Pylltari

Minimize
Foto

PYJET E KOSOVËS

Pyjet në përgjithësi paraqesin një pasuri kombëtare, ashtu si edhe pasurite nëntokësore, vetem se shfrytëzimi i tyre është shumë më i lehtë sesa i mineraleve. Një rol edhe më të rëndësishëm, e luajnë pyjet në aspektin ekologjik, sepse janë gjeneratorë të oksigjenit dhe pastrimit të ajrit në përgjithësi. Pyjet ndikojnë dukshëm në faktorët klimatik, mbrojnë tokën nga erozioni, nga erërat e forta, paraqesin strehë për kafshët e egra etj.
Pyjet poashtu paraqesin resurse për zhvillimin e turizmit, gjuetisë, rekreacionit etj.

SHFRYTËZIMI I PYJEVE
Sikurse çdo qenie e gjallë, edhe bimët (drunjët), lindin ushqehen, rriten zhvillohen, plaken dhe në fund thahen. Ata ne momente te caktuara, duhet të priten, që të mundësohet rritja e filizërisë (drunjëve të rinjë). Eksperët vlerësojnë se pyjet e Kosovës Brenda vitit shtohen për 1.4 milion metra kub. Kjo dmth.se, nese priten çdo vit nga 1.4 milon m3, prap gjendja e pyjeve mbetet e njejtë, me kusht që prerja të jetë profesionale dhe e planifikuar. Në të kundërtën, nese prerja është stihike, edhe po të priten vetëm 0.4 milion m3 dru, dëmi do të ishte shumë më i madh sesa në rastin e parë, kur prerja bëhej në mënyrë të planifikuar dhe profesionale.
Momentin e prerjes së drunjëve të pyellit e vlerësojnë ekspertët e pylltarisë.
Shfrytëzimi i pyjeve, në çdo shtet është i rregulluar me ligj dhe me udhëzime administrative.
Në shtetet e konsoliduara e me traditë, shfrytëzimi i pyjeve bëhet strikt dhe vetëm në bazë të ligjit.
Te ne për shkak të menagjimit të dobët të pyjeve në sistemin e kaluar e sidomos në periudhën e pasluftës (1999), ka ardhë deri te shkatërrimi i pa mëshirshëm i pyjeve. Nga korriku i vitit 2010, kompetencat për ruajtjen e pyjeve kaluan në nivel të komunave. Ne menjëherë hartuam një strategji, me qëllim të krijimit të kushteve për shfrytëzimin e pyjeve në mënyrë të planifikuar e profesionale. Strategjia kishte për qëllim ruajtjen e pyjeve e jo sanksionimin e qytetarëve. Në radhë të parë, duhej ndalur prerjen jo legale të pyjeve. Strategjia e jonë do të realizohej përmes disa masave apo hapave:
• Hapi (masa) e parë kishte të bëjë me vetëdijësimin e qytetarëve për rëndësinë që kanë pyjet, si në aspektin e zhvillimit ekonomik, strategjik dhe ekologjik.
• Hapi tjetër kishte të bëjë me informimin dhe paralajmërimin e prerësve ilegal për masat që do të ndërrmeren ndaj tyre nese vazhdojnë edhe më tutje me prerjen dhe transportin illegal të druve.
• Hapi i tretë kishte të bëjë me konfiskimin e asortimenteve drusore, ndaj të gjithë atyre të cilët më parë ishin paralajmëruar dhe që nuk kishin hjekur dorë nga veprimet e jashtligjshme.
• Hapi i katërt kishte të bëjë me recidivistët dmth. Me ata të cilëve u ishin konfiskuar më parë vetëm drutë dhe që vazhdonin edhe me tutje me dëmtimin e pyjeve. Këtyre u konfiskonim, për veq masës drusore edhe mjetet e transportit, mjetet të cilat përdoreshin për prerjen e druve etj.
Shtuam edhe numrin e punëtorëve, rojeve të pyellit, riorganizuam tërë sektorin, zgjodhëm edhe dy teknikë të pylltarisë dhe shefin e sektorit të pylltarisë. Krijuam një ekipë mobile e cila patrullon rrugët-hyrjet në qytet dhe vendshitjet e druve.
Në tërë këtë aktivitet e kishim mbështetjen e policisë së Kosovës dhe të gjykatave.
