indet parenkimatike të gjethes. Përhapja e kësaj sëmundjeje bëhet nëpërmjet konideve, të cilat janë në formë limoni dhe qëndrojnë të vetëm mbi majat e konidioforeve. Këto të fundit janë të gjata dhe të degëzuara, që transportohen lehtë nëpërmjet erës madje shpesh herë në largësi shumë të madhe.

 

Dimërimi i kërpudhes përveç micelit bëhet edhe me formën seksuale. Ato janë trupa frutore sferike (kleistotec) me ngjyre të zeze, me diametër 150-200 mikron, të pajisur me  një bisht të degezuar dhe qe mbajnë një numer të madh askesh. Këto forma mund të diferencohen mbi gjethet e sëmura, vetëm nëse kushtet e temperatures nuk janë me të favorshme për zhvillimin e micelit kërpudhor.  Kushtet optimale për infeksionin vërehen në Pranvere dhe në Vjeshtë, kur temperaturat e mjedisit janë 20-250C dhe me lagështirë relative 70-75 %.

 

Masat parandaluese dhe ato të luftimit. Sëmundja prek shpesh dhe seriozisht bimët e specit. Lufta mbështetet në nderhyrjet me preparate me bazë squfuri pluhur 25-30 kg/ha, ose Sulfazol 0.6-1 %, ose Karatan (Dinokap) me 0.2 %. Rezultate të mira kanë dhenë trajtimet Cumulus 0.3-0.4%, Baustin 0.1%, Benlate 0.8-0.1%, Anvil 0.05-0.1%, Bayleton 0.05%, Afugan 0.08-0.1%, Enovit 0.1-0.15%, Euparen 0.2-0.25%, etj. Trajtimet fillojnë me shfaqjen e shënjave të para dhe përsëriten në intervale 8-10 ditë.

 

4.6.1.9. Kalbezimi i zi i majës së frutave (Alternaria capsici – annui)

 

Figure 5. Konidet me formën specifike të granatës së dores

 

Simptomat. Kjo sëmundje njihet me emerin alternarioza. Është një sëmundje kërpudhore e cila shkakton kalbezimin e mbrëndëshëm të frutave të specit. Kalbezimi fillon nga maja e frutave dhe avancon më në brëndësi, madje deri në farëra. Sipërfaqja e frutit merr ngjyre të zezë dhe kalbet. Mbi shtresat e kalbura formohen organet e riprodhimit (konidet), të cilat janë karakteristike për këtë sëmundje. Forma e këtyre të fundit, është si ajo e granatës. Depërtimi dhe shpejtësia e procesit të sëmundjes varet nga temperatura dhe lagështira e lartë. Pjesën e mbrëndëshme të frutave mund ta prekin edhe kërpudha të tjera që mund të jenë; Alternaria porri f. solani, Fuzarium roseum (Link) Sn e Hans, Fuzarium moniliformë (shëld) Sn e Hans, Stëmphylum botryosum Ellt, Cladosporum herbarum (Përs) link dhe Curvularia sp.  

 

Në kercell sëmundja paraqitet me ngjyre kafe, me zona të ndryshme koncentrike që prekin edhe indet më thelle, deri sa arrijnë palcën qëndrore. Këto njolla mund të zmadhohen dhe të rrethojnë kercellin dhe bimet mund të thahen. Pasi miceli arrin në indet e bimës së prekur kjo kërpudhe prodhon një toksinë, e cila përhapet në të gjithë bimën duke shkaktuar tharjen e kercellit, të gjetheve dhe të frutave. Poshtë njollave zhvillohet kalbezim i thatë me ngjyre kafe. Frutat preken vetëm kur ato janë të gjelbërta, ndërsa simptomat mund të duken si në frutat e gjelbërta ashtu dhe në ata qe kanë kaluar në pjekjen botanike. Zhvillimi i sëmundjes favorizohet nga temperatura 22-26°C, lagështia e lartë relative e ajrit, rreshjet, madje edhe vesa, qe sigurojnë praninë e një shtresë uji mbi organet e bimës. Gjithashtu plaget e krijuara nga mjetet e punës apo nga heqja e frutave, të cilat shërbejnë si porta të futjes së kërpudhes.

 

Masat PARANDALUESE dhe të luftimit. Për të parandaluar prekjen nga kjo sëmundje, bimët duhet të kultivohen në kushte tëmira. Për këtë, zgjidhen forma bimore sa më të qëndrueshme, hiqen sa më parë frutat e prekura, favorizohet ajrimi i bimëve, duhet të përdoren farëra të pastërta nga infeksionet, të evitohet qendrimi i ujit në sipërfaqen e tokës dhe te organet e bimëve. Të përdoren norma ujitje të reduktuara. Fungicidet më të efektshme janë ato me bazë: tiram, clortalonil, anilazina, procimidonë, iprodionë dhe diclofluanide. Duhet të përdoren lengu bordulez 0.8-1%, Brestan 0.3-0.4%, Zinep 0.4%, Bavistin 0.1%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Captan 0.18-0.2%, Upital 0.15-0.2%, Euparen 0.2-0.25%, Ridomil 0.35-0.4%, etj. Dezinfektimi i farërave me Bautan 1-2 gr/100 gr farë, Frumidor 2-3 gr/100 gr farë, etj.

 

4.6.1.10. Kabezimi i rrënjes dhe i qafes së kercellit (Phytophthora capsici Leon.)

 

Kjo është një tjetër sëmundje e cila ndeshet te bimët e rritura gjatë kultivimit dhe në konditat e fushës së hapur po ashtu edhe në ato të mjediseve të mbrojtura. Edhe kjo sëmundje është polifage dhe veç bimëve të familjes Solanaceae, atakon edhe bimë të familjes Cucurbitaceae. Kjo kërpudhe shkakton kalbezimin e qafes së kercellit dhe të gjithë sistemit rrënjor të bimës. Për pasoje dëmtohet e gjithë pjesa ajrore e saj. Shkaktare e kësaj sëmundjeje është kërpudha e gjinisë Phytophthora. Në kushte me lagështirë të tepruar kjo sëmundje mund të dëmtojë rreth 50% e bimëve të specit.

 

Kjo lloj sëmundje prek fillimisht sistemin rrënjor. Miceli i kësaj kërpudhe depërton në qelizat e sistemit rrënjor të bimëve, duke shkaktuar fillimin e kalbezimit të tyre. Në fillim kjo sëmundje prek pjesë të veçanta të sistemit rrënjor, por me avansimin e saj ajo kalbezon të gjithë rrënjen. Me fillimin e kalbezimit të sistemit rrënjor dhe me pas me avansimin e mëtejshëm të tyre, gradualisht bimët humbasin ngjyren jeshile duke u kthyer në fillim në të gjelbërt të zbehtë dhe me pas në kafe të erret. Në fazat me të avancuara (pas dëmtimit të sistemit rrënjor), kërpudha fillon dëmtimin edhe në qafen e kercellit. Me pas gradualisht ngrihet deri në vëndin e degezimeve të para të kercellit (fig. nr. 72). Të kercelli në fillim sëmundja prek lekuren (indin parenkimatik) të tij dhe me pas kalon në indin drunor.

 

Nga kjo formë e prekjeje, bimëve i’u shkatohet vyshkja e sistemit ajror. Në disa raste vyshkja e sistemit ajror shkaktohet edhe nga një sëmundje tjetër qe është Verticilium dahlie, por kjo e fundit dallohet se indet përçuese të sistemit rrënjor dhe atyre në kercell, janë të ngjyrosyra me ngjyre kafe si rezultat i trakeomikozave të kësaj sëmundjeje. Vyshkja e pjesës ajrore, e shkaktuar nga Phytophthora capsici, bëhet me e shpejtë dhe shënjë tjetër është se enët përçuese nuk janë të ngjyrosura. Veç kësaj, në indet e prekura vërehet edhe një dehidratim i theksuar si rezultat i ndalimit të transportit të ujit nëpërmjet kercellit.

 


Figure 6. Bimë të prekura nga kalbezimi i rrënjes dhe qafes së kercellit (Phytophthora capsici)

 

 


Figure 7. Oospori me zoosporangjet

 

Përgjëgjëse për kalbezimin e sistemit rrënjor dhe të qafes së kercellit, janë kërpudhat e gjinisë Phytophthora të klasës së Oomiceteve. Këtë sëmundje përveç Ph. Capsici, e shkakton edhe Ph. Parasitica, si dhe ato të gjinisë Rhizoctonia (R. solani), etj. Në micelin e përhapur mbi organet e bimëve dhe në prani të lagështirës së lartë në tokë dhe në ajër, formohen konidet qe janë në madhësinë 60 x 30 mikron dhe janë në formën e një dardhe. Ato qendrojnë mbi konidëmbajtësët të cilat janë të degezuara dhe të shpërndara në mënyrë të çrregullt.

 

Temperatura më e përshtatëshme për zhvillimin e kësaj sëmundjeje, është 280C. Ndërsa temperatura e vlefshme për fillimin e zhvillimit të kësaj kërpudhe është nga 10 – 35 0C. Dimërimi realizohet nëpërmjet Oosporeve (fig. nr. 73), të cilat jetojnë në tokë dhe mbeturina bimore të një viti me parë. Ato jetojnë gjithashtu edhe në sipërfaqen e farës. Oosporet vinë si rezultat i shumëzimit në rrugen seksuale, nëpërmjet kopulimit të Oogonit me Anteridin. Gjatë periudhës vegjetative, veç formës me Oospore, infeksioni bëhet edhe me formën jo seksuale nëpërmjet sporangjëve qe formohen nga konidiosporet.

 

Në proceset e shumëzimit dhe të përhapjes së kësaj sëmundjeje, veç temperaturave relativisht të larta, ndikon edhe sasia e tepërt e ujit dhe veçanërisht ujrat e ndenjura për një kohe relativisht të gjatë mbi sipërfaqen e tokës. Miceli i kësaj kërpudhe është i ndjeshëm ndaj ngricave dhe dëmtohet plotësisht. Dimërimi i kësaj kërpudhe bëhet me anë të Oosporeve. Ato mund të qendrojnë në tokë, në mbeturina bimore, në farëra, etj dhe pasi mbijnë në kushtet të përshtatëshme nëpërmjet konideve, ato pehapen me shpejtësi me anë të ujit dhe shiut.

 

Masat e luftimit. Plehu organik i fresket, dherishtja dhe çdo material tjetër qe shërben për prodhimin e fidanave në farishte, duhet të jenë të pastërta nga infeksioni. Kështu mbetjet e bimëve të familjes së Solanaceae dhe ato Curcubitaceae, nuk duhet të jenë prezente, sepse Oosporet e kësaj sëmundjeje dimerojnë edhe në këto mbeturina. Për këtë qëllim plehu organik i dekompozuar i cili shërben si dherishte, duhet të jetë i dezinfektuar kimikisht ose termikisht. Dezinfektimi i shtretërve duhet të bëhet me 2% Formalinë (me 8-10 litra tretësirë për m2), ose me Vapam (me 60-80 gr për m2), etj. Dezinfektimi i farërave me Bautan 1-2 gr/100 gr farë, Frumidor 2-3 gr/100 gr farë, etj.

 

Sipërfaqja e tokës sidomos në serrat, mund të trajtohet me solucion të holluar Sulfat Bakri, ose Nabam, ose Maneb etj, me 5-10 kg/ha. Për traitime të lokalizuara sidomos të qafes së kercellit mund të përdorim fungicidin Difolatan 0.4 %, Maneb 0.4%, lengu bordulez 0.8-1%, Brestan 0.3-0.4%, Zinep 0.4%, Bavistin 0.1%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Captan 0.18-0.2%, Upital 0.15-0.2%, Euparen 0.2-0.25%, Ridomil 0.35-0.4%, etj.etj.

 

 4.6.1.11. Sklerotiana  (Slerotinia rolfsi Sacc)

 

Figure 8. Forma e prekjes në kercell dhe sklerotet si organ i dimërimit

Simptomat.  Kjo lloj kërpudhe prek rreth 100 lloje bimësh ndërmjet të cilave edhe specin. Kjo sëmundje e prek këtë bimë, qysh në momentin e mbirjes së farës dhe vazhdon deri në fund të vegjetacionit. Madje kjo sëmundje vazhdon akoma edhe pas vjeljes, kur frutat janë në periudhën e ruajtjes nëpër magazina. Shënjat e para të kësaj sëmundjeje i shohim te fidanat, pikerisht në pjesën e fundit (qafen) të kercellit, ku formohen njolla të buta. Në këto njolla indi zbutët, dhe me pas bima për efekt të peshës përkulet duke u shoqëruar me zverdhjen e fidanit. Mbi indin e prekur formohet një myk i bardhe, ku në pamje të parë duken si fije të pambukut. Mbi sipërfaqen e kësaj shtresë formohen trupezat me ngjyre të zeze, qe quhen sklerotë (fig. nr. 74). Mbi sipërfaqen e bimëve sidomos në mjediset e mbrojtura, prekjet nga sklerotinia janë relativisht të zakonshme duke shkaktuar tharjen e shpejtë tëtyre. Shënjat e para gjatë vegjetacionit në mjediset e mbrojtura paraqiten me humbjen e vitalitetit të bimës, që shpesh shoqërohen me vyshkjen dhe tharjen e tyre. Te bimët e rritura sëmundja takohet në gjethet, kercellin, bishtat e gjetheve dhe me rralle mbi frutin. Sëmundja prek bazën e kercellit mbi sipërfaqen e tokës, ku formohet një njolle kafe, e mbuluar me një shtresë miceli, me ngjyre tipike të bardhe, mbi të cilen formohen sklerotet, të cilet janë karakteristike në diagnostikimin e kësaj sëmundje. Me avancimin e mëtejshëm të sëmundjes, indet e jashtme pësojnë një kalbezim të butë, qe me pas kalon në një zgavrim (boshatisje) të palces së kercellit. Ndërsa mbi fruta sëmundja mund të shfaqet në formën e lezionëve kafe në të zeze.    

 

Përgjëgjësë për këtë sëmundje është kërpudha Sclerotinia rolfsii Sacc. Përveç kësaj është edhe një formë tjetër Sclerotinia sclerotiorum. Këto janë kërpudha polifage, të cilat prekin një numer të madh bimësh njëvjeçare, të kultivuara apo të egra. Bimët e specit mund të preken edhe nga Sclerotinia minor. Për vetë natyren e vet, miceli i kërpudhes zhvillohet në indin e vdekur dhe pastaj kalon në indin e gjalle të bimës. Dimërimi i kësaj kërpudhe, realizohet nëpërmjet skleroteve me madhësinë 1-3 mm dhe me ngjyre të gështënjtë. Këto mund të ruajnë aftësinë jetësore edhe për disa vjet në tokë apo mbi mbeturinat bimore.

 

Në kushtet klimatike të favorshme (temperatura rreth 15-28°C dhe lagështirë re lartë), sklerotet mbijnë dhe japin një micel të aftë që të prekin bimët. Në disa raste, sidomos kur temperatura ka prirjen të jetë e ulet, nga sklerotet dalin apotecet, të cilat mbajnë një numer të madh asqesh. Çdo ask përmban tetë askospore. Këto të fundit, transportohen nga era ose nga shiu dhe vendosen mbi indet e bimëve, ku me pas mbijnë dhe japin fillimin e infeksionit.

 

Prekja e bimëve realizohet nëpërmjet dy rrugeve :

1 - Nëpërmjet micelit, e cila realizohet nga mbirja e sklerotëve qe janë në tokë. Në kushte me lagështirë të lartë dhe temperatura të përshtatëshme, miceli arrin të zhvillohet edhe në sipërfaqen e tokës duke e kaluar dimerin si saprofite në indet e bimëve të gjalla apo të vderkura dhe më pas infektojnë bimët e specit. Në kushtet e lagështirës së ulet, miceli zhvillohet deri në disa cm nën sipërfaqen e tokës.

2 - Nëpërmjet askosporeve qe dalin nga apotecet të cilat janë organe të riprodhimit seksual të kësaj kërpudhe dhe qe formohen nga sklerotet. Këto organe shërbejnë për infektimin e pjesës ajrore të specit dhe veç kësaj kanë aftësinë ta përhapin këtë sëmundje në largesinë deri në disa qindra metra.

 

Kushtet qe ndihmojnë sëmundjen. Sëmundja i prek me shumë bimët, kur ato janë të dendura dhe pak të ajrosura. Kjo situatë favorizohet edhe nga ndryshimet e papritura të temperaturave. Zhvillimi i kësaj kërpudhe ndihmohet nga temperaturat relativisht të uleta, ndërmjet 150C dhe 180C dhe në prani të tepruar të lagështirës së ajrit. Nga studimet e fundit është vërejtur se kërpudha është shumë e ndjeshme ndaj gazit karbonik. Gazi karbonik duke qenë me i rëndë se ajri, ka aftësinë të lokalizohet në centimetrat e para të sipërfaqes së tokës. Kështu qe plehrimet e tokës me plehra organike janë një burim i çlirimit të CO2 dhe sidomos në tokat e lehta dhe të mesme qe shkalla e dekompozimit të lëndës organike është e lartë.

 

Masat parandaluese dhe të luftimit. Nderhyrjet kunder kësaj semundjeje mbështeten në:

1 - Aplikimin e qarkullimit bujqesor me kulturat e drithrave dhe foragjeret një/shumëvjeçare;

2 - Përdorimin e një agroteknike sa më të përsosur, me qëllim qe bimët të rriten të shëndetëshme;

3 - Dezinfektimin e tokës me vapam, e të tjera preparate dezinfektuese;

4 - Sidomos për mjediset e mbrojtura, rekomandohet qe gjatë kultivimit, të hiqen bimët e thara dhe mbeturinat bimore të prekura të cilat janë mbartës të skleroteve.

5 – Duhet të bëhet drenimi i përhershëm i tokës dhe mbi të gjitha, gjatë mbjelljes në vëndin e përhershëm të sigurohet një hapsire e mjaftueshme të bimëve, në mënyrë qe ato të kenë një ajrim sa me të mirë;

6 -  Të aplikohet ulja e lagështirës në serrë nëpërmjet ajrosjeve.

7 - Të eleminohen ujitjet në formë shiu.

 

Trajtimet kimike duhet të bëhen sidimos në qafen e rrënjes dhe në të gjithë gjatësinë e kercellit me një nga fungicidet të cilat kanë këtë bazë kimike si: Bavistin 0.1%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Sumilex 0.08-0.1%, Ridomil 0.35-0.4%, etj. Në fund të periudhës së vegjetacionit hiqen dhe shkatërrohen bimët e prekura dhe se bashku me to sklerotet e tyre. Për dezinfektimin e tokës mund të përdoren fumigantë të tillë si methyl bromide, dazomet, metlam sodium, etj. Ose atje ku ka mundesi duhet te aplikohet dezinfektimi me avuj të nxehtë. Farërart duhet të dezinfektohen me Furmidor 2-3 gr për 100 gr farë.

 

4.6.1.12. Kalbezimi i kercellit (Didymella lycopersici Klebahn - forma e ascosporeve) (Phoma lycopërsici Cooke - forma conidiale)

 

Simptomat. Kjo sëmundje është relativisht e shpeshtë në speca, domate dhe patllixhana, sidomos në ato të kultivuara nëpër mjedise të mbrojtura. Ajo mund të shfaqet në të gjitha fazat e zhvillimit të bimës, por më shpesh ndeshet në fillimin e vjeljeve. Nga vetë emeri i sëmundjes, ajo prek kercellin në cilëndo pjesë të tij, por me shpesh në zonën e poshtëme të kercellit, pak cm mbi sipërfaqen e tokës. Sëmundja në fillim duket në një anë të kercellit në formën e njollave të shtypura, të gjata deri në 4-5 cm, me ngjyre kafe në të zeze dhe me vonë këto njolla rrethojnë krejt pjesën e prekur. Këto njolla kanë prirjen të plasariten për së gjati (fig nr. 75), duke provokuar edhe sëmundje të tjera. Në vëndin e prekur lekura shkëputet nga indi drunor. Bimët e prekura vyshken dhe thahen papritur. Edhe nëse vazhdojnë të jetojnë për një farë kohe, frutat e parë rriten dhe piqen në mënyrë të sforcuar, ndërsa lidhja e frutave të rinj ndërpritet. Kur kushtet janë të përshtatshme për këtë sëmundje, ajo përhapet me shpejtësi në të gjithë sipërfaqen dhe brënda disa ditëve mund të shkaktoi tharjen e të gjithë bimëve.

Figure 9. Simptomat e prekjes dhe organet e riprodhimit

Veç kercellit sëmundja mund të preke edhe frutat, sidomos në periudhën e Vjeshtës. Në këtë rast infektimi fillon nga bishti i frutit. Frutat e prekura nxihen, pasi në të formohen njolla të shumta me ngjyre kafe, të rrumbullakta me diametër 2-5 mm, qe me shpejtësi zgjerohen duke formuar zona të gjëra kalbezimi deri në kalbjen e plotë të tyre. Shënja të tilla mund të shfaqen mbi gjethe në formën e njollave të rrumbullakta, kafe, në fillim të vogla (në disa milimetra), ndërsa me vonë ato zgjerohen duke mbuluar sipërfaqe  të medha të llapes së gjethes.

 

Përgjegjëse për këtë sëmundje janë speciet e kërpudhave Phoma lycopërsici, Diplodina lycopërsici, ose Ascochyta lycopërsici, te cilat jane te klasës Deuteromiceteve. Në këtë kërpudhe njihet edhe forma e përsosur Didymella lycopersici, qe karakterizohet nga prodhimi i periteceve në formë lemshi, të cilat përmbajnë asqe cilindrike me askospore dyqelizore me madhësi rreth 17 x 6 mikron. Forma e askosporeve pothuajse takohet me rralle në kushtet e vëndit tonë. Zakonisht kërpudha formon piknide, të cilat janë aq të mëdhenjë sa që duken edhe me sy. Ato kanë formë sferike, brënda të cilëve vendosen piknosporet, të thjeshta ose të përbera. Depërtimi i micelit në bimë bëhet zakonisht nëpërmjet plageve të ndryshme. Sëmundja gjëndet në tokë, e cila është e aftë të jetojë në formën saprofite mbi mbeturinat bimore të prekura, në formën e Piknideve. Burimi kryesor i infeksionit është sporifikimi i njollave mbi qafen e kercellit dhe në kercell.

 

Infeksionet vërehen kryesisht gjatë muajve të Pranverës dhe të Vjeshtës. Kërpudha është e aftë të preke bimët në temperaturat optimale 17-280C. Në temperatura relativisht të uleta 15-170C, sëmundja e ngadalëson zhvillimin e saj. Nga kjo kuptojme se temperaturat e ulëta të tokës, janë të mjaftueshme për të pakësuar rrezikun e prekjes së bimëve nga kjo sëmundje. Sëmundja favorizohet nga lagështia e lartë dhe sidomos në mjedise të mbrojtura. Parazitin e ndihmojnë mjaft shirat e vazhdueshme gjatë Veres dhe të Vjeshtës, kurse në serra zakonisht ujitjet e shpeshta e pa kriter dhe sidomos ato në formë shiu.

 

Masat parandaluese dhe ato të luftimit. Masat profilaktike bazohen në mbjelljen me dendesi të tilla, qe të lejojnë qarkullimin sa me të mirë të ajrit. Dezinfektimi i farës është nje mase tjeter e domosdoshme. Në rastin kur kemi bimë të rralla të prekura, është me e rekomandueshme qe ato të dhkulen dhe të largohen ose të asgjësohen. Me e domosdoshme kjo masë është për mjediset e mbrojtura. Është tepër e rëndësishme është që të eleminohen ujitjet në formë shiu dhe të realizohet sa me mirë të jetë e mundur, ajrimi i tyre.

 

Për rastet kur prekja është e rëndë, duhet të bëhen trajtimet lokale (të qafa e bimës), duke përdorur preparatet benzimidazolici ose ditiocarbammatë, benomyl ose carbendazim. Një mënyrë tjetër mbrojtjeje është edhe trajtimi i njollave të sëmundjes, duke i lyer ato me benomyl, iprodionë, vinclozolin, etj. Rezultatet të mira kanë dhenë preparatet me bazë Maneb, mancozeb apo fenarimol. Trajtimet e tjera duhet të bëhen me lengun bordulez 0.8-1%, Bavistin 0.1%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Daconil 0.2-0.3%, Upital 0.15-0.2%, Sumilex 0.08-0.1%, Ridomil 0.35-0.4%, etj. Farërart duhet të dezinfektohen me Furmidor 2-3 gr për 100 gr farë, Bautan gr për 100 gr farë, etj.

4.6.1.13. Kabezimi i qafes së kercellit (Pythium debarianum Hess.)

 

Kjo është një sëmundje polifage e cila veç bimës së specit, prek dhe dëmton rëndë edhe shumë bimë të tjera të familjes Solanace si dhe ato të familjes Cucurbitaceae. Veçanërisht është shumë dëmpruresë në kushtet e temperaturave të larta dhe me lagështirë të tepruar dhe sidomos gjatë periudhës së përgatitjes së fidanave në shtretër. Prania e kësaj sëmundjeje ndihet më tepër në fidanat e porsa mbira dhe vazhdon deri sa fidanat të kenë arritur në fazë n e 2- 3 gjetheve të vërteta. Nëqoftëse bimët infektohen në momentin e fillimit të mbirjes, ato pothuajse nuk arrijnë të dalin farë mbi sipërfaqen e tokës. Në fidanat me të rritura (të moshës 1- 2 muajshe), prania e kësaj sëmundjeje bëhet gjithënjë e me  e rralle.

 

Simptomat. Kjo lloj sëmundjeje Takohet në forma të ndryshme dhe varet nga specia qe e shkakton atë. Kur kjo sëmundje shkaktohet nga specia Pithium debarianum, ajo prek dhe dëmton bimën qysh në moshën e fidanit. Shkalla e dëmit varet nga periudha e prekjes dhe e parë nga ky këndvështrim, vërejmë se shkalla e dëmtimit varet nga dy momente: Momenti i parë ndodh kur infeksioni shfaqet në periudhën e zgjimit të farës dhe të fillimit të mbirjes së sajë. Në këtë rast farërat e murgëlluara “të plasura”, sapo preken ato kalben përpara mbirjes, duke shkaktuar atë që quhet kalbëzimi para mbirjes. Megjithëse ky rast është i rralle, por kur ndodh e dëmton plotësisht.

 


Figure 10. Fidana të prekura nga kalbezimi i qafes së kercellit

 

Momenti i dytë ndodh atëhere kur sëmundja i prek bimët pas mbirjes. Në këtë rast vërejmë se në indivitë të veçantë ose edhe në vatra të vogla, ato shtrihen përtokë. Ato humbasin ngjyren jeshile dhe kalojn në atë klorotike. Kjo kërpudhë prek kryesisht qafen e rrënjeve dhe pjesërisht/plotësisht sistemin rrënjor (fig. nr. 76). Shënja dalluese e kësaj sëmundjeje është mbulimi i qafes së kercellit me njolla kafe të erreta deri në të zeza, qe me pas e mbulojnë të gjithë zonën. Indet bimore në vëndet e prekura hollohen së tepërmi në krahasim me indin e shëndoshë. Bimet duke mos qenë në gjëndje të përballojnë peshën e trupit të tyre, ato përkulen dhe rrëzohen për tokë.

 

Kjo sëmundje është më shumë dëmprurese, kur infeksioni përparon jo me në individe të veçantë, por kur shfaqet në formën e vatrave. Bimët e prekura vyshken dhe me pas kalben duke krijuar kështu vatra qe n.q.s nuk merren masat parandaluese, atëhere kjo sëmundje mund të zhduke të gjithë bimësinë brënda një shtrati ose vëndit të përgatitjes së fidanave. Sëmundja fillimisht vërehet me shfaqjen e rrezimit të fidanëve në tokë. Rrezimi i tyre është në mënyrë të parregullt, d.m.th. bimët nuk bien në një drejtim por të çrregullta. Pjesët e prekura të bimëve mbulohen nga hifet e kërpudhes, të cilat në kushtet e një lagështire të lartë e temperature të përshtatëshme, hifet zhvillohen me shpejtësi duke dalë në sipërfaqe të bimëve në formën e një myku të bardhe dhe me pas duke i dëmtuar plotësisht ato.

Përgjëgjëse për kalbezimin e qafës së kercellit, përveç disa specieve të kërpudhes të gjinisë Pythium si; P. debaryanum, P. aphanidermatum, P. ultimum, etj, janë edhe ato të gjinisë Phytophthora (Ph. capsici, Ph. Parasitica, etj,); të gjinisë Rhizoctonia (R. solani), etj. Përhapesit e këtyre sëmundjeve jetojnë në tokë. Ato të gjinisë Pythium zhvillohen në shtresa me të thella të tokës, ndërsa ato të Rhizoctonia zhvillohen në shtresat me sipërfaqesore.

 

Sëmundjet kërpudhore të gjinisë Pythium, janë kërpudha të klasës së Fykomiceteve. Hifet e micelit të parazitit po të shihen në mikroskop, ato janë të thjeshta pa ngjyre, me degezime të rralla dhe në majë të tyre diferencohen konidet.  Menyra e shumëzimit është Agamike (jo seksuale) dhe Gamike (seksuale). Në mënyrën Agamike, konidet shkeputën lehtë nga hifet e micelit dhe në kushte të përshtatëshme, mund të mbijnë e të zhvillohen në dy menyra, në vartësi të përqindjes së lartë të lagështirës ajrore, ose kur në trupin e bimës gjënden pika uji.

 

Në mënyrën e parë, konidet mbijnë duke dhenë micelin fillestar i cili me pas depërton direkt në indin e bimës duke bërë kështu infektimin e saj.  Sipas mënyrës së dytë, konidet duke qenë në prani të pikave të ujit, ato mbijnë duke dhenë një hif të shkurtër dhe me fund të zgjëruar qe quhen zoosporangjë. Këto të fundit kanë madhësi në rreth 20-25 mikron. Në këto zoosporangjë, formohen zoosporet të cilat pasi çlirohen prej tyre dhe në prani të pikave të ujit me anë të një flagjëli notojnë në ujë dhe përhapen në sipërfaqet e indeve të bimëve. Pas përhapjes këto zoospore mbijnë duke dhenë një hif fillestare qe quhet promicel. Promiceli zhvillohet duke dhenë micelin, i cili me pas zhvillohet duke shkaktuar infektimin e plotë të bimëve.  Veç mënyrës Agamike të shumëzimit, të gjinia Pythium, vërehet edhe menyra Gamike. Oosporet formohen si rezultat i kopulimit të Antëridit me Oogonin. Oosporet mbeshtillën me një cipe të fortë e cila shërben për të rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj kushteve të papërshtatëshme të mjedisit rrethues.

 

Këto procese zhvillohen me së miri, në prani të lagështirës relativisht të lartë dhe me temperatura rreth 20-30 0C. Sipas shumë autoreve, kur temperatura është në intervalet 20-30 0C, mund të preken rreth 80% e bimëve. Ndërsa kur temperatura është 8-12 0C mundesia e prekjes së bimëve është në rreth 24% të tyre. Në temperaturen mbi 320C, mundesia e prekjes është praktikisht zero.

 

P. debarianum zakonisht jeton në toka të pasura me lëndë organike, në plehun e stalles, në mbeturina bimore të prekura me parë, etj. Kushtet me të përshtatëshëmështë për tu zhvilluar janë shtretërit, sepse pikerisht në këto mjedise temperatura dhe lagështira ajrore janë me prezentë. Gjithashtu në sasinë e prekjes ndikon ndriçimi jo i mjaftueshëm, dendesia e madhe e bimëve për njësi të sipërfaqes, ujitjet e tepruara, ajrosje të pamjaftueshme, etj.

 

Masat e Luftimit. Plehu organik i fresket, i cili shërben për të mbushur shtretërit e nxehtë në rastin e prodhimit të fidanave me metoden e ngrohjes biologjike, duhet të jetë i pastër nga mbetjet e bimëve të familjes së Solanaceve. Kjo është tepër e rëndësishme sepse sëmundja dimëron në këto mbeturina. Gjithashtu plehu organik i dekompozuar i cili shërben si dherishte, duhet të jetë i pastër ose i dezinfektuar kimikisht/termikisht, ashtu ciç është spjeguar në pjesën e dezinfektimit. Dherishtja që shërben për mbulimin e farës, duhet të përzihet me rërë, me qëllim rritjen e përshkueshmerisë së ujit gjatë ujitjeve, si dhe rritjen e shkriftshmerisë dhe të ajrosjes së sistemit rrënjor. Të evitohen mbjelljet e dendura në farishte.

 

Ujitja duhet të bëhet me sasira të pakta dhe mundesisht në oret e para të mengjëzit, me qëllim qe sipërfaqja e dherishtes dhe e bimëve gjatë pjesës tjetër të ditës, të jetë sa me e thatë. Të eleminohen reptësisht ujitjet e farishteve në mesditë dhe aq me keq akoma në orët e  mbrëmjes. Ajrimi duhet të bëhet në një kohe sa më të gjatë me qëllim, qe në shtrat ajri të jetë sa me i thatë. Nëqoftëse vërehen shënjat e sëmundjes, atëhere menjëherë bimët e prekura duhet të eleminohen dhe vëndi më pas duhet t’i bëhet dezinfektohet me 3% Sulfat Bakri. Trajtimet e tjera duhet të bëhen me lengun bordulez 0.8-1%, Zinep 0,4%, Benlate 0.08-0.1%, Andracol 0.1-0.2%, Captan 0.2%, Daconil 0.2-0.3%, Upital 0.15-0.2%, Dodene 0.2%, Previcur 0.3%, Sumilex 0.08-0.1%, Ridomil 0.35-0.4%, Caltan 0,2%, etj. Farërart duhet të dezinfektohen me Furmidor 2-3 gr për 100 gr farë, Baytan gr për 100 gr farë, etj.

 

4.6.2.  Sëmundjet bakteriale dhe luftimi i tyre

 

Sëmundjet me origjinë bakteriale te speci janë:

- Xanthomonas vesicatoria Doeson., e cila njihet me emerin Vyshkja Bakteriale;

- Pectobacterium carotovorum Ealdel., qe njihet me emerin Njollosja e Zeze Bakteriale.

- Pseudomonas syringae Van Hall. Var. capsici, qe njihet me emerin Lija Bakteriale ose Kalbezimi i Qullet i specit;

- Pseudomonas Salanacearum E.F. Smith., qe njihet me emerin Nekroza bakteriale e specit, e të tjera.

 

4.6.2.1. Vyshkja bakteriale (Xanthomonas vesicatoria Doeson)

 

Simptomat. Vyshkja bakteriale është sëmundje shumë e rrezikshme, e cila në vite të favorshme, mund të shkatërroje prodhimin në mbi 70 % të tij. Dëmtimi nga kjo sëmundje është me i ndjeshëm kur ajo shfaqet herët, kurse në infektimet e mëvonshme dëmtimi nuk është edhe aq i ndjeshëm. Sëmundja e vyshkjes bakteriale zakonisht shfaqet në dy forma: i) Në formën e vyshkjes së përgjithshme, qe vjen nga prekja e sistemit të enëve përçuese, dhe ii) Në formën e prekjes lokale, qe jep njollosje të ndryshme në organet mbitokësore të bimëve. Speci në fushë zakonisht preket në fazën e frutifikimit dhe rralle me përpara. Forma e parë e prekjes është me e shpeshtë. Shënjat e para të sëmundjes duken në gjethet e poshtme të bimëve, të cilat fillojnë të vyshken dhe të përdridhen.

 

Gjethet mund të vyshken nga njëra anë e bimës. Karakteristikë është se bishtat e gjetheve qëndrojnë të varura mbi kercell. Në përgjithësi vyshkja e shkaktuar nga kjo bakterioze, është unilaterale, e pjesëshme dhe me rrallë ndodh vyshkja e përgjithshme e bimës. Vyshkja unilaterale bie më tepër në sy, kur bimët janë ende të reja dhe të padëmtuara nga sëmundjet e tjera kërpudhore, si dhe kur akoma nuk ka filluar tharja fiziologjike e gjetheve. Vyshkja e përgjithshme e bimëve të prekura ndodh zakonisht në fazat e fundit të zhvillimit të sëmundjes. Bimët qe kanë simptomen e vyshkjes, nëqoftëse i bejme prerjen tërthore të kercellit kryesisht afër qafes së rrënjes, do të shohim se enët përçuesë i kanë me ngjyre të errët dhe të mbushur me një masë të lengshme viskoze, qe s’është gjë tjetër veçse koloni bakteriesh.

 

Në rastin e infektimit local, simptomat shfaqen në dëmtimin e bishtave të gjetheve, në dege dhe në kercej. Në të formohen njolla lokale të zgjatura me ngjyre të erret. Shpesh ndodh qe njollat të kthehen në plage ulçeroze. Po të kepusim gjethen do të shohim së në pjesën e keputur, vërehen njollosje në formën e një patkoi, qe është shënjë mjaft karakteristike për këtë sëmundje. Nëpërmjet gypave përçuesë infektimi kalon në pjesë të tjera të bimëve, e në fruta, duke shkaktuar infektimin e brëndshëm të tyre. Kur preken frutat e reja, ato deformohen dhe zhvillohen keq. Ndërsa farërat pas pjekjes së frutit, nuk kanë me fuqi mbirëse. Kur infektohen frutat e medhenjë (sidomos ato qe kanë përfunduar rritjen), në to vihet re një nxirje e lehtë e sistemit të enëve përçuese. Me tej në këto fruta shfaqen njolla të vogla, të rrumbullakta, të bardha në të verdha. Ky infektim në përgjithësi nuk shkakton kalbjen e frutit, por prish vlerën tregtare të tyre.

 

Kjo është një sëmundje bakteriale qe shkaktohet nga bakteriet e gjinisë Xanthomonas vesicatoria Doeson dhe ka vetinë të ruhet në tokë, në mbeturinat bimore, mbi konstruksionin e serrës, mbi veglat e punës, në farë, etj, deri në disa vite. Gjatë vegjetacionit bakteriet përhapen nëpërmjet erës, shiut, ujitjes në formë shiu, solucioneve ushqyese dhe mbi të gjitha, gjatë kryerjes së proceseve të ndryshme agroteknike, e sidomos krasitjeve që kryhen në rastet e kultivimit në mjedise të mbrojtura. Në bimë paraziti depërton nëpërmjet plageve të shkaktuara nga dëmtimet mekanike, gjatë lidhjes së tyre, nëpërmjet rrënjeve dhe stomave të gjetheve, etj.

 

Temperatura optimale për zhvillimin e këtyre bakterieve është rreth 18-240C dhe në presencë të lagështirës ajrore mbi 80 %. Ashtu si dhe shumë bakterie të tjera, veçanërisht Xanthomonas vesicatoria ndihmohet nga moti me lagështi të lartë ajrore. Bimët me vegjetacion të bujshëm dhe sidomos të ushqyera në mënyrë të njëanëshme veçanërisht me plehra azotike, janë me të predispozuara të preken nga kjo sëmundje. Edhe ujitjet e shpeshta dhe pa kriter, e favorizojnë këtë sëmundje.

 

Masat PARANDALUESE dhe të luftimit. Është shumë e rëndësishme aplikimi i qarkullimit bujqësore për një periudhë 4 – 5 vjeçare, madje është e domosdoshme qarkullimi me barera bishtajore një dhe shumëvjeçare. Është mjaft e rëndësishme përdorimi i farës së pastër nga kjo sëmundje dhe e dezinfektuar me preparatet e sipër përmendura. Toka, mjetet, dherishtja ose sipërfaqja e serrës apo të shtratit, duhet të dezinfektohen kimikisht ose me metodat e tjera të dezinfektimit. Duhet të evitohet lagështira e tepërt dhe të gjitha praktikat që favorizojnë vyshkjen bakteriale.

 

Për luftimin e kësaj sëmundjeje, deri më tani nuk ka ndonjë preparat që të japi efekte kuruse. Lengu bordulez deri tani është më i rekomandueshëm, pasi ai luan një rol vetëm parandalues. Bëhen trajtime kimike me preparate bakri, kryesisht me lëngun bordolez, në fazën e para të zhvillimit të bimëve, duke i filluar ato në farishte me 0.2 – 0.3 % dhe duke vazhduar gjatë vegjetacionit me 0.6-0.8 %. Gjatë përgatitjes së fidanëve evitohet plehërimi i tepërt organik, azotik si dhe mbjellja e dendur. Përpara mbjelljes së bimëve në vëndin e përhershëm në mjedise të mbrojtura, bëhet kujdes për të trajtuar tokën me fungicide të tilla si Methyl Bromide, etj. Të gjitha pajisjet e përdorura ose qe ripërdoren gjatë kultivimit, si psh., shata, sistemi mbështetës, spango, etj, këshillohet të trajtohen me solucione dezinfektuese si; 12 % chlorinë, ose formalinë 2-5 % , të cilat zhyten për 1 ore në këtë solucion dhe pasi nxirren mbulohen me plasmas për 24 ore.

 

Bimët e sëmura shkulen dhe digjen dhe njëkohesisht rekomandohet heqja e bimëve fqinjë edhe pse ato duken të pastërta, pasi edhe ato janë të prekura. Kur kemi të prekur sipërfaqe të medha ato izolohen dhe u shërbehet bimëve qe duken të pastra me qëllim marjen sa të jetë e mundur e një sasie të prodhimit. Dezinfektohen veglat e punës, lahen duart shpesh me sapun. Evitohet ujitja në formë shiu. Në fund të vegjetacionit largohen mbeturinat bimore dhe zhduken.

 

4.6.2.2. Njollosja e zeze bakteriale (Pectobacterium carotovorum Ealdel.)

 

Simptomat. Gjethet mund të preken nga sëmundja në të gjitha fazat e zhvillimit të tyre. Është parë se me rritjen e moshës së bimëve, rritet edhe qëndrueshmëria e tyre ndaj kësaj sëmundjeje. Mbi gjethe sëmundja shfaqet në formën e njollave të vogla, në trajtën e pikave me diametër 1-2 mm. Në fillim ato marrin ngjyre të gjelbër të errët dhe më vonë njollat bëhen këndore dhe kafe në të zeze. Është karakteristike se njollat e shkaktuara nga kjo sëmundje janë ujore dhe, po të shikohen në dritë, kanë një ndriçim të dukshëm. Me pas zakonisht qëndra e njollave thahet dhe bie. Kur njollat janë në numer të madh, ato e mbulojnë gjithë sipërfaqen e gjethes duke shkaktuar tharjen e plotë tëtyre.

 

Sëmundja mund të preke edhe kercellin, bishtat e gjetheve dhe ato të frutave. Edhe në këto organe shënjat janë të ngjashme, por në këto organe njollat kanë formë të zgjatur. Bimët e prekura zhvillohen keq. Frutat janë shumë të ndjeshëm ndaj infektimit duke filluar qe nga lidhja e tyre dhe vazhdon deri në mbarim të rritjes. Aty formohen njolla të zeza, të rrumbullakta ose të parregullta, paksa të fryera, në fillim të vogla, por me kalimin e kohes ato zgjerohen duke arritur një diametër në 6-8 mm. Në frutat e gjelbërta njollat janë sipërfaqesore, pothuajse të ngjashme me simtomat e kromes, kurse në ato të pjekurat, dëmtimi futet më në thellesi dhe mund të shkaktoje kalbjen e tyre.

 

Sëmundja shkaktohet nga bakteriet e gjinisë Pectobacterium carotovorum Ealdel., e cila ruhet mbi farë dhe mbeturinat bimore, mbi dhe nën tokë. Sipas të dhënave vetë toka nuk shërben si burim infektimi. Nëse mbeturinat bimore dekompozohen plotësisht, atëhere edhe bakteriet shkatërrohen menjëherë sëbashku me dekompozimin e bimëve. Por meqenëse gjatë Dimerit ky dekompozim nuk arrin të bëhet i plotë, atëhere sëmundja mund të shfaqet me shumë kur parcela mbillet edhe vitin e dytë me këtë bimë. Bakteriet nga njëra bimë në tjetren, përhapen me anën e shiut, apo ujitjes, si dhe të eres. Bakteriet futen në bimë nëpërmjet plageve. Ndërsa frutat e sapolidhura mund të infektohen edhe pa patur plage. Kjo sëmundje shkaktohet edhe nga një bakterie tjetër qe quhet Psëudomonas tomato. Të dyja këto bakterie shpesh shfaqen njëkohesisht në të njëjtën bimë. Periudha e inkubacionit, në kushte optimale në rastin e prekjes së gjetheve zgjatë 3-5 ditë, ndërsa kur prekja ndodh mbi fruta periudha është pak me gjatë.

 

Këto bakterie shfaqen kryesisht në Vere dhe zhvillimi i saj ndihmohet nga temperatura mjaft të larta. Temperatura optimale për të është 250C, me kusht që temperatura minimale të mos bjere nën 180C dhe lagështia e lartë dhe sidomos reshjet e shiut.

 

Masat parandaluese dhe ato të luftimit. Praktikisht nuk ka mundesi kurimi. Më e këshillueshme është të evitohet lagështira e tepërt dhe sidomos prania e ujit mbi sipërfaqen e tokës dhe të bimëve. Për këtë qëllim bëhet ajrimi maksimal i mjedisit të mbrojtur dhe evitohet ujitja në formë shiu. Në se kjo nuk është e mundur, ujitja duhet të bëhet deri në mesditë, me qëllim që deri në mbremje, sipërfaqja e gjetheve të jetë thare. Bëhen trajtime me preparate me bazë bakri, si lengu bordolez, duke i lagur mirë bimët. Kjo masë ndikon në uljen e intensitetit të zhvillimit të kësaj sëmundjeje. Studimet e fundit tregojnë se përzjeria e bakrit me fungicide me bazë dithiocarbamate (mancozeb) kanë qenë me efektive. Mbas vegjetacionit hiqen të gjitha mbeturinat bimore dhe zhduken. Aplikohet qarkullimi bujqesor. Përdoret farë e dezinfektuar. Fara duhet të trajtohet me sodium chlorite ose gelqere të kloruar. Gjatë periudhës së përgatitjes së fidanit, bëhen trajtime me preparatin me bazë bakri, të shoqëruara me macozeb duke i lagur mirë ato. Mbillen forma bimore të qëndrueshme ndaj ketij bakteri, etj.

 

4.6.2.3. Kalbezimi i qullet ose lija bakteriale (Pseudomonas syringae Van Hall. Var. capsici)

 

Simptomat. Është një sëmundje e përhapur dhe zakonisht takohet së bashku me njollosjen e zeze bakteriale. Përveç specit prek domaten dhe patllixhanin. Sëmundja shfaqet mbi të gjitha organet mbitokësore të bimëve. Shënjat e para të sëmundjes shfaqen mbi gjethe në formën e njollave të vogla të rrumbullakta me ngjyre kafe të errët, me diametër maksimal deri në 1 mm ose pak me shumë. Me vonë njollat rrethohen me një unaze klorotike. Njollat zakonisht shfaqen në numer të madh dhe afër njëra tjetres, qe shpesh herë bashkohen duke formuar njolla të shtrira me ngjyre të verdhe. Në këto raste gjethja fillon të zverdhet dhe rrëzohet para kohe. Mbi kercellin e infektuar formohen njolla të ngjajshme me ato të gjetheve, por nganjëherë ato kanë formë të zgjatur në drejtim të boshtit.

 

Frutat janë pjesët që preken dhe dëmtohen më shumë nga kjo sëmundje. Mbi ta formohen njolla të vogla me formë të rrumbullakëta, me ngjyre gati të zeze, me madhësi që nuk e kalojnë 1 mm diametër. Njollat janë të shpërndara mbi indin epidermal, pa u futur brënda në indet tulore. Në frutat e gjelbërta njollat rrethohen nga një zonë e lëngshme me ngjyre të verdhe. Me vonë zona e njolles nekrotizohet dhe prej saj del një leng bakterial. Në kushte optimale sëmundja mund të preke 75-80 % të frutave. Këto fruta nuk kanë vlerë tregetare dhe industriale dhe bëhen objekt i kalbezimeve sekondare nga kërpudhat saprofite.

 

Sëmundja shkaktohet nga bakteria Pseudomonas syringae Van Hall. Var. capsici, e cila ruhet në tokë ose mbi mbeturinat bimore, por kryesisht ruhet në farë. Ky lloj bakteri mbijeton edhe mbi rrënje e gjethe të disa bimëve të kultivuara, si edhe të disa barera të keqija. Sëmundja përhapet me anën e shiut, ujitjes në formë shiu dhe eres, të cilat transportohen në largesi relativisht të medha, duke realizuar kështu infektimin e bimëve. Në indet bimore bakteriet depërtojnë nëpërmjet stomave të gjetheve dhe plageve të ndryshme. Bakteriet e kësaj kolonie kerkojnë temperatura relativisht të ulta. Me optimalja është rreth 200C. Lagështira duhet të jetë relativisht e lartë. Atë  e favorizojnë mjaft vesa, mjergulla, shiu, ujitjet në formë shiu, sidomos prania mbi sipërfaqen e bimës, etj. Në këto kushte për 24 ore, janë të mjaftueshme për të siguruar zhivillimin e sëmundjes, simtomat e të cilës i shfaq në 8 – 10 ditë pas kontaminimit.

 

Masat PARANDALUESE dhe të luftimit. Praktikisht nuk ka mundesi reale për kurimin e bimëve të prekura. Me e mira është të evitohet lagështia e tepërt, sidomos prania e pikave të ujit mbi bimë. Për bimët qe kultivohen në mjedise të mbrojtura, duhet të sigurohet një ajrim maksimal dhe të evitohet ujitja në formë shiu. Nëse kjo nuk është e mundur ujitja duhet të bëhet vetëm në mengjez ose në oret e para të ditës dhe asnjëherë nuk duhet të bëhen në mbremje. Kjo, me qëllim që gjethet të mund të thahen më përpara se të vije nata. Trajtimet kimike bazohen në atë të përdorimit të preparate me bazë bakri (lengu bordolez), duke i lagur mirë ato. Studimet e fundit kanë treguar se preparatin me bazë bakri, të përziera me fungicide me bazë dithiocarbamatë (mancozeb) kanë efektivitet me të lartë.

 

4.6.2.4. Nekroza bakteriale (Pseudomonas Salanacearum E.F. Smith.)

 

Simptomat. Nxirja e palces së kercellit është një sëmundje pak e njohur dhe prek kryesisht bimët që rriten në mjedise të mbrojtura. Në raste të veçanta shënja të tilla duken edhe në bimët në fushë të hapur kur moti është për një periudhë të gjatë me re dhe me lagështirë. Sëmundja shkaktohet nga bakteria Pseudomonas Salanacearum E.F. Smith. Sëmundja ndimohet kryesisht nga teprica e azotit. Bimët e sëmura shpesh janë shumë të fuqishme. Sëmundja shpesh shfaqet pas një periudhë të motit me re, gjatë së cilës niveli i lagështisë veçanërisht në mjediset e mbrojtura është i lartë.

 

Masat parandaluese dhe të luftimit. Fatkeqesisht nuk ka trajtime kimike të efektshme kunder kësaj sëmundjeje. Rekomandohet qe bimët të mos rriten shumë të bujshme me përdorime të tepruara të plehrave azotike. Është tepër e rëndësishme të aplikohet pleherim i kontrolluar dhe i balancuar me elementët e tjerë ushqimorë. Në këtë rast është tepër e domosdoshme përmbajtja e lartë e potasit në tokë ose në solucionet ushqyese. Ky element i ndihmon bimët në rritjen e qëndrueshmërisë kundrejtë kësaj sëmundjeje. Të evitohet niveli i lartë i lagështirës së ajrit dhe kjo më e domosdoshme në mjedise të mbrojtura.

Nuk duhet harruar kurre se sëmundja është “e kthyeshme”. Bimët e prekura pjesërisht, të cilat kanë ndaluar rritjen, mund të rifillojnë përsëri jetën dhe të arrijnë një prodhim shumë të kenaqshëm. Kjo kerkon atë që sa me shpejt të jetë e mundur të vendosen kushte të përshtatshme për bimët.  Gjatë dhe pas kultivimit duhet të hiqen bimët e prekura rëndë dhe të thara. Masat e tjera janë si të sëmundjet e tjera bakteriale.

 

4.6.3   Sëmundjet virusale dhe mbrojtja prej tyre

 

Kohet e fundit, sidomos në mjediset e mbrojtura por edhe në ato të hapura, po vërehen infeksione nga një sëre sëmundjesh me origjinë virusale. Këto lloj sëmundjesh në të shumtën e rasteve takohen me format bimore që janë heteroze, por të pranishme këto sëmundje janë edhe në format e tjera bimore. Prandaj një ndër masat e tjera të mbrojtjes së specit nga sëmundjet apo dëmtuesit, me interes është edhe njohja dhe mbi të gjitha masat për tu mbrojtur nga këto viruse.

 

4.6.3.1. Virusi i mozaikut të jonxhës (AMV)

 

Simptomat. Shënjat e sëmundjes shfaqen në gjethe, të cilat marrin ngjyre të verdhe në të bronxtë. Kjo simptomë vërehet me tepër te gjethet e reja e në rritje. Çngjyrosja e gjetheve mund të shtrihet drejt majave dhe sidomos në deget e sipërme. Bimët e prekura e ndalojnë rritjen dhe gjethet përdridhen nga ana e poshtme. Pak cm mbi nivelin e tokës të kercellit kryesor, ka një çngjyrosje të lekures në kafe të errët të floemes, e cila mund të duket si e gërryer lehtë në epidermën e saj. Karakteristikë e kësaj sëmundje është formimi i shiritave të parregullt dhe me ngjyre kafe në palcë. Rrënjët shpesh herë duken tamam si çngjyrosja e floemës me ngjyrë kafe në të kuqe. Në periudhën e frutifikimit rrënjet duken me njolla në ngjyre kafe të shkalleve të ndryshme dhe të deformuara nga gjëndja normale.

 

Patogjeni. Virusi i mozaikut të jonxhës (AMV) që e shkakton këtë sëmundje, transmetohet me anën e afideve në mënyrë jo të vazhdueshme ashtu siç ndodh me Virusin e Mozaikut të Kastravecit. Shumë tipe dhe specie të afideve si; Myzus përsicae, Aphis gossypi, etj, janë faktorë për përhapjen e këtij virusi. Ky virus takohet në bimë të rralla më tepër në mjedise të mbrojtura dhe shumë më i rralle në kushtet e fushës së hapur. Kur speci është imbjellur pranë parceles së jonxhes, virusi i Mozaikut të Jonxhes është me i pranishëm.

 

Masat PARANDALUESE dhe të luftimit. Për këtë virus paraprakisht nuk ka mjete kurative. Nëse bimët e prekura janë të paketa ato duhet të shkulen. Trajtimet kimike nuk japin efekte, ose kanë efekt të ulet mbi shpërndarjen e ketij virusi, i cili mund të transmetohet edhe me një kohe shumë të shkurtër. Madje është llogaritur që, nëpërmjet afideve mund të realizohet infeksioni edhe nëqoftëse është bërë trajtimi me aficide.

 

Për ta parandaluar sa me mirë këtë infeksion, tepër e rëndësishme është përdorimi i rrjetave mbrojtëse nga afidet dhe kjo sidomos për mjediset e mbrojtura. Aplikimi i luftimit të afideve, pavarësisht se efektiviteti nuk është shumë i lartë, përsëri kjo është një masë tjetër e rëndësishme. Duhet të eleminohen mbjelljet e specit afër parcelave të jonzhes, si dhe përdorimi i kultivarëve të qendrueshëm.

 

4.6.3.2. Virusi i mozaikut të kastravecit CMV (Cucumis virus 1)

 

Simptomat. Shënjat e sëmundjes ndryshojnë shumë në vartësi të racave të virusit. Mbi gjethe shfaqet një mozaik me ngjyre të gjelber të lehtë. Në simptoma më të rënda gjethet mund të transformohen në formë fijesh, që vjen si rezultat i deformimit dhe i zvogelimit të qelizave të llapës së gjetheve deria në atë masë sa të mbeten vetëm damaret kryesore të tyre. Nga zvogelimi i sipërfaqes gjethore, bimët mbeten klorotike, nuk zhvillohen mirë dhe pothuajse nuk lidhin fare fruta. Kur prekja është në fazat e mëvonshme, sasia e prodhimit mund të jetë e ulet dhe me cilësi të keqe. Shpesh virusi shkakton xhuxhëzimin e bimëve duke i dhenë atyre pamjen e një kaçubeje. Frutat e bimëve të prekura zakonisht janë të vegjël dhe shpesh të deformuara.

 

Sëmundja shkaktohet nga Virusi i Mozaikut të Kastravecit (CMV), Cucumis virus 1, i vetëm ose i shoqëruar me atë të Mozaikut të Duhanit (Nicotiana virus 1). Ky virus mund të transmetohet me anën e afideve në mënyrë jo të përhershme, si dhe nga morri i pjeshkes (Myzus përsicae), specie të tjera mizash si; Macrosyphum solani, ose Aphis gossypi, etj. Duke u ushqyer mbi bimët e infektuara, afidet dhe insektet e tjera të tipit shpues thithes, bëhen mbartës të viruseve, duke i transmetuar ato nga njëra bimë tëk tjetra brënda pak oresh. Sëmundja mund të jetë e pranishme edhe mbi një bimë edhe psë mbi të nuk mund të shihet asnjë lloj afidi. Virusi mund ta ketë prekur edhe nga një aphid i vetëm qe ka qenë me parë. Virusi prek shumë bimë të kultivuara dhe të egra. Zakonisht barerat e keqija shërbejnë për dimërimin dhe përhapjen e virusit.

 

Kushtet qe ndihmojnë zhvillimin e sëmundjes dhe masat e luftimit. Edhe për këtë visur praktikisht nuk ka mjete kimike për luftimin e tij. Nëse janë pak bimë të prekura ato duhet të shkulen dhe të largohen nga serra ose nga parcela për kushtet e fushës së hapur. Trajtimet kimike nuk kanë efekt ose kanë shumë pak edhe nëqoftëse bëhet një luftë sistematike e afideve. Duhet patur parasysh se përhapja e viruesit mund të bëhet me shpejt se sa koha qe duhet për të mbytur afidet nëpërmjet traitimeve kimike. Përdorimi i rrjetave të imta qe pengojnë depërtimin e afideve nga jashtë në brëndësi të mjediseve të mbrojtura, është një ndër masat mbrojtëse shumë më efektive ndaj luftës kundër sëmundjeve virusale. Kjo masë është e vlefshme sidomos për specin e hershëm në serra, pikerisht atëhere kur afidet janë në numer shumë më të madh. Duhet të luftohen në mënyrë sistematike barërat e keqija në parcelë dhe jashtë saj, sepse ato janë bartës të afideve dhe të insekteve të tjera të tipit shpues-thithes.

 

4.6.3.3. Virusi i mozaikut të duhanit TMV (Nicotiana virus 1)

 

Kjo sëmundje është shumë e përhapur, sidomos për specin që kultivohet në mjedise të mbrojtura. Në gjethet e prekura shfaqen ngjyrosje mozaike, ku pjesët e gjelbërta alternohen me ngjyrën e gjëlber në të hapur. Mbi fruta njollat kanë formë të rrumbullaket ose të parregullt, me ngjyre të verdhë deri në të portokalltë. Nën epidermën e frutit, tuli merr pamjen qelqore, ndërsa pjekja vonohet. Njollat dhe ndryshimi i konsistences prishin cilësinë e specit. Zakonisht këto tipare shfaqen në degët e majës, sidomos në ato të rejat. Nga sëmundja, bima ka një rënie të përgjithshme, sidomos kjo kur infektimet janë të hershme. Racat e zakonshme, mbi gjethet e bimëve shkaktojnë zona mozaike me ngjyrë të gjëlber në të erret dhe në të gjëlber të hapur. Të tilla shënja mund të vërehen edhe në fruta. Nga disa raca të virusit të mozaikut të duhanit formohen nekroza të gjetheve, të kercellit ose të frutave. Ndërsa kloroza e gjetheve shkaktohet nga raca të tjera. Bimët e prekura në përgjithësi janë të shkurtëra. Në temperatura të fresketa të gjethet mund të shfaqen edhe shënja të fijezimit.

 

Patogjeni dhe kushtet qe nihmojnë smundjen. Sëmundja shkaktohet nga virusi i mozaikut të duhanit (Nicotiana virus 1). Ketij virusi i njihen 4 raca (0; 1; 2; 1-2). Virusi ruhet në farë, në mbeturinat bimore, në tokë, etj. Ai përhapet shumë lehtë me anë të kontakteve fizike gjatë shërbimëve të ndryshme agroteknike apo gjatë periudhës së vjeljes së frutave, nëpërmjet veglave të punës, rrobave, nëpërmjet ujit, nëpërmjet rrënjeve të bimëve, etj. Virusi transmetohet lehtë mekanikisht, nëpërmjet makinerive apo punëtoreve. Duhet ngulitur mirë në mendje se sa herë qe prekim bimët e specit me duar aq herë krijojme mundesi potënciale për infeksione të reja me këtë virus. Virusi i mozaikut të duhanit mund të jetë i pranishëm në cigaret dhe duhanet e tjera, me të cilet punëtorët e transmetojnë atë gjatë pirjes së tij. Mbeturinat bimore të infektuara nga kultura para ardhëse mund të çojnë infeksionin nëpërmjet rrënjeve te bimët e reja. Insektet brejtës si karkaleci dhe buburecat e ndryshme, mund të jenë transmetues të ketij virusi, por megjithëatë ato nuk konsiderohen si një burim i madh infeksioni. Virusi i mozaikut të duhanit prek barërat e keqija të cilat shërbejnë si burim infeksioni veçanërisht në kushtet e fushës së hapur. Fara e specit mund të shërbejnë gjithashtu si mbartëse të ketij virusi, por në përgjithësi infeksioni ndodh gjatë kultivimit.

 

Masat parandaluese dhe ato të luftimit. Fara duhet të jetë e pastër gjë që realizohet nëqoftë se kjo merret nga bimët e shëndosha. Kur bëhen shërbime kulturale duhet të dezinfektohen duart si dhe veglat e punës. Shkulen bimët e prekura, hiqen mbeturinat bimore dhe digjen. Shkulja duhet të bëhet me gjithë rrënjë, sepse sëmundja mund të transmetohet edhe nëpërmjet kontaktit të rrënjeve. Toka duhet të dezinfektohet termikisht (1000C për 10 minuta). Ky dezinfektim është efektiv në deaktivizimin e viruseve. Shumë i efekshëm është edhe përdorimi i Metil Bromidit në rreth 75 g/m2. Duhet të mbillen hibride të qendrueshme kundër katër racave të njohura të virusit.

 

4.6.4.       Sëmundjet ose çrregullimet fiziologjike

 

Sëmundjet ose çrregullimet fiziologjike shkaktohen nga faktore abiotike si; nivelet ekstreme të temperaturave, lagështisë, dritës, elementëve ushqimorë, pH, ndotësit e ambjentit, pesticidet, etj. Mungesa apo teprica e njërit apo tjetrit faktor janë shkaktare të sëmundjeve fiziologjike. Vendosja e rraportit të drejtë ndërmjet rritjes vegjetative dhe frutifikimit, është një nga çastet me delikate të kultivimit. Kur bimët marrin një formë të caktuar rritjeje dhe zhvillimi, është shumë vështirë për ta ndryshuar në një formë tjetër. Kjo do të thotë se nëse bimët kanë marre shumë rritje vegjetative, do të jetë shumë e vështirë që ato të kthehen për zhvillim në drejtim të frutifikimit apo anasjelltas (kjo me shumë në kushtet e mjediseve të mbrojtura).

 

Për ta eliminuar këtë mangesi një rëndësi të veçantë merr pozicioni i vendosjes së frutit të parë. Në mënyrë natyrale ky frut vendoset zakonisht në nyjen e dytë apo të tretë të kercellit, pikerisht aty ku bima fillon degezimin e parë.  Nëse bimët nuk e lidhin këtë frut në këtë pozicion, atëhere ato do të tentojnë në drejtim të zhvillimit vegjetativ. Në këtë periudhë rëndësi merr stabilizimi i temperaturave dhe mbajtja e tyre në nivelet 21-230C gjatë ditës dhe 17-180C gjatë natës.

 

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është rregullimi i rraportit Rritje : Frutifikim  i cili duhet të rregullohet në ngarkesën optimale të sasisë së frutave përpara vjeljes së frutit të parë. Nëse pas lidhjes së frutit të parë frutat e tjerë deshtojnë për mungesë të rregjimit të temperaturave apo hiqen për rrallim të tyre, atëhere bimët do të marrin një rritje të tepruar vegjetative dhe si të thuash ato «do të viheshin në gare»  se kush do ta arrijë i pari në tel. Nëse rrallimi i frutave bëhet duke lenë 5-6 fruta për kercell apo 10-12 fruta për bimë (nëse bimës i lihen dy kercej) dhe 15-18 fruta për bimë (nëse bimës i lihen tre kercej), atëhere bimët mund ta ruajnë këtë stabilitet deri në fund të vegjetacionit.

 

Në varësi të problemeve që bimët mund të përballen, ato shfaqin simptoma të ndryshme. Për këtë aresye kultivuesit duhet të ndjekin nga afër zhvillimin e bimëve dhe të dinë t’i intëpretojnë ato dhe të marrin në kohe masat e nevojshme me qëllim përmirësimin e tyre. Disa nga këto çrregullime janë: 

 

Lule të dobeta e të kthyera lart. Kjo do të thotë se bimët janë me drejtim shumë gjenerativ zhvillimi. Kjo duhet të rregullohet nëse temperaturat e natës ulen deri në 16-170C. Në këto temperatura bimët nxitën të drejtohen në rritjen vegjetative. Zakonisht kjo simptome vërehet gjatë muajve të veres kur temperaturat janë të larta. Por kjo mund të vërehet edhe më herët nëse temperaturat nëpër serra gjatë natës mbahen të larta.

 

Lule të medha, me bisht të trashë, dhe qe çelin me koke poshtë. Kjo do të thotë se bimët janë me drejtim shumë vegjetativ zhvillimi. Zakonisht këto lule nuk lidhin fruta dhe rrezohen. Kjo duhet të rregullohet nëse temperaturat e natës ngrihet deri në 18-190C. Në këto temperatura bimët nxiten të drejtohen në rritjen gjenerative.

 

Rrezimi i luleve dhe i frutave. Kjo dukuri zakonisht shfaqet në kultivarët frut-medhenj. Shkaqet kryesore janë: temperaturat e larta, intensiteti i ulet i ndriçimit, thatësira, etj. Nëse bimët i rrezojnë në masë lulet dhe frutat e porsalidhura, atëhere ato ato do të duken sikur janë orientuar në drejtim të rritjes vegjetative. Shaktari kryesore është temperatura e lartë (25-270C) dhe e përqindjes së ulet të lagështirës (45-55%) së ajrit. Në temperaturat 32-350C, lidhja e frutave është e pamundur. Kjo duhet të rregullohet nëse temperaturat e natës mbahen në 18-190C dhe në kushte ujitjeje normale. Ndriçimi diellor është një faktor tjetër qe mund të shkaktoje rrëzimin e luleve dhe të frutave. Teprica e azotit është gjithashtu një faktor tjetër që çon në rrezimin e luleve. Prandaj plehërimet azotike duhet të bëhen në rraporte sa më të drejta me ato fosforike dhe potasike.

 

Fruta të dështuara. Kjo dukuri zakonisht shfaqet në rrezimin e frutave qysh në javen e parë të lidhjes së tyre. Kjo lidhet me «mos gadishmerinë» e bimëve për ti mbajtur këto fruta. Kjo ndodh sepse bimët kanë marre drejtim të tepruar të zhvillimit vegjetativ. Për t’u nxitur qe ato të ndryshojnë nga vegjetativ në gjenerativ, është e nevojshme që temperaturat e natës të rriten dhe të mbahen në nivelet 18-19 0C. Një aresye tjetër e rrezimit te frutave është teprica e madhe (ose ngarkesa e tepërt me fruta). Në këtë rast temperaturat e natës duhet të ulen në nivelet 16-17 0C, me qëllim qe bimët të nxitën në drejtim vegjetativ.

 

Keqformime të frutit. Kjo dukuri zakonisht shfaqet kur gjatë fazës së lulëzimit dhe të rritjes së frutave, rregjimi i temperaturave nuk mbahet si duhet. Në këto raste poleni i luleve nuk piqet ose nuk shkon në kreze të pistilit për t’i pllenuar. Në këtë rast frutat tentojnë të rriten në mënyrën partenokarpike. Çrregullime të tilla vërehen kur temperaturat e natës ulen për disa ditë nën 14 0C. Nuk duhet harruar që deformime të tilla i shkaktojnë edhe disa insekte shpues-thithes si tripsët, morrat, etj, të cilët gjatë thithjes së limfes depërtojnë në brëndësi të frutave edhe shkaktojne sekrecione të tilla qe e ndalojnë ndarjen e qelizave.

 

Fruta qe arrijnë madhësinë por jo ngjyren e kultivarit. Kjo dukuri zakonisht ndodh kur temperaturat mesatare të ajrit nuk mbahen deri në 24 0C. Prandaj është e rëndësishme qe tëmperaturat mesatare të rritjes, të rriten deri në ato normale.

 

Frutat mbeten të vegjël megjithëse ngjyra e tyre është karakteristike sipas kultivarit. Kjo dukuri zakonisht ndodh kur në bimë janë shumë fruta. Në këtë rast bimët nuk i arrijnë t’i rrisin në madhësinë e duhur frutat e tyre, kjo ose për mungesë të elementëve ushqimorë në tokë ose për nivele të uleta të ujit në tokë.

 

Rrezimi i parakoheshëm i frutave. Kjo dukuri zakonisht ndodh kur frutat pothuajse e kanë mbaruar rritjen por ende nuk kanë marre ngjyren karakteristike të frutit. Kjo mendohet të shkaktohet nga mungesa e elementit Bor. Për këtë qëllim këshillohet të përdoren trajtimet me kriprat e borit ashtu siç janë trajtuar me sipër.

 

Kalbezimi i majës së frutave. Kalbezimi i majës së frutit ndodh kur në tokë mungon sasia e duhur e kalçiumit. Simptomat mund të shfaqen edhe gjatë periudhave të alternimit të lagështisë së lartë ose asaj të ulet të tokës. Kushtet e tjera, përveç stresit të lagështisë, qe mund të shkaktojnë kalbezimin e majës së frutit, mund të jenë teprica e kriprave në tokë veçanërishtt Ca dhe/ose dëmtimi i sistemit rrënjor. Si mase parandaluese është rregullimi i rregjimit te ujit në tokë. Nëse dëmtimet vazhdojnë atëhere duhet të nderhyhet me trajtime kimike gjethore me kripëra të Ca me 400 ppm (ose 0.04%). Plehrat organike duhet të jenë sa me të dekompozuara me qëllim qe rregjimi i aciditetit të solucionit tokësore të normalizohet.  Përdorimi i kultivarëve të qendrueshëm të cilet mund të ndihmoje në shmangien e ketij shqetësimi. Gelqerizimi i tokës para mbjelljes është një metode tjetër qe përdoret kunder ketij dëmtimi, pasi ndikon në normalizimin e ph të tokës. Ujitja gjatë motit të thatë apo mulçërimi i tokës bëjnë një furnizim konstant të bimës me ujë. Duhet të evitohet përdorimi i tepruar i plehrave azotike në formën e amoniumit, sepse kjo rrit kërkesat e bimëve për kalcium. Ulja e nivelit të kalciumit të përvetësuashëm në tokë, ndikon në kalbezimin e majave të frutave. Duhet eleminuar mbjelljet në tokat qe nuk ujiten uniformisht apo ato me përmbajtje të lartë kripe. Nga studimet e bera është parë kultivarët me fruta të gjatë apo në formë dardhe, janë me të ndjeshëm ndaj kalbezimit të majës së frutit.

 

Djegja nga dielli. Është fenomen shumë i përhapur, sidomos në zonat gjysmë të thata dhe të paujitëshme. Sëmundja paraqitet me zona në formë flluckash të bardha e të shëndritëshme mbi anët apo pjesën e sipërme të frutit të gjëlber të cilat janë të ekspozuar drejtpërsëdrejti ndaj rrezeve të diellit. Mjafton qe fruti të ekspozohet për 10 minuta në temperaturen 38-40 0C, dhe menjëherë do të vërehet se në indin e tulit të frutit, temperatura rritet mbi 50 0C. Në këto temperatura (sipas Eien 1999), nëpër qeliza klorofila shënderrohet në radikale të lira qe krijon me pas njolla dhe dëmtimin e frutave. Kjo zonë lëkurore gropëzohet dhe shpesh mbi të rriten kërpudhat saprofite. Dëmtimi i gjetheve para pjekjes së frutave, të cilat janë të shkaktuara nga sëmundje të ndryshme të gjetheve, favorizojnë djegien e frutave nga dielli. Frutat e ekspozuar nga krasitja apo nga dëmtimi i gjetheve për aresye të infeksionëve të ndryshme, mund të atakohen gjithashtu nga djegia diellor.

 

Duhet bërë kujdes që gjatë vjeljes dhe krasitjeve sidomos në mjedise të mbrojtura, të minimizohen sa me shumë të jetë e mundur ekspozimin e frutave ndaj diellit. Trajtimet me fungicide sipas një programi të caktuar parandalon prekjen nga sëmundjet e ndryshme, për rrjedhoje mbrojtjen e gjetheve të cilat janë jo vetëm organet e ushqimit, por edhe të mbrojtjes nga djegjet diellor. Përdorimi i kultivarëve të qëndrueshëm ndaj sëmundjeve të ndryshme të gjetheve. Të mbillen kultivarë të tillë qe u hapet mbulesa bimore, me qëllim evitimin e ekspozimit të frutave ndaj diellit. Spërkatja e mbulesave me preparate hijezuese/mbrojtëse me ngjyre të bardhe (në rastin e kultiuvimit nëpër mjedise të mbrojtura), mund të pakësojnë dëmtimin nga djegia e diellit, sepse kanë aftësinë e reflektimit të një sasie të rrezeve diellor. Po kështu aplikimi i hijezimit të serrave dhe të mjediseve të tjera të mbrojtura, është një masë shumë e rëndësishme në mbrojtjen ndaj djegjes nga dielli.

 

Përkulja nga poshtë  e gjetheve. Kjo dukuri vërehet në pjesët anësore të serrave dhe në ditët e para të zhvillimit. Kjo lidhet me temperaturat më të ulëta në këto anë dhe më tepër me deficitin e lagështirës ajrore që krijohet në krahasim me atë që është në mesin e serrës.

 

Përkulja nga sipër e gjetheve. Kjo dukuri vërehet zakonisht në gjethet e vjetra. Kjo nuk përbën ndonjë problem, por nëse shënja të tilla janë edhe të gjethet e majës, atëhere duhet të dyshohet për veprim të ndonjë herbicidi.

 

Kloroza ndervenore. Kjo dukuri vërehet zakonisht në gjethet që kanë arritur moshën mbi 3 muaj. Si rezultat i mplakjes ato i humbasin funksionet fiziologjike dhe bimët zakonisht i shfrytëzojnë këto gjethe, për marrjen/transferimin e disa elementëve në dobi të gjetheve më të reja. Gjithësesi nëse në bimë simptoma të tilla ka me shumice, atëhere duhet dyshuar për mungesë të mikroelementit  magnez. Një shkak tjetër është edhe temperatura e ulet (nën 18 0C) e substratit ku shtrihet sistemi rrënjor.

 

Gjethe të gjëra. Kjo dukuri vërehet zakonisht në ato bimë qe janë shumë vegjetative. Kjo nuk përbën ndonjë problem shqetësues nëse frutifikimi është i mirë.

 

Gjethe të vogla. Kjo dukuri vërehet zakonisht në ato bimë qe janë shumë gjenerative. Bimë të tilla kanë shumë fruta dhe ato duan shumë kohe të rriten e të piqen. Kjo ndodh për aresye se lënda organike e asimiluar nga gjethet është shumë më e ulet në krahasim me kërkesat e tyre. Për këtë aresye gjethet ngelen të vogla. Masa kryesore e evitimit të ketij difekti është rregullimi i rraportit ndërmjet rritjes dhe frutifikimit me metodat e përshkruara me sipër.

 

5.     Dëmtuesit

 

5. 1. Dosëza  (Gryllotalpa gryllotalpa - vulgaris L.)

 

Figure 11. Pamje e një insekti të rritur

Dëmtimi. Është dëmtues polifag dhe si i tillë dëmton një numer të madh bimësh dhe ndërmjet tyre edhe specin. Takohet kudo por më tepër gjëndet në tokat e punuara mirë, të shkrifta, të ajrosura, të pleheruara dhe të lageta. Parapelqen tokat e uleta e me lagështi të vazhdueshme. Prania e dosëzës në një parcelë të mbjellë me speca, veç bimëve të dëmtuara bien menjëherë në sy edhe nga galeritë karakteristike qe ato hapin në tokë. Bimët e specit dëmtohen kryesisht të qafa e kercellit, sepse ato ose i hanë plotësisht ose i dëmtojnë deri në atë mase sa qe nuk mund të rikuperohen. Bimët e “prera” nga dosëza thahen ndërsa ato qe janë te dëmtuara pjesërisht mund të vyshken dhe sipas shkalles së dëmtimit edhe të thahen. Në qoftë se nuk thahen duan shumë kohe qe ta rimarrin veten. Dosëza dëmton si në farishte, ku sigurisht dëmi është me i madh, por edhe në bimët e mbjellura në vëndin e përhershëm. Në vëndin e përhershëm dëmtimet janë me të ndjeshme në ditët e para të mbjelljes, si dhe në fazat e para të rritjes dhe zhvillimit të tyre. Në fazat e mevonshme të zhvillimit, dëmtimet janë me pak të ndjeshme sepse kercejtë janë forcuar dhe dëmtimi nga dosëzat është me pak i ndjeshëm.

 

Doseza jeton në tokë duke gerrmuar galeri të cilat në vere ndodhen me afër sipërfaqes së tokës, ndërsa në dimer ato shkojnë me thelle, madje në disa raste edhe në një metër. Dimëron në tokë si insekt i rritur dhe si larve. Vezët i vendos në fole në thellesinë 10-20 cm. Pas 10-15 ditëve nga vezët dalin larvat të cilat e përfundojnë zhvillimin pas 13 – 14 muajsh, d.m.th. në veren e vitit të ardheshëm.

 

Masat e luftimit. Luftimi i ketij dëmtuesi realizohet me metoda agroteknike dhe kimike. Midis masave agroteknike ndikim të ndjeshëm në luftimin e tij kanë punimet e tokës. Kryerja në kohe e shërbimëve agroteknike përshpejton zhvillimin e bimëve dhe ato bëhen me rezistente ndaj dëmtimit nga dosëza. Lufta kimike realizohet duke dezinfektuar tokën me diazinon apo valaton, si dhe me ushqime të helmuara, e cila mbetet një nga menyrat me efektive. Si ushqime të helmuara përdoren himet e grurit apo të misrit, të cilat përzihen me një nga preparatet qe vijojnë si; vofatoks 3 %, aragol 5 %, lebaycid 2 %, e shume te tjera. Rekomandohen gjithashtu, preparatet foxim, isofenos, metiocarb, tëflutrin, etj. 

 

5. 2. Krimbi i murme (Agrotis sëgetum -Denis & Schiffermüller)

 

Figure 12. Fazat e krimbit të murme (insekt i rritur, pupe dhe larve)


Dëmtimet. Krimbi i murrme është një noktuid (insekt qe leviz naten) qe jeton dhe ushqehet mbi bimë të ndryshme, nder të cilat janë bimët perimore përfshire ketu edhe specin. Duke qenë insekt polifag, ky dëmton ndjeshëm edhe bimët e specit. Larvat e moshës së parë ushqehen në anën e poshtme të gjethes duke lenë pa e dëmtuar epidermen e sipërme. Larvat e moshës së dytë dhe të tretë dëmtojnë me shpesh në pjesët mbitokësore të bimës. Ndërsa larvat e moshave me të rritura, dëmtojnë pjesët nëntokësore të bimës si, qafen e kercellit dhe rrënjet.

 

Insektet e rritura janë flutura qe fluturijne natën dhe kanë prirje të bashkohen në grupe me qëllim qe të kolonizojnë tokat qe janë të shkrifta, të fresketa, me vegjatacion spontan apo me bimë të kultivuara. Në Pranvere femrat vendosin mbi 2000 vezë mbi anën e poshtme të gjetheve qe janë me afër sipërfaqes së tokës. Periudha e inkubacionit është në varësi të temperaturave të ndryshme. Kështu ajo mund të zgjasi për 15 ditë kur temperatura është rreth 150C, një jave në 200C dhe vetëm në 4-5 ditë në temperaturat 24-280C.

 

Larvat e plotësojnë zhvillimin e tyre nëpërmjet 6-7 moshave dhe për një periudhë kohe afro 1,5 muaj në temperaturat mbi 200C, kalojnë në stadin e krisalidës. Edhe periudha e moshave larvore varet nga temperaturat. Në 280C zhvillimin e plotësojnë në më pak se tre jave, ndërsa në periudhat me pak të favorshme, ato e plotësojnë në me shumë së tre muaj. Në 4-8 ditë pas arritjes së pjekurisë, ato krisalidohen në formën e krisalidës në sipërfaqe të tokës ose pak centimetra me thelle. Faza e krisalidës në përgjithësi, zgjatë dy jave me temperatura 24-280C, pak me shumë së tri jave në temperaturen 200C dhe rreth një muaj e gjysme në temperaturen 150C. Në zonat e Ultesires Perëndimore te vendit, ky insekt jep dy brezni në vit, madje në zonat jugore edhe 3 brezni/vit. Fluturimet e insektit të rritur e fillojnë në muajt Prill-Maj dhe e vazhdojnë gjatë të gjithë periudhës Korrik-Gusht. Ngandonjëherë vazhdojnë edhe deri në fund të Shtatorit. Dimëron në fazë n e larves së zhvilluar.

 

Masat e luftimit. Krimbi i murrme frenohet nga temperaturat e larta të shoqëruara me lagështirë relative të ulet të ajrit nën vlerën 65 %. Kjo situatë është vdekjepruresë për larvat e moshës së parë. Midis faktoreve biotik qe luftojnë krimbin e murrme, mund të përmendim disa entomofage natyrale si; trichogramma evanescens, icneumonidet, dipteret, tachinidet, muscidet dhe bakteriet, si dhe disa kërpudha. Lufta kimike duhet të drejtohet mundesisht kunder larvave të reja me preparate me bazë piretrum (deltametrina, alfametrina, bifentrin, ciflutrin, lambdacialotrina, etj). Kunder larvave me të zhvilluara si te mosha e tretë, qe jetojnë afër qafes së kercellit të bimëve, janë të efektshëm preparatet me bazë metiocarb duke i shpërndarë në mbremje për të ruajtur lagështinë dhe për të zgjatur veprim tërheqes të tyre. Efektive janë edhe trajtimet në formë solucioni pranë qafes së rrënjeve me preparate të nryshme.

 

5.3. Krimbi Tel (Agriotës spp. litigiosus rossi, obscurus linnaeus, sputator linnaeus, brevis candéze, linëatus linnaeus, ustulatus schaller, sordidus illiger)

  

Figure 13. Forma larvore dhe ajo e rritur e krimbit tel

Krimbat tel janë një grup koleopteresh fitofag të familjes Elateride që ushqehen pothuajse me të njëjtën ushqim dhe nga kjo pikepamje natyrën e dëmtimit nëpër bimë të ndryshem e kanë të njëjtë. Në funksion të zonës gjeografike dhe karakteristikave të tokës, mbizotëron njëra apo tjetra specie. Insektet e rritura frekuentojnë lulet duke u ushqyer me pjalmin e tyre. Larvat jetojnë në tokë ku ushqehen me organet nëntokësore të bimëve, duke i dëmtuar rrënjet deri në qafen e kercellit. Shënja e bimëve të dëmtuara nga ky insekt, është se ato fillojnë të vyshken dhe të thahen. Larvat janë polifage duke u ushqyer me një numer të madh bimësh, por bathen, bizelen dhe fasulen, praktikisht nuk i dëmtojnë. Dëmtimet nga krimbat tel vihen re në Pranvere dhe në Vjeshtë, kur tokat janë të fresketa. Me tepër të dëmshme janë larvat. Kur kultivimi i specit bëhet në toka me lagështire, të pasura në lëndë organike dhe kur mbjellja bëhet pas livadheve apo jonxhishteve, sasia e larvave të krimbit tel është e lartë, për pasoje dhe dëmet në bimët e specit janë serioze.

 

Insektet e rritura shfaqen në periudhën Qershor-Shtator. Disa specie (Agriotes litigiosus dhe A. ustulatus) jetojnë rreth një muaj, gjatë të cilit çiftëzohen dhe vendosin vezët për dy jave. Speciet e tjera (Agriotes brevis dhe A. sordidus) jetojnë me gjatë dhe arrijnë të dimerojnë edhe si insekte të rritura. Femrat e fekonduara depozitojnë deri në 200 vezë të veçuara ose në grupe të vogla, në shtresën e sipërme të tokës të cilat kanë lagështirë të mjaftueshme dhe të pasura në lëndë organike. Periudha e inkubacionit zgjatë nga 10 në 30 deri në 40 ditë, në vartësi të periudhës së vendosjes të vezëve.

 

Larvat e reja si dhe vezët, janë mjaft të ndjeshme ndaj lagështirës dhe për këtë arsye nësë toka nuk ka lagështi të mjaftueshme ato ngordhin. Ato futen thelle deri sa të kontaktojnë me rrënjet e bimëve. Në Dimer larvat zbresin deri në thellesinë 50-90 cm dhe dalin në sipërfaqe të tokës në Pranvere për të rifilluar aktivitetin ushqyes dhe futen përsëri thelle në tokë deri në 40 cm gjatë periudhës së Veres për t’iu shmangur thatësisë. Zhvillimi i larvave kerkon me shumë së një vit. Larvat e zhvilluara pupezohen në një “djep” dheu dhe insektet e rritur dalin pas rreth dy javesh.  

 

Masat e luftimit. Një ndër masat agroteknike të luftimit është evitimi i mbjelljeve të specit, të paktën deri në dy vjet. Gjithashtu duhet të eleminohen mbjelljet pas kulturave livadhore dhe ato të jonxhave. Metoda kimike e luftimit mund të fillohet kur është zbuluar prania e larvave. Në tokat e infektuara mund të përdoren tubera me imidacloprid, ose te shpërndahen dezinfektantët mikrogranular të tokës para mbjelljes. Ato mund të përdoren në mënyrë të lokalizuar ose në të gjithë sipërfaqen. Nga dezinfektantët e tokës përmendim fipronil, tëflutrin, benfuracarb, furetiocarb, isofenfos + foxim, clorpirifos, diazinonë.

 

5.4. Krahbardha e serrave (Trialeurodes vaporariorum - Eesteood)

Është dëmtuesi kryesor në bimët perimore, sidomos në ato qe kultivohen në serra e mjedise të tjera të mbrojtura. Në këto mjedise kushtet e lagështirës dhe të temperatures janë elementë me të favoreshëm për zhvillimin e saj. Krahebardha është dëmtues polifag dhe prek një numer të madh bimësh (rreth 250 lloje). Midis kulturave perimore prek edhe specin.

 

Fazat larvare të insektit të rritur, kalojnë në faqen e poshtëme të gjetheve. Si rezultat i thithjes së linfes nga ky dëmtues, gjethet zverdhen dhe pjesërisht bien, gjë që është me pasoja për vegjetacionin e bimës. Në infeksione të rënda mund të çojë edhe në tharjen e bimëve. Melata (jashtëqitjet) e prodhuar nga dëmtuesi, ndihmon në zhvillimin intensiv të kërpudhave saprofite si dhe të sëmundjes së tymthit e cila është me ngjyre të zezë. Ajo vesh pjesët vegjetative dhe frutat, gjë qe ndikon në pakesimin e aktivitetit fotosintetik të bimëve. Krahebardha e serrave, veç dëmit të drejtpërdrejtë është e rrezikshme edhe si përhapes potencial i virozave e bakteriozave.

 

Figure 14. Insekti i rritur dhe koloni të ketij insekti

 

 

 

 


 

 

Insekti i rritur ka një madhësi nga 1.3 – 1.5 mm. Trupi është i mbuluar me një “pluhur” të bardhe, karakteristike e ketij insekti prej nga ka marre edhe emerin. Vezët i vendos në pjesën e poshtëme të gjetheve. Në vartësi të kushteve të mjedisit, krahbardha jep një numer të madh breznish. Në mjedise të mbrojtura shumëzohet në mënyrë të pandërprerë gjatë gjithë vitit. Jetëgjatesia e insektit të rritur varet shumë nga temperatura dhe bima strehuese. Mbi specin insekti i rritur i krahbardhes jeton disa ditë. Femrat vazhdojnë të ushqehen edhe gjatë vendosjes së vezëve. Duke u mbajtur të fiksuara në gjethe, ato vendosin vezët në grupe prej disa dhjetra dhe të vendosura në një ose në dy rreshta. Në rastin e prekjeve të rënda vezët vendosen në mënyrë të parregullt, duke zenë pjesën me të madhe të sipërfaqes së llapes së gjethes. Mbi sipërfaqen e gjethes vezët qendrojnë të ngjitura me anë të një bishti.

 

Numri i vezëve të depozituara është në funksion të temperatures dhe species bimore. Kështu në intervalin e temperaturave 27-30°C, krahebardhat rralle i kalojnë 10-15 vezë, ndërsa mbi patllixhanin ato mund të vendosin rreth 100-150 vezë. Ndërsa në temperaturat rreth 17 0C, krahebardhat mund të vendosin edhe rreth 400-500 vezë. Vezët mund të vendosen edhe nga femrat e pafekonduara, në këtë rast vezët janë aploide dhe ato qe çelin japin vetëm meshkuj. Ndërsa nga femrat e fekonduara, prodhohen kryesisht vezë diploide nga të cilat dalin femrat. Periudha e inkubacionit zgjatet në vartësi të temperatures, por në kushte normale ajo është 8-13 ditë. Pas zhvillimit embrional dalin larvat, ku një pjesë e konsiderushme e tyre vdesin.

 

Cikli i zhvillimit, nga veza në insekt të rritur, është i lidhur ngushtë me kushtet e mjedisit ku rritet. Në temperaturat rreth 20-220C, cikli i zhvillimit të krahebardhes zgjat mesatarisht 25-30 ditë. Në temperaturen 30°C, ai zbret në rreth tre jave dhe zgjat për me së dy muaj nëse temperatura është vetëm 15°C. Gjatë muajve të dimrit në serrat pa ngrohje, cikli i zhvillimit i kalon të tre muajt. Kur gjatë dimrit nuk ka kultura të mbjella, bimët e infektuara janë ato që sigurojnë mbijetësën e krahëbardhës. Në fushë të hapur dimërimi sigurohet nëpërmjet pupave.

 

Masat e luftimit. Lufta kunder krahebardhes është e vështirë nëse nuk zgjidhen menyra racionale duke përdorur faktoret biologjik dhe gjithë mjetet e tjera në dispozicion. Para se të fillohet mbjella e bimës së specit, është e nevojshme mbi të gjitha, pastrimi i serrës nga çdo formë vegjetacioni qoftë, po ashtu dhe jashtë saj. Në rastet e infesioneve të larta, është i dobishëm dezinfektimi i mjedisit me sulfotepp, duke e përdorur atë me fumigim (tymosje).

 

Për luftimin me sukses të ketij dëmtuesi, duhet të kihen mirë parasysh se struktura e populacionit (kolonisë) të krahebardhes është: i) Insekt i rritur rreth 1-2%; ii)Larva ose pupa 10-25 %; iii) Vezë 75-95%. Pra siç vërehet masën kryesore të një kolonie e përbëjnë vezët. Prandaj vemendja kryesore krahas formave të tjera të kolonisë, i duhet kushtuar zhdukjes së vezëve. Nëqoftëse kunder insekteve të rritura dhe larvave përdorim pesticidet me bazë estere fosfori rezultati i të cilit është mjaft i mirë, ndaj vezëve këto kimikate nuk kanë asnjë veprim. Pesticidet me të mira qe dëmtojnë vezët janë preparatet me bazë Zinepi. Atëhere për të patur rezultate në luftimin e vezëve të ketij insekti, del e domosdoshme kombinimi i insekticideve me preparatet me bazë Zinepi. Sipas studimeve lufta kunder vezëve të ketij insekti nuk është e vështirë. Këto preparate janë chitinoini-bitore, buprofezin, me përzjerje të përmetrinës. Insekticidet qe përdoren sot kunder ketij insekti kanë veprim kontakti, prandaj është e domosdoshme qe preparatet të drejtohen nga faqja e poshtëme e gjetheve, sepse atje ndodhen të gjithë fazat e zhvillimit të ketij insekti.

 

Në rastin e kultivimit në mjedise të mbrojtura, është shumë e efektshme përdorimi i grackave kromotropike me qëllim tërheqjen e insekteve të rritura. Këto realizohen nëpërmjet paneleve apo pjatave plastike me ngjyre të verdhë të lyera me material ngjitës. Këto gracka vendosen në një lartësi rreth 20 cm mbi nivelin e bimëve. Në mjedise të mbrojtura masat e luftimit mund të realizohen me metoden biologjike duke shfrytëzuar insektet endofage si; Encarsia formosa, Eretmocerus eremicus dhe të E. californicus. Kjo realizohet me shpërndarjen mbi bimë të kartonave me pupa të krahebardhes (4-6 pupa/m2) të parazituar nga insektet e sipërpërmendura. Kjo përsëritet 4-6 herë, në çdo jave në Vere dhe në çdo 15 ditë në Pranvere, deri sa niveli i parazitimit të ulet ndjeshëm.

 

Në rastin e prekjeve të rënda, trajtimi duhet të përsëritet pas 7-8 ditësh. Për të arritur rezultate të mira rekomandohen përzierje preparatesh me Tiodan 0.15 % + Zinep 0.3%, ose Nuvakron 0.1% + Zinep 0.3%, ose Rogor 0.05% + Tiodon 0.1 %. Te përzierja e ketij kombinimi të fundit nuk mund të shtohet Zinep, sepse shkakton djegje në bimë. Këto përsëriten në çdo 12 ditë. Në ditën e 5-6 pas trajtimit me kombinimet e para duhet të nderhyhet me Zinep 0.3-0.4%. Afati i karantinor është deri në 20 ditë para vjeljes. Ndërsa në periudhën e vjeljes është e domosdoshëm qe të përdoren preparate me efekt me të dobet dhe konkretisht Izatrinë 0.04 % + Zinep 0.3 %, ose Aktilik 0.15% + Zinep 0.3%, etj.

 

5.5. Krimbi i boçes së pambukut (Heliothis armigera - Helicoverpa armigera - Chloridaea obsoleta)

 

Figure 15. Pamje e insektit sipas fazave të zhvillimit të saj


Krimbi i boçes së pambukut është një lepidopter noctuid me një areal të gjërë përhapjeje qe përfshin pothuajse të gjithë kontinentet. Larvat janë shumë polifage dhe midis bimëve qe dëmton, domatja ze vëndin e parë, sidomos kur kultivohet si kultura e dytë. Ky dëmtues prek edhe specin. Në speca larvat shkaktojnë brejtje të gjetheve, shkatërrojnë lulet, futen në frut kryesisht nga ana e bishtit duke formuar fole me 1-2 mm diametër nga të cilat kur dalin larvat ato kanë arritur moshën e katërt dhe të pestë dhe dëmtojnë frutat e rinj (fig. nr. 81). Frutat kalben dhe bien në tokë, ndërsa ato qe kanë mbaruar rritjen, në vëndin e dëmtuar preken nga mikroorganizma kërpudhore e bakteriale dhe kalben.

 

Në kushtet e vëndit tonë (kryesisht zona e Ultesires perendimore ose e thenë ndryshe zona e pambukut), zhvillon katër brezni në vit dhe është i pranishëm nga Maji e deri në Shtator dhe me vonë nëse koha është e përshtatëshme. Fluturat dalin nga krisalidat dimeruese në fund të Prillit e fillimi i Majit. Pas një jave çdo femer çiftëzohet dhe vendos vezët mbi gjethe, një nga një ose në grupe. Një femer mund të pjelli 300-2700 vezë. Larvat dalin pas periudhës së inkubacionit qe zgjat nga 3 në 14 ditë në vartësi të kushteve të mjedisit dhe në temperaturat 25-30°C arrijnë pjekurinë për 10 -15 ditë. Gjatë kësaj periudhë ato kalojnë 5-6 mosha të zhvillimit. Gjatë fazave të para të zhvillimit një pjesë e madhe e tyre ngordhin dhe në moshat me të avancuara janë të shpeshta rastet e kanibalizmit. Larvat qe kanë përfunduar zhvillimin zbresin në tokë për tu krisaliduar në thellesinë 2-8 cm dhe fluturat dalin pas 2-3 javesh. Cikli i zhvillimit të insektit varet shumë nga kushtet e mjedisit. Në kushtet me të përshtatshme (në temperaturat 25-30°C) një brezni plotësohet për 35-40 ditë.   

 

Masat e luftimit. Lufta kunder krimbit të boçes, sidomos në speca, domate, etj, është e vështirë në lidhje me levizjen e larvave, të cilat pas një periudhë të shkurtër mbi gjethe, futen menjëherë brënda frutave. Në brëndësi të frutave luftimi i tyre me anë të trajtimeve kimike bëhet me i vështirë. Trajtimet kimike duhet të fillojnë kunder larvave të moshave të reja para se ato të futen në frut. Ndër insekticidet qe përdoren kunder ketij dëmtuesi janë ato me bazë sistemi si; acefate, metomil, clorpirifos-metile, alfametrina, deltametrina, ciflutrin, etj. Rezultate të mira kanë dhenë aplikimi i luftës biologjike me entomofagun Bacillus thuringiensis var. kurstaki. Efektive është edhe punimi i tokës gjatë dimrit. Ky proces nxjerre larvat mbi sipërfaqenn e tokës duke ndikuar në shkatërrimin e tyre kryesisht nga temperaturat e uleta, etj.

 

5.5. Minuesja Amerikanë (Liriomyza trifolii - Burgess)

 

Ky insekt është një dipter qe prek mbi 120 specie bimësh. Prek mbi të gjitha bimë të ndryshme zbukuruese dhe perime të ndryshme nder të cilat mund të përmendim specin, domaten dhe shumë bimë të tjera perimore. Dëmtimet përfaqesohen nga minat/galeritë qe happen në gjethe. Nëpër këto galeri insekti leshon vezëzat dhe larvat qe lindin shkaktojnë lezione. Lezionet e shkaktuara nga ky insekt, ulin aktivitetin fotosintetik, shkaktojnë tharjen e gjetheve dhe ndonjëherë tharjen e plotë të bimëve të reja. Lezionet favorizojnë infeksionet kërpudhore e bakteriale.

 

Dëmtuesi jep disa brezni në vit, në vartësi të kushteve të mjedisit. Insekti i rritur jeton mesatarisht 15-30 ditë dhe ushqehet me nektarin e luleve dhe me linfen qe del nga lezionet e shkaktuara prej tyre. Këto plage rrethohen nga inde qe me pas thahen. Zakonisht njollat janë me të medha se sa nevojiten për vendosjen e vezëve.

 

Figure 16. Fazat e insektit dhe dëmi qe shkakton

Kopulimi bëhet vetëm 24 ore pas fluturimit të insekteve të rritur. Vezët vendosen brënda indeve të parenkimes gjethore. Inkubacioni zgjat 2-5 ditë dhe nderpritet në 140C. Zhvillimi larvar është shumë i shpejtë dhe në temperaturat rreth 24-30°C realizohet për rreth 4-7 ditë, ndërsa mbi 30°C vërehet një mortalitet i lartë. Insekti arrin pjekurinë nëpërmjet tri fazave të zhvillimit larvor. Pupezohet zakonisht jashtë minave, mbi gjethe ose në sipërfaqe të tokës. Në rrethana të veçanta pupat mund të formohen edhe brënda minave, por insektet e rritura brënda galerive shpesh herë nuk mund të dalin dhe janë të destinuara të ngordhin.

 

Masat e luftimit. Në mjedise të mbrojtura insektet e rritur mund të tërhiqen dhe të kapen me gracka kromotropike me ngjyre të verdhe, duke evituar në rrethana të caktuara, trajtimet me insekticide. Lufta biologjike në serra mbështetet në shfrytëzimin e aktivitetit të himenopterit Diglyphus isaea (parazitë ektofage), qe dëmton në stadin e insektit të rritur duke parazituar larvat e moshës së tretë të minatriçes dhe Dacnusa sibirica.

 

Lufta kimike është disi e vështirë për arsye të ciklit të shkurtër të zhivillimit të insektit, si dhe për aftësinë e lartë qe ka insekti për tu adoptuar ndaj pesticideve. Ajo mund të realizohet nëpërmjet preparateve të aftë të dëmtojnë larvat brënda minave. Midis lëndëve aktive me efektive qe mund të përdoren kunder ketij dëmtuesi, janë ciromazina, esaflumoron dhe abamectina (qe lejohen në domate, speca, patllixhana, kastraveca dhe në pjepër).

 

5.6.  Morri i kungulloreve (Aphis gossypi Gloeer)

 

Morri i kungulloreve është një dëmtues polifage i cili prek kungulloret si dhe bimë të tjera perimore. Ndërmjet tyre ky insekt dëmton edhe specin. Kolonitë e tij prekin anën e poshtme të gjetheve, gonxhet, lulet dhe frutat. Nga pickimet e morrave për të thithur ushqimin, bimët mbeten të shkurtra, gjethet zverdhen dhe me vonë ato bien. Frutat e rinj mbeten të vegjël dhe nuk rriten dhe nëqoftëse arrijnë deri në fazën e pjekjes teknike, ato nuk kanë formë të rregullt. Nga jashtëqitjet afidet prodhojnë një melatë të bollshme e cila ngjitet në gjethe duke ndikuar në pengimin e fotozintezës. Përveç dëmit të drejtpërdrejt morri është veçanërisht i rrezikshëm edhe si vektor i virusit të mozaikut të kastravecit (CMV), të shalqinit (ËMV) dhe të mozaikut të verdhe të kungullit (ZYMV).

 

Figure 17. Morri i kungulloreve

 

Sjellja biologjike e morrit paraqet aspekte jo plotësisht të qarta, të paktën për sa i takon mënyrës së dimërimit qe mund të ndryshoje në vartësi të mjediseve të ndryshme. Në rajonet me të ngrohta dhe në mjedise të mbrojtura, morri Dimëron në përgjithësi si femer e pafekonduar. Kjo formë dimërimi në fazën e vezës së qendrueshme, e cila depozitohet nga femrat anfigonike në Vjeshtë. Në Pranvere këto femra japin infeksionë shumë të hershme me popullata qe rriten me shpejtësi në varësi me ngritjen e temperatures.

 

Masat e luftimit. Afidet luftohen me entomofage natyrale nga larvat dhe insektet e rritur të koçinelideve (Scymnus spp.), nga larvat e krizopes e sirfideve. Lufta kimike kunder ketij dëmtuesi bëhet me disa preparate kimke të tillë janë si imidacloprid, fluvalinate, deltametrina, lambdacialotrina, eptenofos, piretrinë natyrale, etj.

 

5.7.  Morri i patates (Macrosiphum euphorbiae - Thomas)

 

Figure 18 Morri i patatës - fazat

Është afid qe prek rreth 200 specie bimësh, të cilat bëjnë pjesë në 20 familje botanike. Nder ta për kulturat perimore mund të përmendim pataten, patllixhanin, domaten dhe specin. Prek gjethet sidomos ato me të rejat, lulet e frutat e rinj. Aktiviteti shpues thithes i ketij insekti në bimë provokon pakesimin e vegjetacionit dhe renien e luleve e të frutave të sapolidhur. Përveç dëmtimeve të drejtpërdrejta ky insekt është një infektues i rrezikshëm i virozave.

 

Morri Dimëron si vezë rezistente e depozituar mbi bimët e trëndafilit mbi të cilat kalon pjesën e parë të ciklit të zhvillimit. Me vonë emigron mbi bimët bujqësore ku vazhdon zhvillimin dhe në Vjeshtë rikthehet përsëri të bimët e trëndafilit ku përfundon ciklin e zhvillimit me vendosjen e vezëve për dimërim.

 

Masat e luftimit. Nga natyra afidet luftohen nga disa parazitë si Aphidius spp., Praon volucre, Aphelinus abdomi-nalis, koçinelidet, larvat e sirfideve, larvat e krizopes dhe Aphi-doletes aphidimiza, të cilat mund të përdoren në luftën biologjike në serra e mjedise të tjera të mbrojtura. Edhe Praon volucre mund të përdoret për luftën biologjike në raste të infeksionëve në mjedise të mbrojtura. Lufta kimike mund të realizohet me disa aficide të zakonshëm, duke parapelqyer ato me selektivitët të pjeshëm ndaj insekteve të dobishëm si: imidacloprid, piricarb dhe eptenofos.

 

 

 5.8.   Nematodat

 

Veç shumë sëmundjeve dhe dëmtuesve të tjerë, një nga aresyet me kryesore të dezinfektimeve të mjediseve të mbrojtura është prania në tokë e nematotave të ndryshme Gungore të Rrënjeve (Meloidogunë incognita). Sipas studimeve të kryera, ky insekt është i përhapur pothuajse në të gjithë sipërfaqet e serrave të vëndit tonë, si dhe në disa zona të fushës së hapur ku kultivimi i perimeve është me intensiv. Veç nematodes gungore janë edhe një sëre nematodash të tjera, qe disa nga këto janë: Aphelenchides,  Aphelenchus, Ditylenchus, Tylenchorhyncus, Tylenchus, Pratylenchus, Hetërodera, Parathylenchus, Xiphinema, e shumë të tjera lloje. Të gjitha llojet e nematodave janë dëmtuese sepse jo vetëm qe dëmtojnë rrënjet e bimëve të specit, por edhe sepse ato janë një nga përhapësit më kryesorë të sëmundjeve me origjinë bakteriale si psh, Fusarium vasinfectum, etj.

 

Nga të dhenat studimore është vërtetuar se nematoda gungore e rrënjeve, prek rreth 2000 lloje bimësh dhe kjo me e theksuar është për ato bimë qe kultivohen në mjedise të mbrojtura. Në këto mjedise, ky insekt gjen kushte me të përshatshme (të mikroklimes dhe të pranisë së tepruar të supstancave ushqimor), sepse mbjellja për disa vite me rradhe e një bimë të caktuar, shpesh herë ben atë qe toka të infektohet nga ky dëmtues.

 


Figure 19. Gale të shkaktuara nga nematodat në sistemin rrënjore

 

 

Dëmtuesi duke jetuar në tokë, bien në kontakt me sistemin rrënjor të bimëve dhe aty zhvillohet duke formuar disa gunga (galet fig. nr. 85) karakteristike të ketij insekti. Ato kanë madhësinë 1-2 mm dhe në disa raste deri në 1-3 cm. Këto formohen si rezultat i degjenerimit dhe shkatrrimit të indeve përçuese, nga veprimi i sekrecioneve dhe të hormoneve qe këto insekte nxjerrin.

 

Simptomat. Nematodat kanë zhvillim të madh kur speci kultivohet gjatë një dimri të butë. Dëmi është shumë serioz në toka të lehta dhe ranore. Simptoma e pare qe mund te verehet me sy te lire është xhuxhezimi i bimëve. Me pas ato vyshken (sidomos ne mesdite kur transpirimi është me i madh) dhe në përgjithësi nuk kanë ngjyren normale. Shpesh prekja mund të shkaktoje të gjithë sipërfaqen. Kur shkulim bimët e prekura, në sistemin rrënjor duken gunga të parregullta në rrënje. Në stadet me të vonshme të zhvillimit të nematodave, vërehet se bimët e vyshkura nuk e kthejnë me turgorin si me parë. Kjo vjen se galat jo vetëm qe janë zmadhuar tej përmasave dhe bllokojnë në maksimum enët përçuese, por se në këto gale fillon zhvillimi i disa mikroorganizmave të tjera saprofite, të cilat e dëmtojnë akoma me tepër indin bimor.

 

Te nematoda me gale ka disa specie te cilat jane në vartësi të rajoneve e vëndeve të ndryshme, nder të cilat përmendim; i) Meloigogyne arenaria ; ii) M. javanica ; iii) M. incognita ; iv) M. halpa, etj. Masa e vezëve të nematodes mbrohet nga një mbulesë viskoze dhe mund të mbijetojnë për me shumë se dy vjet. Këto nematoda janë shumë polifage dhe prekin një numer të madh bimësh perimore e frutore. Ato përhapet me anën e bimëve të prekura, veglave të punës dhe gjatë ujitjeve. Temperaturat mesatare të tokës nga 18 deri me 27°C, favorizojnë zhvillimin e nematodes. Më intemsiv është zhvillimi kur tokat janë të lehta dhe ranore. Specia Meloigogynë halpa, është me e përshtatur për tokat me temperatura me të uleta së 18°C deri 27°C.

 

Masat parandaluese dhe ato të luftimit. Gjatë periudhes se kultivimit nuk ka mundesi praktike për luftimin e nematodes. Shkulen bimët e prekura dhe shkatërrohen. Rrënjet e tyre janë të kontaminuara me një numer të madh nematodesh. Pas perfundimit te prodhimit dhe heqjes se mbeturinave bimore, toka punohet thelle gjatë Veres me qëllim qe nematodet të ekspozohen sa me shumë ndaj diellit. Në këtë mënyrë rrënjet e bimëve të mbetura në tokë thahen dhe nematodat dëmtohen. Mbillen bimë të pastërta dhe forma bimore të qendrueshme ndaj nematodave.

 

Vitët e fundit aplikohen edhe trajtime biologjike duke përdorur kërpudhat Arthrobotrys (sidomos Arthrobotrys irregularis), të cilat janë predatore «ngrenëse» ndaj nematodave. Kjo kerpudhe mund te përdoret nëse tokat jane pak te prekura. Efektiviteti i kesaj kerpudhe është me i plote nëqoftëse plotësohen këto kushte: i) Pehashi i tokës (ph) të jetë mbi 6.4, ii) Sasia e kripërave të tretshme të jetë jo me pak së 2 %, iii) Lënda organike të jetë me shumë së 8 %. Nuk duhet të bëhen trajtime me fungicide në tokë, ose dezinfektime të tokës mbasi kërpudha është inokuluar, sepse shkatërrohet.

 

Për të përcaktuar pragun e nderhyrjes me trajtime të tokës në rruge kimike, mekanike apo termike, me parë duhet ditur shkalla e infeksionit (d.m.th. sa nematoda ndodhen për 1m2). Nga studimet e bera nga Instituti i Kekimeve të Mbrojtjes së Bimëve Durres theksohet se, nëqoftëse toka përmban rreth 200 larva për m2, atëhere duhet nderhyre për luftimin e tyre.  Toka trajtohet termikisht ose kimikisht.

 

Preparatet kimike kunder nematodave  Preparatet kimike (ato qe jane te pranishme deri tani) qe duhen përdorur kunder nematodave janë:

1 - Basamidi Granular. Ëky preparat është me bazë kimike dazomet dhe me një veprim me spektër të gjërë veprimi si; nematocid, insekticid, fungicid dhe herbicid. Në kontakt me lagështirën e tokës zberthehet në gaze helmuese si; formaldehyde, metil aminë, izocianat metili, sulfid hidrogjeni, disulfid karboni, etj, të cilat duke levizur në shtresat e tokës dëmtojnë plotësisht nematodat, insektet, barerat e keqia, kërpudhat, etj.

 

Ky preparat lufton:

a - Nematodat e lira të gjinive Pratylenchus, Parathylenchus, Tylenchulus, Rotylencus, Xiphinëma, etj. Doza e përdorimit në tokat e lehta është 35-40 gr/m2 ose 350 – 400 kg/ha. Në tokat e rënda përdoret doza 45 - 50 gr/m2 ose 450 – 500 kg/ha. 

b - Nematodat galaformuese të gjinisë Meloidogunë incognita dhe me pak atë të Cistformuesët Hetërodera. Doza e përdorimit në tokat e lehta përdoret doza 50 gr/m2 ose 500 kg/ha. Në tokat e rënda përdoret doza 60 gr/m2 ose 600 kg/ha.

c – Kërpudhat qe jetojnë në tokë  të gjinisë Pythium, Pytophtora, Ditymela, Thielaviopsis, Fusarium, Rhizoktonia, Verticilium, Plasmodiophora, etj. Doza e përdorimit të preparatit është e njëjtë me atë të nematodave të lira.

d - Larvat dhe insektet qe jetojnë në tokë si; Elateridae, Scarabidae, etj.

e – Barerat e keqia njëvjeçare si; Melin (digitaria spp), Labotin (Chenopodium spp), Qumeshtoren (Euphorbia spp), Karrotën e eger (Daucus spp), Dredhesen e arave (Convolvulus spp), Krisjen (Cynodon spp), e të tjera.  Doza e përdorimit është 45-50 gr/m2 ose 450 – 500 kg/ha.

 

Për të gjitha rastet preparati duhet të shpërndahet uniformisht në gjithë sipërfaqen para punimit të tokës dhe me lagështirë optimale në tokë si gjatë hedhjes së preparatit ashtu edhe pas përdorimit të tij. Thellesia e punimit të tokës duhet të jetë 21 – 30 cm. Është e rekomandueshme që pas punimit të tokës të bëhet mbulimi i sipërfaqes me plastmas. Kjo rrit ndjeshëm efektivitetin e preparatit. Koha e qëndrimit mbuluar duhet të jetë jo me pak se një jave. Para mbjelljes së bimëve në vëndin e përhershëm, toka apo materiali tjetër i dezinfektuar, duhet të hapet 2 jave para mbjelljes me qëllim qe gazrat të dalin sa me shpejt jashtë tokës. Është e keshillueshme që në ndihmë të kësaj të bëhet punimi (frezimi) i sipërfaqes së tokës.

 

2 - Etoprosip 10 G, është me bazë kimike ethoprofhos dhe me veprim nematocid dhe insekticid. Përdoret për luftimin e nematodave si para mbjelljes ashtu edhe pas mbjelljes së bimëve në vëndin e përhershëm. Vepron në mënyrë kontakti. Hidhet në tokë me dozen 6-8 gr /m2 ose 60-80 kg/ha. Preparati duhet të përmbyset të paktën deri në 7-15 cm thellesi. Në kontakt me lagështirën e tokës preparati vepron në shkallen me të lartë.

 

3 - Rugby 10 GR, është preparat me bazë kimike cadusafhos dhe me veprim nematocid dhe insekticid. Përdoret për luftimin e nematodave të gjinisë Glopodera spp., Radopholus spp., Pratylencus spp., Meloidogyne spp., etj, si dhe të krimbave të tokës si; Krimbi tel (Agriotis lineatus), Krimbit të murme (Agriotis segetum), etj. Vepron në mënyrë kontakti. Hidhet në tokë 1 deri në 2 jave para mbjelljes ose trapiantimit në dozen 3-9 gr /m2 ose 30-90 kg/ha. Preparati duhet të përzihet mirë me tokën dhe të jetë në kontakt me lagështirën e tokës, pasi preparati vepron në shkallen me të lartë.

 

4 - Vydatë 10 G, është preparat në formë granualash të imta me ngjyre të gjelbërt të erret. Bazë kimike është oxamyl dhe me veprim kontakti dhe sistemi kundrejt nematodave dhe insekteve të tjera të tokës. Efekte te mira jep edhe kunder kepushave. Duke qenë se ky preparat tretët mirë në ujë, sëbashku me të asimilohet mire nga sistemi rrënjor i bimës dhe përhapet në gjithë trupin e saj duke luftuar njëkohesisht të gjithë insektet minuese (Liriomuza spp), thithëset (Aphis spp), Krahebardhat (Trialeurodes spp,), kepushat (Panonuccus spp, Tëtranicus urticae, etj,) dhe nematodat qe janë në trupin e bimës krahas edhe atyre qe janë në tokë.

 

Shkalla e dëmtimit të nematodave qe janë në tokë, varet nga përqëndrimi i lëndës aktive në solucionin toksor. Kur përqëndrimi është mbi 5 ppm (pjesë për miljon), shkalla e dëmtimit të nematodave është më e plotë. Kur përqëndrimi është 2-5 ppm, nematodat paralizohen, nuk ushqehen dhe nuk shumëzohen dhe eleminimi i tyre bëhet gradualisht. Kur përqëndrimi është nën 2 ppm, nematodat nuk dëmtohen por pengohet për një farë periudhë aktiviteti jetësor.

 

Nëpërmjet ketij preparati luftohen këto specie nematodash; Aphelenchoides spp., nematoden e kercellit të qepes (Ditylenchus dipsaci), nematoden e rrënjeve të patatës (Globodera rostochiensis), Hetërodera  spp, Meloidogynë spp, Pratylenchus spp, Rhadopholus similis, Rhotilencus spp, Xiphinëma spp, etj. Sasia e preparatit të hedhur ndryshon me përberjen mekanike dhe gjëndjen e lëndëve organike në tokë. Në tokat e rënda dhe me sasira të larta të lëndës organike në tokë, doza e preparatit duhet të jetë me e lartë.

 

Vydate 10 G përdoret në disa menyra:

a - Kur përdoret para mbjelljes, preparati shpërndahet uniformisht në të gjithë sipërfaqen dhe duhet të përzihet mirë me tokën dhe të jetë në kontakt me lagështirën e tokës, pasi preparati vepron në shkallen me të lartë. Doza e përdorimit për bimën e specit duhet të jetë nga 30-50 kg/ha.

b - Gjatë mbjelljes hidhet në rreshta ose fole.

c - Pas mbjelljes duhet të hidhet para prashitjes në mes rreshtave dhe të aplikohet ujitja, për të rritur shkallen e efektivitetit.

 

5 - Vydate SL, është preparat në trajtë lengu me ngjyre jeshile, me bazë kimike oxamyl dhe me veprim kontakti e sistemi (qe leviz së bashku me limfen e bimës), duke luftuar kështu jo vetëm nematodat, por edhe insektet thithëse e të levizeshme (por jo vezët), ashtu si te preparati Vydate 10 G. Lufton mirë nematodat cistoformuese, galeformuese dhe ato të lira.

Ky preparat jep efekte të mira kur përdoret në trajtimet gjethore duke dëmtuar insekte thithëse, të cilat duke levizur në drejtim të rrënjeve dëmton edhe nematodat. Është e rekomandueshme qe toka të trajtohet para mbjelljes me 12-20 litra për ha të tretur në 250 – 300 litra ujë. Preparati shpërndahet uniformisht në të gjithë sipërfaqen dhe duhet të përzihet mirë me tokën gjatë përgatitjes se saj dhe të jetë në kontakt me lagështirën e tokës, pasi preparati vepron në shkallen me të lartë. Gjatë vegjetacionit mund të përdoret edhe me spërkatje me dozën deri në 3 l/ha të tretur në një sasi uji rreth 350 – 400 litra.