Për gjashtë muaj, deri në fund të vitit 2010, ne arritëm një stabilizim të dukshëm në mbrojtjen e pyjeve. Sot mund të themi me përgjegjësi të plotë se gjendja është përmirësuar mbi 90 %
Gjat gjithë kësaj periudhe, nuk ka pasur edhe shumë konfiskime. Psh. Vetëm në pjesën e dytë të vitit 2010, janë kofiskuar mbi 300 m3 dru, kurse në tërë vitin 2011 më pak se 300 m3. Vlen të theksohet se edhe numri i fletëparaqitjeve, ka rënë dukshëm. Psh. Në vitin 2011, i tërë sektori nuk ka pasë fletparaqitje sa ka pasë në vitin 2010 vetëm një roje e pyellit.
Nje aspekt tjetër që vlen të përmendet është ruajtja e faunës së egër (kafshëve të egra). Edhe ky aspekt me vite ka qenë i margjinalizuar-i lënë pas dore. Shoqata e gjuetarëvë, por edhe gjuetarët ilegal, gati kishin çfarosur të gjitha kafshët e egra. Nuk respektohej fare Ligji për Gjuetinë e Kosovës. Në komunën e Gjilanit vepronte një shoqatë e gjuetrëvë e cila ishte e përqarë. Disa herë kishin tentuar për tu bashkuar por kishte qenë e pa mundur. Si rezultat i keqmenagjimit dhe keqpërdorimeve që kishin ndodhur me vite në kryesinë e kësaj shoqate, ishin themeluar edhe dy shoqata të reja. Me që në tërë komunën ishte vetëm një vendgjueti e përbashkët, me krijimin e më shumë shoqatave, gjendja në mes tyre ishte acaruar së tepërmi. Egzistonte rreziku i ndonjë konflikti me pasoja katastrofale. Shoqata amë “Agim Ramadani” pretendonte që të menagjonte me tërë teritorin e komunës duke aluduar se ai territor ishte i saj. Në anën tjetër dy shoqatat e reja, tashmë të regjistruara, kërkonin që të kishin teritorin e tyre, ose të lejoheshin anëtarët e tyre të gjuanin në tërë territorin e komunës...
Duke u bazuar në Ligjin për Gjuetine e Kosovës dhe situatën e krijuar, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, vendosi që në territorin e komunës së Gjilanit të themelojë tri vendgjueti të përbashkëta. Në pjesën e dytë të vitit 2011, këto vendgjueti, përmes procedurave të prokurimit u dhanë në menagjim. Secila nga shoqatat e gjuetarëve, mori në menagjim nga njërën prej këtyre vendgjuetive. Kështu u zgjidh me ligj kontesti dhe të gjitha mosmarrveshjet mes të tri shoqatave.
Tani jemi duke bashkëpunuar mirë me shoqatat, me qëllim të stabilizimit të gjedjes edhe në këtë sektor. Në të ardhmen do të bëhen investime në këto teritore, duke krijuar kushte edhe për rekreacion, gjueti, turizëm etj.
Strategjia jonë është që në teritorin e komunës të themelohen disa zona të mbrojtura. Qëllimi është që të ruhet ambienti, të ruhem pyjet dhe kafshët e egra dhe këto zona të shërbejnë për rekreacion dhe turizëm.
Gjilani, por edhe regjioni i tij, ka resurse të çmueshme për zhvillimin e turizmit në tërësi e në veqanti të turizmit rural. Janë të numërta monumentet historike, kulturore, fetare, pastaj peisazhe të bukura, vendbanime pitoreske, liqene, lumenj, ujra termale, pishina, restorante, hotele, tradita, meny e pasur tradicionale e ushqimeve etj.të cilat mund të shfrytëzohen në favor të zhvillimit ekonomik.
Natyrisht se është e domosdoshme hartimi i një strategjie për zhvillimin dhe shfrytëzimine këtyre resurseve aq të çmueshme.


Gjilan, 23.01.2012 Ing. Nazmi Rapuca,
drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan